33.1 C
Tirana
E hënë, 31 Gusht 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Histori LËVIZJA “ILEGALE” – SIPAS IBRAHIM KELMENDIT – intervistë e jashtëzakonshme për TV...

LËVIZJA “ILEGALE” – SIPAS IBRAHIM KELMENDIT – intervistë e jashtëzakonshme për TV Dukagjini

0
Ibrahim Kelmendi - intervistë

Transkripti i intervistës me Ibrahim Kelmendi, të cilën e emetoi në tre vazhdime TV Dukagjini, më 26, 27 e 28 gushti 2026, tematikë e se cilës ishte Lëvizja “ilegale”, nga e cila lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

[PYTJE:] Si nisi veprimtaria juaj, Zotëri Kelmendi?

[PËRGJIGJE:] Do thosha, rastësisht. Në vitin 1976 u detyrova të arratisem në Gjermani dhe të vazhdoj studimet që i ndërpreva në Kosovë. Pas dy viteve në Gjermani, kur ishte 100-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, fillova me veprimtari të përkushtuar e të organizuar. Deri në qershor 1978 ishin vetëm ca angazhime sporadike me bashkatdhetarë, të gjithë imigrantë ekonomik, shumica pa e përfunduar as shkollën 8-vjeçare, e pothuajse asnjë me shkollë të mesme. Pata përgatit broshura që i shpërndaja, të kompiluara me fragmente nga veprat e Enver Hoxhës dhe nga revistat e Tiranës, por edhe të Prishtinës, meqë i siguronte katedra e Albanologjisë në Universitetin RUB në Bochum. Në qershor 1978 pata bërë një fletushkë paksa më serioze, format i palosur në A3. Titulli: “Rron or rron dhe nuk vdes shqiptari”. Ishte shkrim i huazuar nga revista “Shqipëria re”, që i dedikohej 100-Vjetorit të Lidhjes Prizrenit. Kuptohet, shkrim glorifikues. I pata kushtet në Universitet ta shumëzoj në mijëra ekzemplarë, sepse isha në kryesi të studentëve (AStA), si përfaqësues i studentëve të huaj.

[PYTJE:] Kur migruat në Gjermani, cilat ishin arsyet që të bënë të shkosh atje?

[PËRGJIGJE:] Në Kosovë ptëm nj grevë në fakultet të fizikës. Ajo ishte vetëm për ca të drejta studimore. Por ajo u klasifikua si nacionaliste, vetëm pse kishte ndodhur në nëntori 1975. Ajo mori përmasa dhe prandaj, i frikësuar se do më burgosin, u largova.

[PYTJE:] Ju keni qenë student i fakultetit filozofik ne Bohum të Gjermanisë, a keni pasur ndonjë kontakt në këtë periudhë me ndonjë organizatë qoftë shqiptare qoftë ndonjë organizatë e huaj, siç mund të jen kroate apo gjermane?

[PËRGJIGJE:] Në Universitet RUB në Bochum kam pas fat ta kem si vëlla të madh Albanologun kroato-gjerman, nga Janjeva e Kosovës, Dr. Lazar Dodiq. Ai më ka informuar për emigracionin shqiptar, meqë kishte doktorua në Romë të Ernest Koliqi. Ai më ka njohur me organizime të atëhershme shqiptare dhe kroate në emigracion. Në Lektoratin e Albanologjisë kam gjet edhe botime të emigracionit shqiptar, nga ato më të hershmet, arbëreshe të Kalbrisë, Bukureshtit, Sofjes, Stambollit, SHBA-ve. Ndërsa me organizata gjermane kisha bashkëpunime pothuajse të përditshme, sepse atëherë studentët në Gjermani ishin shumë të politizuar dhe aktiv.

[PYTJE:] Kelmendi, ju keni pasë raporte me Xhevat Ramabajën, cfarë raportesh ishin?

[PËRGJIGJE:] Xhevatin e kam njohur rastësisht, në kurs që mbante Albanologu Dodiq. Atëherë prezantohej me emrin Xhavit. Në mes kishim gjakovarin Besim Rexha. Një inxhinier kroat e kishte informuar Besimin për kurset që mbante Albanologu Lazar Dodiq. Xhevati dhe Besimi ishin meritorë për themelim të Frontit të Kuq Popullor, në gusht 1978, meqë unë nuk kisha kushte e kapacitet financiar për të mbajt organizatë. Në fakt, ata ishin shkaktar të asaj aventure adoleshente, do të thosha, sepse asnjëri nga bashkëthemeluesit nuk kishim përgatitje të nevojshme teorike.

[PYTJE:] Por pse më pas ndodhi ndarja? Çka ndodhi?

[PËRGJIGJE:] Shpejt fillova me dyshua, sepse atëherë nuk njihej jetesa në Gjermani, pa punua. Pra, pas disa muajsh, e ndërpreva veprimtarinë e organizuar nga Xhevati e Besimi, duke simuluar se dua të merrem vetëm me studime. Ata insistonin që bashkatdhetarët që do t’i bindnim të organizoheshin në FKP, të plotësonin e nënshkruanin formular që përmbanin të dhëna personale dhe betimin. Mbaja mend këshillën e shokut Xhafer Syla, i cili punonte në Bibliotekën Universitare në Prishtinë: “UDB përndjek kryesisht organizatat ilegale”, – siç i quanim atëherë organizatat klandestine, të cilat praktikonin veprimtari të fshehur, – “prandaj merruni me veprimtari në rrethe shoqërore, pa formalitete të organizimit si organizatë ilegale”. [perifrazim].

