
Nëntori për shqiptarët është muaji i festave të mëdha. Por ditët më të shënuara të tij janë festat e mëdha, 28 dhe 29 Nëntori. Dita e 28 Nëntorit shënon Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjen e flamurit nga burri i madh i kombit shqiptar, nga babai i Pavarësisë, Ismail Qemali. Për nga vlerat që ka kjo është një ditë e shenjtë, pasi është dita e mëvetësimit nga Perandoria Osmane, është dita e flamurit tonë kombëtar, është festë kombëtare për gjithë shqiptarët kudo janë. Për nga rëndësia që ka kjo datë, u emërtua “Nëntori i Dytë”. Nëntori i Parë qe kthimi i Skënderbeut në Krujë më 28 Nëntor 1443.
Këtë vit festohet me krenari 114 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimit të shtetit të parë shqiptar. Falë zhvillimeve aktuale në vend, këtë të vit kjo festë “duket” pak më “zbehtë”. Duket, kështu por askush nga ne nuk duhet dhe nuk mund të prishë atmosferën e kësaj feste kombëtare për shqiptarët. Dhe nuk ka si të ndodh ndryshe. Kudo në territorin shqiptar dhe diasporë po bëhen veprimtari të larmishme për 28 Nëntorin, si biseda, fjalime, veprimtari kulturore, ceremoni protokollare shtetërore, konkurse, etj. Ndaj, gëzuar ditën e madhe të pavarësisë së Shqipërisë!
Festa tjetër në vijim, është 29 Nëntori, dita e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë. 29 Nëntori i vitit 1944 është një ngjarje e veçantë, një ditë e shënuar për shqiptarët. Është dita e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit e huaj. Lufta 5-vjeçare e popullit tonë u kurorizua me fitore. Falë konjukturave të kohës, Shqipëria u pozicionua drejt në këtë luftë, u radhit në krahun antifashist dhe së bashku me aletët dolëm fitues. Lufta Nacional-Çlirimtare në Shqipëri u udhëhoq nga ideologjia kombëtare. Ajo pati në “tabanin” e saj mbështetjen e vegjëlisë dhe të shtresave të tjera të shoqërisë. Ndarja e politikës për datën e çlirimit është një paradoks i papranueshëm dhe mjeran. Është 28 apo 29 nëntori dita e çlirimit, këtë e ka vulosur historia. Historia flet qartë me fakte dhe argumenta duke e përcaktuar 29 Nëntorin si ditë të çlirimit. Opozita e djathtë, ka mbi 36 -vite, që nuk e pranon 29 Nëntorin si ditë të çlirimit, të Shqipërisë, interptretë të tyre janë edhe disa “pseudo” historianë të cilët mundohen të shtrembërojnë e tjetërsojnë faktet historike. Kjo është e pafalshme… Ky është deformim i qëllimshëm i historisë…
E vërteta e ditës së çlirimit më 29 Nëntor 1944 është një fakt historik i vërtetuar nga dokumente arkivore dhe dëshmi të ish-partizanëve pjesmarrës në këtë luftë. Historinë e bëjnë çlirimtarët. Unë kam lexuar dokumente arkivor të përkthyer në shqip, të mbajtur nga gjermanët në këtë luftë dhe që vërtetojnë katërcipërisht ditën e 29 Nëntorit si datë të çlirimit. Po kështu ish-partizani nga zona jonë, i ndjeri Rexhep Beka, pjesmarrës në Brigadën e XIII Sulmuese e konfirmonte pa mëdyshje këtë fakt pasi ai në këtë datë, ishte pjesmarrës në luftime në Shkodër. Uroj që politika dhe politikanët të bashkohet në pranimin dhe festimin e 29 Nëntorit, si ditë të çlirimit!
