“Shqiptarët” e baba Dovletit me dëshirë shkojnë si qeni në rrush në Çanakkale Savaşı (Betejën e Çanakalasë)

0
321
109 - vjetori i Çanakalasë

Ndonëse me vonesë, ka ardhur koha dhe momenti i duhur historik, për të bërë sa më parë dhe sa më mirë, me ndërgjegje të lartë personale dhe kolektive (brenda komunitetëve dhe grupmoshave në nivelet e ndryshme të shkollave) në gjerësi dhe thellësi: De-erdoganizmin dhe De-otomanizimin e Qeverisë Kuislinge Neo-Otomane të Shalgjatit; De-otomanizimin e Universitetit mbushur me “profesor” dhe “studentë” neo-otomanistë të Shkodrës; De-otomanizimin e domosdoshëm të lagjeve, rrugicave, shkollave, qendrave kulturore, objekteve fetare, “bamirëse” etj., por mbi të gjitha të Bashkisë së qytetit verior; De-otomanizimin dhe pastrimin e vazhdueshëm të ambientëve publike fatkeqsisht dhe turpërisht të Shkodrës… Ky është turp, mjerim dhe shpërlarje fatkeqsisht e madhe non stop e atyre pak vatrave të trurit të ngrirë, që u kanë mbetur gjallë, pikërisht atyre kolonëve apo mbetjeve të huaja otomane, që bëjnë dhe mbështesin provokime të mirëfillta antishqiptare

LUFTA E ÇANAKALASË NË SHKODËR!? Lufta e Çanakalas, ose beteja e Gallipolit në prill 1915 deri më 9 janar 1916 në Turqi, nga njëra anë luftonin ushtritë angleze dhe franceze dhe në anën tjetër luftonte ushtria osmane me ndihmë nga Austro-Hungaria dhe Gjermania. Në këtë beteje, pësuan vdekjen, pa ndonjë arsye të logjikshme tragjikisht rreth 25.000 shqiptar, kryesisht të shpërngulur dhunshëm para vitit 1912 në Turqi dhe të tjerë të organizuar nga disa qytete të trojeve arbërore. Me këtë rast në rolin e një intelektuali, shtrojë pyetjen, perse na u dashka kjo ngjarje nga Ambasada Turke të përkujtohej në Shkodër e pikërisht të përkujtimorja e komandantit pushtues, Hasan Riza Pasha, e ngritur para disa viteve në mënyrë enigmatike!? Përgjigjen i takon ta jap Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë dhe pushteti lokal në Shkodër!Dom dr. Nikë Ukgjini (Fakebook)

Klajd Kapinova

“I urrej viktimat, që respektojnë çmendurisht ekzekutorët e tyre.”  – Sartri

A ka lagje apo territor në zonat periferike të qytetit të Shkodrës, që quhen me emrin apo topinimin e mirëfilltë otoman islam Çanakala!?

Ku ndodhet ai në hartën e qytetit të Shkodrës!?

Cila është historia e origjinës së vendosjes së këtij emëri dhe pse pikërisht sot ky absurd otoman islam përkujtohet si provokim i hapur në qytetin dhe popullin tonë që nuk ka asnjë lidhje me Turqinë!?

A është ky një kërcënim i hapur publik i programuar me paramendim si pjesë e propagandës së mirëfilltë të ringjalljes banale dhe pervese të neo-otomanizmimit dhe erdoganizimit sot me profil dhe motive radikale politike xhihadiste otomane nga Ambasada e Turqisë (Neo-Otomane) që fatkeqsisht e mjerisht vegjeton tek shpërthen me shqelma herë pas here me provokime të tilla turpi kundër nesh në Tiranë, Shkodër e gjetkë, duke nxitur dhe promovuar provokime të hapura fyese antishqiptare, ndaj historisë së qytetit të Gentit dhe Teutës dhe vendlindjes sonë Shqipërisë!?

Përse Qeveria e kuqe e Erdoganit III në Tiranë, Ministria e Kulturës, Akademia e Shkencave Neo-Marksiste dhe Presidenti i Shqipërisë as mish as peshk, nuk largojnë nga Shqipëria si Persona Non Grata të gjithë personelin diplomatik të Ambasadës Turke (Neo-Otomane) në Tiranë, e cila vazhdimisht po bën provokime dhe propagandë të mirëfilltë radikale otomane islamike të periudhës më të errët dhe më të përgjakshme antishqiptare të sundimit të ish Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane, e cila për 700 vjet fatkeqsisht ka bërë krime masive në seri dhe Genocid sistematik, kundër trojeve të Arbërit dhe popullit tonë!?

Kur dhe kush e vendosi këte emër dhe pse pikërisht në trojet e Arbërit dhe qytetin tonë të lashtë martir!?

Nese nuk ka një emërim të tillë sot me bazë historike, atëherë pse duhet të rimblidheni vazhdimisht në emër të universitetit shtetëror apo qendrave oromane fetare dhe laik të gjithë ju dhe të diskutoni si budallenj otoman islam për një ngjarje apo histori që nuk është e jona, duke bërë me ndërgjegje de-shqiptarizimin e popullit dhe taksapaguesve mjeranë dhe naiv studentë!?

Hasan Riza pasha - pushtues

Po cila është historia e vërtetë e vetëvrasjes apo xhihadit masiv si mish për top për arsye fetare islame të fanatikëve shqiptarë!?

 Historia e vetëvrasjes masive me dëshirë për Turqinë apo e fatit tragjik të shkuarjes si mish për top të shqiptarëve radikal muslimanë në Betejën e Çanakalasë të viteve 1915-1916!?

Pse ende sot fatkeqsisht në cdo varrezë të tyre atje ku ndodhen mbi varr kanë vetëm flamurin islam otoman dhe jo atë shqiptar, kur dihet se ata ishin arnaut!?

Kujtojmë, se Shqipëria me trojet e saj etnike asokohe kishte 3 vjet (28 nëntor 1912), që ishte shpall shtet i pavarur formalisht nga Perandoria Xhihadiste Islame Otomane, pra, para fillimit të luftës në fjalë nga vetë ish ligjvënësi i Parlamentit perandorak kalifatist otoman islam Ismail Bej Qemali etj.

Fatkeqsisht historia e shqiptarëve haxhiqamilas fanatik islamik, u përsërit edhe në shekullin XXI, kur shumë burra muslimanë me gratë dhe fëmijët e gjinit e të rritur analfabet (naiv dhe të pafajshëm) nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, shkuan në Iraq dhe Siri, për t’iu bashkuar si mish për top luftës radikale fetare islamike (jihad), për shtetin islamik apo sikurse njihej asokohe ISIS dhe si zakonisht lanë lesht peng aty ose me saktë lanë fatmirësisht kockat e tyre pa asnjë vlerë dhe mirënjohje nga askush…

Asokohe në Betejën e Përgjakshme të Çanakalasë, u vranë fatmirësisht me vetëdije dhe për mend e kresë mangut mbi 25 mijë shqiptarë trushpërlarë muhamedanë.

Rikujtoj nga burimet enciklopedike historike britanike dhe të tjera europiane, se ajo ishte realisht një nga betejat më të madhe e të përgjashme në kohën e Luftës së Parë Botërore, ku nga njëra anë luftonin ushtritë angleze dhe franceze dhe në anën tjetër ishte ushtria (e dekompozuar e asaj cfarë kishte mbetur nga periudha otomane islame) turke me ndihmë të austro-hungarezëve dhe gjermanëve, në të cilën u vranë 25 mijë budallenj, që ishin si zakonisht vullnetarët trushperlarë arnautë ose 10% e të gjithë viktimave, që shkuan për lesh asokohe, të manipuluar dhe të komanduar nga babai i Turqisë Mustafa Kemal Ataturku.

Beteja në fjalë, ishte mes dy ushtrive jo të barabartë në numër dhe armatime, ku në njërën anë ishte armata e bashkuar e Antantës, ku sikurse dihet bënin pjesë ushtarët anglezë, zelandezë, australianë, etj., dhe në anën tjetër Divizoni 19 i ushtrisë islame turke, i përbërë kryesisht nga shqiptarët fanatik (haxhiqamilistë) muhamedanë të Rumelisë, të mobilizuar me dëshirë, ku si sherrbudall  e pa tru flijuen jetën e tyre boshe dhe pa vlerë për islamin (si shehi) dhe baba Dovletin e tyre.

