LIRIA E MALEVE

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Nga KALOSH ÇELIKU

Dhe, një ditë i them një kalimatri të rastit, që do të më ulet në tavolinë. Unë, nuk kam nevojë për shoqëri, e më së paku t’i paguaj kujt t’i teket edhe një pije “hallall”. Ose, “haram”. E, ai gjatë gjithë kohës të m’i shurdhojë veshët me përralla partiake – politike – fantastike. Patriotizëm. Unë, edhe nëse rri me dikend, rri me gra besnike. Vetëm, ato kanë të drejtë të më shurdhojnë, shkërdhejnë trutë, mashtrojnë edhe për një raki rrushi “hallall” në tavernë… Dy shtama me verë…

– Më fal, tha kalimatri i rastit, në “Bit-Pazar”! Nuk e dija se pret dikend.
– Edhe pres si zakonisht, një Grua besnike. Edhe, nëse u paguaj pijet në tavernë dhe shurdhojnë, së paku le të më maltertojnë gratë besnike.
– Gjithmonë rri vetëm?!
– E vërtetë. Shkaku se, nuk mund të gjej mik… Shok… Shoqe… Edhe, pse: Ditën e Sotshme, ka dhënë mjaftë me bollëk Zoti Madh… Po, ato siç duket, tremben: Ikin, mos i shti si personazhe në Libra…
– Nuk e luan topi. Përgjigjet, kalimtari i rastit.
– “Allahu” (Zoti) Madh, siç thoni ju “muslimanët”: Dy të mira, nuk i jep bashkë. Edhe pasurinë, edhe diturinë. Pushtetin dhe pasurinë ua ka dhënë budallenjëve dhe politikanëve, që nuk dinë t’u dalin zot, edhe grave të tyre besnike… Politikanëve, me brekët nëpër këmbë… Hajdutëve…
– Kalosh Çeliku, ti don të kesh para (lekë) në Shtëpi, kur nuk kanë ende lekë me bollëk hajdutët e partive politike?!… Momentalisht, në Shtetin e “përbashkët” lekë me bollëk nuk kanë hajdutët, e ku më artistët… Shkrimtarët, e arratisur mes librave…

Qesha. E rrotullova filmin në kokë para disa netëve. Djemnusha, mikja ime besnike, një natë pranë një qiriri të ndezur me flakë më tha:
– Unë, jam Kurvë Partia!
– Po, ti më ke thënë se, je Liria?!…
– Jo, të kam mashtruar, bre burrë. Unë jam Kurvë Partia këmbekokë…
– Atëherë, pasi qenke Kurvë Partia, zgjidhi brekët!… Nxirri armët e luftës për mejdani! Unë, kohën e fundit e q… edhe Kurvë Partinë!…
– Dhe, e rrëzova plot inatë në mes të dhomës me libra. E bëra bythekrye këmbekrye bashkë. Zëri i shkonte për qielli për ndihmë. Po, nuk e dëgjoi njeri i gjallë matanë dritareve në errësirë. Nuk i erdhi askush në ndihmë, që ta shpëtojë atë natë nga dyluftimi në shtrat. Fushëbeteja në mesin e librave.

Të nesërmen, kur u zgjova dhe i hapa sytë, mbi kokë më rrinte Djemnusha me dy gota raki rrushi. Dhe, dy shtamba me verë të bardhë. E pashë, se: Edhe, kësaj radhe ma kishte hedhur me shumë mjeshtri…
Ditë. Dielli dy shkopinj mbi “Sharrin Plak”, në perëndim e kishte kapur në grusht Kryeqendrën kulturore të shqiptarëve, dhe Qytetin e dy Universiteteve. Matanë maleve kullosnin dhentë e Bariut. Ujku në një përrua u kishte vënë pusi. Bariu i biente fyellit. Ama, ia kishte marrë një kënge, që gjithë Qytetin sikur donte ta zgjonte nga gjumi:

O çobani tatës, bre djal,
O çobani tatës, bre djal!
Holli dhentë kënë vathës. Medet -o
Haj, haaaj. Holli dhentë kënë vathës -o!