[PYTJE:] Z.Kelmendi, le të nisimi pak historikun nga vitet e 80-ta. Cila ishte veprimtaria juaj, mund të na tregoni se si nisi e gjithë veprimtaria ilegale, nga ju erdhi frymëzimi ose kush ju frymëzoj?

[PËRGJIGJE:] Veprimtarin klandestine, siç e quajnë në fjalorin politik, e kam  filluar në Gjermani. U ndieva i detyruar të jem klandestin, sepse institucionet gjermane përndjeknin veprimtarinë kundër Jugosllavisë. Frymëzimi e kisha qysh kur fillova frekuentimin në shkollë të mesme, të cilën e quanim normale, në Pejë, por ishte shkollë 5-vjeçare për kualifikim si mësues. Pra, ishte nëntori i vitit 1968, kur unë u surprizova me nismën e demonstratës nga Shkolla jonë. Në fakt, edhe në Familje dominonte fryma revolucionare, meqë djali i xhaxhait, Imer, e kishim pas arsimtar historie në 8-vjeçare në Gllaviçicë, ndërsa edhe vëllu, Zeneli, ishte maturant po në Normale dhe ishte pjesëtar në grupin nismëtar të demonstratës. Imeri ishte i organizuar me Ramadan Shalën, Mureteza Nura, Nezir Gashin dhe të tjerë, të cilët kishin formuar organizatën: Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve (LRBSH). Ata protagonistë ishin frekuentuesi të shpesht të Odës së ne Vuthjanëve në Llabjan të Pejës, e afirmuar si Oxhak në atë krahinë.

Ishte edhe frymëzimi nga literatura legale dhe e ndaluar, që mori përmasa gjatë viteve të 1970-ta, kur Kosova pat avancuar në “autonomi krahinore”, duke pas zhvillim të hovshëm arsimor, ekonomik e kulturor.

[PYTJE:] Ta sqarojmë pak edhe një gjë. Veprimtarinë e ilegale e nisët në Kosovë apo në migrim?

[PËRGJIGJE:] Konkretisht merita u takon Xhevat Ramabajes e Besim Rexhës nga Gjakova, të cilët insistuan të formonim organizatë FKP, meqë unë isha student dhe nuk i kisha kushtet të formoja organizatë. Bile as idenë konkrete nuk e kisha. Po përsërisë vetveten, për të bërë sqarim sa më konkretizues: veprimtarinë e organizuar e kam filluar në vitin 1978, në Gjermani, falë insistimit të Xhevat Ramabajës e Besim Rexhës. Bile, do të thosha, fatkeqësisht.

[PYTJE:] Pse vendosët ta krijonit Organizatën “Fronti i Kuq Popullor”? Pra, si erdhi deri te organizimi yt dhe forimi i kësaj ogranizate të fshehtë e me karakter çlirimtar?

[PËRGJIGJE:] Sepse Xhevati e kishte pasur me hile, ndërsa Besim Rexhën, Idriz Bajrën, mua, na kishte përfshi euforia patriotike e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. E formuam në dhomën time në konvikt të studentëve në Bochum (Bohum), siç e thash, në vitin 1978. Nuk mbaj mend datë. Shënime nuk kam sepse disa herë më janë vjedhur dhe në ndërkohë u binda se nuk duhet të mbaj, meqë nuk mund t’i ruaja.

[PYTJE:] Dosjet ju paraqesin si figurë kyçe të Frontit të Kuq dhe të Lëvizjes për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi, me lidhje të forta me Sigurimin e Shqipërisë së Enver Hoxhës. Si lindën realisht këto organizata dhe cili ishte roli real i Sigurimit shqiptar?

[PËRGJIGJE:] Për mua Sigurimi në vitin 1978-1979 nuk ka pas asnjë rrol infuencues, meqë nuk kishim komunikim përkatës. Në vitin 1980 u shpeshtuan takimet me diplomatë. Ata në fakt na udhëzonin, për të mos thënë na urdhëronin, të mos bënim propaganndë marksiste-leniniste, as të mos propagandonim PPSH-në dhe Enverr Hoxhën. Diplomatët e parë që i kam njohur ishin Simon Qirici dhe Sazan Bea. Ndërsa unë, shkoja i pa ftuar në koktejet për festa të nëntorit 1977 e 1978, sepse më merrnin me vete bashkatdhetarët që e kishin bërë shprehi të merrni pjesë. Kam shkuar në Ambasadë në Vjenë, sepse më morën me vete Hysen Gega i Sallagrazhdës së Suharekës, Qemal Bajrami i Rekës se Eperme të Makedonisë, Maksut Saramati i Zhurit dhe të tjerë. Ata vite më herë merreshin me propagandimi të shtypit e të literaturës së Shqipërisë. Ndërsa për festat e nëntorit 1979 isha në Ambasadë shqiptare në Paris, sepse më morën me vete bashkëveprimtarët e Brukselit, Hysen Xhelili, Enes Vatansever (Nokshiqi), Muharrem Jurtsever (Berisha), Hysen Haxhijaj dhe të tjerë. Rastisi aty të ishin edhe Ismail Kadare dhe Drittëro Agolli. Meqë po merresha me afirmimin e Adem Demaçit, i luta edhe ata të bënin diç konkrete. Fillimisht u befasuan, sepse ishte emër i pa njohur për ta. Por, në debat që zuri të bëhej grindavec, Dritëroit ju kujtuan publikimet e Adem Demaçit në revistën “Jeta e re”, e cila u shkonte nga Prishtina në Tiranë, por që nuk i kishte lexuar për shkak të nivelit të ultë. Premtuan se do shiqonin mundësitë. Pas pak kohe në revistën letrare në gjuhë frenge, të cilën e redaktonte Kadare, që publikuar biografi për Demaçin dhe një fragment i romanit “Gjarpitë e gjakut”. Ai përkthimi ndihmoi Mikeshën time Regina Buchheim (Buhajm), e cila studionte frëngjishten ne Bochum. Se bashku e përgatitëm një broshurë me rreth 45 faqe në gjermanisht, për t’ua dhënë shkrimtarëve në Gjermani. Pasoi përcaktimi i PEN Qendrës kryesore në Holanë, e cila i ndau Demaçit 50 DM ndihmë në muaj, meqë atë shumë e kishte toleruar drejtoria e burgut në Gospiq.

