[583 VJET – 28 NËNTOR 1443- 28 NËNTOR 2026]
[114 VJET – 28 NËNTOR 1912 – 28 NËNTOR 2026]
Nga: Prof. Mustafa Ibrahimi
Flamuri shqiptar në filatelinë amerikane – një koincidencë interesante historike
Ndër pullat postare që kanë përjetësuar flamurin shqiptar në filatelinë botërore, një vend të veçantë zë edhe pulla e emetuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 9 nëntor 1943, me vlerë nominale 5 cent.
Kjo pullë është pjesë e serisë së njohur “Overrun Countries Issue”, kushtuar 13 vendeve të pushtuara gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në qendër të saj paraqitet flamuri shqiptar me shqiponjën dykrenare, ndërsa në të dy anët janë vendosur simbolet e rilindjes dhe të lirisë.
Por kjo pullë lidhet edhe me një koincidencë të veçantë historike. Më 8 nëntor 1943, një aeroplan ushtarak amerikan, me 13 infermiere, 13 teknikë mjekësorë dhe pjesëtarë të ekuipazhit, u detyrua të ulej në territorin shqiptar, pranë Belshit. Personeli amerikan u ndihmua, u strehua dhe u mbrojt nga familjet shqiptare dhe partizanët, duke arritur të shpëtonte nga rreziku i pushtuesve gjermanë.
Më 8 nëntor rrëzohet aeroplani amerikan në Shqipëri, ndërsa më 9 nëntor 1943, vetëm një ditë më vonë, SHBA emeton pullën postare me flamurin shqiptar!
Natyrisht, emetimi i pullës ishte planifikuar më herët dhe nuk lidhej drejtpërdrejt me ngjarjen e shpëtimit, por kjo afërsi kohore e bën historinë edhe më interesante nga këndvështrimi historik dhe filatelik.
Kjo pullë mbetet një dëshmi se flamuri shqiptar dhe emri i Shqipërisë kanë zënë vend edhe në historinë postare të një prej shteteve më të fuqishme të botës.
Me këtë rast, të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen,
Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit!











