MONOLOG I ADEM JASHARIT

0
1719
Adem Jashari

MONOLOG I ADEM JASHARIT – poezi nga dorëshkrimet 1997

Kosovë, dita e arbërorëve ka për të aguar
shtëpia ime e di udhën sesi bëhemi të lirë
shtypja këputet prej s’trashi thotë populli
e kaluara na la shumë çështje të pakryera,
mbi gjysmën e atdheut e kemi t’pushtuar.
Pyes, si ta shoh kështu Kosovën dardane,
në shtetrrethim, n’arrest, dhe të plagosur!
Shtëpia me njerëz shumë është sulmuar,
sovraniteti etnik i shtëptisë do përgjigjet,
luftën me asnjë çmim nuk do ta humbim
përderisa të ketë njerëz, armë dhe barut.
Trima, jam lindur ditën e flamurit, ditën
e lindjes së tij, ditën e festës së flamurit,
kjo është arsyeja që e kam hijen e burrit.
Kosovë, një zë më vjen nga toka, më
vjen të kryengritem, shtëpia s’dorëzohet,
Serbia, do ta kuptoj s’e këtu është e huaj.
Nënë, babë Shaban, Hamëz e xha Rifat,
shtëpia me njerëz shumë do të qëndrojë,
nuk nënshtrohemi. Në këtë tokë Kosove,
janë ëndrrat dhe betimi ynë për pavarësi.
Grusht, por dhe plumb atij që vret dhe i
ndjek djemtë tanë. Kosovë e kohës sonë,
larg nga dilemat si ti përgjigjemi armikut.
Trima, lëvizeni frymën e UÇK-së për luftë
zëri shtëpisë me shumë njerëz s’dorëzohet,
UÇK-ja, trimja e të gjithë neve ju fton, të
mblidheni, të bashkoheni, të kryengriteni!
Unë besoj tek lufta dhe, besoj tek dhimbja,
ndonjëherë pyes, sa armiq duhet t’i vrasin
këto duar, që serbi ta kuptoj s’e në Kosovë
është i huaj! Është pushtues! Është armik!

Atdhe Gecipoezi nga dorëshkrimet, 1997

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.