Për ta përmbyllur përgjigjen në këtë pyetje, me diplomatë të Shqipërisë kishim takime tepër të rralla, që degjeneronin kryesisht në interesimin e tyre për t’u informuar për zhvillimet në Jugosllavi dhe në Emigracion. Që do të thotë, donin informacion dhe t’i spiunonim bashkatdhetarët pa pagesë. (hahaha)

[PYTJE:] Dosjet përmendin Lëvizjen për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi, Frontin Nacional për Çlirimin e Kosovës, Partinë Komuniste Marksiste-Leniniste të Shqiptarëve në Jugosllavi, Organizatën Marksist-Leniniste të Kosovës dhe Lëvizjen për Çlirimin Kombëtar të Kosovës. Cila prej këtyre organizatave kishte ndikimin më të madh real dhe kush e pengoi bashkimin e tyre?

[PËRGJIGJE:] Me 5 prill 1981 jemi marrë vesh me Kadri Zekën, i njohur atëherë nga pak veta, me nofkën “Zeqa”. Vendosem ta bashkonim veprimtarinë në organizim të protestove e tubimeve informuese. Me Kadriun jam njohur përmes Jusufit. Pasi i kemi bërë një mori demonstratash, çdo fundjavë, nga 11 prilli 1981, deri në mesin e qershorit 1981, jemi përcaktuar të bisedojmë për bashkimin e tri organizatave tona: LNÇKVSHJ, OMLK, FKP. Të tjera atëherë nuk ishin të interesuara të bashkëvepronin me ne. As ne nuk kishim interesim të bashkëvepronim me ato, meqë ishin organizata reaksionare, siç i quanim atëherë. Grupi Komunist i Riza Salihut ishte zhbërë në nëntor 1980 dhe Rizain e kishim izoluar.

Në fakt, në prill 1981 as LNÇKVSHJ, as OMLK nuk kishin anëtarë në Perëndim, pos Jusufit e Kadriut. Vetëm FKP kishte anëtarë e simpatizanë, bashkëveprimtare, nga Zvicra deri në Suedi. Megjithatë, ne tre, të afirmuar si udhëheqës të organizatave tona në Perëndim, e bashkuam veprimtarinë edhe në terren, pos që e kishim bashkuar edhe në propagandë, duke ndihmuar njëri-tjetrin në botim e propagandimi të organeve: “Bashkimi”, “Liria”, Zëri i Kosovës”, revistën “Lajmëtari i lirisë”.

Bashkimi i organizatave, për të cilin qemë dakorduar qysh në korrik 1981, u komplotua në takimin e tetorit 1981, në Turqi, nga Sabri Novosella; më 14 tetor 1981 kishin takim ai dhe Kadri Zekën (të pranishëm ishin Bardhosh Gërvalla dhe diplomati Bujar Hoxha).

[PYTJE:] Cili ka qenë bashkëpunimi me organizatat e tjera ilegale të asaj kohe?

[PËRGJIGJE:] Gjatë asaj kohe ishin vetëm Grupi Komunist i Riza Salihur dhe Besëlidhja Shqiptar e Emin Fazlisë. Të tjera, nga ato të vjetrat, që ishin kryesisht në SHBA, nuk kemi pas komunikim e bashkëpunim. Pra, vetëm këto tre organizata tona e bashkuan veprimtarinë në terren.

[PYTJE:] Diku në vitin 1979 ose 1980, jeni kthyer në Kosovë në mënyrë të fshehtë. Me kënd jeni takuar dhe për cfar është biseduar?

[PËRGJIGJE:] Në verë 1979 shkova në Kosovë, jo fshehurazi, por legalisht. Ishte sëmundja e Lirisë, vajzës së djalit të axhës, e cila më detyroi të shkoja. Ajo i kishte ditët e numëruara, siç thuhet për ata që i pret vdekja brend pak kohe. Pak kohë më parë Ajo ia kishte dhënë dhëndrit Zymer Krasniqi (nga Poqesta e Pejës) një shishe verë dhe një letër. E kishte përmbyll letrën: “Eja, se nuk po më del shpirti pa u përqafua me ty.” E kam përjetua si tronditje deri në palcë, prandaj u përcaktova të përfundoj në burg në Kosovë, nëse do më burgosnin, që t’ia plotësoj dëshirën. Më mori në auto Safet Azizi i Davidovcit të Lipjanit. Ende kisha pasaportë jugosllave.
Fatmirësisht nuk pata telashe gjatë rrugëtimit. Ia kam dalë ta surprizoj Lirinë adoleshente në Klinikë në Prishtinë.