Sikurse dihet gjeografikisht Ngushtica e Dardanelëve, është një kanal i gjatë detar, që ndan Evropën prej Azisë së Vogël, e cila ka histori mijëvjeçare e mbushur historikisht me shumë mite dhe legjenda. Në këte ngushticë shtrihen gjithashtu edhe brigjet e Gadishullit të Galibolusit në anën e Evropës dhe asaj të Peninsulës në pjesën aziatike nga më të lashtat.

Nga historia mësojmë se këtu është edhe Troja legjendare (Lufta e Trojës rreth viteve 1235-1225 para Krishtit, në mes akejëve helenë dhe trojanëve dhe aleatëve të saj, paionëve, dardanëve, etj.)

Në fund të korrikut të vitit 1914 në Europën Juglindore (Ballkan)[1] do shpërthej Lufta e Parë Botërore. Turqia, në atë kohë ndodhej në një gjendje të rëndë ekonomike, financiare dhe politike, mbasi ende nuk ishte shkëputur përfundimisht nga sundimi i keq islamik perandorak i sulltanit dhe kalifatit radikal islamik të tij. Më 28 korrik, Austro-Hungaria i shpalli luftë Serbisë.

Në ditët e para të gushtit të vitit 1914, konflikti austro-serb u shndërrua në një luftë botërore, midis Gjermanisë e Austro-Hungarisë nga njëra anë dhe Anglisë, Francës dhe Rusisë nga ana tjetër. Asokohe Turqia, ishte rreshtuar në anën e Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë.

Më 25 prill 1915, do të zhvillohej njëra ndër betejat më të përgjakshme deri atëherë e quajtur në historinë e Europës si Beteja e Çanakalasë. Babai i Turqisë moderne asokohe Mustafë Q(K)emal Ataturku komandonte Divizionin e 19 të redifëve fanatik islam shqiptarë, që ishin me shumicë nga trojet shqiptare si: Presheva, Kumanova, Shkupi, Manastiri, Ohri, Peja, Gjakova, Vlora, Elbasani etj., ku fatkeqsisht e kalonin numrin prej 25.000 ushtarëve islam vullnetarë.

Beteja, do të përfundonte më 9 janar 1916, kur anglezët dhe francezët e kuptuan se në këte betejë të madhe nuk mund të fitonin dhe u larguan me humbje të mëdha nga Çanakalaja dhe ngushtica e Dardaneleve.

Sipas disa statistikave në Betejën e Çanakalasë, mendohet se morën pjesë mbi 500.000 ushtarë nga të cilët jetën e humbën 260 mijë prej tyre. Beteja e Çanakalasë ishte një fitore e madhe për Mustafa Kemal Ataturkun dhe Turqinë, por nga ana e tjetër ishte dhe një humbje e madhe historike në njerëz apo muhamedanëve radikal “shqiptarë” të vrarë me dëshirë, sikurse njëkohsisht edhe një humbje e madhe e tyre për përkrahjen europiane për ne, që historikisht dhe fatkeqsisht duan më shumë islamin otoman, se sa jetën e dhënë nga Zoti, fatkeqsi kjo e madhe mendore e cila do të na shoqëroj si mallkim historikisht deri më sot…

Historiani otomanolog dr. Ibrahim Krosi, në librin e tij: “Qemal Ataturku dhe Shqiptarët“, shkruan, se: “Divizioni i 19 i Armatës së Turqisë në Betejën e Çanakales komanduar nga komandanti Mustafa Qemali, sipas dëshmive të studjuesve dhe historianëve përbëhej kryesisht nga shqiptarët muslimanë”.

Sipas të dhënave në luftën e Çanakalasë, mendohet se kanë marrë pjesë mijëra shqiptarë fanatikë muslimanë pothuajse nga të gjitha viset etnike, sepse në vitin 1915, edhe pse ishte shpallur shteti i pavarur shqiptar forcat ushtarake të Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane vazhdonin fatkeqsisht të ishin kudo të pranishëm në katër vilajetet shqiptare, ashtu sikurse edhe shumë kolonë etnik otomanë e arab etj., të vendosur ndër shekuj sikurse edhe pakicat e boshnjakëve muslimanë.

Është një e vërtetë e pamohueshme, se shumë shqiptarë muslimanë si adhurues të flaktë të baba Dovletit (Sulltanit dhe Perandorisë së tij), ishin mobilizuar me dëshirë të plotë dhe falas, për të shkuar si qeni në rrush, për të mbrojtur jetën pa vlerë të baba Dovletit (Turqinë), të cilën ende me histerizëm e mall budallai e konsideronin dhe adhuronin papushim si shtet të tyre.

Ky është absurdi islam “shqiptar” dje dhe sot në shekullin XXI. Kjo ndodhi vetëm se shqiptarët luftuan atje, për të ruajtur nga zhbërja e pashmangshme atdheun shpirtëror të tyre Turqinë. Ato paturpsisht e konsideronin Turqinë shtet amë, duke u mbështetur mbi bazën fetare islame.

Unë mendoj, se vetëm në këte rast zë vend shprehja e përshtatur e Kadaresë, në rastin e Betejës Çanakkales, se ato vullnetarë fanatikë trushpërlarë xhihadistë radikalë islam asokohe “ishin vërtetë jashtëqitje e kombit shqiptar.”

Fushata ushtarake e Galipolit, e njohur edhe si fushata e Dardaneleve, Beteja e Galipolit ose Beteja e Çanakkales, ishte një fushatë e Luftës së Parë Botërore, që u zhvillua në gadishullin Gelibolu në Turqi nga data 17 shkurt i vitit 1915 deri më 9 janar të vitit 1916. Fuqitë e Antantës, Britania, Franca dhe Rusia, u përpoqën të dobësojnë Perandorinë Xhihadiste Islame Otomane, një prej Fuqive Qendrore, duke marrë nën kontroll ngushticat, që siguruan një rrugë furnizimi tregtar për në Rusi. Sulmi i aleatëve në kalatë osmanë në hyrjen e Ngushticës së Dardaneleve në muajin shkurt të vitit 1915 dështoi dhe u pasua nga një ulje amfibe në gadishullin Gallipoli në prill 1915, për të kapur kryeqytetin otoman të Stambollit, ish-Kostandinopojës.

Në muajin janar 1916, pas luftimeve tetë muajsh, me afro 260,000 viktima nga secila anë (500.000 vetë), fushata tokësore u braktis dhe u tërhoq forca e pushtimit. Kjo luftë, ishte një humbje e kushtueshme për Aleatët dhe sponsorët, veçanërisht Lordi i Parë i Admiralit (1911-1915) britanikun Winston Churchill. Fushata u vlerësua si një fitore e madhe otomane islame. Në Turqi, vlerësohet si një moment përcaktues në historinë e shtetit islam, një ngritje përfundimtare në mbrojtjen e atdheut, ndërsa Perandoria Xhihadiste Islame Otomane kishte rënë fatmirësisht nga fiku.

Asokohe lufta në fjalë formoi bazën për Luftën Turke të Pavarësisë dhe shpalljen e Republikës së Turqisë tetë vjet më vonë, me në krye reformatorin e shtetit laik Mustafë Kemal Atatürkun, i cili u ngrit lart si komandanti më i spikatur në Gallipoli, dhe si themelues dhe Kryetari i parë i Turqisë pas perandorak.

 

Kënga e xhihadist islam arnaut

 

Hajde merri vesht shqiptarët muslimanë, që lanë kockat apo shkuan si qeni në rrush, duke u bërë mish për top me ndërgjegje të shpërlarë për baba Dovletin dhe këndojnë edhe sot në vitin 2024 me pasion fanatik islam një këngë pse dhanë jetën asokohe për islamin otoman (shehi).