Vapë e madhe. Rrugët në zjarr. Shtëpitë. Qielli në flakë. Nguteshin njerëzit si pa kokë. Ecnin. Një Zot e di për ku, në lindje apo në vdekje. Me dy e katër këmbë. Ndonjëri, e hiqte veten edhe zvarrë nëpër bërllok. Lumi, larg. Dielli, larg. Liria edhe më larg, matanё maleve me dëborë…

– Hë, si të duket?! A ta mbusha syrin, që ta shkruajmë edhe librin e dytë: Gratë e mia besnike?! Më tha, Djemnusha me dy shtamba verë të kuqe përpara mbi tavolinё nën “Rrap”, në “Bit-Pazar”.
– Nuk e di. Me siguri siç duket, edhe Ty të ka përzënë Nënë Partia nga grazhdi me nje torbë taxhi përqafe në Qeveri. Të provojmë, dyluftimin.
– Partia, po. Vetëm ti, me siguri nuk do të më përzësh si ajo kurvë politike?!…
– Jo, vogëlushe. Unë nuk jam i keq si Nëna Parti me atë kope “patriotësh kuqezi”, që vuajnë për Atdheun. E duan DoktorZiun me një torbë taxhi përqafe…

Dhe, nisi lufta flakë më flakë. Armët i nxorrëm nga brezi në dyluftim. Një Zot e di, sa viktima do të bien dëshmorë. Edhe tradhtarë. Spiunë. Patriotë të vonuar melezë… Hoxhallarë… Priftërinj…
Imzot, me siguri do të ketë edhe trima në këtë luftë heroike. Po. Edhe, secili më trim se i shoqi në foltore…
Dhe, herët në mëngjes në ora 6.00 me dt. 21 mars 2007, Ditën e pranverës më erdhi një mesazh në telefonin tim celular të xhepit:
O Zot! “Ishalla”, e zbulon Xhadia. Jo për të vazhduar bashkë Luftën për Liri. Por, më dhembë akuza e pabazë në portalet elktronike. Zot i madh, zbuloje atë njeri! Atëherë, do të të besoj pa kufi. Shpirt i gjyshes më ndihmo! Engjëlli im më mungon…

Shkup, 21 mars 2007

Dhe, në mëngjes u zgjova herët para Diellit të mëngjesit. I fërkova sytë me të dyja duart, i bërtita Qiellit: Edhe unë jam i çmendur!
-Hi-hii-hiii…
Im Atë, kurrë nuk pushoi së fantazuari për ta gjetur Lirinë maleve me borë.
– E gjeti?
– Punë përrallash. Ik, ore ëndërrime… Tashti e kuptova. Dhe, erdha në përfundim, se: Liria qenka grua. Përmëkeq, një grua kurtizane, që me vite e shekuj i turremi përmbrapa ne shqiptarët. E kam fjalën për burrat. Gratë nuk i turren Lirisë. Shkaku, se: nuk duan të jenë lezbejka të çmendura, në shtrat.

– Hi-hii-hiii… E ku e di ti se, Liria nuk është lezbejkë?! Edhe atë, e çmendur përtej kufiri, që nuk e mban dot as kandari i Ҫajupit…
– Jo, nuk e di. Po, them kot, se: nuk do t’i turreshin burrat me pushkë në dorë e kollanë me fishekë përqafe përmbrapa me ditë, muaj, vite e shekuj nëpër male…
-Po.
– Dhe, ende nuk e zuri asnjë burrë në livadh… Fushë… Ose, mal…
– Jo, nuk e zuri…
– Dhe, e di se pse, asnjë burrë azgan, grua nuk e rrëzoi Lirinë në shtrat?!…
– Edhe këtë nuk e di. Po, a e di se, shumë burra e gra nateditë e kanë ndjekur edhe maleve me armë në dorë?!…
– E di. Kalosh Zajazi me mauzerr në dorë e ndoqi maleve të Kërçovës, në Kosovë e Shqipëri. Sulltanë Qafa me gërshërë të dhenëve, te Pragu i Shtëpisë. Bajram Curri, përpak ia ngriti këmbët në hava pas një gardhi, në Shpellën e Dragobisë. Edhe Isë Boletini i vuri pusi me dy kobure në Londër… Azem Bejta, po të mos e kishte me vete Shotë Galicën, Nusen e maleve me siguri do ta rrëzonte pas ndonjë trungu lisi…
– Hi-hii-hiii… Dhe, përsëri shqiptarët nuk e rrëzuan Xhadinë në shtrat?!…
– Jo. Edhe sot e kësaj dite. Iu turrën përmbrapa me të gjitha armët: shpatë, pushkë, bomba e topa… U ka mbetur pa e provuar edhe armën e fundit, Kandarin e Ҫajupit… Dhe, dhashtë Zoti një ditë e kapin në dorë maleve edhe këtë armë historike!
– Hi-hii-hiii… E, atëherë Liria qenka kurvë?!… Buçë Katundi, që ku ta dimë ne me cilët kurvarë e lëvizë bishtin livadheve…
– Mundet. Tatëmadhja, njëherë i bëri edhe maxhi. E shkriu plumbin në një enë me ujë e eshtra… I fryu, në fytyrë para Babasheut.
– Dhe, përsëri nuk e zunë magjitë?!
– Jo.
– Atëherë, duhet bërë hajmali te Hoxha i Katundit, rrëzë “Çuke”. Që, një ditë fluturoi nga minarja e xhamisë…
– Jo, ore… Lirinë duhet dërguar te Babashehu, në Tyrbe t’ia hudhë këmishën e gjatë të mëndafshit me oja e tel mbi kokë mbi Varrin e Babashehut.