Duke u shmallur me familjen në Fshatin tonë, Llabjan i Pejës, më pat befasuar bashkëveprimtari Malush Ademaj, i cili në mënyrë urdhëruese ma tha ta shoqëroja për një vizitë të një shoku të tij. Rezultoi të ishte Bajrush Xhemajli, në Komogllavë të Ferizajit.

[PYTJE:] Dosjet flasin për “organizatorët e demonstratave të vitit 1981”. Kush e dha realisht urdhrin politik për demonstratat dhe a ishte Sigurimi i  Shtetit shqiptar i përfshirë?

[PËRGJIGJE:] Jo, Shteti shqiptar dhe ne jemi befasuar për demonstratë. Disa muaj pas demonstratës pata në vizitë Abdullah Tahirin, protagonist i atyre demonstratave, ndërkohë i dekretuar hero i Kosovës. Ai ishte ardhur për vizitë te vëllai i tij në Berlin, Shefqeti, të cilin e kishim bashkëveprimtar. Prej atje më vizitoi rreth një javë dhe më rrëfeu si kishin ndodhur portestat. E pata lut t’i rrëfente edhe me shkrim. Fatkeqësisht m’i kanë vjedh ato dhe materiale e mija që i ruaja në banesë. Nga ai u informova se ishin demonstrata aksidentale, të pa planifikuara nga asnjë organizatë, as nga asnjë agjenturë.

[PYTJE:] Dosjet tregojnë përçarje të vazhdueshme, fraksione dhe “grupe rivale” brenda ilegales shqiptare. Kush po luftonte realisht kundër kujt dhe pse pothuajse çdo organizatë ndahej pas pak kohe?

[PËRGJIGJE:] Edhe pjesëtarët e atyre organizatave ishin shqiptarë, si këta që po i përjetojmë e vuajmë tani, meqë përherë përçarjet kanë qenë pjesë e dhimbshme, historike, e popullit tonë. Në organizata që i kam njohur unë dhe kemi bashkëvepruar, përçarjet i kishim kryesisht për shkak të nxitjeve nga spiunët e agjenturave jugosllave, të cilët na penetroheshin në radhët tona. Por edhe nga dogmatë sektarist, që i përfshinte deliri i madheshtisë, të cilët shkaktonin përçarje po aq të mëdhaja, në mos më të mëdha, se UDBashët.

[PYTJE:] A mendoni se UDB-ja kishte depërtuar pothuajse në çdo organizatë ilegale shqiptare?

[PËRGJIGJE:] Fatkeqësisht nuk di organizatë që nuk kishte brenda spiunë të UDB-së. Pak më konkretisht, më rezulton se disa organizata i kishte formuar UDB-ja dhe komandoheshin nga njerëz të UDB-së, siç ishin LNÇKVSHJ-së e Sabri Novosellës, PKMSHJ-ja e Abdullah Prapashticës dhe GK i Riza Salihut. Edhe në formim të FKP-së rrol ka pas marioneta Xhevat Ramabaja. Ndërsa përditë e më shumë po më rritet dyshimi, se edhe OMLK-në e dytë, të Xhabir Morinës, duhet ta ketë krijuar UDB-ja. Atëherë nuk e kisha këtë mendim, sepse nuk kisha informacion, sa kam tani, por dyshoja duke analizuar veprimtarinë e kundrove të tyre.

[PYTJE:] A keni pasur lidhje dhe nëse po në çfarë shkalle me organizatën Lëvizja Për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar, të cilën e ka drejtuar Bajrush Xhemajli?

[PËRGJIGJE:] Nuk di për atë organizatë asgjë. Bile, më ngjanë, për herë të parë po dëgjoj tani këtë emër. Me Bajrushin jam njohur në shtator 1979, kur pata shkuar në Kosovë. Sapo arritëm atje, Nana e Bajrushit, që kishte njohje me Malushin, na tha të shkonim në Prishtinë, sepse donte të dinte si e kishte bashkëshortin në Klinikë në Prishtinë. Kur arritëm u informuam se ai tashmë kishte vdekur. Qendruam për varrim. Meqë më detyruat të flisja të varri i tij, UDB-ja mori vesh se isha në Kosovë dhe filloi përndjekjen. Ia dola të arratisëm, fal edhe ish-arsimtarit tim të matematikës, Saud Goranit, i cili në ndërkohë kishte kaluar në UDB të Pejës. Ai e informon djalin e xhaxhait tim, Imerin, për planifikimet e UDB-së për t’më arrestuar, duke e këshilluar që t’më bind të arratisem. Që do të thotë, kur isha në Komogllavë, nuk qe rendi dhe vendi, Bajrushi t’më informonte për organizatë të tij. Apo ndoshta e ka formuar pastaj.

[PYTJE:] Emri juaj përmendet vazhdimisht në dosjet e UDB-së krahas Sabri Novosellës, Xhafer Durmishit dhe Abdullah Prapashticës. Pse? Ndonëse ju e keni quajtur Sabri Novosellën dhe figura të tjera “UDB-ash”, ndërsa edhe ata kanë hedhur akuza ndaj jush. Ku mendoni se qëndron e vërteta?

