10.1 C
Tirana
E shtunë, 28 Nëntor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj DEXHALLI* ME TRUMBETA I BËRI “BASHKË” SHQIPTARËT

DEXHALLI* ME TRUMBETA I BËRI “BASHKË” SHQIPTARËT

0
Kalosh Çeliku

(Parashikime për Ditën  Nesërme)

Nga KALOSH ÇELIKU  

(INTERNACIONALISTI)

Herët, e kam thënë nëpër shkrimet e mia publicistike letrare dhe libra: pa qenë nacionalist, nuk mund të bëhesh internacionalist. Në sistemin komunist, shqiptarët janë dënur me disa vite burg si “nacionalistë”, dhe “irredetntistë”. Ne, Dje: ndiqeshim si “nacionalistë” dhe “irredentistë”. “Armiqë” të shtetit ish jugosllav. Sot, shqiptarët shpërblehen si “nacionalistë”, “irredentistë”. Dhe, “Internacionalistë”. Edhe, “demokratë” në shtetin e “përbashkët” komunist ish jugosllav.

Një ditë një miku im si anëtar komisini në përpilimin e lekturave shkollore më thotë: ma jep një titull të librave për fëmijë ta prezentoj si lekturë shkollore. Mirë, i them: nuk ka problem. Dhe, ia jap romanin për fëmijë: “Vite me borë” (1990). I përkëthyer dhe publikuar edhe në gjuhën maqedonase (2011). Anëtari tjetër i komisionit maqedonas në përpilimin e listave të lekturave shkollore i kishte thënë: Jo, se: është, “nacionalist”.

Edhe, atë: falë partive politike të “vëllazërim-bashkimit”: të gjithë brenda një Nate, u bënë “nacionalistë” shqiptarë, dhe “irredentistë”. Askushi, nuk mbeti komunist, ose ballist në Ditën e Sotme?! Përtej Ditës Nesërme në Robëri dhe “Liri”.

Fatkeqësi kombëtare?! Të gjithë: Ditën e Sotme u bënë “patriotë”?! “Ballistë”. Shovenistë. Edhe, Neokomunistë. E, pak veta mbetën “Ballistë”?! Anti shtetit “përbashkët” të “vëllazërim – bashkimit” ish jugosllav. Askushi, nuk doli antikomunist?! Nuk u turrën me të katra pas Ditës Nesërme, Partive politike Shqiptare me këmbët dhe trutë në Legen. U turrën pas posteve partiake të Partitve poilitike qeveritare të “vëllazërim-bashkimit”, në shtetin e “përbashkët” Neokomunist ish jugosllav.

Asnjëri, për Ditën e Nesërme, nuk më deshi mua si “nacionalist” dhe “irredentist”. I duan “patriotët kuqezi” në Qeveri. “Vëllezërit” e Njerkës.

Nuk ka problem. I dua Unë marrëzisht, si personazhe të shkrimeve mia publicistike letrare dhe librave. E zgjdhim edhe këtë mosmarrëveshje politike – partiake-letrare në Ditën e Sotme me Saçin plotë shpuzë nateditë mbi kokë…

(TOLLUMBAT PARTIAKE TË PARTIVE POLITIKE)

Fatkeqsisht, Unë edhe si autor i këtij Libri me publicistike letrare i dehur me raki rrushi “Hallall“ mes Ballkanit, dhe Çaj rusi turko – arab “Haram”, nuk shoh rrezik, dinakri Turko – arabe për Ditën e Nesërme Shqiptare në Evropë.

Fatkeqësisht, populli Shqiptar, ende merret me limunada, bozë dhe tollumba tregtare me “sheqer” pa brumë të partive politike shqiptare te “Pazari i Grave”, në Shkup.

Dalldisjet e tyre euforike dhe folklorike shqiptare me këngë, valle dhe pizi. Ende, përpiqen të bëjnë “politikë madhore” para kamerave televizive.

Përderisa, ky popull do të merret me limunada, bozë dhe tollumba me sheqer, e pa brumë, nuk ka Ditë të Nesërme!

