Brahim (Ibish) AVDYLI:
1.
Kur e veshi
shpirtin e grisur
me gjelberimin e lisave tuaj
e bëj për të ngrehur
qenien e lodhur të përpëlitjeve,
e bëj, dhe më përloten
sytë e mallit
pranë lojërave të fatit
në kujtesën e viteve…
2.
Bëj provat
e uljes sime të qetësuar
medis meditimeve të jetës
shpenzuar idealisht
të një dashurie të pashprehur
për pipat tu…
3.
Kthehem
te gjeneza e gjërave të arta
më ngazëllojnë pa pushim
vjeshtat e tua,
e i lënë për dhé
lotët e një burrërie-
deri në shkrumin e mallit
midis fletëve të zverdhura!
4.
Gjithonë të flas
në këtë gjuhë të pakuptuar
e ti i lëvizë
gjethet e një pëshpërime
e prap të qëndrojnë lartë,
rënia e tyre
vardiset ngadalë
me kujtimet e papritura
të verdhësive të befta.
5.
Ke ndryshuar shumë
nëpër lojërat e gjërave të fatit
i ke shtuar
edhe drunjtë e lëvizjes së fëmijve
je rritur nga krenaria
e portave të djalërisë,
por janë larguar gjithnjë
fëmijët i mi të rritës,
i kanë larguar nga lisat e tu
zhgëndërrat e brishta
prej parkut tënd…
6.
Tani rrapi[1] qëdron
me rritjen e madhe të vil-it[2]
pa gjethet e gjelbërimit
e pa kujtesën e vjetër
pa vitet e meditimit e të harrimit-
papritur rriten e kanë lënë fëmijët,
e distancat e viteve
e kanë marrë paprekshmërinë!…
7.
Të gjithë ndoshta
me mall vjeshtore
u reshin gjetheve të meditimit
e gjithmonë e gjurmoj
lashtësinë emrave tuaj
sikur më përqafojnë anamoravësit ilir
fuqishëm ndër mallëngjime,
ti je dhe mbetesh
kurdoherë
komuna e dhembjes së pranimit tim![3]
Rapperswil, 16.11.2026
[1] Shpjegimi im ka qenë disa herë i dhënë në FB dhe nëpër shkrimet e ndryshme, se banuesit e Kosovës (Kassova), jo „kosovo“ serbo-jugo-sllave, ia kanë dhënë këtë emër. Llapi, gollaku dhe anamorava, janë tri fiset më të vjetra ilire. “Rapi” i thonë drurit të lisit e rrënjët, pa gjethe. Në Lap, Gollap e Anamoravë, nga thëniet e tyre populllore, i thonë ndonjërit që i bart një krah drunjësh nga mali, për të ndezur zjarrin me to: “a muj po çon këto rapa”; a je lodhur me ato rapa”. Rappi është shkurtesa e emrit të këtij qyteti dhe të përkujton “lisin e jetës”, që ndër breza e aktualizon këtë thënie. Lisi i Jetës, nuk është në Irland, në Spanjë apo gjetiu, por në Malin e Tomorrit, në Shqipëri, ku sot është teqja e Bektashive. Aty, pak më largë, është rrënoja e Dodonës së Parë, e cila është e para shqipe, e jo “greke”! Emërtimi “greqia” nuk është “e njohur” para njohjes së shteteve, me 1821-1827. Më tutje, është folur e ashtuquajtura “greqisht” dhe është shkruar prej vitit 1000 të erës sonë. Më parë, është folur pothuajse shqipja dhe është shkruar me alfabetin iliro-pellazgjik dhe fenikas.
[2] Willi është pjesa e dytë e emrit të qytetit Rapperswil. Ky ëmër është dhënë prej ilirëve të pare, si shqiptarët e sotëm. Vila ka qenë shtëpi e madhe dhe e bukur e princave dardanë, në Mbretërinë Dardanisë (sot, e kemi një pjesë të saj të pavaruar si Republika e Kosovës) dhe në Trojë, kur Zvicra nuk eksistonte. Diokleciani, në krye të romakëve, ka qenë këtu dhe ishte ilir nga Iliria. Fliste shqip me krerët e tij. Ai ua ka lënë emrin shumë viseve, vendeve e qyteve të Zvicrës, madje edhe këtë emër, sot Rapperwil-Jona. Jona ka qenë qyteti më i bukur ilir, në viset e okupuara nga tri fiset e huaja në Greqi: akej, danaj dhe agrejs. Nga ideologjia ekstremiste hellene ka rezoltuar “Greqia” teokratike dhe janë asimiluar tërësisht ilirët dhe paganët.
[3] Kjo komunë ma dha shtetësinë e Zvicrës, përkundër atyre që flisnin „keq“ mbi mua, të shtyrë nga politika. Te dhënat e tyre nuk kanë qenë as të „vërtetuara“. Komuna e Rapperswil-Jona është krijuar nga bashkimi i dy qyteteve: Rapperswil e Jona. Të parën, e kanë lënë dardanët; e tjetrën, e kanë lënë toskanët. Janë dy dialektet e shqipes: gegë e toskë. Jona na quhej edhe i tërë Deti Adriatik: Jona. Emri „Jonë-a“, do të thotë: „e jona“.