[PËRGJIGJE:] Deri në vitin 2007 asnjëherë Sabrin nuk e kam quajtur UDB-ash, sepse nuk kisha informacion konkret, i cili do më bindte se është i tillë. Deri atëherë kisha mendimin se dominohej nga mendësi e mbrapshtë, konfuze e kontroverse, si gjysmanalfabet që ishte, meqë me profesion ishte terzi tradicional, autodidakt, që nuk duhet të kishte frekuentuar krejtësisht shkollën 8-vjeçare. Në vitin 2007, me rastin e 25-vjetorit të vrasjeve të Jusufit, Kadriut e Berdhoshit, me qe botuar nga “Fokus” romani ATENTATET. Pak kohë pas botimit të tij, për shkak se shkaktoj turbulenca, ish-kryepolici i Prishtinës, Demë Demaj (nga Katuni i ri i Pejës), e lut Malush Ademajn, kusherinin e tij, të organizonte ndejë të përbashkët. Malushi merr mikun e tij, Bilall Kryeziun dhe mua që të darkonim bashkë me Demën në një restorant në Prishtinë. Me atë rast Dema rrëfeu ndodhinë e 14 dhjetorit 1979, si e kishin simuluar bastisjen e shtëpisë se Sabri Novosellës. Skenarin duhet ta kishte sajuar Ibush Kllokoqi, i cili e kishin komanduar Demën të formonte ekip të policisë që gjatë asaj nate ta rrethonin shtëpinë, dhe në agim të ndodhte bastisja, siç rëndom i bënte policia atëherë. Në kulmin e bastisjes Dema e kupton se ishte teatralitet. KryeUDBashi Ibush Kllokoqi urdhëron që policia ta protokollon gënjeshtrën: “Sabri Novosella nuk ishte në shtëpi.” (perifrazim) Pra, rrëfeu ndodhinë tepër teatrale, e cila përfundon me largimin nga vendi i ngjarjes të Ibushit e Sabriut, me auto që voziste Ibushi, në drejtim të panjohur. Më pas Dema ishte informuar se Ibushi e kishte dërguar Sabriun deri afër kufirit me Shqipëri, që të ndodhte simulimi i arratisjes se Sabriut në Shqipëri.
Ndërsa Abdullah Prapashtica me krenari e ka rrëfye biografinë e tij, se pas mbarimit të 8-vjeçarës, ka vazhduar shkollimin profesional për UDB-ash në Novi Sad, duke e përmbyll atë profesionalizim me frekuentimin e fakultetit përkatës në Beograd. Pason punësimi i tij në UDB të Prishtinës, duke u avancuar shpejt në shef i drejtorisë për mbikëqyrje të Universitetit në Prishtinë. Që to të thotë, Abdullahu ishte kuadër publik, komandues, i UDB-së në Prishtinë.

Për Xhafer Durmishin nuk kam mendim konkret, nëse ishte edhe ai marionetë e UDB-së. E kam përsëritur më shumë se njëherë, disa protagonistë të atyre zhvillimeve, ishin më të dëmshëm se vetë UDB-ashët, sepse ishin më këmbëngulës e me të përkushtuar në prapësitë e tyre, edhe kur ato nuk i bënin në cilësi të kuadrit klandestin të UDB-së, por sepse ashtu ishin të bindur.

UDB-ja nuk ka bërë dosje vetëm në një vend, meqë ekzistonin UDB-ja federative, republikane, krahinore, komunale. Varet dosjen e cilës UDB e ke. Nuk më besohet se ke dosje origjinale, por ndonjë raportim analitik, siç u thoshin, të cilin duhet ta ketë bërë ndonjëra nga ato UDB.

[PYTJE:] Kush ishte, sipas jush, njeriu më i rrezikshëm brenda emigracionit shqiptar?

[PËRGJIGJE:] Ndikime përçarëse kishin sidomos Sabriu dhe Abdullahu, para dhe pas vrasjeve të 17 janarit 1982. Emigracioni që tashmë ishte politizuar, ishte në fazën e konkretizimit të bashkimit të tri organizatave tona, të cilët gjatë vitit 1981 ia dolën të frymëzonin rreth 5 mijë bashkatdhetarë që të angazhoheshin hapur në përkrahje kë kërkesës Kosova-Republikë. Ndërsa masa e madhe e Emigracionit vazhdonte të bënte sehir, për shak të frikës, vetëdijes mjerave kombëtare dhe interesave egoiste personale e familjare. Kishte edhe nga ata që kishin simpati e tifozëri për titizmin monist.

Atëherë nuk e dinim se në Turqi Sabriu e Abdullahu po koordinonin komplote kundër nesh. Njëri nga ato u konkretizua në teor 1981, kur Sabriu, në takim me Kadri Zekën, sabotoi bashkimin, siç ishim dakorduar në korrik 1981, në bisedat që kemi pasur Jusufi, Kadriu dhe unë dhe bashkëveprimtare tjerë. Pastaj na goditjen vrasjet, për bindjen time, meqë UDB-ja, përmes UDBashëve në terren, siç ishin Sabriu dhe Abdullahu, është bindur se ne po i sfidonim komplotet e tyre.

Fatkeqësisht UDB-ja duhet të kishte bërë planin, si të na komplotonte edhe pas vrasjeve. Në skenë, si operativë, fillimisht dolën Sabriu e Abdullahu, të cilëve në maj 1982 iu bashkua edhe Xhafer Shatri. Pasojë e komploteve të tyre ishe simulimi i bashkimeve në organizatën Lëvizja për Republikës Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ), për të cilën u informuam, publikisht, me njoftimin e datës 15 maj 1982.