Edhe pse, në sistemin komunist me tollumba, bozë dhe limunda, e pushtuam Jugosllavinë. Sot, me tollumba politike, përpiqemi ta pushtojmë Shqipërinë, Republikën e Kosovës dhe Maqedoninë e Veriut…

(DEXHALLI* ME TRUMBETA I BËRI “BASHKË” SHQIPTARËT)

Nuk ka nevojë për veprimet e tyre “patriotike” maratonike – partiake – politike për pushtet dhe pasuri.  Dhe, jo për Shqipëri Etnike. Vite me radhë në pushtet, edhe në opozitë me poste partiake dhe pasuri. Dexhalli me trumbeta, më në fund të festave Nëntorit Historik (2026), i bëri “bashkë” shqiptarët me me flamuj kuqezi, këngë dhe valle para kamerave televizive.

I zbretë gomarit Nastrardin Hoxha me pesëdhjetë kg. mbi shpinë rrugës për në “Baba Tomor”. Malin e Perëndive, ku pihet rakia dhe vera. Edhe, bëhet dashuri. Lindë poezia.  Dhe, i hipë Nastradineca me njëqindenjëzetë kg. mbi shpinë në samarë. Popull, i dalldisur dhe arratisur për pushtet në Robëri me brekë të grisura kanapi arnë pëmbi arnë, ende nëpër këmbë me “protesta paqesore”. Dje, me kalorës të arratisur komunistë. Sot, me Don Kishotë shqiptar Neokomunist, dhe Sançot e tyre përmbrapa mbi gomarë.

Shqiptarët, historikisht: kanë, probleme me vetëveten. Jo, me armikun historik. Shkak, që:  edhe u përsëritet me vite dhe shekuj Historia. Prandaj, edhe në Ditën e Sotme, siç thotë Gjergj Fishta te poezia satirike “Ju rrugaça, sallahana…”:

“…por veç pse ende der më sot
nji tyran s’po e gjeni dot,
nën kambë t’cillit ju me u shtrue,
se un ma tash ma jam regjë me jue,
e jau njof shpirtin der m’palc,
pleh i ndytë me u bartun n’shalc
e me u qitë jashta Shqipnije.”

Edhe. pse: partitë, politike shqiptare në pozitë dhe opozitë me pushtet dhe pasuri, ende janë gjallë me pak shpirt në Ditën e Sotme. Dhe, vazhdojnë jetën e tyre partiake politike në kontenierët e bërllokut nëpër “Bit- Pazar”. Sot, i bëri “bashkë” Dexhalli me trumbeta gjatë Festave të Nëntorit Historik 2026.

Krah për krahu: ende, përpiqen ta mbajnë veten gjallë me poste partiake politike. E, kanë varrosur veten përsëgjalli në varr, Histori.

Hë, për hë, në Ditën e Sotme: u duhet një Dexhall tjetër me një çallmë turku në xhami para këmbëve të hoxhës me “Din e Iman” përtej Ditës Nesërme. Shkaku, se: ende, nuk e keni  një Dexhall* të Ri me  trumbeta…

  1. Dexhalli: mesiu i rrejshem…

(XHADINË* NUK E DUA NUSE NË SHTËPI)  

Partitë Politike të “vëllazrëim- bashkimit” ish jugosllav, ende me parulla trusakate Dje, komuniste. Sot: Neokomuniste, më izoluan nga familja, miqtë dhe Gratë e mia besnike me parullat e tyre partiake “humanitare”: “Koronavirusi”, “Pandemia”. Dhe, Sot: edhe me “Virusin e Nilit”?!

Fatkeqësi kombëtare: më ndanë nga Gruaja besnike, miqtë e Penës, dhe Gratë e mia besnike. Nuk, arritën dot të më ndajnë nga Poezia erotike. Sot, përpiqen të më martojanë edhe me Xhadinë. Gabim i tyre partiak me “politikë madhore” shqiptare.

Xhadinë, nuk e dua Nuse në Shtëpi!…

  1. Xhadia: grua llafazane dhe kurvë…

(XHUNGLA E SHKUPIT)

E kam thënë edhe me herët, se: “Çairin” e lagjes të Shkupit, që e ndërtoi sistemi komunist me parqe dhe gjelebërim për vete, jeni duke e shëndrruar në xhungël. I mbushët parqet me ferra dhe tela gjembor. I pretë pemët, dhe brenda dite dhe nate u lindën mes parqeve pallate si këpurdhat pas shiut. Mezi kaloj para çerdheve të fëmijve, bërllokut të grumbulluar me javë dhe muaj jashtë kontejnerve para dere.

Edhe mua ma zutë Diellin me ndërtime pa leje dhe bërllok. Nuk e votova Unë bërllokun partiak. Vetë, e votuat njëzëri Xhunglën.

