12 C
Tirana
E shtunë, 17 Tetor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj BARRIKADA E FUNDIT – Ramoviqi – Sot e gjithë Shqipëria është në...

BARRIKADA E FUNDIT – Ramoviqi – Sot e gjithë Shqipëria është në Shesh

0
Pelikani që po i ha kokën Ramëziut

Nga Sheradin Berisha

Mburoja e mandatit

Në reagimin e sotëm, më 17 tetor 2026, kryeministri Edi Rama konfirmoi se nuk do të ofrojë dorëheqjen, duke u barrikaduar pas legjitimitetit të votës dhe projektit për BE. Ai riaktivizoi skenarin e konspiracionit gjeopolitik, duke pretenduar se nuk do të lejojë që e ardhmja të rrezikohet nga “tërbimi i duarve të paudha” të opozitës apo “qëllimet e prapështa të duarve të huaja”. Kjo përpjekje e përsëritur për t’i faturuar një kryengritje organike studentore faktorëve të jashtëm tregon paaftësinë totale të pushtetit për të pranuar se kriza buron nga brenda: nga korrupsioni miliardësh dhe kapja e shtetit.

…
Ju flet Edi Rama i dëshpëruar:

Digjitalizimi i krizës

Kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e një dritareje në e-Albania të quajtur “Dëmi im” për të regjistruar dhe dëmshpërblyer bizneset e vogla të dëmtuara në Tiranë. Kjo lëvizje burokratike shpërfaq një cinizëm të lartë qeverisës, duke tentuar ta reduktojë një revoltë ekzistenciale kombëtare në një faturë financiare dëmshpërblimi. Ndërkohë që shteti numëron xhamat e thyer, studentët dhe qytetarët i kundërpërgjigjen këtij teatri digjital duke rreshtuar dëmet reale miliardëshe që ky regjim u ka shkaktuar me taksat e tyre:

1. Afera e Inceneratorëve: 430 milionë euro të paguara për landfille e impiante fantazmë me pronarë në kërkim ndërkombëtar.
2. Tuneli i Llogarasë: Fryrje artificiale prej 50 milionë eurosh mbi ofertën fillestare përmes skualifikimeve arbitrare.
3. Tenderat e Rrugëve: Qindra milionë euro të zhdukura në Unazën e Tiranës dhe akset kombëtare përmes garave të paracaktuara me 99% të vlerës limit.
4. Monopoli i AKSHI-t: Kontrata miliona eurosh në fushën e teknologjisë të kontrolluara nga rrjeti i biznesmenit të arrestuar Ergys Agasi përmes shantazhit dhe konkurrencës së paligjshme.
5. Trafiku dhe Kanabizimi: Miliona euro të ardhura të humbura dhe dëm i pariparueshëm imazhi nga shndërrimi i vendit në nyjë të narkotrafikut nën mbrojtjen e ish-ministrave të kryeministrit Edi Rama.”
6. Spiunazhi Shtetëror: Goditje ndaj sigurisë kombëtare përmes ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni (aktualisht në arrest shtëpie), e cila rrodhi sekrete hetimore për të shpëtuar Ergys Agasin dhe jo vetëm. Hetimet vazhdojnë…
7. Afera e Armatimit: Shpërdorim dhe parregullsi financiare prej 32-35.6 milionë eurosh në industrinë e mbrojtjes përmes kompanive private si Timak Defence. etj. etj.

Përballë këtyre krimeve ekonomike, numërimi i xhamave të thyer është një fyerje për inteligjencën e një rinie që për 135 ditë u injorua dhe u denigrua nga ky pushtet kriminal.

Kushtrimi i ditës së pestë: E gjithë Shqipëria në Shesh

Përballë këtij izolimi dhe retorike të një udhëheqësi të vetë-syrgjynosur që refuzon të dëgjojë, përgjigjja e rrugës vjen si një ultimatum i prerë institucional. Sot, të shtunën e 17 tetorit, në orën 11:00, Studentët dhe Diaspora kanë thirrur një Protestë Kombëtare masive përpara Ministrisë së Arsimit. Ky nuk është më një marshim i thjeshtë, por një ortek mbarëkombëtar ku bëhen bashkë studentë, gjimnazistë, të rinj, prindër, gjyshër dhe qytetarë të Republikës, të cilët vërshojnë me mesazhin e palëkundur: “Të ardhmen tonë s’na e marrin dot!”.

Kushtetuta e Shqipërisë përcjell ekskluzivisht vullnetin e sovranit, dhe ky vullnet sot kërkon me çdo kusht dorëheqjen e Edi Ramës dhe dhënien fund klasës politike 36-vjeçare. Kur pushteti fshihet pas dritareve digjitale dhe propagandës, zëri i sheshit bëhet më i madh dhe i bashkuar. Ky marshim kombëtar është prova finale se Shqipëria e shqiptarëve nuk është në shitje dhe se sovraniteti i përket vetëm popullit të bashkuar në shesh.

SOT E GJITHË SHQIPËRIA ËSHTË NË SHESH 🇦🇱🇦🇱🤝

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.