Për ilustrim konkretizues, sa ishin të sofistikuara ato komplote, po paraqes angazhimin e Xhafer Shatrit. Ai, pasi “arratiset” nga burgu i Prishtinës, vendoset në Gjenevë dhe simulon përfaqësuesin e OMLK-së, tashmë inekzistente, duke mashtruar se po e bashkonte me LRSSHJ që e kishin formuar Sabriu e Abdullahu më 16 janar 1982, – siç ka informuar me kabllogram diplomati Bujar Hoxha, – apo më 17 shkurt 1982, siç kanë (dez)informuar protagonistët e atij “bashkimi” (në thonjza). Për mosekzistencë të OMLK-së isha i informuar në biseda që kisha me Kadriun, ndërsa edhe Mehmet Hajrizi e ka vërtetuar në monografinë e tij dedikuar OMLK-së, se ajo organizatë e ka përmbyll ekzistimin e saj më 17 janar 1982, kur ka ndodhur bashkimi me LNÇKVSHJ-në dhe FKP-në.

Komplotet e atyre tre krye-protagonistëve kanë vazhduar deri në vitin 1985, kur ka ndodhur (vetë)largimi i tyre nga Lëvizja, fillimisht i Abdullahut me bashkëveprimtarët e tij, në verë 1983, i Sabriut me “shokë”, në Prill 1984 dhe i Shatrit në vitin 1985. Pasojat e komploteve të tyre ishin të mëdha. Armiqësitë e simuluara mes tyre, edhe pse ishin kolegë, siç besoja atëherë, na shkaktuan edhe të vdekur e të plagosur. Dy të plagosurit e fundit ishin Sylë Nuha e Haxhi Bega. Isha i pranishëm. Na ndodhën në tubimin e 7 prillit 1984. Në sallë ishin mbi 600 pjesëmarrës. Shakaktarë konkret ishin Milaim Zeka dhe Xhafer Durmishi. Tubime qe thirrë nga Klubi Shqiptar në Dyseldorf dhe nga LRSSHJ-ja. Milaimi dhe Durmishi, të përkrahur nga Xhevat Ramabaja, ishin bërë marioneta të Sabriut.

Ndërsa një vrasje dhe disa plagosje, ??? pak kohë më parë kishin ndodhur në Zvicër, të “koordinuara” nga Haxhi Berisha, gjithashtu marionetë e Sabriut.

[PYTJE:] Kemi shumë për të folur, por dalim edhe te një pikë tjetër zotëri Kelmendi, e që është njohja juaj me Jusuf Gërvallën. A mund të na thoni se si dhe kur u njohët me Jusuf Gërvallën?

[PËRGJIGJE:] Sapo Jusufi ka ardhur në Gjermani, Bardhoshi më ka telefonuar. Mbaj mend se gjermanët po përgatiteshin për Krishtlindje kur Bardhoshi më informoi që Jusufi ia kishte dalë të arratisej dhe se dëshironte të njiheshim. Shkova në Ludwigsburg dhe u takuam në zyrë të punës të Bardhoshit, i cili ishte i punësuar në OJQ-në gjermane AWO (ka mbi 200 mijë të punësuar), si këshilltarë për Gastarbeiterët jugosllavë. Besimi reciprok ishte qysh në takim të parë, meqë në mes kishim Bardhoshin, me të cilin isha njohur e shoqëruar në verë 1977, kur isha për punë në Plochingen, gjatë pushimit semestral, në mermerpërpunuese ku ishte kryepunëtor dhënërri im, Ramush Kastrati, nga Dobordoli i Pejës.

[PYTJE:] Deri në cilin nivel arritet të keni bashkëpunimin me të?

[PËRGJIGJE:] Kemi bashkëpunua e bashkëveprua si të ishim në një organizatë, nga takimi parë, deri te i fundit, më 16 e 17 janar 1982. Ishte diç e pa ndodhur deri atëherë, që Jusufi i LNÇKVSHJ-së ta përgatiste organin e FKP-së, “Bashkimin”, t’i bënte korrekturë edhe Programit e Statutit të FKP-së dhe të organizonim tubime të përbashkët informuese me bashkatdhetarë. Ajo bashkëveprimtari u përmbyll me bashkim në Lëvizje për Republikë të Kosovës, i realizuar në agimin e 17 janarit 1982, fatkeqësisht i vrarë edhe ai bashkim, bashkë me dy krye-protagonistët e tij: Jusufi e Kadriu.

Unë gjykova të mos e beja publike bashkimin që e kishim arritur, sepse m’u duk më racionale të prisja deri sa institucioni që kishte bastis arkivin e Jusufit nga dhoma e tij e punës, bashkë me shkresat e fundit mbi tavolinë, meqë Kadriu u ndalë te Jusufi të përgatisnin me shkrim njoftimin publik për bashkimin e arritur.

[PYTJE:] I referohemi dosjes se si ishte dhënë informacioni në lidhje me qarkullimin e gazetave nga radhët sic shkruhet, kosovarëve në Gjermani e Belgjikë, e ku kishte dalë fjala se gazetat shtypen nga UDB-ja.  Citojë faqen 25-të të dosjes, thotë kështu:

Tha se kanë filluar të qarkullojnë disa gazeta në radhët e kosovarëve në Gjermani e Blegjikë që nxirren nga grupe komuniste si gazeta “Bashkimi”, “Liria” dhe një emër tjetër. Ndër kosovarët qarkullojnë fjalë se këto janë gazeta që shtypen nga UDB-a sepse ajo ka organizuar grupe të tilla që të akuzojnë një ditë Shqipërinë për ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë e që të prrishen marrdhëniet që janë sot midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ai vetë tha se gazeta “Bashkimi” del në Frankfurt nga disa kosovarë që nuk bëjnë asnjë punë dhe që mbahen me të ardhurat që marrin nga UDB-a e Prishtinës”, e thënë me datë 6.12.1980

Cila është e vërteta rreth kësaj z, Kelmendi?

