10.2 C
Tirana
E mërkurë, 25 Nëntor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi XHA – RRUGË TË MBARË QIELLORE PAS DIELLIT

XHA – RRUGË TË MBARË QIELLORE PAS DIELLIT

0
Hasan Purellku

Hasan Purellku, në Prizren (2026)…

Kalosh Çeliku te rrapi
Kalosh Çeliku te rrapi

Nga KALOSH ÇELIKU

(Krahut djathtë në Jetën time me Penë, Hasan Purellkut).

Xha, rrugë të mbarë! Papritmas, ike
Është, Dita e Nesërme. Lindja e Diellit:
E kaluam Koronavirusin. Pandeminë
Me masa të ashpëra Qeveritare:
“Mos dilni në rrugë pa maska,
Duart lani me sapun! Dy metra larg
Rrini, edhe, me gratë e juaja besnike!”
Jo, larg edhe nga Zonja Vdekje.

Ti, nuk ike. As, Unë, Sotekësaj Dite
I kam humbur miqtë. Gratë besnike.
Edhe, armiqtë. Jetoj, me macit e Xhadisë *.
Unë, nuk marr pjesë në varrime,
Përveçse, në Lindje. Familje të ngushtë.

Edhe, pse: kam ecur fushave. Livadheve. Arave
Sot: eci, maleve mes lisave. Rrugëve Qiellore:
“Përronit të Thanës”. Dardhave gorrice.
Që, i shartonte Xha Deralla me sharrë në krahë
Ne, fëmijët t’i mjelim dhentë me kusi mrizeve.

Nuk të pëlqeu Shkupi. Prishtina. As, Tirana
Prandaj, e zgjodhe rrugën Qiellore mes Yjeve.

Xha, rrugë të mbarë Qiellore pas Diellit!…

  1. Xhadia: Grua me të meta psikike. Dhe, kurvë…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.