Nga Lekë Pepkolaj
Fuqia në përdorimin e Inteligjencës Artificiale në arsim, për të përmirësuar nxënien, ndihmuar mësuesit dhe nxitjen e nxënies së personalizuar është entuziaste, por edhe pak shkurajuese. Për të pasur një trajtim real rreth saj në arsim, së pari duhet të shkohet përtej skenarëve fantashkencë të kompjuterëve dhe robotëve që mësojnë fëmijët tanë, duke ‘zëvendësuar’ mësuesit dhe duke reduktuar elementin njerëzor nga ajo që është një veprimtari thelbësisht humane ([1], [2]).
Konsideratat etike janë të thella, kur bëhet fjalë për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në çdo lloj mjedisi. Ajo nuk ka një të ashtuquajtur ‘busull morali’, pra, nga një këndvështrim i caktuar, programimi i saj është ‘po aq etik sa zhvilluesi i saj’. TowardsDataScience, na përshkruan dy rekomandime të rëndësishme për të ardhmen, ku duhet [3]: Të kemi etikë të brymosur në idenë se përse po zhvillohet një pjesë specifike e teknologjisë, e pajisur me Inteligjencën Artificiale. Të vëzhgojmë/kontrollojmë/mbrojmë rezultatet e asaj teknologjie për të kuptuar plotësisht sjelljet e saj dhe për të siguruar, që ajo të mos shkelë busullën tonë morale. Në të gjithë komunitetin teknologjik dhe më gjerë, ka një debat të ashpër rreth etikës së Inteligjencës Artificiale, ku shumica e programeve universitare po integrojnë kurse mbi etikën e saj në kurrikulat e tyre [4].
Disa përfitime të mundshme të integrimit të Inteligjencës Artificiale në arsim ([1], [2])
Personalizimi: mund të jetë jashtëzakonisht i vështirë për një mësues të kuptojë sesi të përmbushë nevojat e të gjithë nxënësve në klasë. Sistemet e Inteligjencës Artificiale përshtaten lehtësisht me nevojat individuale të nxënësve dhe mund të synojnë mësimin bazuar në pikat e tyre të forta dhe të dobëta [9].
Mentorimi: sistemet e Inteligjencës Artificiale mund të vlerësojnë stilin e të nxënit, njohuritë paraprake për të ofruar mbështetje dhe arsim të personalizuar.
Vlerësimi: Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë në provime duke përdorur një përgjigje çelës, por gjithashtu mund të përpilojë të dhëna për performancën e nxënësve në forma të ndryshme.
Feedback mbi cilësinë e kursit: Inteligjenca Artificiale mund të përcaktojë informacione specifike ose koncepte që u mungojnë nxënësve, kështu që mësuesit mund të bëjnë përmirësime në lëndët mësimore, metodologjitë dhe mjetet.
Feedback domethënës dhe i menjëhershëm për nxënësit: disa nxënës mund të jenë të turpshëm për të marrë rreziqe ose reagime kritike në klasë, por me Inteligjencën Artificiale, ata mund të ndihen rehat duke bërë gabimet e nevojshme për të nxënë dhe për të marrë feedback-un që duhet të përmirësojnë.
Përfitime të tjera të zbatimit të Inteligjencës Artificiale në arsim
Subjektet që përfitojnë drejtpërdrejt janë: Studentët/nxënësit, Pedagogët/mësuesit, Universitetet/shkollat. Zbatimet e sjellura janë të shumta dhe po shtohen çdo ditë e më shumë ([1], [2], [5], [6], [7], [8]):
Të nxënit përshtatës: përdoret për t’u mësuar nxënësve aftësitë bazë dhe të përparuara duke vlerësuar nivelin e tyre aktual dhe duke krijuar një përvojë mësimore të udhëhequr që i ndihmon ata të përfitojnë kompetencat e duhura.
Teknologji ndihmëse: mund t’i ndihmojë nxënësit me nevoja të veçanta, të kenë qasje në arsimim më të drejta të barabarta.
Edukimi i fëmijërisë së hershme: përdoret për të fuqizuar lojërat interaktive që u mësojnë fëmijëve njohuritë themelore shkollore dhe më shumë.
Të dhëna dhe analiza e të nxënit: përdoret nga mësuesit dhe drejtuesit për të analizuar dhe interpretuar të dhënat, duke i lejuar ata të marrin vendime më të sakta.
