Ilir Muharremi, kritik i artit
Artisti dhe pedagogu Mehmet Behluli (foto djathtas), në ekspozitën kolektive “Pa limit” të hapur ditë më parë në Galerinë e Fakultetit të arteve paraqiti bimësi, lule të thara, copëza të djegura, çlirim forcash të brendshme nga magma e shpirtit, një pjalmë e vullnetit dhe përplasje dramatike ndaj luftës së zymtë të cilën e krijoj njeriu kundër njeriut, për pushtet dhe sundim, për shkatërrim dhe ozurpim territorial. Ai ndërlidh luftën në Ukrainë me civilët e pafajshëm, pra e zeza dramatike në pikturën-intalacion e cila qëndron e varur, dhe lidhë shpirtin, forcat e njerëzve me atë të zezën e çliruar nga mllefi. Ja tek sodis në kompozicion ca zogj të kuq të gjakut, vijnë ose shkojnë matant horizontit dramatik.
Fara nga e cila krijohet jeta, karrige të vjetra, të plurosura, të grisura, najllon, imtësi dramatike ekstreme, qartësi e vijës së bimës, jetës që e bënë si një fantazmë e heshtur, por e ndjeshëm, shkallë e tingujve, krijon veçanti në intalacionin sa social aq edhe solidarizues. Persosmëria e idesë, aranzhimi i buqetës në pjesën e pikturës, jep një efekt të ndjeshëm në pikturë, pastaj ca spërkatje, rrjedhë të ngjyrës afër buqetës, e cila krijon pohimin, dhimbjen, bashkimin, bukurinë e dikurshme, vellon, ditën më të lumtur të jetës dhe zhgënjimin më të madh.
Është kjo buqetë e tharë nga jashtë, por park i edenit përbrenda. Ky art çliron optikën e fantazmës së pafajshme, ta arratis fantazinë te bukuritë e natyrës të cilat pa qare shoqërohen me tmerrin. Fortësia, brutaliteti që ju është bërë, por prapë lulet frymojnë, dhe po t’i hedhësh një vështrim psikologjik dhe ta nxjerrësh në dritë krijimin kompozicional vërehet qartësia dhe shpirti i sinqert dhe përzierja e artit me shkencën, ose pluskimi i shkencës në art.
Trupi i lules, është trupi i njeriut, të djegur, të vyshkur, të vrarë nga brenda, por edhe nga jashtë, të shkatëruar më shumë se katër herë, por prapë lulet kthehen kah drita dhe bashkëpunojnë me hijet nëpër mure ose dysheme. Karriget e sovranitetit, pritjes, çlodhjes, fjalimeve, të gjitha janë vrarë e po shkatërrohen ngadalë, drama tenton të mbetet dramë, ndërsa tragjedia triumfon me plagën e saj nga e cila ende nuk është çliruar as nga antika e Eskilit, Sofokliut ose Euripidit.
Arti i Behlulit i vërsulet realitetit me një forcë të natyrshme e që ky realitet për njerzimin që po vritet hap porta e katasrofës dhe dhimbjes. Artisti ndjen këtë dhimbje dhe e krijon si forcë për publikun i cili nëse për disa minuta kuadron në tërësi imazhin pulsi i zemrës ngritët, mendja rreshton imazhi apokaliptike, ndërsa trupi ndjen variacione muskulore dhe mbi të gjitha e bukura e këtij arti është revolta ndaj padrejtësisë së lutftës dhe guximi për rezultat pozivit.