MASHTRIMI I RADHËS: NË TAVOLINË ASOSACIONI “ME MISH DHIE”

1
351
Kurti me 5-sëshen perëndimore

Nga: Binak MAXHARRAJ

/Çdo vazhdim i dialogut do të ishte i papranushëm për Kosovës, pa dënimin e terrorizmit serb në Kosovë te datës 24 shtator/
/Garda e vjetër mashtusese në dialog me Kosovën dhe Serbinë erdhi sot në Kosovë, jo bile të kërkojë falje për 24 shtatorin, por t’i shtojë edhe më shumë arsenalin e tyre mashtrues/

Sot ne Prishtinë qendroi pesshja e vjeter mashtruese ne krye me kryemashtruesin Miroslav Lajçakne në vend se ai nuk do te duhej të ishte në këtë delaegacion pas sulmit terrorist te Serbisë ne Kosovë ku ai as qe do te ishte ne këtë përbërje. Edhën për një mashtrim te radhes.

Kjo pesshe po ishte e sinqertë dhe e drejtë ne dialog pas ngjerjev te 24 shtatorit nuk do te duhej te vijë me “duar n’xhepa bosh” veç sa për te kërkuar lemosh për te vazhduar edhe me tutje degradimin e dialogut siç vepruan për këto 12 vite.

Kjo pesshe evropiane pot e ishte e sinqertë se pari sot ne Prishtinë do te sillte vendimin e BE për heqjëln e sanksioneve te padrejta te vena Kosovës kohë me parë. Sot kjo peseshhe do vinte me vendimin e BE-së për venjen e sanksioneve ndaj Serbisë për aktin sulmin terrorist qe i beri Kosovës, e jo vetem që ky sulm te gjykohet vetem me fjalë.

Por si duket ka një orvatje te theksuar ndër nderkombetaret se ky sulmë terrorist, i cili po gjykohet vetem më fjalë e jo me veprra, jo me denim me sanksione ndaj kriminelve fashist te Serbisë ne kry e më kriminelin Vuçiq. Ka tendenca edhe nga vet nderkombetaret qe Serbia te shfajesohet nga ky suëm i turpshem terrorist ndaj Kosovës duke e hedhur te terëin fajin një individi, nje terroristi isç është kryekrmineli dhe banditi Milan Radojqi, duke e çfajsuar Serbin dhe Vuçiqin qe qendronin prapa ketij sulmi terrorist.

Po si është e munshme ateherë te kryhet një akt aq i tmershme terrorist me at arsenal armesh me sigma te shtetit te Serbisë i shperndarë nepër Manasuitin e Banskes dhe nepër lokalitetit tjera ne veri çfarë shihet çartë se ishte se ka qenë ne veprim sulmi ndaj Kosovës për taë marre veriun.

Por megjithate sot ne Prishtinë arrijtën hileqaret emisar, arrijten po ata emisar për te ia shtuar te keqen Kosovës me shumë dredhi. Erdhen ashtu siç janë ardhë gjitherë me trysenin për te vazhduar dialogun thuas se me 24 shtator nuk a ndodhë asgjë. Erdhen ne Prishtinë si fantazma, si qyetet e zeza dhe korbat e zijë jo për te zgjidhë diçka ne te mirë te Kosovës, por për t’i bërë presion Kosovës se dialogu nuk ka alternativë.

Kryemashtruese Miroslav Lajçak pa kërkuar falje ne këtë takim për sulimin terrorist te 24 shtatorit,filloj te shpalos Planet e tij se për çka kishte ardhë me delegacionin e tij në Prishtinë.Thjeshtë për te shtuar presion ne stilin jot e ndermjetesuesit port e një arbitri qe imponon diçka qe është jashtë rrezes se tij te veprimit.duke theskuar se “ne gjithëmonë kemi një palë, patëm një plane e diskutuam me Albin Kurtin do ta bisedojmë sot edhe me Vuçqiqin ne Beograd.

Por ai shkoj edhe me larg duke theksuar se nese nuk ka dialog mund te këtë përshkallëzim tjeter te situates qe sipas tij do te ishte edhe me rrezikshme. ”Pra, siç shihet, Lajçak me ekipin e tij e kërcënon Kosovën me theks të posaçëm se dialogu nuk ka perspektivë”.

E tmershme, skandaloze kjo qe thotë ky sejmen i Serbisë?!
Plani i tij qe Lajçak e lansoi sot ne këtë takim ka te bejë me presionin e zbatimit te Marevshjës se Brukselit dhe te Ohrit si dhe me Asociacionin me komunave me shunicë serbe”

Së pari, duhet te dijën këta musketar te Evropes se de facto, realisht marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit janë inegzistette de facto nuk egzistojnë dhe si te tilla nuk janë ndrkombetarisht te pranuara e as qe mund te implementohën më force, sespe klëto marevshje nuk janë te neshkruara nga palët, anipse Kurti vazhdimisht inssiton te nenshkruhën, por edhe pala serbe pra Vuçiqi, i cili nuk pranon t’i nenshkruaj duke thenë me gojë se i pranojë, por dihet se në maredhenjet dhe marevshjet ndërkombetare nuk ka marevshje te bëra vtem me gojë sespe ato i merr erga janë inegistente të pa qena.

Për këtë nuk fajtor qeveria Kurti,por në radhë te parë këta musketarët qe sot janë në Prishtinë te cilët nuk i detyran palet, e sidomos palëm serbe pra Vuçiqin, i cili me asnjë kusht nuk pranoi te nenshkruaj, pra këto marevshje nuk mund te implementohën kur janë pa bazë juridike.

Së dyti, nga strajca e tijë Miroslav Lajçak nxori edhe Asociacionin e komunave me shunicë serbe, i cili qe disa vite bile edhe para sulmit terrorist është folë e përfolë se kryefjala e te gjitha marevshjeve. Lidhur me kërë Miroslav Lajçka the:

Me duhet te theksoi nevojën për të levizur ne themelimin pa ndonjë vonësë. Pa këtë këte nuk do te këtë progress ne rrugën europiane”, të cilin edhe e kishte sjellë me vehte, te përberë ku me dijtë se nga kush, por mbesë me shpres se Edi Rama nuk është përzi edhe në këtë draft siç e ka përqejfi t’i futë turrinjtë në çdo birë.

Lajçak nuk pranoi te shpalosë me tutje se çka përmbanë ku draft-projekt i tyre, por thjeshtë tha se duhet domosdo te levizim me Aasociacionin pa këtë nuk do te këtë progress ne Kosovë ne rrugën Evropiane. Për Draftin i Asociacionit te cilën e ia sollën qeveris se Kosoves dhe Kurtit nuk shpalosën shumë informacione, por i ranë tërthuar se ;

Ky draft i Asociacionit është iazuar ne Kushtetutën e Kosovës, por edhe në pakon e Ahtisarit” anipse dihet se Kushtetuta e Kosov ës bazohet ne pakon e Ahtisarit, por siç dihet në Kushtetutë nuk është futë gjitheçka e Ahtisarit, qe do te thotë se këta paskan futë edhe pjesë tjera qe nuk janë në Kushtetutë. Pra qe janë funtë edhe pjesë tjera nga pakoja e Ahtisarit qe nuk janë ne Kushtet”.

Kjo do te thotë se në këtë Asiciacionin e tyre misterioz te këltare pesë musketarve është futë edhe siç thuhet ”mish dhie, apo edhe mish thiu”, që e bënë Asiciacionin një mashtrim, një tadheti ashiqare ndaj Kosovës.

Është e nevojshme pr ate dihet se ky delegacion emisaresh erdhi ne Kosovë me tradhetin dhe mashtrimin e radhes e këtë e tregon edhe vetë fakti ku thuhet se ”Asosacioni bazohet ne kushtetutn e Kosovës por edhe ne pakon e Ahtisarit, që nenkupton se në këtë Asosacion janë inkorporuar edhe pjesë tjea jashtë kushtetutes, siç ndryshe po quhen me do ”kompetenca ekzekutive”.

Pra, ka bërë mire qe kryeministri Albin Kurti tregoj mikëpritjen shqiptare, e kanë pirë nga një kafe siç është adeti me një porosi te thejsht dhe te qartë se nuk mund te kët dialog me kriminelin dhe profashistin Vuçiq. Nuk ka takim me Vuçiqin, derisa bashkësia ndërkombëtare BE dhe SHBA të sanksionojë Serbinë për krimin, për terrorin që e bëri në veri duke e thyer kufirin që është shkelje flagrante e sovranitetit të Kosovës.

Pra, këtyre matrapazëve, mashtruesve dhe musketarve nga Evropa sot ne Prishtinë u dual “duqi për ledinë”, kur e shalosën draftin për Asociacionit për komunat me shumicë serbe i cili kishte dale jashtë Kushtetutes me fjalinë” është bazuar edhe ne pakon e Ahtisarit” dhe duhet te sçarohet se çka është futë tjetër ne këtë draft jashtë Kushtetutes se Kosovës, e cila është e bazuar ne Planin e Ahtisarit.

Duke e parë se në çfarë gjendje gjendet Kosova me presionin e këtyre mashtuesve evropian qe ashiqare ne këtë draftë statut kanë “future mish dhie, apo mish derri, thiu ”ky draftë nuk duhet pranuar as qe suhet te pranohet për diskutim.

Është ne duar te Presidences, qeverisë se Kosovës, e sodomos e opozites qe njehërë, bile vetem një herë t’i lënë sakicat për gardhi, të bashkohën sespe Kosova është ne rrezikë me këtë krijesë fantazmë te Asosacionit sespe këtu nuk janë me ne pyetje interest partikae por ato nacionale.

Nese këtë nuk e beni edhe pas sulmit terrorist qe ia beri Serbia Kosovës, e nese nuk përbashkohni kësaj radhe, do te ndodhë me Kosovën ajo siç ndodhi me Çakorrin, ndersa historia për ju do te jetë e pafalshme.

1 KOMENT

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.