SHPALLJA E ZGJEDHJEVE NË SERBI, IKJE NGA DIALOGU ME KOSOVËN

0
207
Presidenti Vuçiq

Gani I. Mehmeti

Më mirë një mijë vit dialog se luftë, gënjente para sa kohësh vetë Vuçiqi. Por, nuk e kishte se e donte dialogun, por pse nuk kishte mundësi ta zhbënte Pavarësinë e Kosovës. E, pr të mos e njohur Pavarësinë e saj, kërkon dialog të pajkufishëm…

Ky e ka qëllimin e stërzgjatjes së bisedimeve me Kosovën, jo për diçka tjetër, por vetëm për të pritur ndonjë moment sa më të volitshëm për Serbinë, që ta mbajë Kosovën peng, duke menduar se një ditë bashkësia ndërkombëtare do të përkrahte Serbinë në çështjen e Kosovës, për të mbetuir srish nën Serbinë.

Ndërkombëtarët sikur nuk po e njohin mirë Serbinë dhe serbët. Ata janë armiku më i madh i shqiptarëve, përveç edhe disa tjerëve që kanë uzurpuar me ndihmën e Europës toka shqiptare që nga shkeulli 19, e, sidomos nga shekulli 20, kur po kjo Europë që është sot, po tregon se nuk ka ndryshuar ndaj shqiptarëve nga ajo e dy shekujve më parë. Unë nuk e njoh qëllimin e Europës, se për ç’shkak ka përkrahur armiqtë tanë në copëtimin e tokave shqiptare. Mirëpo, kjo është një e vëretë e madhe. Dhe, për fat të keq, po kjo Europë po mban anën e Serbisë edhe sot e kësaj dite gjatë bisedimeve Kosovë – Serbi, për çka BE, ka emëruar për ndërmjetësues të bisedimeve dy “lehësues” të bisedimeve nga dy shtete që nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës!

Vetë Vuçiqi, sa e sa herë ka deklaruar haptas dhe bindshëm se nuk do ta njohë Pavarësinë e Kosovës kurrë, dhe as i është ndërhyrë me ndonjë pyetje se përse e thotë këtë, po edhe nuk është krërkuar nga BE.

Në anën tjetër, vetë Vuçiqi ka thënë para kryetarit të Gjermanisë në qershor të vitit 2022 se askush nuk i ka thënë se Kosova është shtet dhe duhet ta njohë edhe Serbia. Pra, duke u përpjekur që në bisedime, BE-ja të jetë neutrale në statusin e Kosovës, Serbia po mendon se Kosova është pjesë e Serbisë, ashtu siç e ka dhe ende e mban në Kushtetutën e saj.

Tani, kur me ndërhyrjen e SHBA-ve, ka ardhur koha kur duhet të përcaktohet edhe statusi i Kosovës shtet, që do duhej ta njihte Serbia për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, Vuçiqi kërkon të shpallë zgjedhjet në Serbi diku për në shtator të këtij viti!

Këto zgjedhje nuk shpallen pse Vuçiqi nuk e ka fuqinë për të marrë vendime, pra për ta njohur Pavarësinëe Kosovës, por për t’i ikur vendimit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Prandaj, për të mos e njohur Pavartësinë e Kosovës, ai shpall zgjedhjet.
Ky është një driblim politik i Aleksandër Vuçiqit, jo vetëm ndaj shqiptarëve por edhe ndaj SHBA e BE!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.