Planifikimi: ndihmon drejtuesit të planifikojnë trajnime dhe individët të menaxhojnë oraret e tyre ditore, javore, mujore ose vjetore.
Menaxhimi i shërbimeve të shkollës: monitoron gjendjen e energjisë elektrike, Wi-Fi, shërbimeve të ujit dhe paralajmëron punonjësit e menaxhimit të objekteve kur shfaqen probleme.
Menaxhimi i përgjithshëm i shkollës: menaxhon shkolla të tëra, duke fuqizuar sistemet e regjistrimit të nxënësve, transportin, IT, mirëmbajtjen, planifikimin, buxhetimin, … etj.
Përmirësimi i aftësisë së shkruarit; Mësimi i gjuhëve të huaja; Klasa dhe menaxhimi i saj; Planifikimi i mësimit (leksionit); Krijimi i klasës audio-vizuale; Ndihma në komunikim prind-mësues; Përgatitja e testeve; Sistemet e menaxhimit të nxënies; Lojërat për të përmirësuar angazhimin e nxënësve; Plani i orareve mësimore dhe menaxhimi i zëvendësimeve; Zhvillimi profesional; Siguria kibernetike; Siguria dhe mbrojtja.
Zhvillime të tjera në kohën e sotme: Zbulimi i plagjiaturës; Integriteti i provimit; Kalimi i leksioneve nga me zë në të shkruar; Skeda të përpunuara të diskutimeve në internet; Gjurmimi dhe vlerësimi i suksesit të studentëve; Kërkime shkencore; Krijimi i ambienteve hybrid learning, virtual learning.
Për sa i përket teknologjive specifike të futura në Inteligjencën Artificiale dhe të përdorura në sektorin e arsimit, lista rritet nga dita në ditë. Këtu janë vetëm disa ([1]; [10]; [12]):
Thinkster Math: i përshkruar si një program mësimor i matematikës që përdor ndërveprimin njerëzor dhe inteligjencën artificiale, për të krijuar programe të nxënies së personalizuar. Jill Watson, Cognii: asistent mësimor virtual. Brainly: një faqe e mediave sociale për pyetjet në klasë. Nuance: softuer për njohjen e të folurit, është në gjendje të transkriptojë deri në 160 fjalë në minutë. KidSense: një mjet zë-tekst me algoritme të ndërtuara për të njohur fjalimin, ndonjëherë më të vështirë për t’u përkthyer.
Nga teknologjitë e përmbajtjes (lëndore) mund të veçojmë: Palitt: blloqe mësimesh të personalizuara, programe mësimore ose tekste shkollore. Cram101: shndërron çdo libër shkollor në një udhëzues studimi inteligjent, të kompletuar me përmbledhje kapitujsh, teste praktike të pakufizuara me zgjedhje të shumëfishta dhe të vërteta/të gabuara, flashcard (një pjesë mësimore) etj. JustTheFacts101: thekson dhe gjeneron përmbledhje specifike për çdo libër dhe kapitull.
Chatbot të tjerë: të nxënit e personalizuar dhe mbështetje akademike ku veçojmë, Carnegie Learning’s Mika, që ofron mësime në kohë reale në matematikë dhe gjurmon përparimin e studentëve. ALEKS, ofron nxënie të personalizuar në matematikë, kimi dhe ekonomi. Ndihmë për detyrat e shtëpisë: Socratic by Google, ku ndihmon studentët me matematikë, shkencë, letërsi dhe më shumë. Mathway, i specializuar në zgjidhjen e problemeve matematikore, nga aritmetika bazë. Duolingo Bots, ofron ndihmë për mësimin e gjuhës dhe praktikë bisede.
Udhëzues për përgatitjen dhe studimet e provimeve: QuizBot, ofron kuize të personalizueshme në lëndë të ndryshme për t’i ndihmuar studentët të përgatiten për provime. StudyBuddy, u ofron studentëve plane studimi të personalizuara bazuar në stilet e tyre të të nxënit. Bots për përgatitjen e testeve, për shembull GRE, SAT, ACT, ofrojnë pyetje praktike, këshilla dhe strategji për teste të standardizuara. Pounce: një chatbot i krijuar për të ndihmuar studentët gjatë procesit të regjistrimit. SchoolMessenger: një platformë komunikimi për shkollat K-12, për të lehtësuar komunikimin prindër-mësues.