Kënga pervese fetare e luftës së Çanakalasë, këndohet edhe sot në Kosovën e re pro turke dhe kudo në trojet shqiptare islame me prirje neo-otomane. Duhet thënë se ajo në esencë, është një përzierje pa lidhje e këngës klasike absurde boshe ushtarake islame turke, me melodi po turke, e cila fatkeqsisht është përkthyer si propagand otomane nga trushpërlarët në disa gjuhë të popujve të Europës Juglindore (Ballkanit).

Si zakonisht edhe kësaj radhe shqiptarët muslimanë, si pjesëmarrës në këte luftë pa lidhje, nuk kishin si të mos “këndonin dhe trashëgonin këngët për Çanakalenë”, sikurse kishin bërë vazhdimisht ndër shekuj edhe me këngët e vallet e tjera absurde, të krijuar dhe kënduar dhe interpretuar me afsh shpirti dhe zemre, kushtuar sulltan perves dhe kriminel Muratit I, sulltan Fatih-ut, Sulejmanit, Muhametit etj.

Sot një ndër qytetet besnike otomane islame në Shqipëri, që e ka bërë pjesë (pronë) të tij këte këngë zombi turke dhe e kanë trashëguar me krenari turpi ndër breza të ndryshëm këngëtarësh është qyteti pro turk Elbasani, i mbushur ndër shekuj nga ardhacakët otomanë islam etj., ndërsa njëri prej këtyre këngëtarëve turqeli të muzikës “popullore” orientaliste otomane, që ka kënduar me pasion këngën e Çankalesë është elbansalliu neo-otoman Medi Zena.

 

Shqiptarët otomanë islam janë mësuar ti shërbejnë me besnikëri Perandorisë së tyre

 

Universiteti, medreseja apo kolegjet neo-otomane fetare islame të Shkodrës dhe otomanologët arnautë si “professor” dhe “doktor” në këto shkolla apo akademi b…lëpirëse turpi, nuk merren për të analizuar në sensin kritik, shprehjen e pashait të tyre “shkodran” otoman islam kriminelit Vaso Pasha, se: “Bashkimi i shqiptarëve ngushtë me Perandorinë Otomane, përbën të vetmin shans për shpëtim… sepse Ajo nuk cënon as idenë kombëtare, as gjuhën, as traditën…”[2]

Kësaj fyerje kombëtare me paramendim dhe ndërgjegje të plotë, poeti ynë brilant i tokës se Arbërit (të zhuritur shqiptar për shumë shekuj me radhë), i përgjigjet me vargje të skalitura mjeshtërisht dhe me shumë kuptim domethënës:

“…E Ç’farë gjuhe flisni? – TURPI JU MLOFTË..!
S’doni agimin e ditëve t’bardha?
Jo, ju ktu s’paskeni fis as atdhe!
Ju s’jenis Shqyptar…!
JU JENI BASTARDA,
T’pa shpirt, pa ndere – t’dehur me fe…!”- Andon Z. Çajupi

Historiografia shqipshkruese komuniste, me mentalitet otoman dje dhe sot, në Prishtinë dhe Tiranë, vazhdojnë t’i shpërlajnë trurin nxenësve naiv të shkollave nga cikli i ulët deri në auditoret e universitetëve private dhe shtetërore, përmes programeve të paramenduar nga qeveritë neo-otomane islame turke dhe respektive e Shqipërisë dhe Kosovës, e cila nuk është gjë tjetër veçse propaganda e mirëfilltë islame otomane dhe neo-otomane nënshtruese dhe antishqiptare.

Nëse i hedhin një vështrim “librave” të sotme propagandistike otomane të Historisë së Popullit Shqiptar, të periudhës së zezë nazikomuniste dhe post-nazikomuniste 1944-2024, që janë botuar, nën kontrollin e rrept të regjimit pro turk (arnaut) gjoja shqiptar, asnjëherë nuk thuhen anët e errëta të vezirëve, mutasarrıfve, pashave, valive, jeniçerëve, etj., shqiptarë ose me origjinë shqiptare (të asimiluar), që luftuan kundër popullit shqiptar dhe popujve të tjerë të krishterë në Europën Juglindore (Ballkan), Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme etj.

Ata janë arnaut të shitur dhe asimiluar totalisht, të dekoruar dhe shpërblyer me para dhe pasuri vazhdimisht vetëm pse kanë vrarë bashkatdhetarët e tyre arbëror të krishterë nga sulltanët dhe vezirët e Perandorisë, për merita me motivacione plot lavderime, pse kanë nënshtruar brutalish me gjak, kur’an dhe shpatë, sipas devizës dhe porosisë së sulltanit dhe rregullave strikte të kalifatit islam otoman popujt fatkeq dhe martirë anti-otomanë. (!!!)

Vetëm individë me prirje apo gjak egoist arnaut, kanë vepruar si diktatorë në disa shtete apo popullsi, ku ata kanë qenë sundues. Historia, sjell raste negative të shumë individëve fatkeqsisht shqiptarë, duke nxjerrë në pah vazhdimisht veset më negative antinjerëzore…, kur ato kanë qenë me pushtet apo detyrë administrative për llogari të të huajve.

Kësisoj kujtojmë, se fatkeqsisht dhe negativisht si shembull mbetet shqiptaro otomani Muhammed Ali, i cili ishte nënkryetar i Egjiptit. Ai ndërhyri shpesh brutalisht me forcën e armëve kalifatiste otomane islame, për të mbrojtur interesat e Perandorisë Kalifatiste Islame Otomane, në një shtet tjetër si Libani, që juridikisht ishte jashtë juridiksionit të shtetit të tij.

Në vitin 1821, Bashiri II u detyrua të kërkonte strehim në Egjipt, duke revoltuar maronitët libanez të mërzitur.

Në vitin 1822, emiri u kthye në Liban, i mbështetur nga Muhamed Aliu, ku shumë historianë të kohës e akuzojnë emirin për nxitjen e tensioneve fetare midis bashkësisë së maronizuar dhe druzët historikisht dominues.[3]

Në enciklopedinë e historisë kalifatiste islame otomane të sulltanëve të plotfiqishëm, shkruhet gjerësisht dhe me krenari, se të gjithë zyrtarët e lartë të emëruar direkt me dekret perandorak (sulltani) në vendet dhe shtetet e ndryshme, brenda hartës pushtuese kalifatiste islame otomane, ata duhet të zbatojnë pa diskutim (kundërshtim) të gjithë ligjet e kalifatit, poltikën e vazhdueshme të islamizimit me cdo kusht të popullsisë së krishterë, të ndërtojnë aty sa më shumë minare mbi xhami të reja në tokat kristiane, duke rrënuar kishat dhe objektet e tjera fetare etnike vendase jo islame të kohës në ato shtete dhe brenda qendrave të banimit të zonave urbane dhe rurale t’i sundojnë vazhdimisht dhe përjetësisht.

A nuk ka ndodhur e njëjta situatë negative e dhimbshme historie shumë shekullore me skenarë të ngjashme dhe aktorë tragjikë edhe në trojet e lashta etnike të Arbërisë!?

Ndryshe nga Vaso Pasha, luftëtarët e pamposhtur të lirisë dhe pavarësisë të tokës amtare të Arbërit, me armë në dorë në Veri dhe Jug të Shqipërisë, shprehen hapur: “Ne, vëllezër, nuk kemi asgjë të përbashkët me Turqinë, përvec fese (edhe këtë një pjesë nga ne), e cila, përpara Atdheut, kombit dhe lirisë, amanetit të lenë nga stërgjyshërit për dashurinë kundrejt Atdheut dhe gjuhës, nuk do të thotë asgjë.” – Çerciz Topulli (1880-1915), Veprimtar i Rilindjes Kombëtare, luftëtar.

