DIKTATORI VUÇIQ: UNË JAMË SERBIA

1
480
Miloseviq - Putin - Vuçiq

Nga Binak MAXHARRAJ

Asgje e jashzakonshme. Sot në veriun e Kosovës ndodhi ajo qe është gatuar e pritë qe dy dekadat, është finalja e një loje qe po e luan diktatori srb Vuçiq përmes veglave të tyre ne “Lista Srpska”, por ashiqare sipas skenarëve, të cilët dikur i përdorte edhe diktatori Millosheviq i cili gjatë viteve te 90-ta permës nacionalizmiz ekstrem serb organizoi protesta dhe mitingje anë e mabë ish-jugosllavisë për të vtemin qellim për te krijuar Serbinë e Madhe. Për këtë ai i shkatetoi katër luftëra të përgjakshme. Posaqerishe në Kosovë inskenonte dhunën te cilën u mveshte shqiptareve, siç ishte rasti Martinoviq ne Gjilan kur ai e lendoj vehtën me shishe në anus, pastaj dhunimi i plakave serbe,prerja e fidaneve dhe shkaterrimi i varrezave serbe e shumë tjera për te cilat fajsoheshin shqiptaert, qe me vonë u verteuta se të gjitha këto i bënin vetë serbet.

Por, diktatura edhe pas çlirimit të Kosovës, edhe pas Millosheviqit po vazhdon por me një diktator tjetër, me një pinjoll të tij, me një dictator të rijë me fashistin dhe çetnikun Alesandër Vuçiq i cili po vepron me skenarë të njejtë si dikur Millosheviqi por me metoda tjara shumë përfide dhe me autor tjerë, por qe e ka të njejtin qellim teritorin e Kosovës. Diktatori i ri Vuçiq skenarët e tij po i zbaton perms te ashtuquajturës “Lista Srpska”.

“Lista Srpska”, e cila ashiqare është një kancer për Kosovën, ajo nuk u formua rastësisht por qellimshëm, ateherë kur serbetë vendas filluan si ne veri dhe në krejtë Kosovën t’i formojnë patitet e tyre ne bashkëpunim dhe inkuadrim te plotë me institucionet e Kosovës. Por, kjo nuk i pelqente diktatorit te ri presidentit te Kosovës Aleksandër Vuçiq. Duke e pare se kah po i shkon veriu i Kosovës u qartë bëri çmos qe këtë të pengoi. Dhe ia doli duke e injektuar kancerin Kosovës permës ”Lista Srpska”, e cila qendren e kishte ne Beograd e jo në Prishtinë. Eshtë e dhëmbëshme dhe bile shumë e dhembëshme kur “Lista Srpska” u përkrahë bile edhe u ndihmua nga liderëtë e atëhershmëm te shantazhuar, që ishin në pushtët bule këtë e sanksionuan edhe me Kushtetutën e Kosovës duke ia dhënë kësaj Liste edhe 10 deputet shtesë, por edhe duke i përjashtuar te gjitha partit serbe pro-kosovës qe vepronin para formimit të “Lista Srpska”.

Dhe shumë shpejtë”Lista Srpska” u vu nën diktatin e diktatorit Vuçiq e cila shumë shpejtë e bëri gllaberimin e Kosovës, kur atje sot asgje nuk ka shqiptare,çdo gje është serbe, atje nuk ndegjohet kengë,e as vajtim mortor shqiptarë, sespe fill pas çlirimit edhe ajo pjesë e populates shqiptare u debuar me dhunë nga shtepit e tyre, sespe Veriun e kishin kapë ne dorë sigurimet e huaj shteterore me UDB ne krye dhe me ate DGS te Frances, por kjo ndodhi se edhe vetë lideret e posadalur nga lufta por qe dhunshëm e morën pushtetin nuk i lejina shqiptaret te këthehën nëpër shtetoit e tyre dhe ja kështu mbeti Veriu i Kosoves “jetim”ne duart e një fantazme famëkeqe, terrorizuese të “Lista Srpska”, pas te cilës qendron diktatori famekeq fashishti dhe çetniku Aleksandër Vuçiq.

