THELËS NGA FSHATI FQINJ

0
699
Atdhe Geci

THELËS NGA FSHATI FQINJ

Në Roganë, shpirti im ëndërron më tepër se
në çdo vend tjetër, ëndërron me lulet nëpër
livadhe, me hijet e pemëve dhe të zabeleve,
me „Lulet Arka“ dhe, me “Kodrën e Brijës”
dhe, me mallin e të dashurës sime, Thelës.
Thela, Ky ëndërrim i imi është një kujtesë
një ndërmendje e ardhë nga ato të prushit
një kremtim me fletë të mollës e të kitarës
shpirt, në çdo stinë të vitit je qershi e kumbull!
Roganë, nëpër çdo shtëpi je gjuha shqipe,
je shkronjë motër e gjithsecilës germë, je
dashuri dhe forcë, je mbamendje kohërash
gravitet, përqafim dhe përmallim i pafund.
Zemër, unë i rashë kryq e tërthor Evropës
njoha vende, popuj dhe shumë kultura, por
dashuria që ti më dha është udha që ndjek
Roganë, krijo bombën e dashurisë, armën
kundër të gjitha urrejtjeve! Ndjek udhën e
zemrës dhe të shpirtit, çliroje vetveten nga
mbetjet e së kaluarës e nga mbetjet tribale.
Thela, je indi i së bukurës në qenien time,
je dardane, ilire, pellazge, je e dashura ime
Roganë, dashuria është e para dhe jo fjala,
I thoja Thelës, mikes sime nga fshati fqinj
Shpirt, vetëm me ty libri më bie nga duart!…

Atdhe GeciDortmund, Gjermani, 2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.