Andon Z. Çajupi:

“Shqipërinë e mori turku i vu zjarr,
SHQIPTAR mos rri, po duku, shqiptar!
MJAFT PUNOVE PËR TË TJERE, O FATKEQ,
kujto vendin ku ke lerë dhe po heq…
Të ka bërë Perëndia luftëtar,
Nuk të lodhi robëria, shqipetar?
Të gjithë djemtë që ke qarë dhe mban zi,
Për Morenë janë vrarë, përTurqi.
Trathtorve të kombit
Ç’asht kjo mynxyrë?
Cili komb jemi?
Vallë prinden tuej s’e keni njoftë?
Po Çfarë gjaku nder dej ju keni?
E Ç’farë gjuhe flisni? – TURPI JU MLOFTË..!
S’doni agimin e ditëve t’bardha?
Jo, ju ktu s’paskeni fis as atdhe!
Ju s’jenisShqyptar…!
JU JENI BASTARDA,
T’pa shpirt, pa ndere – t’dehur me fe…! –

Ne, shqiptarët e anës kombëtare, nuk kemi tjetër mendim përveç t’a heqim Shqipërinë nga balta. Kërkojmë të jetojë kombi ynë me gjuhë të tij, me mendime e me ndër të tij. Sa shqiptarë janë të ndershëm, do të mbajnë të gjithë me anën kombëtare. Ata që janë ZUZARË, SHPIRTROBËR, e BIJ KURVASH, le të mbajnë me anët e tjera.” – Faik Domenik KONITZA.

 

A jemi shqiptar apo otomanë?

 

Dhe së fundi, sot po mësojmë të “vërtetën”, sipas hoxhës fanatik islam Naim Ternava të ditëve tona, i cili, nxjerr hapur dhe pa dorashka atë që i vlon me kënaqsi në gji, mbi identitetin otoman (turk) të vetin dhe shqiptarëve muslimanë në token e masakruar në Dardani.

Kështu mullar Tërnava, pohon se: “Turqit dhe shqiptarët i kanë familjet dhe gjakun e përzier me njëri-tjetrin. Ky vend flet për historinë tonë dhe ky vend flet se ne si dy popuj kemi familje të përziera dhe gjakun e përzier tash e 622 vjet dhe falë Sulltan Muratit ne sot jemi besimtarë myslimanë shumicë”.[4]

Në një takim tjetër faljesh islame, para varrit të kriminelit barbar Sulltan Muratit I, që ndodhet në Prishtinë dhe është shpallur prej kohësh fatkeqisht si monument kulture (që mbrohet ligjshmërisht e fanatizëm “atdhetar” nga shteti i Kosovës), kryemyftiu neo-otoman Ternava, sërisht rithotë: “Dhe kurrë mos thoni për ata të cilët vdesin në rrugën e Zotit (Islamizmit) se ata janë të vdekur. Jo! Jo, ata janë të gjallë dhe në vazhdimësi të furnizuar me begati të madhit Zot. Është obligim për t’a kujtuar Sulltan Muratin, i cili kontribuoi në çlirimin e popullit shqiptar nga okupatori sllav, që kishte zaptuar trevat shqiptare duke zbritur nga malet e Rusisë me qëllim që shqiptarët t’i asimilojnë plotësisht duke i zhdukur. Me ardhjen e Sulltan Muratit I, zullumqari i quajturi car Lazar u fshi nga faqja e dheut. Për 500 vjet të tjera “shqiptarët dhe turqit bashkëjetuan dhe bashkëqeverisën këto troje”.[5]

 

Matteo Salvini krenar për Gjergj Kastriotin shqiptar

 

Ndryshe me otomanët islam shqipfolës sot, italiani atdhetar Matteo Salvini, u tregua shumë fisnik me citimin pozitiv dhe konkret të historisë së lavdishme të shqiptarëve (Arbërisë), sepse nxori në pah domosdoshmërinë e sotme të luftës shembullore të burrshtetit Gjergj Gjon Kastriotit, i cili, u bë mburoj e vendit të tij dhe Europës së krishterë, kundër radikalëve xhihadistë islamikë të prapambetur otomanë asokohe.

Ai e tha hapur dhe pa dorashka, se Europa e Italia, për të ringritur vlerat e saj të nëpërkëmbura nga politikanët sharlatanë të majtë globalistë dhe socialkomunistë në Bashkimin Europian, Parlamentin e saj dhe qeveritë e majta kundëruropiane, kanë bërë që sot të ndihet nevoja e domosdoshme e Gjergj Kastriotit, i cili, me stoicizëm për 25 vjet luftoi pa u trembur kundër islamikëve shkatërrimtarë e barbarë otomanë…

Është pikërisht kjo media shqipshkruese dhe folëse, që ka heshtur ndaj deklaratave të mirëfillta shoviniste, neo-otomanizuese dhe ri-islamizuese të Presidentit radikal islamik neo-otoman Rexhep Taip Erdoganit, gjatë vizitës së tij zyrtare, të mirëfilltë fetare islamike, pa ngjyrë diplomatike shtetërore të tij në Tiranë.

Këte gjë, Erdogan e bëri hapur si sultan kudo në shtetet e varfëra dhe ish skllave apo të pushtuara ish islame otomane dhe jo me shtetet e tjera të krishtera të Europës Perëndimore, sepse ato ia përplasën apo përmenden atij në fytyrë qëllimet tij djallzore radikale islame neo-otomane.

Dhe ai duke vepruar sikur të jetë zot i shqiptarëve muslimanë, hapur bën thirrje: “Nuk ka rëndësi se kush jeni shqiptar, turk, boshnjak apo rom, por jini të bashkuar me njëri-tjetrin. Podgorica, Tirana, Sarajeva, Shkupi; Zemrat e tyre duhet të rrahin në islam. Siç thoshte edhe Mehmet Akif Ersoj, nëse jemi të bashkuar as topi nuk na ndan.” (Prezë, 13 Maj 2015)

Po ne shqiptarët a kemi nevoj sot për Gjergj Gjon Kastriotin, sepse fatkeqisht Kosova dhe Shqipëria janë të pushtuar paturpsisht nga influenca e drejtëpërdrejtë e mentalitetit arkaik neo-otomane islam!?

 

Armiku i shqiptarëve janë vetë shqiptarët

 

Turqia, bërthama e Perandorisë Islame Pushtuese, ajo që me shpatë dhe kur’an kishte bërë ç’nuk e ç’mos për t’i kthyer ballkanasit nga europianë në otomanë, e nga të krishterë në islamikë, në mbarim të kacafytjes përfundoi ajo vetë në një shtet laik e republikan.” – Ismail Kadare

Otomanët islam dje dhe turqit laraman sot, nuk harrojnë të na identifikojnë me vetën e tyre. “Shqiptarët muslimanë përfaqsojnë identitetin turk në Europë…”, thotë shkrimtari i famshëm stambollas Ferit Orhan Pamuk, azilant politik në SHBA, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi.

Por, nga ana e tjetër, ai është i vetmi turk, që ka pasur kurajon e hapur civile, për të kritikuar drejtëpërdrejtë qeverinë radikale politike islamike të Erdoganit, e cila mohon Gjenocidin barbarë kundër popullit martir dhe të persekutuar të krishterë armen. Dhe për këte, ai është dënuar me vdekje nga qeveria dhe klika neo-otomane islame e sulltanit pa kurorë Rexhep Taip Erdoganit.

Me zgjuarsi dhe mprehtësi, poeti ynë shqiptar i rilindjes Çajupi, iu përgjigje në kohën e tij me këtë poezi brilante:

Kur bëre derr’ dhe arinë,
Ç’deshe që bëre Turqinë?
Se të mos qenkej kjo farë,
bota do të vinte mbarë,
dhe do të lulëzonte,
Shqipëria do t’gëzonte.Andon Zako Çajupi

Shalgjati i Shqipërisë Edvin Kristaq Rama dhe Presidenti neo-otoman islam Erdogan, vazhdimisht dhe 24/7 po punojnë negativisht sëbashku, për të realizuar neo-otomanizmin e ri të trojeve tona: “Po punojmë, që në gjithë Ballkanin, dhe sidomos Maqedoni, Bosnje, Kosovë dhe Shqipëri të ketë një Rilindje të kulturës sonë islame… Shqiptarët muslimanë janë mbetje osmane…”, shprehet ish Ministri i Jashtëm, ish Kryeministri Neo-otomanist Islam i Turqisë Ahmet Davutoglu.