Mbeti ne duart e kriminelve të llojit Rakiq, Veselenoviq, Radojqiq me te cilët për dy dekada atje lilëzonte korrupcioni dhe krimi i organizuar, e shpesh here edhenë bashkëpunim më liderët shqiptare te shnatazhuar nga Serbia.

Shikoni videon nga Marin Mema në lidhje me planet sekrete serbe
për ser izimin e Veriut të Kosovës – kliko Watch on YouTube:

Por, kur qeveria e re në krye me Albin Kurtin i fitoi zgjedhjet- referendum te 14 shkurtit 2021 ku mor mbi 50% të vitave dhe kur lideret e shantazhuar e te korruptuar te qeverive te më parme populli i hodhi në opozitë si stervinat,bota e krimit te organizuar perms “Lista Srpska” u ndie shumë e trazuar sepse “diçka”me Albin Kurtin nuk po ju shkonë sikur vepronim me lidërët e më parshëm me të cilët vepronin siç deshironin pa kurrfare pengese, sespe ata liderë te shantazhuar e te rraur ne korrupcion deri ne fyt nuk qanin kokën qe te venin njefarë rregulle apo te zbatonin ligjet edhe ne Veri.

Por, këtë po tenton ta bëjë qeveria e re me Albin Kurtin ne krye një njeri i pakorruptuar me te cilin serbet e as bota e krimit te organituar ne veri, e bile as vetë diktarori Vuçiq nuk po ndihën komodën me shtrirjën e sovranitetit ne veri, siç beri kjo qeveri nuk ia ndali Serbisë Referëndumin dhe zgjedhjet serbe në Kosovë, por edhe perms vuarjën e reciprocitetit /Të gjith këto ashiqare nuk po i shkojnë për shtati diktarorit Vuçiq dhe veglave të tij ne Veri e sidomos kjo e fundit me tagrat për te cilat Kosova ka te drejtë qe ti vendos, por qe për këtë ishte pajtuar edhe Serbia në Bruksel. Dhe pikërishtë këtu fillonë resistenca serbe. Kosova sot është ne rrethim te hekurt nga Serbia me altileri dhe me te gjitha mjetet e sofitiskuar ushtarake dhe presin urdhiin e diktarorit për sulm,nen pretekstin se dronet e Kosovës (qe si ka afre)po e frikësuekan Serbin.

Sikurse nga ana jetër “Lista Srpska” nen diktatin e diktatorit Vuçiq po e kryen punën e vetë që i është dhënë, sepse para këtij urdhëri diktatori Vuçit ditë me pare ishte takuar ne Beograd me ambasadorët e Rususë dhe Kinës, sigurisht për të marrë pelqimin e tyre, kur pas kësaj ai i urdheroi bandat e tij ne Veri ne Krye me Rakiqin qe te veprojnë.

Dhe ata sot vepruan,e bën ate çka është pritur të bëhët,asgjë te jashtëzakonshme, sespe veprime te tilla kriminelt serb ne veri bëjnë qe dy dekada,por diktatori ua dha ultimatumin. Ata sot edhe zyrtarisht dolën nga institucionet e Kosovës, deklaruan:
Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri“, vlerësoi kryetari i Listës Serbe, çetniku Goran Rakiq pas takimit.

Kjo ndodhi sipas tij si pasojë e konvertimit te targave RKS e heqjën e atyare ilegale,por edhe si pasojë e “vendimit të paligjshëm dhe anti-serb” të Kosovës, për suspendimin nga puna të drejtorit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriq, i cili ashiqare haptas e refuzoi zbatimin e qeverisë se Kosovës. Por kjo nuk është hera e pare qe ndodhë në Kosovë. Edhe me pare ka pas ministra siç ishte Gjergjviq, i cili haptas i kishte injiruar masakrat e kryera ne Kosovës, e sidomos ate me te tmershmën masakren e Reçakut për te cilën thoshte se e kanë bër vetë UÇK, etj. etj.