E patshi me shëndet për Ditën e Nesërme!

(“SHKAU” *)

Përderisa, kthehesha nga banesa e vjetër në të cilën kisha jetuar dyzetë vite, që t’i marrë pijet e mia “Hallall” te “Kam”, në lagjen “Çair” para dere qëndronin dy ferexhezeza dhe një “intelektule”. Edhe, ma kishin zënë me “muhabete” derën e hapjes dhe mbylljes. Vazhdova rrugën, duke ua bërë me dije se kjo është derë hapje dhe dalje. E pabesueshme, ma lëshuan rrugën. Njëra nga ato prezentet në bisedë me këtë “intelektualen”, duke sharë shkollën e mesme, se: janë “shkje”. Nuk e kuptova se, për cilën shkollë të mesme në gjuhën shqipe e kishin fjalën. Edhe, “intelektualja” u tha atyre dy Ferexhezezave para derës:

  • Çka, e shikoni atë “shkaun”, për mua?

E vazhdova rrugën, gjoja se: nuk e dëgjova bisedën e tyre si “muslimane”. Dhe, hyra në “Kam”. E vazhdova rrugën pas “Hallallit”. Thash, me vete: edhe nëse në dalje e kanë bllokuar rrugën, do t’ua përpalsë në sy: Mos e bllokoni hyrje-daljen me biseda “muslimane”. Shkaku, se: Unë, jam “shkau”.

Fatmirsisht, posa dola nga “Kami”, ato ma lëshun rrugën. “Intelektualja” doli matanë rruge. Ndërsa, dy ferexhezazat me siguri ecën në xhami, vazhdimin e propagandës tyre “muslimane” me ferexhe të zeza antishqiptare. I mbijetova rrugët e tyre nëpër “Bit-Pazar”, duke e falur “xhumanë”, se: gjoja nuk kanë xhami. Por, jo edhe në një lagje të Shkupit Shqiptar. Unë, pa u thanë, se jam “Shka” në shtëpinë e Gruas besnike…

(“DERRI THERUR”)

Tri ditë më vonë në “facebook”, kryeministrit: një i ri shqiptar i ishte kërcnuar se: do ta therë si Derrin në sheshin e Shkupit. Shesh, ku unë si kalimtar i përditshëm mezi e kaloja rrugën nga “muslimanët”, që për çdo javë i falnin mes rruge “Xhumatë”. Shkaku, se: gjoja, “nuk kishin xhami”?! Veprim “artistik” letrar për mua në letersi si shkrimtar. Kutadi, unë: mund, të jetë edhe politik.

Kryeminstri, ende nuk e kishte parë se, çka ndodhë në rrugët e Shkupit. Por, e kishte parë në Facebook kërcnimin nga një i ri, se: “do ta therë si Derrin në sheshin e Shkupit”. Edhe, iu përgjigjë para kamerave televizive: “po të mos isha kryeministër, ndryshe me të do ta zgjidhja problemin. Kërcnim publik Facebooku, të cilin edhe e kishte përcjellë në polici. Kërcnime, edhe fizike në rrugë, helmime dhe fatkeqësi komunikacioni të cilat unë me vite i kam pasur mes dite në Facebook: Maqedoni të Veriut, Shqipëri, por nuk i kam denoncuar dhe paraqitur në polici.

Edhe, sipas këtij kërcnimi në Facebook i riu duhet të dënohet me më së paku: nëntë muaj burg. Qesharake, ë?! Unë, sa për vete për një vepër të këtillë “artistike” do t’i kisha dashur t’i vuaj edhe nëntë vite burg. Vetëm, e vetëm, që të mos faleni dhe t’i luteni “Allahut”, në rrugë. Dhe, “armikun” e kryeministrit, mos e dënoni asnjë ditë me burg! Por, dënojeni kryeminstrin me vota të lira parazgjedhore!

Dhe, mua si shkrimtar për këtë shkrim publicistik…

(“IKEQI”)

Po, jam “Ikeqi” me raki rrushi dhe Dy shtama me verë të Mikes  Di mbi krye  nën “Rrap”, në “Bit – Pazar” të Shkupit Historik, por nuk jam shkrimtari  para lindjes Diellit në shtrat, para Agimit. Nuk jam “Ikeqi” i popullit shqiptar. As, i popujve tjerë në Botë. Megjithatë, jam i “keq” në shtetin e “përbashkët” ish jugosllav, si të “barabartë” në jetë, shtet i “vëllazërim-bashkimit”, edhe në Ditën e Sotme?!

