13.6 C
Tirana
E shtunë, 21 Nëntor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi KUSH I BËRI FËMIJËT TË LOTOJNË?

KUSH I BËRI FËMIJËT TË LOTOJNË?

0
Jakup Krasniqi
Isuf Bajrami
Isuf Bajrami

Një ditë me lotë, për Bacin Jakup Krasniqi

Kush i bëri fëmijët të lotojnë?

Kush i bëri fëmijët të lotojnë,
Kush ua trazoi shpirtin, kush ua prishi qetësinë?
Kush ua la në sy atë pikëllim,
Që edhe gurin do ta kthente në vajtim?

Sot qielli i Kosovës është mbuluar me re,
Shiu bie ngadalë mbi male e mbi dhe,
Por ky shi nuk ngjan me shiun e zakonshëm,
Sikur toka po qan me lotët e të pafajshmit.

Kush i pa ata sy, kush ua dëgjoi zërin,
Kush ua ndjeu në zemër dhimbjen e thellë?
Fëmijë që s’dinë ç’është pesha e historisë,
Por dinë të qajnë për njerëzit e dashurisë.

Ah, Baci Jakup, sa shumë flasin këta lot,
Më shumë se mijëra fjalë që thuhen në këtë botë!
Në krahët e fëmijëve sot kishte mall e mallëngjim,
Në sytë e tyre lexohej një i madh pikëllim.

E çfarë faji kanë ata, o qiell,
Që lotët ua mbulojnë fytyrën si shi e si erë?
Ata duan një përqafim, një dorë që i mban,
Një fjalë që ua qetëson zemrën kur qan.

Mos vallë kaq rëndë qenka kjo botë,
Sa fëmijët të rriten me mall e me lot?
Sa një përqafim të bëhet histori,
E një pikë loti të kthehet në poezi?

Sot, Kosovë, mos i fshij lotët me dorë,
Lëri të bien mbi dhe, si shi mbi një borë.
Se kur qan fëmija, nuk qan vetëm ai,
Dridhet në heshtje një popull i tërë në gji.

Dhe unë po pyes, me zemër të lënduar:
Kush i bëri fëmijët të lotojnë kështu të dëshpëruar?
Kush mund t’ua shpjegojë këtë dhembje në sy,
Kur edhe qielli sot po qan bashkë me ty?

O Zot, ruaji fëmijët nga lotët e kësaj bote,
Jepu buzëqeshje, mos ua rëndo jetën me mote.
Se fëmijëria duhet të jetë këngë e pranverë,
Jo mall nëpër sy, as dhimbje e përherë.

E nëse shiu sot ka diçka për të na thënë,
Le të na kujtojë se zemrat s’janë prej guri të bërë.
Se loti i një fëmije, kur bie në këtë dhe,
Është një thirrje që duhet ta dëgjojë çdo re!

Nga Isuf B. Bajrami

Vendi i Lekës, 21.11.2026

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.