Qani Osmani, SHKRUAJ, SEPSE EKZISTOJ!, Fiorentia, Shkodër, 2026
Botimi i librave ku si temë trajtimi kanë të bëjnë me shqiptarët në Mal të Zi, paraqet sfidë për autorët të cilët kësaj çështje i janë përkushtuar në mënyrë profesionale Dhe njëri nder ata është sociologu Qani Osmani, i cili në sajë të botimeve dhe qasjës së çështjeve të tilla ishte i veçantë në kohën tonë.
Dr. Nail Draga
Ndonëse në Mal të Zi sociolog të diplomuar janë mbi dhjetë, por askush nuk është veçuar si Qani Osmani, duke qenë i vetmi si i tillë që është dëshmuar me artikuj, studime, vështrime e analiza, në lidhje me raportët shoqërore në këtë mjedis.
Duke vlerësuar diskursin shoqëror dhe politik ndaj çështjeve aktuale në Ulqin dhe më gjerë të shqiptarët në Mal të Zi, Qaniun e njoftova se me rastin e 25-vjetorit të mbajtjës së zgjedhjeve të para pluraliste në Mal të Zi do të organizojë një tryezë të rrumbullakët me temë “Shqiptarët dhe pluralizmi në Mal të Zi” me datën 9.12.2015.
Ne këtë takim e ftova që të marrë pjesë me një kumtesë, ndonëse ai fillimisht hezitoi për të marrë pjesë, por me insistimin tim të vazhdueshëm më së fundit pranoi.
Dhe një pjesëmarrje e tillë ishte një ogur i mirë, sepse ishte nxitje për t´u paraqitur në medie me artikuj, ese e vështrime, më ç´rast për tetë vite ka botuar pesë libra të cilat janë:
1. Demokracia dhe partitë politike shqiptare në Mal të Zi, Ulqin, 2016
2. Vizione, Ulqin, 2018
3. Identiteti përballë nënshtrimit, Ulqin, 2020
4. Mes zgjimit dhe nënshtrimit, Ulqin, 2023
5. Shqiptarët dhe sfidat e tranzicionit, Ulqin, 2024
6. Shkruaj, sepse ekzistoj! Shkodër, 2026
Pesë librave të para siç shihet iu shtohet edhe libri i gjashtë i cili është i veçantë sepse botohet me rastin e një vjetorit të vdekjës së tij.
Kompetenca profesionale
Duke lexuar librat e Qani Osmanit hetohet kompetenca profesionale e shkencore dhe origjinaliteti i mendimit të ideve të paraqitura. Ai analizon dhe i argumenton tezat e tia, duke sjellur fakte dhe të dhëna e informacion të pasur. Aty gjejmë studime, artikuj e analiza dhe interpretime intelektuale të njeriut me përvojë dhe studiuesit, e në veçanti gjejmë guximin intelektual e patriotik për çështjet e trajtuara. Gjuha e përdorur në libra veçohet nga stili i lehtë dhe i qartë i mendimeve dhe ideve, ku fuqia shprehëse e gjuhës e mban të zgjuar kureshtjen e lexuesit.
Përfundimisht themi se librat e Qani Osmanit përbëjnë kontribut më vlerë nga fusha e sociologjisë për zhvil limet aktuale shoqërore te kohës së tranzicionit në rrethana të reja shoqërore në skenën politike pluraliste, në vendet e ish kampit socialist, ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët në Mal të Zi si pjesë integrale e hapësirës etnogjeografike shqiptare.
Referencë e obligueshme
Libri “Shkruaj, sepse ekzistoj!” i bashkangjitet pesë librave të botuara më herët, si rrallë kush në një afat prej tetë vitesh. Ndërsa ne që kemi kontribouar në përgatitjen dhe botimin e tij, kemi kryer një obligim moral dhe kolegial për ta përkujtuar në këtë formë në përvjetorin e parë të vdekjës së tij. Të gjithë ata që do të trajtojnë çështjet sociologjike për shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë librat e Qani Osmanit do të jenë referencë e obligueshme.
Dhe nuk ka si të ishte ndryshe sepse ky ishte i veçantë, duke na bërë të vetëdijesohemi në këtë kohë të krizës morale, edhe më shumë për problemet tona si komb, duke mos harruar edhe shkaktarët e kësaj pozite e statusi në të cilën gjindemi.
Përfundim
Dhe në fund e them pa hezitim se libri “Shkruaj, sepse ekzistoj”, i cili është përgatitur për botim nga kolegët e tij me rastin e një vjetorit të vdekjës së Qani Osmanit, është një dhuratë për familjen, shokët dhe miqtë e tij, e po ashtu edhe për dashamirët e librit dhe fjalës së shkruar.
Sepse, përveç emrit mbesin veprat ku Qani Osmani ishte model pozitiv në kohën tonë dhe për brezat që do të vijnë në të ardhmën, ku edhe titulli i këtij libri “Shk ruaj, sepse ekzitoj!” e dëshmon në mënyrë transparente një konstatim të tillë.
(Lexuar më rastin e përurimit të librit në Ulqin, më 1 nëntor 2026)