ChatGPT: partneri jonë i ideve ‘breshëri’ me Inteligjencën Artificiale. Paperity: superheroi i kërkimit bibliografik. Scite: ruajtësi dhe kontrolluesi vigjilent i studimit të fakteve në studimet tona. QuillBot: mrekullia e parafrazës. Research Rabbit: mjeshtri organizativ i punimit tuaj kërkimor. Consensus: katalizator për bashkëpunim. Scholarcy: përkthyesi juaj personal, zbërthen tekstet komplekse në pjesë të menaxhueshme, sqaron konceptet e paqarta dhe u përgjigjet pyetjeve tuaja kërkimore. Trinka: përmbledhësi i Inteligjencës Artificiale. Tableau: mjeti krijues për analizën e të dhënave. ChatPDF: përmbledh dhe analizon tekstin me lehtësi, duke hequr zhargonin dhe duke theksuar informacionin thelbësor ([10], [12]).
Mjetet e Inteligjencës Artificiale mund të përmirësojnë përfshirjen dhe aksesin universal në arsim në disa mënyra, duke përfshirë: Akses për nxënësit që mund të mos jenë në gjendje të ndjekin shkollën për shkaqe të ndryshme. Shërbim nxënësve që duhet të mësojnë në një nivel tjetër ose në një lëndë të caktuar, që nuk është e disponueshme në shkollën e tyre [1].
Inteligjenca Artificiale në Arsim përtej zbatimeve të shumta dhe me mjaft vlerë ka edhe kufizime [11], ku disa prej tyre vijnë nga formati i zakonshëm i teknologjisë dhe pjesa tjetër nga vetë Inteligjenca Artificiale. Ka çështje që nga njëra anë sjellin përparësi dhe nga ana tjetër kufizim:
Humbja e lidhjes (kontaktit) njerëzor: mungesa e kontaktit empatik.
Mungesa e inteligjencës emocionale dhe të aftësive ndërpersonale të nxënësve.
Privatësia dhe siguria e të dhënave: të dhënat personale të nxënësve, hyrja tek informacioni, autorësia janë të pa mbrojtura.
Paragjykimi dhe barazia: nëse të dhënat në hyrje përmbajnë paragjykime, diskriminim gjinor ose racor, atëherë kemi një përjetësim pa dashje të tyre.
Varësia e tepërt nga Inteligjenca Atificiale: mund të pengojë të menduarit kritik, krijues dhe të pavarur.
Zëvendësimi i punës për arsimtarët: njohuritë unike, krijueshmëria dhe përshtatshmëria që mësuesit njerëzorë sjellin në klasë vështirë të zëvendësohen.
Përsonalizim i kufizuar: ende mund të luftohet për të ofruar arsim të vërtetë të personalizuar për çdo nxënës, me stilet dhe nevojat individuale të të nxënit.
Gjithëpërfshirja dhe barazia: teknologjia e avancuar mund të mos jetë e arritshme për të gjithë nxënësit, veçanërisht ata me prejardhje të pafavorshme.
Probleme teknike dhe keqfunksionime të sistemit.
Vlerësimi dhe reagimi jopersonal: mungojnë feedbach specifik që ofrojnë mësuesit njerëzorë.
Shpërqëndrimi dhe kryerja e shumë detyrave: humbja e qëllimit fillestar.
Dyshimet etike: si duhet të përdoren në mënyrë etike të dhënat?
Trajnimi i mësuesve mbi përdorimin e saj.
Kostot e shtrenjta të zbatimit: mund të çojë në mundësi të pabarabarta për nxënësit. Humbja e dinamikës së klasës të drejtuar nga njeriu.
Bibliografia
[1] https://onlinedegrees.sandiego.edu/artificial-intelligence-education/
[2] https://www.theedadvocate.org/vision-future-artificial-intelligence-education/
[3] https://towardsdatascience.com/the-importance-of-ethics-in-artificial-intelligence-16af073dedf8
[4] https://onlinedegrees.sandiego.edu/classes/ethics-in-artificial-intelligence-maai-531/
[5] https://ditchthattextbook.com/ai/#t-1671292150924
[6] https://appinventiv.com/blog/10-ways-artificial-intelligence-transforming-the-education-industry/
[7] https://www.cis-spain.com/en/blog/the-benefits-of-ai-in-education/
[9] https://www.theatlantic.com/sponsored/vmware-2017/personalized-education/1667/
[10] https://patugwu.com/blog/ai-apps-for-researchers/
[11] https://patugwu.com/blog/negative-effects-of-ai-in-edu/