Por, ultimatumi i çetnikut Rakiç shkon edhe më larg me kërcnim të llojit te vetë me xeher e vrer antishqiptar kur thotë:
Derisa Kosova nuk i tërheqin vendimet e njëanshme dhe të kundërligjshme për riregjistrim, derisa të formojnë Asociacionin e komunave serbe në përputhje me marrëveshjet (e nenshkruara nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, vrejtja ime), nuk ka kthim pas”. Por Rakiq kërcënon edhe me mundesinë e krijimit te instituconeve te poaçme ne veri te Kosoves ta ndara nga ato qendrore.

Siç po shihet situate ne Veriun e Kosovës është nuk është e mirë, është artificialisht e tensionuar. Atje janë edhe mbi 300 martoneta të sherbimeve secrete serbe BIA dhe atyre Ruse GRU të cilët qe mori janë dislokuar ilegalisht. Por, atje se bashku me ta janë edhe kriminelët si Rakiç, Radojçiq dhe Veselenoviq te cilët presin urdhërin nga diktatori Vuçiq për veprim.

Por, pse kjo situate aggressive me plot tensione po vjen bash tash nga Serbia?!

Kjo është edhe si pasojë e dialogut të deshtuar i cili për 12 vite nuk solli asgjë pos shantazheve nga ana e Serbisë, dhe prolongimin e tij poë aq kohë sa mndet. Por dialogu nga na e Serbisë kurr nuk ishte i sinqertë, ajo nuk hyri ne dialog për interesin dhe përmiresimin e gjendjes se serbeve atje, sespe të drejtat e tyre në Kosovë ishin me të avansuara më tëpër se sa të drejtat e pakicave kudo ne Evropë të cilat ishin te sanksionuar edhe më Kushtetutën e Kosovës.

Por interesi nacional, apo strategjia e Serbisë nuk isdhte pozita e serbeve ne Veri por diçka tjetër ajo donte diçka me shumë e donte veroin e Kosovës te praruar ne arë. Thjeshtë të gjitha këto broçkulla, tensione artificial nga Serbia e kanë për qellim vetem një gjë: nderprerjën e dialogut qe te mos vije deri te ndonjë Marevsshje përfundimtare për te cilat kohëve të fundit po insiston edhe bashkesia ndërkombëtare si BE e sidomos Amerika, e cila ka për qellim bllokimin e mareveshjës përfundimtare midis Kosovës e Serbisë,dhe mu për këtë arsye krijon problem,e tensionon situatën pa bevojë si rasti me target, etj., qe për qellim kanë qe për sa te jetë e mundur Serbia ti bishtnojë një marevshje përfundimtare, me kushtë qe asjo edhe te largohet nga dialogu. Kjo çka po ndodh sot ne veri e tregon qartë interesin e Serbisë për aneksim të veriut të Kosovës nëpër disa etapa.

Për situatën e tensionuar ne veriun e Kosovës si strategji përmanentë e Serbisë për këto tri dekata dhe terheqëjës e “Lista Srpska” nga të gjitha institucionet e Kosovës nuk është diçka e re, është e prituar dhe e palifikuar mire nga vetë diktatori Viçiq për ti ikur përgjegjesive me rastin e ndonjë marevshje të imponueshme nga bashkesia nsërkombëtare. Lidhur me situatën e sotme kur ”Lista Srpska” u tergoq nga institucionet e Kosovës, pati reagime te ahspra nga analistë te ndryshëm, të cilët i sygjerojnë qeverisë të mos tërhiqet nga vendimet e saja legjitimi për te ushtruar sovranitetin e vetë të plotë në veri.

Lidhur me këtë verpum te”Lista Srpsak” ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke theksuar ne veçanti se: ”Veprimet e sotme të Serbisë, të cilat detyruan përfaqësuesit e zgjedhur dhe të emëruar të serbëve të Kosovës të tërhiqen, qoftë edhe përkohësisht nga pozitat e tyre në institucionet e Republikës së Kosovës, kanë për synim destabilizimin e veriut të vendit. Tërheqja e ministrave, deputetëve dhe e pjesëtarëve të komunitetit serb nga Qeveria e Kosovës, Kuvendi i Kosovës dhe Policia e Kosovës është akt kundër demokracisë, sundimit të rendit e ligjit. Një veprim i tillë është bërë me presionin e pushtetit në Beograd”.

