MUSHKONJAT POLITIKE

0
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Politikanët pasi e vodhën popullin me vite, dhe e lanë pa bukë, ikën me gjithë familje në pushime. E vranë në tokë, qiell e det. “Armiqtë” e shtetit të “përbashkët” dhe popullit i rrasën nëpër burgje. Familjen, miqtë, dhe partizanët partiak klanor, pasi i punësuan nëpër ministri, ikën në pushime. Nuk i stërpikën vendbanimet shqiptare me “vaksinë” anti mushkonja politike. Dhe, e lanë popullin ta hanë mushkonjat natyrore.

Mos u trembëni! Përsëri, do të kthehen në Atdhe pas posteve politike dhe pasurisë! Djersës të popullit. Luftën ta vazhdojnë me fjalime të zjarrta “patriotike” nëpër mitingje partiake për pushtet. Premtime, në arsim dhe kulturë. “Bashkim kombëtar”…

Popullin ta “shpëtojnë” nga mushkonjat politike…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.