(Eja)

0
220
Leonardo Nika - yellow

Leonardo Nika

(Eja)

Eja po të pres shpirti im
Zemrës sime jepi strehim
Jam duke të të kërkuar
Pa ty dhe toka është dëshpëruar

Eja të të përqafoj
Të të them të dashuroj
Për ty po mbytem në lot
Jetën pa ty s’e shtyjë dot
Fotografinë tënde në zemër e mbajë
Jastëkun me lot ç’do natë e lajë

Si një sallë operacioni më duket shtëpia
Këtë e di veç perendia
Kam dëshir të jesh pranë meje
Për ty po digjem si flakë rrufeje

Eja të jetojmë historinë
Dhe të bekojmë dashurinë
Po më digjet shpirti nga meraku

Në zemrën tënde të banoj
Ka shumë të dashuroj
Ti je perla në thellësi të zemrës sime
Nuk dua të vdes në mjerime
Ndoshta të duket e pabesushme
Pa ty jeta ime
Është e mjerushme

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.