Poblemi, është: a, duam të jetojmë bashkë si “vëllezër” me të drejta të barabarta në shtetin e “përbashkët”?! Apo, të përçarë edhe në Ditën e Nesërme, t’i ndajmë lugët dhe enët. Dhitë, edhe delet. Jo, shtetin e “përbashkët” ish jugoslloav?! Mos e them: Ujqërit historik të Ditës Djeshme, maleve në robëri.

Popull, i dalldisur dhe arratisur pas partive politike…

(“KOTECI I PULAVE”)

Një miku im Poet (N. S.) më merr në telefon, dhe më thotë: ecë pije një gotë raki rrushi “Hallall” në këtë ditë të madhe me vapë te “Koteci i Pulave”!

I përgjigjem: nuk ka problem. Edhe, pse: unë atë gotë raki rrushi me gjithë dëshirë e kisha pirë te “Koteci i Gjelave” mbi Gardh me këngën e tyre kryengritëse para Agimit. Sidoqoftë, atë raki rrushi“Hallall “do ta pij edhe te “Koteci i Pulave”.

Rrugës u nisa më këmbë. Shkaku, se: Shkupi është i mbushur me shumë makina shkatrraçe, sesa me njerëz. Edhe, më parë do të arrija në vendin e takimit më këmbë te “Koteci i Pulave”, sesa: me makinë, ose taxi.

Rrugës, i ngatërrova udhëkryqet. Nuk e dija ku jam si udhëtar. Thash me vete: nuk e kam Unë fajin, por partitë politike në pushtet dhe opozitë. Që, mes dite dhe brenda nate ndërtojnë rrugë dhe pallate në mes të parqeve të gjelbërimit. Edhe, Sot: pas kaq viteve në pushtet, merren me rindërtimin e rrugëve në “Çair”, të Shkupit. Bërlloku, kur i ka mbular këmbekokë. Edhe, i kanë bërë lëmshë e li lagjet shqiptare. Një Zot e di, ku të shpien këto rrugë qorre politike partiake në Shkup.

Mezi arrita ta gjejë vendtakimin e “Kotecit të pulave”. Miku im poet e pinte një birrë. Papritmas, erdhi edhe kamarieri. Unë, e porosita poashtu një birrë “Rrapi”.

– Mos do edhe diçka tjetër për meze? Ose, bukë?
– Jo! I përgjigjem.
Edhe, arratisemi mes poezive…

(POLITIKANËVE SHQIPTAR SOT DUHET T’U Q…n “BABAT”)

Nuk ma ka marr mendja, se: Kalosh Çeliku do të arrijë, Sot: deri në këtë gjëndje publicistike – letrare. Përderisa, Dje: i ka dashur Gratë besnike dhe Luftën me Penë. Shtamat me verë të kuqe. Dy qetë e Babait në zgjedhë, dhe Kalin e tij të bardhë pullali me shalë t’u prijë para Dy qeve në zgjedhë, në Luftën për Liri me Penën me dy tyta flakë më flakë në fushën e mejdanit. Sot, i do Gratë e tia besnike.

Dje, Kalosh Çelikun nuk arriti ta shkërdhejë sistemi komunist jugosllav me vende pune dhe poste partiake. Aqmëpak, Sot: do ta shkërdhejë ky Neokomunist me këmbët dhe trutë në Legen me dy-tri “Baba” në politikë. Që, nuk u mjafton të kenë një Nënë Shqipëri, por i kërkojnë edhe dy-tri gra: Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Serbi dhe Çamëri. Haptas, para syve të botës dalin sipas Fesë Islame, se: burri, mund t’i ketë edhe shtatë gra. Vërtetë, i ka pasur shtatë gra Muhamedi a. s. Por, ai secilës grua i ka siguruar edhe shtëpi të veten. Këto “Babat” e dalldisur dhe arratisur, nuk kanë shtëpi as për veten, e ku më për gratë e tyre “muslimane” me ferexhe të zeza. Shkaku, se: shtëpitë e tyre të fituara me hajdutëri, nesër: do t’ua konfiksojë korrupsioni.

Që, nga Dita e Sotme, më nuk, do të q… nëna politike, por “Baba” shqiptar me këmbët dhe trutë në Legen…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.