Armiku i shqiptarëve, janë vetë shqiptarët! Kjo nuk është shprehja e imja, por e rilindasve të vërtetë shqiptarë, që me dhimbje e kanë pranuar të vërtetën historike.

Asokohe dhe sot fatkeqsisht, Perandoria Xhihadiste Islame Otomane, ka ngritur padrejtëisht mur të madh të hekurt mes shqiptarëve dhe kontinentit civilizues të Europës.

Tashmë të gjithë e kanë të kjartë, se robëria turke, ka cënuar rëndë zhvillimin përparimtar natyror të popullit shqiptar: ia ka këputur lidhjet, që deri atëherë ka vene me Europën; ia ka nderruar drejtimin, që deri atëherë ka përvijuar; ia ka ç’rregulluar ritmin jetësor, që deri atëherë ajo ka krijuar.

Duke e shkëputur prej Europës, pothuaase në të gjitha pikpamjet, robëria turke islame do të vonoj sërisht zhvillimin e popullit shqiptar, mandej në të gjitha fushat: materiale, ekonomike, kulturore, qytetëruese dhe urbane.

 

Shqipëria, duhet mposhtur me çdo kusht, me hekur, zjarr e barut

 

“Faji është i të gjithë neve, sepse u lanë të ndërhyjnë fanatikët islamik të Prishtinës, Shkupit e të Tetovës, që deshtën të tregohen me turq se turqit.”Luigj Gurakuqi (1879-1925), 5 Shtator 1912

Urdhëri i sulltanit barbar, ishte i prerë: “Shqipëria, duhet mposhtur me çdo kusht, me hekur, zjarr, kur’an dhe barot.”

Ne, jemi i vetmi popull në botë, që pushtuesit më mizor ose barbarë otomanë islam i quajmë vëllezër, pse kanë vrarë dhe prerë të krishterët etnik, qe sa për sy e faqe, sot vazhdojmë t’i quajmë vëllezër…

Si mund të quhet vëllezër otomanët islam të kontinentit të Azisë, që i kemi mijëra milje larg Atdheut tonë, të cilët sikurse dihet nuk flasin gjuhën tonë, nuk kanë doket as zakonet tona, nuk ishin të krishterë si ne, nuk kanë gjakun as paraqitjen antropologjike origjinale si shqiptarët etnik!?

Kushdo e di se me ato muslimanë (në Afrikë, Azi, pellgun arabik etj.) me ngjyrë, kombësi të ndryshme, racë, territore të ndryshme, kulturë, veshje, tradita e zakone, ne nuk na lidh asgjë historikisht as dje dhe as sot.

Shqiptarët e krishterë, si: ortodoksët, katolikët, protestantët etj., nuk i quajnë asnjëherë vëllezër, të krishterët europianë apo të botës, si fjala vjen italianët, grekët, serbët, maqedonasit, francezët, amerikanët, rusët, skocezët, gjermanët, etj.

Izraelitët, kanë humbur 6.000.000 ebrej, gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore nga nazistët gjerman dhe deri më sot asnjëherë nuk kam parë apo degjuar që ebrejt, ky popull martir e i zgjedhur i Zotit (sikurse thotë Libri i Shenjtë Bibla) t’i quajnë vëllezër përdhunuesit dhe persekutorët e tyre mizorë nazistët gjermanë dhe arkitektin e gjenocidit të tyre Adolf Hitlerin…

 

Ne, po vazhdojmë të vuajmë fatkeqsisht nga Sindroma e Stokholmit

 

Qysh nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore dhe deri më sot, nuk ka në Izrael (apo në 88 shtetet e tjera të botës, ku jeton ky popull si komunitet) asnjë kishë apo sinagogë, që i kushtohet ekzekutorëve të tyre nazistëve gjermanë, Gestapos, SS apo kryekriminelit Adolf Hitler.

Edhe kinezët (me sipërfaqe shumë të madhe dhe popullsi 1.6 bilion banorë sot), dy koretë (Veriu komunist dhe Jugu kapitalist), ishujt e shumtë Filipine, etj., që kanë qenë të pushtuar nga Japonia fashiste (militariste), në kohën e Luftës së Dytë Botërore, dje dhe sot, asnjëherë nuk i quajnë vëllezër përdhunuesit dhe ekzekutorët e të parëve të tyre…

Po ashtu edhe Native America (Indianët e Amerikës, në SHBA-së), nuk i quajnë kurrësesi vëllezër europianët e kohës së zbuluesit gjenovez Kristofor Kolombit, të cilët bënë krime dhe shpesh gjenocide nga më ç’njerëzoret asokohe, duke filluar nga shek. XV deri në shek. XVII… apo edhe amerikanët e mëvonshëm, që zhdukën me krime apo gjenocidë shumë nga fiset më të famshme indiane lëkurkuq këtu në SHBA.

Unë kam parë disa herë Muzeu Kombëtar i Indianit Amerikan (National Museum of the American Indian), që ndodhet në Bowling Green, New York, NY (Manhattan), që i kushtohet indianëve vendas. Këtu njeriu shokohet për krimet ç’njerëzore, që janë kryer kundër fiseve të New York-ut të zhdukura pothuajse totalisht, si: Mohawk, Oneida, Onondaga, Cayuga, Seneca, Tuscarora, Abenaki, Munsee, Mohegan, Montauk, Shinnecock, Mohican dhe Wappinger.

Edhe grekët, serbët, bullgarët, rumunët, sllovenët, kroatët, maqedonasit etj., kanë qenë të pushtuar nga Perandoria Xhihadiste Islame Otomane, por ata asnjëherë dje dhe sot nuk i quajnë vellezër otomanët, sikurse bëjmë “shqiptarët” (arnautët) muslimanë…

 

Profesori amerikan Alon Ben-Meir

 

Ai thotë se shqetësimi që kemi ne qëndron tek axhenda e Presidentit Rexhep Taip Erdogan dhe axhenda e tij është të nxisë islamizmin ku të mundet, si edhe rikthimin e një varianti të Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane dhe ai e ka thënë vetë një gjë të tillë.

Ish-kryeministri i tij (Ahmet) Davutoglu dhe ish Ministri i Jashtëm, sikurse shumë zyrtarë me të cilët ne flasim rregullisht, tha se deri në vitin 2023, që përkon me 100-vjetorin e Republikës së Re Turke, do të ketë një pushtet dhe ndikim të ngjashëm me atë që Perandoria Xhihadiste Islame Otomane kishte gjatë 500 vjetëve, kur kishte në kontroll gjithë këtë zonë.

Axhenda e tij është mjaft keqdashëse. Ai nuk po e bën këtë për të mirën e Kosovës dhe Shqipërisë, por ai do t’i tërheqë ato në orbitën e tij politike radikale islamike, për t’i larguar nga Bashkimi Evropian, mbasi vetë Turqia, për arsye të imponimit të islamit të saj politik radikal dhe shkeljen e lirive dhe të drejtave të njeriut të turqve në vendin e saj, ka shumë dekada që nuk pranohet në familjen e madhe të krishterë europiane.

Presidenti apo sikurse njihet edhe si sulltani neo-otoman Erdogan, po përdor flamurin e gjelbërt dhe fenë islame si instrument imponues politik, për të promovuar vazhdimisht islamin radikal në të gjithë axhendën turke (neo-otomane) dhe ndërkombëtare, veçanërisht në vende me shumicë muslimane ish koloni të dikurshme të otomanëve islam.

 

Gjenocidi ndaj armënëve të krishterë

 

Historikisht, dihet se 1.500.000 të krishterë etnik armen janë vrarë për arsye të pastër fetare nga kalifati i Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane, vetëm pse ata ishin të krishterë.

Armenët e pamposhtur, asnjëherë nuk i quajnë vellezër turqit e djeshëm dhe të sotshëm, të cilët, në vitet 1915-1923 kanë shkaktuar Armenian Genocide, me motive të pastra fetare, e cila vazhdon sot të mohet nga liderët e tij pushtetarë të Neo Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane dhe nga Presidenti aktual turk (tashmë shumë shpejt në ikje për arsye të moshes, pa arritur të realizoj andrren e tij) ose neo-otoman radikal islamik Taip Rexhep Erdogan.

