Shkrimtari, intervistë në “Panorama”: Dritëroi ishte liberal.
Pas 20 vitesh që kanë ndërruar sistemet, një shkrimtar boton kujtimet e veta. Madje jo vetëm kaq, ai ka guximin që të kërkojë edhe ndjesë atëherë kur duhet.
Për shkrimtarin Bardhyl Londo ende sot ka shkrimtarë që duhet të kërkojnë ndjesë për ato çka mund të kenë bërë gjatë viteve të diktaturës, sidomos ata që me kërkesë të Prokurorisë së kohës kanë bërë “ekspertin” për veprat e kolegëve të tyre, të cilët janë dënuar. Në librin e tij “Jeta që na dhanë”, Londo tregon ngjarje që do të shënjonin jo vetëm jetën e tij, por të gjithë brezit të tij. Në një intervistë dhënë për gazetën “Panorama”, ai rrëfen se edhe atij në mënyrë të tërthortë i kanë kërkuar të bëjë “ekspertin” për poezitë e Visar Zitit, çka ai nuk e ka bërë.…
Militantë të partisë, kushërinj, balldëska, asistent/e, sekretaresha, persona që s’dinë t’i lidhin dy fjalë anglisht e as gjuhë të tjera të vendeve ku kanë shkuar, vetëm pse e kanë “krahun e fortë” janë ndërtuesit e imazhit të Kosovës. Përfaqësues diplomatikë jashtë vendit, për më keq, tash po del se janë edhe njerëz me dosje si të dyshuar nga Prokuroria. Diplomacia e Kosovës ka dërguar në Tiranë ambasador, të dyshuarin “për torturim, dhunim e keqtrajtim të popullatës civile gjatë kohës së luftës” (sipas EULEX-it).
Dërgimi i Sylejman Selimit në postin më të lartë diplomatik të Kosovës në Tiranë tregon se Kosova nuk e merr seriozisht as Shqipërinë. Ky skandal lidhet drejtpërdrejt me imazhin e Kosovës.…
Një bisedë (me disa nderhyrje te gjata nga Shenasi Rama) në Studio te A1 Report, me moderatoren Mira Kazhani dhe z. Alfred Lela, Erion Veliaj dhe Spartak Ngjela.
“Shpresoj qe ata qe kane kohe me e degjue ti gjejne te dobishme keto komentet e mia… me qe edhe kam dy nderhyrje bukur te gjata…” – thotë Shenasi Rama
Është bërë një traditë jo e mirë në Shqipëri që sa herë fillon fushata elektorale, media dhe komentatorët nuk merrem me thelbin e fushatës por parapëlqejnë të komentojnë sjelljet, taktikat, hiletë, kodoshllëkun, babëzinë, injorancën, karagjozllëkun dhe gjithçka të mbrapshtë që prodhon një fushatë elektorale. Zgjedhjet e 23 marsit do të duhej të ishin një ngjarje e madhe që do të duhej gjithashtu të vinin në lëvizje të gjithë aktorët e jetës publike, sepse, pas njëzet vjetësh, Shqipëria rrezikon të humbasë shansin për t’iu bashkuar Europës, sepse pas njëzetë vjetësh ne gjendemi në fazën më të keqe, gjendemi në hon të krizës së besimit dhe KQZ-ja ose organizmi që do të vlerësojë dhe do të certifikojë zgjedhjet, është thuajse i shpërbërë, sepse në të bëjnë pjesë vetëm skifterët e PD-së dhe një shkallë më lart gjenden të tjerë skifterë, janë ata të Kolegjit Zgjedhor, të cilët, jo më pak se dy vjet të shkuara e minuan tragjikisht besimin e publikut për zgjedhje të ndershme.…
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka vizituar selinë e Partisë Socialiste, ku është takuar me kryetarin e PS, Edi Rama.
Nuk dihet se pse po realizohet ky takim, por mendohet se në qendër të diskutimit do jetë çështja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ambasadori amerikan ka paralajmëruar një qëndrim të ashpër të SHBA për këtë çështje, ndërkohë që një ditë më parë, Robert Hand i Komisionit të Helsinkit në SHBA kritikoi ashpër mazhorancën për shkarkimin e anëtarit të LSI në KQZ.
Pas takimit, ambasadori amerikan tha se ata janë të shqetësuar për çështjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Për ne mbetet shqetësim mosfunksionimi i plotë i KQZ,” tha Arvizu.
