PSE PO BËHET LUFTA NË UKRAINË? QË TË DOBËSOHET EDHE BE!

1
674
Dollari sa Euro

Arben Çokaj - gazetar Arben Çokaj

Amerika dhe Anglia e nxitën luftën në Ukrainë, që me këtë luftë të gjatë të dobësonin edhe Rusinë, por edhe BE-në. Gazetari i njohur kosovar, Bajram Kabashi, një luftëtar i paepur i lirive të popujve, që po lufton edhe kundër islamit në Arrnautistan, e mbështeti pa kompromis luftën e drejtë të popullit ukrainas për liri romantike nga Rusia, edhe pse kishte rreth 7 milionë rusë në Ukrainën me 44 milion banorë e rreth 603 mijë km katrore territor. Bajrami në përpjekjen e tij për t’u bërë Gjergj, mendon se kjo është lufta e Goliatit dhe Davidit, pra, ai si Cako, po i referohet një lufte biblike, me dëshirën për ta rrënuar Rusinë! Ai mendon se kjo luftë është e thellë dhe do të fitohet nga Perëndimi, që mbështet Ukrainën kundër Rusisë.

Po sikur të mos ndodhë kështu? Just asking…

Mjafton t’i japësh një ideologji tjetrit, dhe ai pranon, të vriten njerëz e të shkatërrohen qytete, të shkatërrohet ekonomia e deri edhe shkatërrimin e vetes e pranon njeriu, për shkak të ideologjive të marra, që mendja e fantazia e njeriut i ka krijuar, për të sunduar e dominuar… Kuptohet se njeriu pranon edhe kur nuk mund ta ndryshojë realitetin e rrjedhën e ngjarjeve, se kot nuk besojnë në Zot, nga pafuqia e tyre për t’i bërë gjërat ashtu si duan vetë…

Ajo që vihet re gjatë kësaj lufte të marrë, ku fajin e kanë të dyja palët, është se ekonomia po preket keq edhe në vendet e Perëndimit dhe ka një rënie edhe të Euros, tani paska shkuar baraz me dollarin amerikan. Por këto gjëra nuk i sheh Bajrami, se operon ende me Korona norvegjeze. Edhe po i pa, nuk i intereson shumë, pasi lufta për të është më e rëndësishme, se sa ekonomia, mjafton t’i thyhen turinjtë Rusisë! Dmth. edhe pse i lë leshtë, me idenë se po e shkatërron tjetrin, Bajrami është entuziast për luftën, edhe pse kryeministri anglez iku me bisht nën shalë, edhe pse ish-kryeministri japonez u vra si qen në rrugë, edhe pse ekonomia në BE po bie keq më shumë nga spekulantët e perëndimit, se sa nga arsye reale… Gjërat janë të lidhura bashkë, shoqëria trazohet e agresiviteti destruktiv rritet…

Nuk ka dyshim se kemi të bëjmë me një lojë të madhe, pa ikur ende Covid-19 e kriza që ai krijoi, mendjet e marra të inteligjencës anglo-amerikane, që rrinë zyrave e paguhen mirë, e që i kanë njerëzit si mish pë top, e nxitën këtë luftë kundër Rusisë përmes Ukrainës, me idenë se do e dobësojnë Rusinë, po e rrëzojnë Putinin dhe do të kapin edhe tregun rus. Uroj t’i kenë bërë llogaritë mirë, se mua nuk më duket ashtu. Pasi para fillimit të luftës, Putini u shpreh: “E çfarë duhet bota, pa Rusinë?” Pra, rusët e Putinit po e marrin këtë ngacmim të Perëndimit ndaj tyre, si formë ekzistenciale. Dhe kjo të bën të mendosh se mund të përashkallëzohet lufta deri edhe në përdorimin e armëve bërthamore, nëse Rusia ndihet e rrezikuar. Mendja ruse është e paparashikueshme thonë ata që i njohin mirë rusët. Gjthçka mund të ndodhë, të presim. Deri tani nuk duken punët mirë…

Bundestagu gjerman e konkretisht SPD, partia e kancelarit Scholz, vendosi para disa ditësh që të mos dërgojë armë e tanke në Ukrainë. Por a është Gjermania aq e fuqishme sa ta ndalë këtë luftë? Nuk besoj. Gjermania e Franca – dy shtetet më të fuqishme ekonomikisht e politikisht në BE, gjenden mes dy zjarreve, mes Amerikës e Anglisë, me të cilët janë edhe në aleancën e NATO-s etj., dhe Rusisë, nga e cila merrnin naftë e gaz deri tani, dhe duan ta shmangin rrezikun e përplasjes me të, aq më teper me luftë në mes të Europës. Anglia e rrëzoi kryeministrin Johnson, se doli shumë në dukje si protagonist aty, dhe po mundohet t’ia fusë Gjermanisë, duke e orientuar konfliktin e Rusisë, që këcënonte të godiste Londrën, drejt Berlinit. Prandaj edhe Bundestagu gjerman vendosi të distancohet disi nga lufta, duke mos dërguar armë të rënda në Ukrainë. Por a do të mundet Gjermania t’i shmangë humbjet, që po pëson në ekonomi nga ky konflikt e më gjerë?

Nëse lufta vazhdon gjatë, Ukraina do të bëhet si gropë e zezë edhe për Europën, duke e tëhequr Europën në këtë vorbull marrëzie të panevojshme, që mund të ishte shmangur padyshim. Kështu që askush nuk e parashikon me saktësi se si do të shkojnë punët… Mjafton që prodhuesit e armëve po pasuriohen e disa gazetarë si Bajrami po zbaviten…

1 KOMENT

  1. Arben Cokaj me te lumte, ke thene çduhet thene per kete lufte… Une si nje Bshkevuajtes nga LUFTERAT e Tilla te mbeshtes… jo UKRAINA – GROPE e ZEZE! po *BUKEDHENESIA* e botes.

    Na ruajte ZOTI nga *Bajramet.. qe perfaqesojne ARMET….*, Dhimbie e madhe Popull!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.