Shumë shtete të botës, duke përfshirë Senatin dhe Kongresin Amerikan, kanë miratuar fatmirësisht zyrtarisht një Rezolutë, që njeh zyrtarisht Gjenocidin e Madh Armen, të shkaktuar mizorisht për asye fetare nga Perandoria në fjalë. Dhe faktet flasin vetë.

Në vitin 2008, sulltan Erdogan kritikoi fushatën “Unë kërkoj falje”, mbajtur nga intelektualët turq, për të njohur gjenocidin armen, duke thënë: “As nuk e pranoj as mbështes këtë fushatë. Nuk kemi kryer një krim, prandaj nuk duhet të kërkojmë falje … Nuk do të të ketë ndonjë përfitim tjetër përveç nxitjes së problemeve, shqetësimit të paqes tonë dhe zhdukjes së hapave që janë ndërmarrë.”

Në nëntor 2009, ai tha, “nuk është e mundur për ata që i përkasin besimit musliman për të kryer genocid.”

Po të cilit besim ishin ata otomanë xhihadistë islam që bënë asokohe krime mizore ose Genocid shumë shekullore në trojet e Arbërit!?

 

Erdogan, po përpiqet t’a paraqesë djallin e vet të veshur me lëkurën e engjëllit të bardhë

 

Në emër të islamit (Kur’anit) otomanët i bënë krimet dhe vranë e prenë vazhdimisht me qindra e miliona nëna, fëmijë të gjirit, pleq, fëmijë të pambrojtur, mbasi ishin frikacakë të ndesheshin me trimat e Heroit Kombëtar Gjergj Gjon Kastriotit.

Kjo është natyra e hipokrizisë së sulltanit radikal islamik Erdoganit, që kërkon të fshij nga historia e botës krimet e Perandorisë së tij të zemrës dhe po mundohet t’a restauroj me riemërimin e vet si “sultan” i deshtuar i ditëve tona…

Në vitin 2011, Erdogan urdhëroi shkatërrimin e Statujës Monument Kulture të Njerëzimit, një Monumenti miqësie turke në Kars, e cila u caktua nga OBB-ja (Unesco), në vitin 2006 si monument kulture botërore dhe përfaqësonte një metaforë të afrimit të dy vendeve, pas shumë vitesh mosmarrëveshjeje rreth ngjarjeve të kobshme të vitit të zi 1915.

Por, diktatori Erdogan arsyetoi heqjen e saj, duke pohuar se Monumenti ishte në “afërsi” të varrit të një dijetari otoman islamik të shekullit XI dhe se hija e saj shkatërroi pamjen e asaj faqeje, ndërsa zyrtarët e komunës së Kars (për të justifikuar babain e tyre shpirtëror Erdoganin) thanë se u ndërtua (monumenti në fjalë) ilegalisht në një zonë të mbrojtur. E gjithë kjo lojë justifikuese, ishte një mashtrim i tipit otoman islam, traditë kjo e perdorur ndër shekuj.

Megjithatë ish-kryetari i Karsit, i cili miratoi ndërtimin origjinal të monumentit, tha se komuna po shkatërronte jo vetëm një “monument unikal për njerëzimin, por vetë njerëzimin”.

Prishja nuk ishte e pabazuar, mbasi ndër kritikët e saj ishin edhe disa artistë turq. Dy prej tyre, piktori Bedri Baykam dhe bashkëpunëtori i tij, koordinatori i përgjithshëm i Pyramid Art Gallery Tugba Kurtulmus, u therën barbarisht, pas një takimi me artistë të tjerë, në qendrën kulturore të Stambollit Akatlar.

Më 23 prill 2014, zyra e sulltan Erdoganit, lëshoi një deklaratë në 9 gjuhë (duke përfshirë dy dialektet e armenëve), duke ofruar ngushëllime për vrasjet masive të armenëve dhe duke deklaruar se ngjarjet e vitit 1915 kishin pasoja ç’njerëzore.

Deklarata përshkroi vrasjet masive si dhimbjen e përbashkët të dy popujve dhe tha: “Duke përjetuar ngjarje që kishin pasoja çnjerëzore -si zhvendosja -gjatë Luftës së Parë Botërore, (nuk duhet të parandalojnë turqit dhe armenët që të krijojnë dhembshuri dhe të ndërsjelltë human qëndrimet midis njëri-tjetrit”.

Parlamenti Xhihadist Islam Otoman i vitit 1915, kishte përdorur më parë termin “zhvendosje”, për të përshkruar qëllimin e Ligjit Tehçir, i cili rezultoi në vdekjen e mbi 1,800,000 civilëve armenë në atë që zakonisht quhet genocid armen.

 

Pse dhe vetëm pse!?

 

Shqiptarët muslimanë, janë i vetmi komunitet pa identitet në botë, që respekton me fanatizëm fetarë pushtuesit apo ekzekutorët me gjakësor të tyre shumë shekullor, duke u falur në xhamitë otomane islame 5 herë në ditë, për ekzekutorët e tyre sulltanë, e cila tregon se në këte rast kemi të bëjmë me atë që njihet në botë si Sindroma e Stokholmit…

Pse shqiptarët pavarësisht nga besimi fetarë duhet të paguajnë edhe sot haraq, për të mirëmbajtur tyrbën e sulltanit mizor Muratit I, që ishte pushtues dhe ka bërë krime mizore mbi popullsinë etnike të krishterë shqiptare, vetëm pse ata ishin shqiptarë dhe të krishterë etnik!?

Pse eshtrat e sulltan Muratit I dhe shumë sulltanëve të tjerë, vijojnë të qëndrojnë pa kuptim dhe në mënyrë absurde në trojet e Arbërit, që janë gjakosur vazhdimisht për shumë shekuj nga po këto sulltan otoman islam mizorë!?

Pse nuk ka asnjë xhami në Shkodër që t’i kushtohet fjala vjen ish të perndjekurit politik Hafiz Sabri Koçi, por të gjitha i kushtohen ish pushtuesve kalifatist islam otomanë, jeniçerëve, pashave, vezirëve etj., që e rrethuan Shkodrën antike dy herë dhe e shkatërruan me zjarr e topa kështjellën legjendare të Rozafatit!?

Pse njeri pas tjetrit kryetarët e Bashkisë së Tiranës, prefektet e qarkut, deputetet muslimanë kanë ngritur një shtatore gjigande e cila turpërisht i kushtohet komandantit pushtues kalifatist islam otoman Sulejman pashë Bargjinit duke e quajtur si figurë historike se gjoja ai paska “themeluar” qytetin otoman mbi themelet ilire dhe ka ndërtuar xhami turke në kryeqytet!?

Kalaja e Lezhës, ende sot me prova dhe fakte historike dëshmon për gjurmët e një qytetërimi të lashtë parahistorik, qysh në shekullin IV para Krishtit.

Pse u vendos mbi portën kryesore të monumentit parahistorik të vitit 1440 në kështjellën historike të Lezhës nga Qeveria kuislinge neo-otomane islame e Edvin Kristaq Ramës një pllakë fyese përkujtimore kushtuar kriminelit kalifatist islam otoman sulltan Sulejmanit, ku në osmanisht shkruhet, se Zoti e përjetësoftë mbretërimin e tij dhe i dhëntë jetë të gjatë, kurse ish ministria e Kulturës Otomane, Mirela Kumbaro – Furxhi shkruan se “Mos kini frikë nga monumentet e kulturës”, duke i krahasuar të rinjtë patriotë lezhjanë, që e hoqën menjëherë pllakën e turpit me terroristët radikal islamik të ISIS-it, e cila historikisht ka vepruar në Iraq dhe Siri me mbështjen e Erdoganit dhe Turqisë, nën shembullin frymëzues të Perandorië Kalifatiste Islame Otomane!?

Pse qeveria kuislinge otomane e Ramës kishte provokuar ndjenjat dhe plagët e katolikëve shqiptare, duke lejuar vendosjen e simbolit të flamurit turk në digën e hidrocentralit të Qafë Mollës në Mirditë e cila ka revoltuar me të drejtë dhjetëra vendas, historianë dhe intelektualë të cilët u ngritën në proteste duke e shkatërruar me forcë simbolin otoman, që ishte vendosur nga firma turke e cila ka ndërtuar këtë objekt energjetik!?