Ai u shpreh se ata do të kontaktojnë palët për të parë se cili është qëndrimi i tyre.…
Sibila Petlevski – Cikël poetik (Përkth. nga F. S. Baçi, dhe S. Guraziu)
E TILLË ESHTË KOHA
Kudo që të shkosh përsërit sesi në kohë dështimesh dhe sëmundjesh ilaç bëhet helmi. Shiko: ai burri atje që kërcen nga dritarja e mbyllur nuk di të heqë dorë në të njëjtën mynyrë si unë dhe ti. Sëmundjet tona mbajnë emra të ndryshëm. Asgjë nuk na lidh përveç
dështimit. Ndërsa unë numëroj të qepurat ti kapesh për thike. Ndërsa ti prêt me teh unë zgjas dorën për kafshim. As qeni s’e honeps dorën e shtrirë kështu. Edhe gjarpëri refuzon të sulmojë. Ajo që te gjarpëri nuk ka më ilaç për ne nuk përbën shkak që ta vrasim. Nuk jemi ne të pashërueshëm, e tillë është koha.
Është autore e shumë batutave pa shije në Kuvend. Fjalë si, “zhele” dhe “lesh”, të cilat ajo i ka përdorur nga foltorja e Kuvendit dhe që kontrastonin me portretin e saj simpatik kur rrinte e heshtur, tashmë mund të përdoren për atë vetë: Berisha e tërhoqi për zhelesh dhe ja çoi për lesh përkrahësit e saj në Kuvend. Jozefina Topalli është e humbura e madhe e PD-së. Arsyet se pse u konfigurua në këtë mënyrë lista e PD-së, ndikimi në ekuilibrat e rinj brenda saj, pse ikën deputetë të njohur, pse u larguan ata që vetëm ngrinin dorën për votim dhe pse Berisha u hakmor për “karshillëqe” të vogla deputetësh gjatë katër vjetëve të kësaj legjislature. Çfarë ndodh me Olldashin, Bashën, Boden, Patozin e të tjerë në PD-në e nesërme
Nga Lorenc Vangjeli, JAVA, 21 Maj 2013
Sipas modës së hershme dhe zakonit me po të njëjtën moshë, çfarë ndodh në Partinë Socialiste shihet me lupë edhe kur objekti është thjesht një qime, ndërsa për bëmat e Partisë Demokratike, edhe kur bëhet fjalë për trarë në sy, gjithçka kalohet me pak fjalë.…
Prezantuesja e njohur, Alketa Vejsiu, që së fundmi ka prezantuar programin “X Factor”, ka folur në konventën e Partisë Socialiste, duke deklaruar mbështetjen e saj për Edi Ramën.
Ajo tha se “Rama është ylli i gjeneratës sime”.
“Erdha këtu për të thënë sot disa fjalë zemre, atyre që si unë duan që Shqipëria të ishte një vend shumë më i mirë për të jetuar.
Unë jam këtu sot sepse dua ta përdor lirinë time për të ndihmuar të tjerët të gjejnë lirinë e tyre. Jam këtu sepse kam besimin e palëkundshëm që Shqipëria të udhëhiqet nga shqiptari i punëve të mëdha, kryeministri ynë i ardhshëm, ylli i adoleshencës dhe gjeneratës sime, atij që sot qetësisht mund t’ia besoj votën time.…
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një skenografi ndryshe, prezantoi programin e partisë së tij në ditën e dytë të konventës së PS.
“Ne do të luftojmë më gjithë vullnetin dhe energjinë tonë që përmes politikës të sjellim ndryshimin që ky vend meriton dhe t’i japim shqiptarëve Rilindjen që duam.
Por, duke u afruar data mes zhurmës dhe entuziazmit të fushatës, mes zotimeve dhe kundra zotimeve, pretendimeve të njërës palë dhe palës tjetër, mes flamujve të njërit kamp dhe të kampit tjetër, ne nuk duhet ta humbim arsyen themelore pse quhemi Partia Socialiste e Shqipërisë, kjo arsye nuk ka të bëjë me ne, por me njerëzit që nuk hanë dhe nuk jetojnë për politikën.…
Fryma e Re Demokratike prezantoi para qytetarëve shkodranë kandidatët për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit në qarkun Shkodër.
Pas refuzimit të dy ambienteve të mëdha nga ana e ministrisë së Kulturës dhe bashkisë Shkodër, takimi u zhvillua në mjediset e kinema “Millennium”.
Kreu i FRD, Bamir Topi, tha se kjo parti nuk është në politikë për një vend në qeverisje, por për të përfaqësuar ata që nuk përfaqësohen dot, duke filluar që nga ish-të përndjekurit e deri tek pronarët legjitimë.
Ndërkohë që kryetari i FRD-së Bamir Topi po mbante fjalën para qytetarëve shkodranë, pati disa ndërprerje të energjisë elektrike me qëllim prishjen e tubimit.