I fuqishëm ishte edhe reagimi i kryeministrit Kurti:

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u bëri thirrje serbëve “të mos bien pre e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike”, duke u bërë thirrje atyre që të qëndrojnë me shtetin. Serbia duke mos qenë vend demokratik po bëhet “mjet i Kremlinit”. Ai pastaj thekson se: Iftoj të gjithë qytetarët serbë në Kosovë, që ta ruajnë qetësinë, paqen dhe sigurinë. Unë nuk jam kryeministër kundër juve, por Beogradi është kundër meje. Unë jam kryeministër që do t’ju shërbej duke respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës. Prioritet imi janë luftimi i korrupsionit, pra drejtësia, dhe zhvillimi ekonomik, pra punësimi; barazi e mirëqenie për të gjithë, pa dallim etnie, feje apo prejardhje.

Eshtë shumë interesant reagimi i mjerë i opozitës, reagimi i Memlit dhe Lumirit ishte i mjerë, ku me shumë e lenin fatorë për sitatën qeverinKurti se sa Serbi n qe po kërcnon me luftë, për largimin e “Lista Srpska” nga institucionet e Kosovës, për rrezikun qe po i kërcnohet Kosovës… Mosreagimi i opozitës ne situatën kur Kosova është në rrezikë e cila po i përjeton çastët me te veshtira qe nga pas lufta, tregon injorancën e tyre, qe sipas tyre nuk qenka problem Serbia e cila po i “kërcnohet me jetë Kosovës”, por për ta problem qenka qeveria Kurti e cila qe për dy vite rresht nuk ndalën me kritika paushalle, te pa baza ndaj qeversië Kurti e cila po mundohet te vejë një rend dhe sovranitet ne veri qe ishte si pasojë ekskluzivishte e mos veprimut te qeverive tem ë parshme të këtyre qe sot janë ne opozit.

Kjo do te thotë ndryshe se edhe në këto qaste te veshtira te Kosovës ”për jetë a vdekje” kjo opozitë e mjeruar sikur po i bejnë karshillek Serbisë duke theksuar se Kurti na qenka fajtor për target, e jo Vuçiqi të cilat po e pengojnë ate, por nga nga i cili i kanë marrë urëdhëtar për bojkotimin e institucuoneve. Sjellja e këtill e opozitës është idioteske dhe e poshtër, kur ajo po i venë ne radhë të pare interest e Serbisë se sa te Kosovës

Por shumë më Iiashpër, bile edhe kërcnues ishte reagimi i dy PANI-stëve Ramuash Hajradinajt dhe Fatmir Limaj të cilët si çdo here duk e pasur parasyshë lakmin e tyre për pushtet e jo për shtet e kërcnojn qeverin Kurti e jo Serbin qe po kërcnon me luftë: ”Kurti duhet te reflektojë dhe te ndërpres shkaterrimin e vendit, përndryshe do te jemi te detyruar ta ndërprejmë ne” pa e fajsuar me asnjë fjalë Serbinb e cila po kërcnon qe sa vite me radhë.Ndresa ideologu tjetrë Fatmirë Limaj,te cilin vaota e popullit e rrexoj për tokë duke mos e lën as ti afrohet Parlamentit e kërcnon Kurtin se”nuk duhet, sipas tij, e të mos bëjë eksperimente me te tashmën dhe te ardhshmën e shtetit.