Pse në qytetin e Shkodrës u lejua të ndërtohet një permendore që i kushtohet komandantit pushtues kalifatist islam otoman Hasan Riza Pashës kur ai erdhi dhe shërbeu si pushtues ushtarak i Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane dhe për më keq një kolegj fetar islam i financuar dhe administruar nga neo-otomanët sot ka emrin e tij në këtë qytet!?

Pse vazhdon të qëndroj në bazën ushtarake shqiptare të Vlorës së Pavarësisë së Shqipërisë (më 28 Nëntor 1912) toponimi otoman, pra Varri i Pashait plak (Gjedik Ahmet Pasha), ku historianët thonë se kjo ka ardhur nga “legjenda”, duke i identifikuar turqit si autokton në trojet tona me shprehjen “simboli i ardhur nga legjenda” duke krijuar bindjen tek banorët e hershëm vendas dhe të rinjtë sot se ne nuk jemi shqiptarë por turq etnik, mbasi për këtë deshmojnë edhe varret e “lashta” të otomanëve islam!?

Pse një rrugë në qytetin e lashtë të Shkodrës i është vënë emri një kronisti apo historishkruesi manjak islam otoman, i cili gezohej kur shihte se si femijët e krishterë ballkanas dhe arbëror vriteshin nga jeniçerët e tij, të cilët i përshkruante si fitore të otomanëve kalifatist me gëzim dhe pasion, për nënshtrimin e shtetëve dhe popullsive të etnike të krishtera të Europës Juglindore (Ballkanit) dhe Arbërisë!?

Pse në shumë qytete, fshatra, vendbanimet vijojnë të jenë në gjuhën turke, toponime të cilat i kanë vendosur otomanët forcërisht për të realizuar de-shqiptarizmin e trevave tona dhe turqizimin dhe islamizimin e tyre!?

Pse sot edhe pas Pavarësisë sonë nuk rikthehen në Turqi eshtrat e shumë kriminelëve sulltanëve, komandantëve, jeniçerëve, vezirëve, pashave radikal islam etj., kur dihet se Arbëria është tokë e shqiptarëve dhe jo shtojcë ose pjesë e Turqisë apo neo-otomanizmit!?

Pse lejohet Rexhep Taip Erdogani të bëj propagande neo-otomane radikale islamike me politikën e de-shqiptarizmit dhe turqizimit të Shqipërisë dhe Kosovës permes investimeve pa vlerë që nuk krijojnë vende pune por boshatisin dhe shpërlajnë trurin dhe shpirtin e naivëve fanatikë islam, që i sherbejnë interesave antikombëtare shqiptare!?

Pse Parlamenti i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës nuk e njeh Gjenocidin Armen, të shkaktuar nga Perandoria në fjalë, që do t’i hapte rrugën edhe njohjes së gjenocidit shumë shekullor mbi popullin shqiptar!?

Pse Shqipëria dhe Kosova nuk i kërkojnë Turqisë së sulltan Rexhep Taip Erdoganit të kërkojnë Ndjesë Publike për Gjenocidin Shqiptar dhe më së shumti ndaj popullsisë etnike të krishterë në trojet tona. 

Pse vazhdon të fyhen shqiptarët kur nuk rikthehen në Turqi eshtrat e sadistit vrasës, otoman islam sulltan Murati I, por ato mbahen si relike fyese në Prishtinë dhe Kryemyftia Islame falet çdo ditë për atë që masakroi të krishterët dardan!? 

Pse Qeveria Pro Erdoganiste e Kosovës dhe Shqipërisë nuk i kërkojnë Turqise demshpërblim financiarë për Gjenocidin ndaj popullit shqiptarë, por e kanë dorëzuar çelësat apo qeveritë e drejtimit në dorë të neo-otomanizmit dhe diktatorit radikal islamik sulltan Rexhep Taip Erdogan!?

 

Sulltan Mahmuti II vrau 1000 feudalë të krishterë toskë

 

“Zgjidhja ideale do të ishte për shqiptarët të zhduknin njëherë e mirë ndikimet orientale, duke shkëputur çdo lidhje, fetare islame, morale apo letrare me turqit. Mirëpo, gjë e bukur të ndodhte kjo në çast. Zgjidhja do ishte e realizueshme po qe se stërgjyshërit tanë do ta kishin përgatitur me kohë për ne; atëherë neve do të na duhet ta përgatisim këtë zgjidhje për nipat tanë të ardhshëm.” – Faik (Domenik) Konica, Albania 2, 1907

Shekullit XIX, ishte shekulli i rizgjimit dhe riformimit me ndërgjegje të kombeve me një luftë nacionale e mbështetur fatmirësisht atdhedashëse nga patriotët dhe shtetet më të fuqishme evropiane.

Perandoria Xhihadiste Islame Otomane, kishte shfaqur dukshëm shenjat e dekompozimit dhe tjetërsimit të saj total dhe ishte koha e duhur për kultivimin e idesë kombëtare dhe formimit të shtetit shqiptar etj.

Në vitet 1830, kemi luftën e pashallarëve shqiptarë, për të krijuar fatmirësisht më në fund shtetin e tyre autonom shqiptar, të shkëputur nga kthetrat e sulltanit islam mizor. Por, duke qenë një bastion i lakmuar, osmanët bën të pamundurën për të shtypur çdo iniciativë dhe kryengritje liridashëse me luftën e vendosur për autonomi të shqiptarëve.

Sulltani i djallëzuar, asokohe përdori të gjitha mënyrat djallzore për nënshtrimin e pasardhësve të kryetrimit të Arbërisë Gjergj Gjon Kastriotit.

Me dredhi profesionale dhe moton perça dhe sundo, sulltani arriti të mposhte asokohe kështjellën e Janinës dhe përpjekjen e Bushatllinjve të famshëm. Urdhëri i Sulltanit ishte i prerë: “Shqipëria, duhet mposhtur me çdo kusht, me hekur, kur’an, zjarr dhe barot”.

Dhe pashallarët vendas arnaut, që ishin shërbyes apo servile të zellshëm të sulltanit mizor, patjetër që do kryenin rolin e kolonës së pestë për Shqipërinë e brishtë. U eleminuan asokohe me shpat dhe kur’an një nga një krerët e kombit shqiptar.

Asokohe duhet thënë se sulltani otoman islam barbar, dëshironte të shtynte dhe një shekull zotërimin e tij në trojet shqiptare. Dhe si gjithmonë do përgatitë një nga gjenocidet e saj më të mëdha që ka hyrë në histori si masakra e Manastirit.

Më 9 gusht të vitit 1830, Mehmet Reshit Pasha i fton feudalët ortodoksë shqiptarë të toskërisë në Manastir, për t’i njoftuar reformimin e ushtrisë islame otomane sipas stilit evropian.

U vendos që ushtria turke të realizonte një paradë ushtarake dhe më pas do organizohej një “festë” (party) me kurth enkas për feudalët shqiptarë të Shqipërisë Jugut. Pabesia tradicionale e turkut shfaqet menjëherë dhe kjo brenda tokës martire shqiptare.

Kështu në kohën kur ushtria po parakalonte para të ftuarve, ushtarët barbarë otomanë të Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane, menjëherë i drejtuan armët nga tribuna dhe brenda pak minutash 1000 feudalë ortodoksë shqiptarë vriten në mënyrë makabre dhe në pabesi absolute. Një pjesë e madhe e kokave të tyre si peshqesh apo trofe otomane përfunduan asokohe në dyert e ushtarakëve të lartë të Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane, në kryeqytetin e vendit Stamboll.

Kjo ishte një masakër e mirë organizuar me kurth të përmasave të mëdha, të gjendocidit dhe pabesisë kolektive, sepse pjesa më e madhe e tyre ishin patriotë dhe luftonin për të mirën e trojeve etnike të Arbërit, në pjesën jugore të saj.

