20.6 C
Tirana
E enjte, 19 Nëntor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Vuçiqi ra, tani e ka radhën Ramoviqi…

Vuçiqi ra, tani e ka radhën Ramoviqi…

1
Rama - Vucic
Arben Çokaj - Qytetar Nderi - Malësi e Madhe
Arben Çokaj – Qytetar Nderi – Malësi e Madhe

Arben Çokaj

Një këmbë e fortë mbështetëse i ra Ramës me humbjen e Vuçiqit, tani studentët shqiptarë dhe protestuesit në Tiranë kanë një motiv më shumë për të besuar se autokratët arrogantë si Rama mund të bien si fiku i thatë…

Vuçiqi i tha Ramës bjeru më shumë studentëve se po tregohesh i butë, e Rama ia qërroi syrin një djali të ri 28 vjeçar nga Elbasani, përveç se rrahu gjithë ato studentë e protestues të tjerë, gjuante me topa uji, gaz lotsjellës e plumba gome, të cilët të shkaktojnë plagë të rënda deri në vdekje…

Pra, tregohej një dhunë e paparë dhe arrogancë e agresivitet skuizofrenik nga policia ndaj protestuesve shqiptarë, që nuk është parë ndonjéherë në Shqipëri, por edhe protestuesit e përballur me këtë dhunë kaq agresive, qëndruan me dinjitet dhe na bënë krenar.

Ata janë heronjtë e kohës sonë.

Me rënien e Vuçiqit, protestuesit shqiptarë duhet të fillojnë e të tregohen më racionalë, të organiziohen më mirë e me vetëbesim, të strukturohen në një forcë politike, që mbledhë të gjithë grupet opozitare me vete, dhe të bëhet një front i madh i qëndrueshmërisë dinjitoze kundër hajnit e mashtruesit më të madh në Shqipëri, Ramës e lakejve të tij.

Protestuesit shqiptarë nuk duhet të humbin kohë shumë me iracionalitete, por të përgatiten për të ardhmen, për çdo rast, edhe për përballje në zgjedhje kundër Ramës e PS-së, që t’ia presin një biletë një-drejtimëshe Ramës për në qorr-sokak, për në the-qafje, e të mos kthehet më kurrë. Se boll ka vjedhur e ka abuzuar, boll na i ka shitur resurset të vendit dhe interesat tona.

1 KOMENT

  1. Të lumt z. Arben!

    Ky Arbeni boll mirë po qet,
    me nji plumb nga dy po vret!

    Sot në Shqipëri:
    I dëgjon shqiptarët duke u ankuar: ”Ti me vila të shtrenjta, jo një por më tepër se aq, me vetura të shtrenjta, me pallate, me banesa në zonat e veçanta të qytetit, ti fëmijët i dërgon për “studime” nëpër universitetet e vendeve perëndimore, ti i kalon pushimet e verës po edhe të dimrit në vendet ezoterikë të botës, kurse unë nuk mund t’i blejë fëmijës tim fletore, vizatim dhe ngjyra. Djali apo vajza jote punësohet sa çel e mbyll sytë, kurse unë pres punë me vite.

    Çfarë kapitalizmi është ky?! Ky nuk është, as komunizëm, as kapitalizëm, por gjysmë-barbarizëm.
    Kujt i duhet demokracia në varfëri, në skamje dhe mjerim. Ç’demokraci është ajo?! Unë krejt jetën argat dhe shërbëtor kurse ti dhe bijtë e tu – padronë.

    Me hajdutëri dhe korrupsion nuk ndërtohet shteti dhe nuk mbahet shteti. Shqipëria duhet t’i kushtojë rëndësi edhe Kosovës. Ta mbrosh Kosovën të paktën në rrafshin diplomatik, nuk konsiderohet politikë nacionaliste dhe paternalizëm, nuk paraqet destabilizim të rajonit. Serbia, Rusia, Greqia, Irani etj. nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Madje shtetet si Rusia, Greqia, Irani etj. e çojnë mirë me Serbinë.

    Respekt,
    IMH

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.