Medvedev i përgjigjet presidentes së KE: Nëse Rusia dështon, Evropa do të përballet me një valë krimi, më të dhunshme se ajo shqiptare

0
368
Dmitry Medvedev

NewsBomb.al, 18 prill 2022

Ish-presidenti rus dhe njëkohësisht nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Dmitry Medvedev, tha se mospagimi i pagesave të huaja të Rusisë mund të sjellë hiperinflacion në Evropë dhe falimentimin e saj.

Kjo deklaratë erdhi si koment pas fjalës së presidentes së komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, e cila tha se mospagimi i Rusisë do të thotë se është çështje kohë për të falimentuar.

Medvedev tha “Nëse Rusia dështon, edhe Evropa dështon”. Ai shtoi se qëllimi sekret i evropianëve nuk është paqja në Ukrainë, por të bëjnë Rusinë të dështojë financiarisht.

Pra, kjo është ajo! Këtë e kanë dëshiruar fshehurazi! Kjo është strategjia themelore e Bashkimit Evropian, axhenda e fshehur e mazokistëve të Brukselit dhe partnerëve të tyre të lojërave në anën tjetër të oqeanit. Epo, provojeni” shtoi Medvedev.

Dmitry Medvedev më pas i dërgoi një mesazh presidentes, Ursula von der Leyen, duke thënë se mungesa e furnizimeve në dyqane dhe kriza e re e migracionit do të provokojë një valë krimi më të keqe e më të dhunshme se ajo shqiptare.

Mungesa e produkteve bazë në dyqane dhe fluksi i refugjatëve… E gjithë kjo, sipas skenarit të parashikuar nga numri dy rus, do të shkaktojë një valë krimi të dhunshëm më të keq se ai shqiptar” tha ai.

Edhe pse historikisht miti i mafies shpesh lidhet me grupe më të njohura të krimit të organizuar, si mafia italiane (cosa nostra ose ndrangheta), ruse (bratva) dhe japoneze (yakuza), për ish-presidentin rus nuk është kështu, me e keqja për të qenka ajo shqiptare.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.