Protestat janë një nga të drejtat themelore të njeriut, në demokraci. Kjo e drejtë kushtetuese nuk mund ti mohohet askujt. Protestat duhet të jenë paqësore dhe jo të dhunshme. Ky 28 Nëntor në Shqipëri është festë dhe protestë. Dhuna, terrori, shkatërimi i pronës publike, djegia e pronës private dhe djegia e instuticioneve nga disa protestues nuk sjell ndryshim pozitiv. Ky veprim radikal nuk sjellë progres por regres që të kthen vite e vite pas. Unë i kam mbështetur protestat paqësore. Për këtë kam bërë edhe një shkrim të titulluar: “Edhe unë i mbështes protestat”. Ditët edhe muajt e parë të protestat e “Flamingave” qenë paqësore. Pavarësisht se kush i organizoj dhe qëndronte pas tyre, shumica e kërkesave qenë të drejta. Në thelb ato kërkonin ndryshimin dhe përmbysjen e gjithë kastës së vjetër politike. Ato kërkonin ndryshim. Kush nuk e don ndryshimin në sensin pozitiv të fjalës? Edhe unë e kërkoj këtë ndryshim, por jam kategorikish kundër dhunës dhe shkatërrimit. Në momentin që protestat u “vodhën” nga opozita situata mori pamje tjetër, protesta degradoi në dhunë.
Për fat të keq, në Tiranë u dogjën disa instutucione, u shkatërruan disa trotuare, u prishëm pothuajse pjesa më e madhe e sinjalistikës dhe semaforëve në rrugë. FLakët e zjarrit pushtuan Tiranën.Pamjet trishtuese “alarmuan” botën. U djegën kazanat e plehrave, shumë reklama, u dogjën e prishën vendqëndrimet e njerëzve në stacionet e autobuzave, kioska, vitrina të institucioneve, komisariate, dyqane të sektorit privat, dritare të godinave, pemë lulishe, etj. Me gurët e trotuare u gjuajtën policët. Mbi policinë u përdor dhunë dhe u hodhën bomba molotov dhe lëndë djegëse. U tejkalua sensi i masës kundër tyre. Edhe policët mbrojtë institucionet dhe u vetmbrojtën me armët e tyre që u’a lejon ligji. Pati edhe tejkalime të kopetencave nga ana e tyre ndaj protestuesve. Ka pasur edhe masa ndëshkimore ndaj disa policëve. Unë nuk jam për këto akte dhune. Kjo më kujtoj lëvizjen “haxhiqamiljane”, vite e vite më parë. Në protestë pati grupime me pikpamje, ide, kërkesa dhe artikulime të ndryshme. Nga ana tjetër, protestat nuk “prodhuan” një parti politike, nuk nxorrën një lider që të unifikonte dhe artikulonte programin për sjelljen e ndryshimit.
Rruga e zgjidhjes së kërkesave nga një “takëm” protestuesish të dhunshëm, qe kryekëput e gabuar. Gjithësesi këto protesta e dhanë efektin e tyre dhe i’arritën deridiku qëllimit.
Në këndëvështrimin tim unë mendoj se pavarësisht këtyre zhvillimeve dhe rrjedhës së mëtejshme të tyre, ato i kanë dhënë mesazhet dhe rezultatet e tye. Pavarësisht se kryeministri Rama, jep apo nuk jep dorëheqje, krijohet apo nuk krijohet një qeveri tranzitore, vjen apo nuk vjen në pushtet opozita, apo “partia” e dalë nga protesta, studentët dhe protestuesit e dhanë mesazhin e tyre, ku arritën:
1- Të shkundin nga themelet pushtetin e korruptuar dhe ti jepet fund pandëshkueshmërisë.
2-Të tregojë forcën dhe rolin e rinisë dhe studentëve për ndryshimet demokratike të vendit, ku populli është sovrani.
3-Të dënojnë drejtimin autoritar të vendit, të krijojet një klimë më demokratike në vend, dhe të ndahet partia nga shteti.
4-Ti tregojnë pushtetarëve se në demokraci duhet përgjegjshmëri, profesionalizëm, meritë, rigorizitet dhe llogaridhënje sovtanit.
5-Ti kërkojnë qeverisë dhe organeve kompetente se duhet të respektohet kushtetuta dhe ligjet në fuqi.
6-Ti japin ultimatum Qeverisë që të luftoi më ashpër korrupsionin dhe krimin e organizuar.