E përzura Nusen me pashterkë të kuqe nga shtëpia, dhe e mora Lirinë për grua. Nëna përsëri e rroku dajren te pragu i derës në Lëmë. Babai qiti pushkë nga dritarja. Edhe në këtë Shtëpi më në fund erdhi një grua azgane nga fisi, Liria… Zanë mali…
Një javë, fshehur nën hatulla e pastrova mauzerrin e Babait. Rripat i mbusha me fishekë rreth brezit. Bombat i futa nëpër xhepat e strukes zezë.
Dera u hapë, dhe hyri im Atë i armatosur deri më dhëmbë. U tremba. Thashë, me vete: Tashti, pasi u zgjua nga varret, i ka ardhur te hunda me mua sugarin nga zemërimi, do të mi shkrepi tymeflakë të gjithë fishekët në lule të ballit…
Përçudi, buzëqeshi me ato mustaqe vesh më vesh. U ulë si gjithmonë në shkamin e vet me tri këmbë, mbuluar me lëkurë dashi. Mauzerrin e mori në prehër.

– Dhe, më në fund erdhi nga malet edhe në këtë shtëpi Nusja e maleve… Liria…
– Po, baba. Ashtu thonë katundarët … Rrugë të gjatë bëri nëpër male…
– Edhe nëpër fusha… Dhe, a e di sesi e gjeti rrugën mes atyre shkurrave?
– Jo, baba. Edhe sot e kësaj dite. Nuk e di nga cila anë zbriti maleve…
– Mendohu pak, o bir! E ke thënë shpesh mes atyre rreshtave, nëpër libra…
– Kot. Nuk ma pret mendja gjithë ditën, e gjithë natën… Prit pak, mu kujtua: është “Çelvjollca”, mali që prek qiellin me kokë…
– “Çelvjollca” është pra, dhe dëgjoje këtë rrëfim deri në fund, po të duash fute mes faqeve edhe në libër! E di ti, o bir se kush ka qenë Kalosh Zajazi, emrin e të cilit e mban ti si shkrimtar… Heroina, Sulltanë Qafa… Bajram Curri… Dhe, Azem Bejta Galica i maleve? Shotë Galica?
– Po, e di, baba. Kaçaku i maleve.
– E, Shotë Galica?
– Edhe këtë e di: Nusja e maleve…
– Dhe, a e di se Azem Bejta, Shotën e mori me vete në male si grua besnike?
– Edhe këtë e di. Shkaku se: i duhej grua edhe në male… E veshi edhe si burrë me tirqi e xhamadan… Kësulë të bardhë në kokë. Dhe, kobure në brez…
– E vërtetëtë. Por, po ta dinte Azem Galica, se: Shota do t’ia kalonte me trimëri në luftë, nuk do ta merrte me vete në malet e ashpëra me borë…
– Qindpërqind, baba. Burrat janë xhelozë ndaj grave besnike shqiptare…
– Mirë, ta zëmë se është ashtu siç thua ti shkrimtari nëpër libra… Po, nuk është ky qëllimi i ardhjes sime sonte nga varret… Qëllimi im është, se: Ditën e Sotme, shqipëtarëve u duhet një Teutë mbretëreshë. E di ti se, kur shqiptarët kanë qenë shtet i fuqishëm në botë me të gjitha nishanet?!…
– Po, e di. Moti, në kohën e Ilirisë… Teuta, kur ka qenë mbretëreshë…
– Ehu, biro! Shqipëtarëve u duhet Sot, mu ajo Teutë Ilire, e jo këto Teutat e sotme kuqezi, dhe Skënderbegat që i keni ju nëpër parti politike vetëm për poste partiake, dhe kabinete në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit” në Shtetin e “përbashkët”.
Dhe, pasi e tha këtë u ngritë i zemëruar, e hodhi mauzerrin në krah dhe ma përplasi derën, doli në Lëmë… Matanë hekurave të dritareve, në errësirë i dëgjova njëra pas tjetrës, tri krisma pushke… Jehonën e tyre majë lisave dhe shelgjeve, përmes Livadhit te “Guri i Zi”, në “Çukë” …
Dhe, lehjen e qenëve nëpër natë…

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit