JON FOSSE: JAM RRITUR NË FSHATIN STRANDEBARM, GJUHA IME ËSHTË KRIJUAR PIKËRISHT NGA KY PEZISAZH

0
Jon Fosse - Trilogien

Shkrimtari norvegjez Jon Fosse rrëfen pas marrjes së Çmimit Nobël në letërsi, jetën e tij, nga ndarja me akoholin tek konvertimi në katolik

«Tregimet e para i përkasin 50 viteve më parë. Qysh nga adoleshenca ndjeja se të shkruarit më ofronte një vendstrehim, një mbrojtje. Në një farë kuptimi më ka shpëtuar. Të shkruarit është mënyra ime e të jetuarit. Mërzitem nëse nuk e bëj, shqetësohem. Ndërkohë, teatri thuajse më ka vrarë: jo aq shkrimi dramaturgjik apo prodhimet, sesa kaosi që ishte përreth. Kisha deri në 100 vitin e parë, por nuk isha njeriu i duhur: jam i ndrojtur dhe i rezervuar, një person ekstrovers nëse do t’ia kalonte më mirë. Për këtë jam ndalur, edhe pse pastaj me dramaturgjinë megjithatë jam kthyer. Më në përgjithësi, kam kuptuar se nga e shkruara kam nevojë të marr pushim. Në të kaluarën e kam bërë, për shembull, duke mësuar. Një mënyrë tjetër është përkthimi. Kohët e fundit jam marrë me “Procesin” e Franz Kafkës dhe të një përmbledhjeje të tregimeve të tij».

Përgatiti:
ARMIN TIRANA

Sa vlen peizazhi norvegjez në frymëzimin tuaj letrar?
– «Shumë. Jam rritur në fshatin Strandebarm, afër me Hardangerfjord, i zhytur në
skenarin e fjordit dhe ka qenë vendimtar në plazmimin tim. Edhe në këtë rast, çështja nuk është autobiografike. Ka të bëjë me zërin tim si shkrimtar, e krijuar nga gjuha ime dhe nga ky peizazh».

«Çdo shkrimtar, që e pranon ose jo, do të donte ta fitonte Nobelin. Këtë vit më ka takuar mua dhe jam vërtet i lumtur, por besoj se është e rëndësishme të kujtohet se ka shumë autorë të tjerë shumë të mëdhenj, që do ta kishin merituar dhe nuk e kanë marrë».

Xhaketë e zezë dhe flokë të mbledhur bisht, Jon Fosse, autori norvegjez që më 5 tetor i është caktuar çmimi më prestigjoz i letërsisë, flet me mirësjellje dhe urtësi. Sapo ka dalë për shtëpinë botuese “La nave di Teseo” të Elisabetta Sgarbi vëllimi i dytë i ndërmarrjes së tij narrative më ambicioze, “Settologia”, dhe në pritje që më 5 mars të debutojë në Carignano të Torino vepra teatrale e tij “La ragazza sul divano” e drejtuar nga Valerio Binasco, Fosse flet për La Lettura nëpërmjet Zoom. Për shkrimin, që thotë se «më ka shpëtuar», por edhe jetën e tij (incidentin rrugor që e shënoi në moshën 7 vjeçare, alkolizmin, konvertimin në katolicizëm…). Dialogu vjen në lidhje nga Oslo, nga ndërtesa mbretërore e Grotten, që i është caktuar për meritat letrare të tij. Akademia Suedeze ia ka dhënë Nobelin «për veprat novatore dramturgjike dhe prozën që i japin zë të pathënshmes».

E njihni veten në këtë motivacion?
– «Krejtësisht, është ajo që kërkoj të bëj. Kur shkruan ka një gjuhë të përbërë nga fjalë që mund t’i lexosh, por ka edhe një gjuhë tjetër të heshtur, që kërkon të shprehë se çfarë është vërtet e rëndësishme në jetë dhe që si në narrativë, ashtu edhe në teatër, nuk mund ta thuash drejtpërsëdrejti. Shpresoj që lexuesit e “Settologia” time t’i perceptojnë këto fjalë të heshtura. Është quajtur një poemë e gjatë në prozë dhe praktikisht unë vetë kur e shkruaja jam ndjerë më shumë një poet sesa një autor në kërkim të një historie apo e ndonjë forme tjetër».

«Settologia» është një ndërmarrje narrative me mbi 1200 faqe pa asnjë pikë, e ndarë në 7 pjesë. Proza është përfshirëse, mistike, me një protagonist që rrëshqet midis së tashmes dhe së shkuarës, duke reflektuar mbi kuptimin e artit, religjonit, jetës. Nga e nxirrni frymëzimin e një vepre kaq pak tradicionale?
– Preferoj të mos planifikoj asgjë përpara kohe. Dua të jem i surprizuar kur shkruaj. Ulem me tastierën përpara dhe eci. Nëse filloj është mirë, pas pak faqeve është krijuar një univers dhe shumë tashmë është e vendosur. Kështu që duhet vetëm të dëgjoj. Të shkruarit është një proces dëgjimi, ngjan me muzikën. Si adoleshent luaja instrumenta, sidomos kitarën, por edhe violinë, më pas papritmas e kam lënë dhe kam filluar të shkruaj, duke kërkuar të rikrijoj në faqe gjendjen me të cilën ndodhesha falë muzikës. Ja të gjitha përsëritjet, variacionet e prozës time… Natyrisht, muzika nuk është e shkruar, por mund të jetë një metaforë e mirë».

Muzika e «Settologia» është ndryshe nga ajo e punëve tua të mëparshme. Vetë ju keni folur për një «prozë të ngadaltë», që e ka marrë origjinën në një fazë ku kishit nevojë të ndalonit dhe të «qetësonit» edhe të shkruarin tënd.
– «Nja dhjetë vite më parë kam marrë një pauzë nga shumë udhëtime, që po bëja duke ndjekur veprat e mia teatrale, por edhe nga të shkruarit dramaturgjik dhe nga intensiteti i saj. Për pak kohë i jam kushtuar përkthimeve, për shembull një versioni të Orestit të Eskilit. Pastaj kam ndjerë nevojën e kthimit tek narrativa. Në verën e 2015 jam ftuar nga
përkthyesi im japonez në kështjellën, që qe e poetit dhe dramaturgut Paul Claudel në jugun e Francës dhe aty kam nisur Settologia. Kërkoja diçka që të më merrte kohë dhe të kalonte në periudha të gjera, por nuk e kisha planifikuar një tekst kaq të gjatë; deri në atë moment veprat e mia narrative qenë më të shkurtëra. Është sikur 1200 faqet të buronin vetë. Edhe fakti që nuk kanë pika nuk buron nga një tentativë letërsie eksperimentale e imja; thjesht, kam hyrë në fluks dhe nuk jam bllokuar më».

Të shkruarit tuaj çon në një nivel tjetër, të dytë, të lexuarit, ama është e pamohueshme se Asle, piktori protagonist i «Settologia», në një farë mënyre të ngjan: i ka flokët e mbledhur bisht, edhe ai si fëmijë luante instrumenta, është një ish pijanec dhe është bërë katolik pas një faze të gjatë ateizmi…
– «Është e vërtetë, e kam bërë eksplicite këtë ngjashmëri, por nuk bëhet fjalë për vetëfiksion. Kur shkruan, mund të ndodhë që të shikosh nga jeta, përvoja jote, por puna më e rëndësishme është të transformohesh, të fluturosh, është kjo që e bën letërsinë. Nëse nuk ndodh dhe kufizohesh të përshkruash biografinë tënde, rezultati është shumë i keq, nuk ka krahë. Në rastin e “Settologia” në një farë kuptimi kam dashur të luajë me vetëfiksionin, të fus një element ironie, të shfaq ngjashmërinë, për të lënë të zbulohet se e vërteta duhet kërkuar tjetërkund».

Menjëherë pas Nobelit, ke thënë se jeni «befasuar, por jo shumë».
– «Prej një dekade, emrin im qarkullonte midis kandidatëve të mundshëm, kështu që një farë kuptimi isha i përgatitutur, por në fund nuk kishte ndodhur asnjëherë, kështu që pikërisht këtë vit kisha thënë:
Nuk do ta marrësh Jon, është budallallëk të vazhdosh të mendosh se mund të ndodhë”.
Por më 5 tetor, teksa vozija përgjatë pjesës jugperëndimore të Norvegjisë, kam marrë thirrjen e Akademisë Suedeze. Kam ndjerë një lumturi të madhe të papritur dhe menjëherë më pas kam menduar se nuk ishte e mundur. Menjëherë kam lajmëruar time shoqe, pastaj kemi darkuar në apartamentin e vogël, që kemi afër me qytetin Bergen. Një festim i kufizuar paqësor, i ftuari i vetëm i të cilit ka qenë djali i madh që banon në zonë».

Në pak më shumë se një javë, jeta juaj ka ndryshuar tashmë?
– «Menjëherë kanë ardhur gazetarët dhe trupat televizive. Pastaj gjatë këtyre ditëve qindra, në mos mijëra, emaile, mesazhe, telefonata, sidomos përgëzime. Po i përgjigjem sa më shumë të jetë e mundur, janë ditë impenjuese, por besoj se vëmendja do të bjerë. Më ka ndodhur për nja 15 vjet të jem i famshëm falë teatrit. Siç e kam theksuar, udhëtoja shumë, por në fund isha tepër i lodhur dhe jam ndalur. Për mbi një dekadë i refuzoj thuajse të gjitha ftesat. Tani po marr shumë, sigurisht do të shkoj në Stokholm për ta tërhequr çmimin, por më pas besoj se porta ime do të mbyllet sërish, do të kthehem në jetën time të qetë, duke shpresuar t’ia arrij të shkruaj si më parë».

Ju nuk e keni fshehur të kaluarën tënde me alkolizmin. Kanë influencuar edhe veprën tënde?
– «Kur shëtisja botën me veprat e mia teatrale – kam qenë në Shanghai, Tokio, Kubë… — për gjysmë viti isha në udhëtim, thuajse gjithmonë vetëm. Shoqëria ime e vetme ishte një shishe me uiski. Alkoli më ndihmonte të përballoja gjithçka, por kur bëhet i tepërt, bëhet shkatërrues. E gjeta veten që duhej ta pija edhe në mëngjez: nuk isha më unë ai që e kontrolloja, por alkoli që më kontrollonte mua. Deri kur një ditë kam pësuar një kolaps dhe jam shtruar në spital, ka qenë atëhere, që kur dola i gjallë nga spitali, i thashë vetes: “Tani mjaft”. Sot do të mund të pija normalisht, si të gjithë, por prej kohësh për mua alkoli nuk ka më një shije të mirë, nuk është edhe aq magjepsës. Më është dashur ta zëvendësoj me diçka tjetër».

Me çfarë?
– «Parasëgjithash, të shkruarin. Qyshkur kam lënë pijen, kam shkruar shumë më tepër, duke mbushur orët. Settologia ka lindur midis 5 padites dhe 9 së mëngjesit dhe konvertimi im ka ndodhur rreth një vit e gjysmë pas ndalimit të alkolit».

Çfarë ka ndodhur?
– «Duhet thënë se si fëmijë, rreth të 16-ave, e kisha lënë protestanizmin protestant, mazhoritar në Norvegji, dhe për shumë kohë nuk i përkisja asnjë feje. Për një periudhë më tërhoqi lëvizja e kuekërsajve, pa priftërinj, pa meshë, pa festime. Deri kur, pasi e kisha mbyllur me alkolizmin, ndjeva se kisha nevojë për diçka më të fortë dhe u afrova me katolicizmin, me një grua katolike dhe jo vetëm për këtë, me të cilën kisha filluar të dokumentoja nga vitet 1980. Në një farë kuptimi mesha u bë një mënyrë për të hyrë në diçka më të madhe, të njëjtën gjë që kërkoj ta bëj me shkrimin, duke provuar të çlirohem
prej vetes dhe të arratisem tjetërkund. Sot jam katolik praktikues, shkoj në meshë një
herë në javë, falem të gjitha ditët, si një lloj meditimi. Edhe pse sigurisht, e quaj veten
besimtar, por në shumë aspekte jam larg nga dogmatizmi. Tek “Settologia” citoj teologun mesjetar gjerman Meister Eckhart, i cili ka influencuar mënyrën time të besuarit dhe që u akuzua për herezi. Jam edhe unë heretik? Nuk ka rëndësi dhe besoj se nuk i intereson as Zotit, që ndoshta i preferon deri edhe heretikët, kush e di?».

Ju keni folur për një episod tjetër të jetës tuaj: një incident rrugor në moshën 7 vjeçare, ku rrezikuat të vdisnit. Në çfarë mënyre?
– «Më keni dhënë një perspektivë të jetës jashtë vetes time. E kam parë veten nga jashtë në një dritë ndriçuese, në një gjendje paqësore dhe të lumtur. Kjo perspektivë “jashtë vetes time” është themeli i shkrimit tim. Kërkimi i të thënit të së pathënshmes dhe vazhdoj ta bëj, ka të bëjë me këtë incident, me këtë përvojë themelore të jetës time».