Duhet te heq dorë nga politikat e tij populiste. Ndryshe kjo i bije sipas Limajt se qeveria Kurti duhet te heqë dorë nga sovraniteti dhe integriteti i Kosovës, të vazhdoi aty ku e lane Panistet me qellimi te dhënjës se veriut Serbisë, ashtu siç ia dhanë token Maqedonisë dhe Malitë te Zi, dhe më këtë Serbia do të ishte e kënqaur me marrjën e Veriut, nuk do te bënte problem e fare, bile edhe do ta njihte si shtet, por edhe nuk do te kundershtonte edhe sikur te bashkohej me Shqiëperin ashtu e cunguar pa veriun

Por, është koha qe opozita të këthjellet të vijë ne vehtë e sidomos ne këto ditë te veshtira kur armiku jonë shekullor po tenton ta gllaberojë përseri Kosovën. Kosova sot me tëpër se kurr ka nevojë për një unitet, për një përbashkim pozitë e opozit në një front në mbrojtjën e Shtetit, sidomos në këto orë te liga, e jot e lujan lojën e djallit me Serbin. Të përbashkuar, kështu me se miri luftohet Serbia sespe as Amerika e as Evropa nuk mund të ju sjellin ne në pushte pa voten e popullit.

Mendoj se këto ngjarjet e fundit do te jenë mesim edhe për faktorin nderkombetar si për BE e Amerikën, se me ne fund e kanë kuptuar lojën e diktatorit Vuqçiq rreth dhe për Kosovën. Duhet ta kuptojnë se Kosova po lufton për shtrirjën e sovranitetit te Kosovës ne tërë teritorin e vetë ndekombëtarisht të pranua e te sanksionuar edhe nga GJND, kurse Serbia po lufton jo për pozitën e serbeve ne veri, por për dsiçka me shumë për te ndarë Vsriun e Kosovës sespe kjo eshtë andrra,ky është interes nacional i Serbisë.

Pra, Serbnia dhe vetem Serbia ne krye me diktatorin Vuçiq është kërcnuesi kryesor i tensionimit te gjendje në Veri permës kriminelve të tij Rakiq, Veselenoviq dhe Radojqit, të cilët janë vegla ne duar te Vuçiqit. Pra nyeja e situates se tensionuar ne veri është e lidhur vetem me një njeri, me diktatorin Vuçiq ne te cilin bashkesia ndërkombëtare BE dhe Amerika duhet te bëjnë trysnei, presion me te madh duke ia bërë me dije se Kosova është e humbur njëherë e përgjuthëmonë për te, ne te kundërtën ai do te bejë telashe çdo here e në çdo kohë, kur dihet se Serbia nuk është e gatshme për ndonjë mareveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën dhe se ajo i bënë këto veprime qe të mos vije deri të ndonjë marevshje përfundimtare.

Shënim: Albini sa më fort që i bie, aq më fort do të reagojnë serbët. Me serbët ka dy rrugë, ose marrëveshje, ose trajtim me qetësi i marrëdhënieve me ta, se përndryshe me forcë nuk mund t’i mbajë Kosova nën territorin e saj. Duhet kujdes. Se në emër të patriotizmit, Albini mundet të krijojë probleme në veri, dhe bashkësia ndërkombëtare lodhet një ditë e thotë: “veriu t’i bashkohet Serbisë”. Si do të veprojë Albini, nëse kjo ndodhë? A ka forca ai për ta mbajtur veriun, pa ndihmën ndërkombëtare?

Se një gjë është të keshë të drejtë, e dihet se Albini ka të drejtë, por gjëja tjetër është të marrësh të drejtë, e kjo varet nga ndërkombëtarët. Kosova e Albini duhet të shikojnë më shumë gjërat themelore – e kam theksuar disa herë këtë, uljen e furnizimeve nga Serbia dhe varësisë ekonomike e tregtare nga Serbia. – Kjo është me rëndësi. E jo targat, që mund të shtyhen, si sugjerojnë amerikanët, pasi bota tani është në një krizë të madhe dhe nuk ia kanë ngenë Kosovës. Por Vjosa e Albini janë kukumjaçka, rrinë gjithë kohës duke u ankuar se fajet i kanë serbët, e ne e dimë këtë, por mos i nguc mutërit, se qelben… /AÇ

1 KOMENT

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.