11.7 C
Tirana
E mërkurë, 25 Nëntor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Ambasadori z. Avni Nasufoski hap një kapitull të ri të diplomacisë ekonomike...

Ambasadori z. Avni Nasufoski hap një kapitull të ri të diplomacisë ekonomike në Ballkan – në fokus investimet nga Emiratet e Bashkuara Arabe

0
Sheik Muhammed a Nahyam - Avni Nasufoski

Takim i rëndësishëm me përfaqësuesin e familjes mbretërore Al Nahyan, Sheikh Mohammed Bin Khalid Al Nahyan, për mundësi konkrete bashkëpunimi ekonomik dhe investime në vendet e Ballkanit. Në kuadër të angazhimeve të tij diplomatike dhe ndërkombëtare, ambasadori Avni Nasufoski zhvilloi një takim me Sheikh Mohammed Bin Khalid Al Nahyan, përfaqësues i familjes sunduese Al Nahyan të Abu Dhabit, një prej familjeve më me ndikim në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në qendër të takimit ishte mundësia e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe orientimi i investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendeve të Ballkanit, me fokus në zhvillimin e projekteve konkrete ekonomike, krijimin e partneriteteve strategjike dhe hapjen e perspektivave të reja për bashkëpunim ndërkombëtar.

Kjo nismë përfaqëson një propozim të ambasadorit Avni Nasufoski, i cili synon që përvojën e tij shumëvjeçare në diplomaci dhe bashkëpunim ndërkombëtar ta shndërrojë në një model të ri të diplomacisë ekonomike për rajonin e Ballkanit.

Ambasadori Nasufoski, i cili prej disa vitesh është i angazhuar në bashkëpunime dhe projekte ndërkombëtare në kuadër të OKB-së dhe me Unionin Afrikan, synon që modelin e bashkëpunimit dhe partneriteteve të zhvilluara në këtë hapësirë ndërkombëtare ta aplikojë edhe në vendet e Ballkanit.

Qasja e tij mbështetet në krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet aktorëve të rëndësishëm ekonomikë dhe institucionalë, investitorëve ndërkombëtarë dhe vendeve që kanë nevojë për projekte zhvillimore, investime strategjike dhe mundësi të reja ekonomike. Gjatë takimit është diskutuar drejtpërdrejt edhe për interesimin dhe mundësitë e investimeve të lidhura me Sheikh Mohammed Bin Khalid Al Nahyan në rajonin e Ballkanit, si dhe për identifikimin e projekteve ekonomike që mund të zhvillohen përmes partneriteteve të përbashkëta. Ballkani si destinacion i ri për investimet ndërkombëtare.

Ambasadori Nasufoski synon që përmes kontakteve dhe marrëdhënieve të krijuara ndër vite në arenën ndërkombëtare, Ballkani të bëhet pjesë më aktive e hartës së investimeve nga Lindja e Mesme. Një bashkëpunim i tillë mund të krijojë mundësi të reja në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, duke përfshirë pasuritë e paluajtshme, infrastrukturën, energjinë, turizmin dhe projekte të tjera zhvillimore me interes për rajonin. Takimi shënon një hap të rëndësishëm në këtë drejtim dhe hap rrugën për komunikime të mëtejshme, shqyrtimin e mundësive konkrete dhe ndërtimin e partneriteteve ekonomike ndërmjet investitorëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendeve të Ballkanit.

Diplomacia nuk duhet të kufizohet vetëm në marrëdhënie politike dhe protokollare. Ajo duhet të shndërrohet edhe në instrument zhvillimi, investimesh dhe mirëqenieje ekonomike për qytetarët. Ky është vizioni që ambasadori Avni Nasufoski synon të promovojë përmes diplomacisë ekonomike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Zyra për Informim – EAA-WSA, OKB, Gjenevë.

(Safet Sadiku)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.