7-Të tregojnë se opozita e Partisë Demokratike në vend është shumë e dobët dhe pothuajse inegzistente, regresive dhe se duhet të ndryshojë rrënjësisht nga forma dhe përmbajtja e veprimtarisë së saj. Në të kundër do të zhduket si forcë politike pasi ajo e ka mbaruar misionin e saj dhe nuk ka çfar të ofrojmë më. Moslejimi i drejtuesve të saj në protestë e vërtetoi plotësisht këtë.
8-Ti bëjnë apel politikës, shtetit dhe shoqërisë që të ndalet shitblerja e pronave tek të huajt. Tjetërsimi i pronës publike dhe shitja e saj me “një euro”, apo për “pesë” pare. Ajo mund të jepet me qera por pa i ndryshuar destinacionin.
9-Të apelojnë se duhen zjedhje të lira dhe demokratike. Të ndryshoi sistemin zgjedhor ku populli duhet të zgjedhë përfaqësuesin e tij, mbi bazë meritokracinë. Të ribëjë kodin zgjedhor, të çbëj ndryshimet kushtetuse dhe të kthehemi te Kushtetuta e vitit 2008.
10-Të ndërgjegjësojë opinionin se demokracia është sistem vlerash dhe të dënojë kultin e “njëshit”.
11-Të shpërndahen në mënyrë më të drejtë të ardhurat kombëtare duke parë me përparësi shtresat në nevojë dhe pensionistët.
12-Mazhoranca të abrogoj Ligjin për Zonat e mbrojtura dhe atë të Investitorëve Strategjik etj.etj.
Këto ishin mesazhet dhe kërkesat kryesore të protestuesve. Merren apo nuk merren parasysh ato, reflektohet apo jo nga organet e pushtetit, zgjidhen apo jo këtë kërkesa, kjo është punë e qeverisë…
Nga ana tjetër mendoj se protestuest dhe studentët, duhet:
1-Të bashkohen pavarsisht diversitetit të mendimeve dhe qëndrimeve të tyre.
2-Të hartojnë një program të unifikuar me kërkesat të qarta dhe t’ja paraqesin qeverisë.
3-Të krijojnë një parti politike të pranuar nga shumica prej dhe të zgjedhin organet udhëheqëse të saj.
4-Partia e formuar të paraqesë programin e saj, të dalë në popull dhe të bëjë fushatë për zgjedhjet e 9 Majit.
Kjo është demokratike, pushteti merret me votë dhe jo në tavolinë.
A është dita e sotme, “Nëntori i Tretë”? Kjo është pytje retorike e vështirë që kërkon zgjidhje. Nuk ka të bëjë kjo pyetje me pushtetin. Pushteti është i përkohshëm, shteti mbetet i përhershëm. Në analizën time arrij në konkluzion se, Nëntori i Tretë, do të ishte bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Ky bashkim u bë i mundur pas 17 shkurt 2008, por nuk u arrit. Kjo arritje e madhe qe faza e parë që i parapriu Nëntorit të Tretë. Ajo u bë e mundur falë krijimit të UÇK-s, luftës së saj heroike me mbështetjen e SHBA-s, vendeve të BE-s dhe NATOS. Çfar ndodhi me fazat e tjera të këtij “revolucioni”? Përsëri pyetja është retorike! Pushtetarët nuk i mbajtën premtimet dhe axhenda për bashkimin kombëtar mbeti një aspiratë… A do jetë kjo edhe një perspektivë? Të shpresojmë!
Pavarësisht kësaj, unë mendoj se në të dy shtetet shqiptare, në Shqipëri dhe Kosovë, në këto vite të demokracisë ka mjaft arritje por edhe dështime. Politikanët e të dy shteteve duhet të hartojnë dhe zbatojnë politika që forcojnë marrëdhënjet midis dy shteteve, që janë të një kombi. Futja e Kosovës në NATO dhe pranimi i Shqipërisë në BE, janë arritje të mëdha për kombin shqiptar. Të tjerat mund të vijnë edhe më vonë…
Rroftë 28 dhe 29 Nëntori!
Zoti i bekoftë shqiptarët kudo janë!
Dashamirësisht, Ibrahim Kabili
Tiranë, më 28.11.2026