[PËRGJIGJE:] Qenka një fantazi e shpifur. E vërteta është se ne atëherë kemi botuar “Bashkimin”, “Lajmëtarin e Lirisë”, “Lirinë” dhe se fundmi, në nëntor 1981, edhe “Zërin e Kosovës”, si organ i LNÇKVSHJ-së.
Komenti im, shkurt e shqip: këto shpifje qenka fragment tipik i luftës speciale, diversioniste, që ka bërë atëherë UDB-ja kundër nesh.

[PYTJE:] Si ka mundësi që Jusuf Gërvalla ishte një nga veprimtarët e Lëvizjes NacionalClirimtare të Kosovës dhe Viseve të saj Shqiptarë në Jugosllavi- LNÇKVSHJ, nga njëra anë dhe nga anat tjetër të jap kontribur për një gazetë të një organizate tjetër?

[PËRGJIGJE:] Ky ishte një fenomen mrekullues nga ana e Jusufit, të cilin e kemi mirëprit dhe e kemi lut të na ndihmonte, meqë nuk kishim kuadër për të përgatit gazetë. Pra, siç u përgjigja më herët, ishte rast i parë, unik, që dëshmon se prioritet kishim çështjen kombëtare, e jo interesat e ngushta të organizatave që u takonim. Bile, që të mos keqkuptoheshim se po garojmë kundër LNÇKVSHJ-së, në janar 1981 e ngrimë veprimtarinë e FKP-së, edhe botimin e “Bashkimit”, sepse donim të përshpejtojmë bashkimin e organizatave.

[PYTJE:] Gërvallën e njohët në të njejtën kohë me Kadri Zekën apo, si?

[PËRGJIGJE:] Jo. Jusufin e kam njohur në fund të dhjetorit 1979, Kadriun më 5 prill 1981. Që ta takoja Kadriun në Zvicër me dërgoi Jusufi, më 3 prill 1981, por takimi me Kadriun ndodhi më 5 prill 1981, sepse nuk kisha si ta informoja që të premtën pas dite, të 3 prillit, isha shkua të Libraria në Bil. Besoj, Jusufi do të ishte shkuar vet, nëse do të kishte dokument udhëtimi. As ai nuk kishte adresë konkrete të Kadriut, pos adresës kontaktuese te libraria e enveristit zviceran Beat Schaffer, në Biel të Zvicërs. Ajo adresë ishte e publikuar në organin “Liria”, që lexuesit të dërgonin letra.

[PYTJE:] Por ke informacione se si ishin njohur Kadri Zeka dhe Jusuf Gërvalla?

[PËRGJIGJE:] Nuk e di, nuk kam pasur kureshtje, prandaj nuk i kam pyet. Por, nga mënyra si pat ndodh takimi im me Kadriun, le të kuptohet se Jusufi nuk kishte adresë as numër telefoni të Kadriut, përndryshe nuk do të kisha nevojë të prisja në atë librari, nga e premtja pasdite deri te dielën rreth mesdite.

[PYTJE:] A kishte konflikt real mes Jusuf Gërvallës dhe Kadri Zekës, apo mbetën të bashkuar deri në fund? Pra, si do ta përshkruanit realisht raportin tuaj zotëri Kelmendi me Jusuf Gërvallën: bashkëpunim politik, rivalitet apo mosbesim?

[PËRGJIGJE:] Deri më 14 tetor 1981 Jusufi e Kadriu ishin shokë të ngushtë, sa që u bëra paksa xheloz. Komploti i Sabri Novosellës më 14 tetor 1981 pat imponua ndërprerje rreth dy-mujore të bashkëpunimit dhe bashkëveprimtarisë mes Jusufit e Kadriut. Për përmasat e të ashtuquajturit konflik mund të informoheni nga “Zëri i Kosovës”, numri i parë, organ i LNÇKVSHJ-së, i botuar në netor 1981. Aty Jusufi e ka shpreh mllefin e tij kundër Kadriut. E ka shpreh edhe në letrën që Jusufi ma ka postuar më 15 janar 1982, dy ditë para vrasjeve.

Fatmirësisht pat sukses ndërmjetësimi im, sepse ishte gjendje e hidhërimit emocional. Pothuajse secili pjesëmarrësi po e kuptonte që Jusufi ishte i mllefosur, sepse rrinte i ngrysur, në fund të sallës së dasmës se Kadiut me Saime Isufin, e cila që bërë më 2 maj 1982 në një shtëpi malore, pronë e komunës së Bielit. Biseduam goxha gjatë dhe, pasi u bën sqarime të bollshme për luftën speciale, diversioniste, të UDB-së, e përmbyllëm bisedën me pajtim të Jusufit me Kadriun.