Kështu u zhdukën një nga një patriotët tanë, duke e lënë vendin tonë të fundit në Europën Juglindore (Ballkan) në krijimin e shtetit shqiptar. Një histori e trishtë dhe fatkeqe, që e ka karakterizuar ndër shekuj vendin tonë.[6]

 

Erdogani dhe rilindja e Kalifatit Islam Neo-Otoman në Turqi

 

R. T. Erdogan, deklaroi botërisht, synimet e tij ekspansioniste në ish tokat apo kufijtë e dikurshme të pushtuara të krishtera të ish Perandorisë Xhihadiste Islame Otomanese: “Pushtim do të thotë Meka, pushtim do të thotë Sulltan Saladin, do të thotë që të valëvitet flamuri i islamit në Jeruzalem, pushtim do të thote ruajtja e trashëgimisë së sultan Fatih Fatih Mehmetit (Pushtuesit), pushtim do të thotë rimkëmbja e Turqisë. Ju jeni gjenerata, që do të pushtoj Damaskun dhe Jeruzalemin.”[7]

Në Turqi laikët, republikanët, reformatorët pro perëndimorë dhe ataturkët e quajnë presidentin neo-otoman Rexhep Taip Erdoganin diktator dhe kopje të diktatorit nazist Adolf Hitlerit. Kalifati islam, është i lidhur ngushtë me një periudhën e 17 dinastive kriminale të sulltanëve barbar islam otomanë, njëkohësisht ishte dhe autoriteti shpirtëror i të gjithë muslimanëve anëkënd botës.

Në shekullin XIV, otomanët islam rikthyen konceptin e vjetër të kalifatit apo xhihadist, duke deklaruar se sulltani dhe kalifi ishin dhe do të mbetën përjetësisht vetëm një.

Dhe kjo aksiomë islame perandorake otomane, për shumë shekuj mbeti e tillë, e pandryshuar deri në vitin 1924, vit në të cilin burrshteti reformator dhe pro perëndimor Mustafa Kemal Ataturku, u bë modernizuesi më i madh, i cili menjëherë me kurajo dhe përgjithmonë shfuqizoi të gjithë ato ligje radikale islame, që i përkisnin të kaluarës perandorake otomane.

Ataturku me origjinë “shqiptare”, këmbëngulte se turqit duhet të ndërtonin një Turqi të re dhe nuk duhet të pretendonin një Perandori të dobët, të përkohshme ose shpirtërore me baza radikale fetare (islame).

Fatkeqsisht, në ditët tona Kalifati Islam, po rishfaqet me gjithë egërsinë e tij radikale kundër laicitetit në Turqi. Të bindur se historia radikale islame otomane nuk ka asnjë rëndësi, liderët perëndimorë refuzojnë të njohin vizionin e rigjallërimit të kalit të cofur ose kufomës së vjetër të ish Perandorisë Xhiadiste Islame Otomane të ëndrimtarit Presidentit neo-otoman Recep Tayyip Erdogan për Turqinë “e tij” të dikurshme.

Ai sheh andrra me sy hapur, sepse ëndrron apo imagjinon sot jo vetëm lavdinë islame neo-otomane, por dhe një kalifat radikal islam të rilindur dhe të udhëhequr nga një turk, që shpesh e vetëquan veten si vijues i sulltanizmit. Në thelb, të dy sulltani dhe kalifi, do të rikthehen në një fronin turk, shkruan ish oficeri në pension i ushtrisë amerikane Ralph Peters, sot gazetar i New York Post dhe analist strategjik i kanalit televiziv Fox News.

Për më tej, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, menjëherë pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti kundër tij, Presidenti i përjetshëm otoman Rexhep Taip Erdogani dhe aleatët e tij radikal islamik, pretendojnë se mbi 100 mijë turq republikanë dhe të pavarur, janë të përfshirë në këtë komplot ushtarak (puc ose grusht shteti ushtarak), për rrëzimin e tij nga pushteti dhe per risjelle edhe një herë kohën e arte laike të Republikës Turke të Presidentit republikan Mustafa K(Q)emal Ataturkut.

Tashmë të gjithë jemi dëshmitarë të shkatërrimit të shoqërisë laike të Turqisë dhe imponimit të rikthimit të disiplinës radikale ushtarake fetare islame dhe obskurantizmit, të intolerancës dhe fundamentalizmit shtypës.

Ky është triumfi i xhamisë mbi modernitetit, jo i shtetit të së drejtës, por zëvendësimit të tij. U desh gati një shekull në Turqi, por sërish besimi radikal islam dëshmoi se është më i fortë se civilizimi, në të gjithë botën islame e cila ka një prirje për gjakderdhje.

Masat represive mbisundojnë dhe dhuna qeveritare me bazë të gjerë dhe të thellë fetare radikale islame fatkeqsisht është e pranishme vazhdimisht, në ambientet universitare dhe akademive shteterore e private, në mjediset publike laike, ku fatkeqsisht janë të pranishme dhe po vijojnë ushtrimin e tyre absurd pa nderprerje dhe me forcën e saj origjinale radikale islame kudo. Sikurse citojnë mediat e huaja dhe analistët bashkëohorë akademikëve dhe shkollarëve të tjerë, u është ndalur që të udhëtojnë jashtë vendit, nga frika e influencës së frymës liberale perëndimore të vlerave universal lirive dhe të drejtave të njeriut për vajzat dhe grate turke sot si dhe pavarësisë nga influenca e kulturës europiano perëndomire dhe amerikane.

Qeveria radikale islame e Rexhep Taip Erdoganit, kërkoi dorëheqjen e të gjithë dekanëve të të gjithë shkollave të larta dhe universiteteve shtetërore dhe private. Ndërkohë, rrugës është edhe ndalimi i menjëhershëm librave akadmeike dhe djegia e librave të tjera, të cilat nuk do të ishin aspak një surprizë për mua.

Vëzhgues të ndryshëm, efektet e grushtit të shtetit ushtarak, i kanë krahasuar me ato të djegies së Rajhshtagut, zjarrvënia e mistershme e parlamentit gjerman, që asokohe i dha kryebazistit Adolf Hitlerit mundësinë që të justifikonte shtypjen e të gjithë opozitës politike në vend.

Paralelizmi historik në këtë rast, është fatkeqësisht shumë i saktë. Elita intelektuale turke, sot pothuajse është në të njëjtën gjendje të pasigurtë si ajo e intelektualëve dhe hebrenjve në Gjermani në vitin 1930

Që nga Kancelari i Rajhut deri tek Fyhreri, ose që nga presidenti deri tek sulltan-kalif, për Erdoganin hapat duken të pashmangshëm. Kjo është thjesht çështje kohe.

Një nga nismat cinike të përpjekjeve për t’u bërë sulltan dhe kalif, ishte dhe artikulimi i mundësisë për rithkimin e dënimit me vdekje për trathti, në mënyrë që të eleminojë kundërshtarët kryesorë të përhershme politik dhe të frikësojë ata që mund të mbijetojnë dhe mund të protestojnë sërisht në të ardhmen kundër tij.

Por, urdhëri i ekzekutimit të vërtetë është lëshuar: Erdogan vrau Turqinë laike të Ataturkut, ëndrrën që një komb mysliman mund të kishte vendin e tij në rreshtin e parë të qytetërimit, shkruan Ralph Peters gazetar i New York Post dhe analist strategjik i kanalit televiziv amerikan Fox News.


[1] Fjala Ballkan, në gjuhën turke do të thotë male, d.m.th male të Ballkanit.

[2] Vaso Pasha (1825-1892): Marrë nga libri: “E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët”, f. 124.

[3] Kisirwani, Maroun (October 1980). “Foreign Interference and Religious Animosity in Lebanon”. Journal of Contemporary History. 15)

[4] Kosova Haber, 2013

[5] Naim Ternava, Prishtinë, 15 Qershor 2015.

[6] Marrë nga Historia e Popullit Shqiptar

[7] Me 30 maj 2015, “Perkujtimi i 562-vjetorit të Pushtimit të Konstantinopojes” (Gazeta gjermane “Die Welt”)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.