Edhe shkrimi ka pasur një rol vendimtar në rrugëtimin tuaj ekzistencial.
– «Tregimet e para i përkasin 50 viteve më parë. Qysh nga adoleshenca ndjeja se të shkruarit më ofronte një vendstrehim, një mbrojtje. Në një farë kuptimi më ka shpëtuar. Të shkruarit është mënyra ime e të jetuarit. Mërzitem nëse nuk e bëj, shqetësohem. Ndërkohë, teatri thuajse më ka vrarë: jo aq shkrimi dramaturgjik apo prodhimet sesa kaosi që ishte përreth. Kisha deri në 100 vitin e parë, por nuk isha njeriu i duhur: jam i ndrojtur dhe i rezervuar, një person ekstrovers, nëse do t’ia kalonte më mirë.
Për këtë jam ndalur, edhe pse pastaj me dramaturgjinë megjithatë jam kthyer. Më në përgjithësi, kam kuptuar se nga e shkruara kam nevojë të marr pushim. Në të kaluarën
e kam bërë, për shembull, duke mësuar. Një mënyrë tjetër është përkthimi. Kohët e fundit jam marrë me “Procesin” e Franz Kafkës dhe të një përmbledhjeje të tregimeve të tij».

Për suksesin teatral keni paguar një çmim, por është e pamohueshme që ju jeni një prej dramaturgëve më përfaqësues në botë. Nobeli juaj është edhe një fitore e teatrit?
– «Sikur të ishte kështu, do të isha shumë i lumtur. Teatri është një formë arti që kur funksionon mirë bëhet një përvojë shumë e bukur për ata që marrin pjesë, duke filluar nga publiku dhe nga aktorët. Teatri sot ka nevojë për zëra të rinj, të fortë, me një identitet specifik, që vijnë nga jashtë vetë teatrit, domethënë nga letërsia. Sikur Samuel Beckett, Anton Cechov apo William Shakespeare të mos kishin qenë, atëhere teatri do të kishte qenë shumë më pak interesant».

Nuk ka sot zëra për të cilët flitet?
– «Ndër të fundit e mëdhenj është dramaturgia Sarah Kane, përpara saj Thomas Bernhard dhe më pas Peter Handke. Por jam mjaft i sigurtë se ka autorë të rinj të vlefshëm, me zërin e tyre, vetëm se nuk i njoh, kanë nevojë të jenë të dukshëm dhe mund të na duhet kohë».

Ju jeni krahasuar me Beckett dhe me Henrik Ibsen. Është një paralelizëm, ku e njihni veten?
– «Si student lexoja Beckett, ja çmoja shumë veprat teatrale dhe i kam parë shumë shpejt disa prodhime të mëdha. Kishte diçka tek ai që më tërhiqte dhe më tërheq akoma. Kështu, teksa shkruaja vepërn time të parë dramaturgjike, kisha në njëfarë kuptimi frikë nga zëri i tij kaq i fortë. Për këtë, në 1992, e titulloja “Dikush do të vijë”: një përgjigje ndaj “Duke pritur Godonë”, sikur Beckett të ishte një lloj babai ndaj të cilit të rebelohesha. Për sa i përket Ibsen, jemi të dy norvegjezë dhe shumë përfaqësues jashtë vendit, por e ndjej shumë larg. Në veprat e tij është arritur të bëhen thuajse evidente forcat e padukshme që drejtojnë jetën tonë, duke kujtuar në këtë tragjeditë greke, por nuk ka dashuri në shkrimin e tij».

Kush janë modelet tuaja letrare dhe dramaturgjike?
– «Nëse flasim për influenca në përgjithësi, kush në realitet ka pasur më shumë peshë ka qenë një filozof: Martin Heidegger. Nëse përqëndrohemi mbi influencat letrare, emri në fakt është norvegjezi Tarjei Vesaas. Lexova romanin e tij më të njohur, “Zogjtë”, qysh kur isha shumë i ri».

Nëse në teatër shërbejnë zëra të rinj, si qëndron sot letërsia?
– «Shkrimi i influencuar nga politikat e identitetit nuk ka të bëjë më letërsinë. Ashtu si vetëfiksioni, siç po thoja, nuk arrin të bëhet tjetër. Në përgjithësi ideja është se nëse ke një mesazh politik, fetar apo të çfarëdolloji dhe shkrimi e shtyn përpara për të influencuar njerëzit, atëhere nuk bën letërsi të mirë. Megjithatë ka autorë që i vlerësoj edhe pse shumë larg meje, si nobelistja e vitit 2022 Annie Ernaux: në rastin e autores franceze e konsideroj mënyrën e saj të të shkruarit si një lloj antiletërsie, por që më pëlqen».

