KE T’KEM FRIKË

0
Kumrie Shala

Kumrie SHALA

Nuk kam frikë nga trimëria,
Por kam frikë mos po koritem!
Nuk kam frikë që mbes pa bukë,
Por kam frikë nga të ngopurit.
Nuk kam frikë nga dashuria,
Por kam frikë kënd ta dua.
Nuk kam frikë nga kilometrat,
Por kam frikë nga shkurtimet.
Nuk kam frikë ta quaj mik, shok për kokë,
Por frigohem kujt do t’i them.
Nuk kam frikë nga përqafimet,
Por s’po di se kujt t’i jap.
Nuk kam frikë të kërkoj,
Por kam frikë çfarë po gjej.
Nuk kam frikë nga e vërteta,
Por kam frikë se nuk besojnë.
Nuk kam frikë ta shijoj jetën,
Por kam frikë nga gënjeshtrat.
Nuk kam frikë të jetoj vetëm,
Por kam frikë nga pabesia.
Nuk kam frikë nga jeta,
Por nuk dua ta hidhëroj Zotin.
Nuk kam frikë nga vdekja,
Por kam dëshirë ta di,
a ka parajsë a ferr…

Dërgoi për publikim, Skënder Mulliqi, gazetar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.