“Unë nuk e kam zakon të merrem me kundërshtarët politikë, por kjo që po ndodh tani më përforcon bindjen që kam punuar me njerëz të vegjël që nuk e kanë merituar të përfaqësojnë këtë vend në institucionet qendrore”, tha Topi.…
Më bëri përshtypje dështimi i vizitës së Berishës në Gjirokastër. Ai mblodhi rreth 2 mijë vetë në një rreth-rrotullim në lagjen 18 Shtatori në Gjirokastër, ku shumica ishin nëpunës të sjellë që nga Tirana dhe të punësuar lokal, dhe bëri një vizitë në një fshat të minoritetit grek, ku tentoi të imitonte vizitën e Enver Hoxhës në Grapsh më 1978-ën. Për të gjithë lexuesit që nuk e dinë, Berisha në atë qark ka një bastion të vetëm që shpesh kthehet në depo votash për të, dhe është Lazarati, i cili i jep më shumë vota se qyteti i Gjirokastrës, dhe në Dropull i vetmi fshat që i ka dhënë vota më 2009 ishte Derviciani, fshati i Spiro Kserës.…
Revolucioni i dedikohet një superkondesatori shpikur nga 18 vjeçarja amerikane Eesha Khare 20.05.2013
Eesha Khare tregon « superkondesatorin » e saj
Voal-online – Duhet të kemi edhe pak durim, por tashmë është hedhur një hap i rëndësishëm përpara, sa i përket baterisë të smartfonit, ajo e përkryera, që do të karakterizohet nga një densitet i lartë energjik, karikimi i së cilës do të bëhet shumë lehtë, jo më shumë se në 20 sekonda! A nuk është kjo që na duhet! Dhe kjo i dedikohet 18 vjeçares Eesha Khare nga Kalifornia, që ka shpikur një mekanizëm për të karikuar baterinë e smartfonit në 20-30 sekonda. Vajza Arkimede nga Kalifornia, me origjinë indiane, ka marrë çmim nga Intel Foundation Young Scientist Award 2013.…
Numri i parë i revistës filozofike franceze “NOOR” hapet me intervistën e shkrimtarit Ismail Kadaré dhe një tregim të Ylljet Aliçkës. Janë dy shqiptarë që zënë një vend me rëndësi në një botim të çdo përgjashtëmuajshëm, në një revistë të themeluar nga një grup i njohur intelektualësh francezë.
Në intervistën e tij Kadare ndër të tjera thekson se “Shqipëria nuk do kishte ekzistuar, nëse ne nuk do kishim tolerancën mes myslimanëve dhe krishterëve” dhe se “ishte jeta jonë e vështirë që na bëri të kuptojmë logjikën dhe nevojën e tolerancës“. Revista gjashtëmujore “NOOR” u shfaq suksesshëm këtë pranverë si një ide e një grupi filozofësh të njohur si Malek Chebel, Mark Ferro, etj, me synimin “të nxisë debate dhe reflektime mbi spiritualizmin dhe laicitetin, mbi racizmat dhe radikalizmat në ngjitje, sinjale këto të një bote që po vdes nga frika dhe që ushqehen gjithnjë e më shumë nga absolutizmi i mendimit dhe nga humbja e pasioneve kolektive“.…
Për të asht shkrue shumë e prapseprap asht thanë shumë pak, e kam fjalën për studimin e veprës së tij, sidomos asaj të Mbasluftës por edhe për vitet e kalueme në Romë. Nuk kemi nji jetëshkrim të plotë të Ernest Koliqit, por mbi të gjitha na mungon nji studim sistematik i gjithë veprës së tij. Në pritje të këtyne po kufizohemi me shkrue dy rreshta me rasën e përvjetorit të tij të lindjes.
Nuk asht i qartë viti i lindjes së tij, por për me i ra shkurt, tue u bazue në të dhana të vetë familjarëve, ka shumë gjasa që Ernesti të ketë lindë në Shkodër me 20 maj 1901, e jo në vitin 1903 siç asht shkrue deri tashti.…
100 vjet më parë një ëndërr në dukje e pamundur bashkoi një grusht shqiptarësh kurajoz dhe lindi shtetin shqiptar. Sot kur 100 vjetori i dytë i këtij shteti sapo ka filluar ne jemi më shumë se një grusht njerëzish, jemi shumica e shqiptarëve që me forcën e një ëndrre do të shkojnë përpara drejt 23 qershorit për të fituar zgjedhjet dhe për të rilindur Shqipërinë.
Unë jam krenar dhe ndjehem i privilegjuar si askush tjetër të jem në krye të kësaj Skuadre Kombëtare, që sot u prezantua qark pas qarku përpara shqiptarëve me dinjitetin, pasionin, vullnetin, kurajon dhe dëshirën e jashtëzakonshme për t’i dhënë Shqipërisë Rilindjen që duam. Ndaj, unë do të ftoja të gjithë pjesëtarët e Skuadrës sonë Kombëtare të bashkoheshin këtu me ne, me Skuadrën e Rilindjes për Vlorën.…
Komentet e fundit