Lidhur me Nobelin, nuk ju kanë bindur çmimet për figura si Bob Dylan e Dario Fo, ndërsa keni mbrojtur çmimin për Peter Handke.
– «Vetë Dylan nuk donte aspak ta merrte Nobelin. Është një kantautor i zoti, por jo poet dhe kënga e tij “Mr. Tambourine Man” mund të duket poezi, por nuk është, pasi ka nevojë për muzikë, që ta fitojë forcën e vërtetë të saj. Në mënyrë të ngjashme, mund ta admiroj Dario Fo si njeri të teatrit, por nuk është shkrimtar. Për sa i përket Handke, është e vërtetë se vajtja në funeralin e Sllobodan Millosheviçit ka qenë gabim, por nëse shikohet vetëm nga letërsia e tij, besoj se është autori i gjallë që admiroj më shumë, si romancier dhe si dramaturg».

Ka autorë të tjerë të sotëm që i admironi?
– «Nuk lexoj shumë letërsi bashkëkohore, por këtu në Norvegji kemi Dag Solstad, i treguar edhe ai midis favoritëve për Nobelin. E meritonte».

Në toto – emrat përmendet edhe një norvegjez tjetër, Karl Ove Knausgård, që ka qenë nxënësi juaj në Akademinë e Shkrimit të Hordaland dhe ka synuar shumë lidhur me vetëfiksionin.
– «Kam qenë pedagogu i tij për një vit. Ai ishte pak më shumë se 20 vjeçar, unë rreth të 30-ave. Jemi ndryshe, por unë e çmoj dhe mendoj se është një kandidat i mirë. Vetëm se ai është mjaft i ri, ndërsa Solstad është 82 vjeç, ka më pak kohë. Uroj, siç u janë dhënë nobelë të ndryshëm autorëve francezë, që çmimi mund t’u caktohet shpejt edhe norvegjezëve të tjerë».

Ju përdorni nynorsk, njërën prej formave të shkrimit norvegjez, e përdorur nga një pakicë qytetarësh (tjetra është bokmål). Pse kjo zgjedhje?
– «E njoh bokmål, më pëlqen dhe më shërben herëpasëhere në emaila për destinatarë që e përdorin. Por aty ku kam lindur unë nynorsk është mazhoritar, e përdor qysh kur kam mësuar të lexoj e të shkruaj. Edhe mënyra me të cilën në këtë zonë njerëzit flasin është shumë e afërt me nynorsk, kështu që ndërsa shkruaj mund të dëgjoj zërin e time gjysheje, të prindërve të mi, të pezazhit tim…».

Sa vlen peizazhi norvegjez në frymëzimin tuaj letrar?
– «Shumë. Jam rritur në fshatin Strandebarm, afër me Hardangerfjord, i zhytur në skenarin e fjordit dhe ka qenë vendimtar në plazmimin tim. Edhe në këtë rast, çështja nuk është autobiografike. Ka të bëjë me zërin tim si shkrimtar, e krijuar nga gjuha ime dhe nga ky peizazh».

Po punoni tashmë për projekte të tjera?
– «Po, gjithmonë punoj për diçka. Pikërisht falë spekulimeve lidhur me Nobelin, kam hyrë në kontakt me australianin Gerald Murnane, një autor tjetër që sigurisht do ta meritonte të fitonte. Kam nisur ta lexoj, e kam vlerësuar, kështu që kam përkthyer romanin e tij “Ultësirat”, që këtu do të botohet në pranverë. I jam kushtuar edhe narrativës, por nuk dua të botoj asgjë vitin e ardhshëm. Romani im i ri do të dalë në 2025».

Për çfarë bëhet fjalë? Sa do të jetë i gjatë kësaj radhe?
– «Një dimension (qesh), rreth 250 faqe, pastaj ka edhe libra të tjerë në ardhje, të lidhur midis tyre, por jo si “Settologia”: ajo që i bashkon është një ambientim i zakonshëm në një vend të sajuar, që e kam imagjinuar në Norvegji: Vaim, që do t’i japë edhe titullin serisë».

(nga La Lettura – Nacional)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.