Për konkretizim, po rrëfej një fragment konkretizues të luftës speciale. Jusufi më akuzoi se 100 copë të “Zërin të Kosovës”, të cilat Bardhoshi ia kishte postuar Klubit shqiptar në Dyseldorf, kisha urdhëruar të hedhej në mbeturina. Unë nuk kishta fare informim përkatës. Jusufit i thash se janë këtu dy veta, të cilët i dyshoj se të kanë dezinformuar. Janë pleqtë Zyber Kryeziu dhe Avdi Begisholli. Po i thërras ata që të ballafaqohemi. Apo ndoshta të mjafton Hyzri Reka, kryetar i Klubit, i cili do të informon si është trajtuar ZiK që e paskeni dërguar. Jusufi u përcaktua për informim nga Hyzriu, sepse u tremb mos po ndodh ndonjë zeknkë me pleqtë. Meqë kishte dhoma ajo shtëpi, Hyzriu u shkëput nga dasmorët dhe në praninë time e informoi Jusufin: “Zërin e kemi lexuar pothuajse të terin në klub, meqë shumë bashkatdhetarë nuk kanë shprehi leximi. Ua kemi dhanë bashkatdhetarëve t’i shpërndajnë në rrethe të tyre. I kam telefonuar Bardhit dhe e kam lut të na dërgonte sasi tjetër, meqë kishim kërkesa. Ibrahimi në atë fundjavë nuk ka qenë fare në Klub dhe nuk kam pasur asfarë kërkese prej askujt, ta sabotojmë.” (përifrazim) Jusufit i mjaftoj ai sqarim. Kërkoj falje që u kishte besuar shpifëseve. I propozova të pyesim edhe ndonjë veprimtar në Zvicër, meqë e kishin dezinformuar se edhe Kadriu kishte urdhëruaj të hedhej ZiK në mbeturina. Jusufi u mjaftua me informimin e Hyzriut.

Fatkeqësisht në dasmë ka pasur edhe spiunë, meqë nuk ishim të vëmendshëm se të tillët penetrohen gjithandej. Ndonjëri prej tyre duhet të ketë informuar se gjatë dasme ka ndodh pajtimi, sepse panë që Jusufi filloi edhe të këndonte. Prandaj UDB-ja duhet të jetë përcaktuar për eliminim fizik, sepse trembej që po fuqizohej veprimtaria jonë.

Unë kam pasur vetëm njëherë një zenkë aksidentale me Jusufin. Duhet të ketë ndodhur në fund të qershorit apo në fillim të korrikut 1980. Ndodhi në Munih (München). Atje Klubi “Rilindja” kishe mbledhje për zgjedhje të kryesisë se re. Bashkëveprimtarët në Munih na thirren tu shkonim në ndihmë. Shkuam Haxhi Bega, Safet Azizi dhe dy shokë tjerë, emrat e të cilëve nuk po më kujtohen. Pasi mbledhjes se Klubit, Bali Rexhbogaj i Bllagajes se Pejës na ftoi t’i shkonim mysafirë, meqë kisha njohje, pasi ishte edhe farefis i Kunatës time, Sabrisë, gjithashtu nga Bllagaja. Duke parkuar para pallatit ku banonte Baliu, rastis të shohim duke parkuar para nesh Bardhoshin (Gërvalla). Sapo Jusufi doli nga auto, bërtiti: “Deri këtu keni ardhur për t’më survejua sepse më pandehni për spiun UDB-e?!” U sqaruam pasi ia dolëm ta qetësojmë. Ata u ndodhen aty, sepse ishin ardhur për vizitë të Misin Mavrajt, i cili jetonte në të njëjtin pallat me Baliun. Jusufi kishte një raport familjar me Misinin. Menjëherë Jusufi u bind se ne ishim aty të ftuar nga Baliu. Por, ishte reagim në afekt, sepse Jusufi ende nuk e kishte arkivuar traumën që ia pat shkaktuar ballafaqimi me Riza Salihun, në banesë të Hysen Gegës, në prill 1980, në Esslingen. Rizai e akuzonte Jusufin si të dërguar nga UDB-ja. Prandaj aty pat ndodhur ballafaqimi goxha tronditës. Ai takim rastësor në atë parking u përjetua, sikur unë isha ndikuar nga ai ballafaqim, për ta dyshuar Jusufin dhe për rrjedhojë isha aty për ta survejuar ate.
Pas asaj zënke aksidentale shkova për vizitë pune në Turqi, ku qëndrova rreth një muaj ditë. Kur u ktheva e vazhduam komunikimin dhe bashkëpunimi me Jusufin. Për këtë dëshmon edhe letra që ma ka dërguar Jusufi në fillim të shtatorit 1980 dhe bashkëpunimi për përgatitje e botim të “Bashkimit”. Por, më përmbledhës për paraqitjen e marrëdhënieve mes nesh, është letra që Jusufi ma ka dërguar rekomandë, më 15 janar 1982, dy ditë para se të vritej. Po se sjell një fragment të saj:
“I dashur shok Ibrahim,

Me bisedën që patëm në dasmë, unë në njëfarë mënyre u tregova i padrejt ndaj teje. Por, duhet ta kesh kuptuar që gjaknxehtësinë time mund ta zbrazja vetëm mbi një shok me të cilin nuk kemi pasur kufij. (…)”

[PYTJE:] Pse ka kaq shumë versione kontradiktore për marrëdhëniet e tij me ju, Sabri Novosellën dhe Kadri Zekën?

[PËRGJIGJE:] Ne tre kishim bashkëpunim e bashkëveprimtari të ngusht, siç informova, do të thosha më të ngushtë se t’i takonim të njëjtes organizatë. Por, ndërkohë UDB-ja i ka angazhua myhypët e saj të shpifnin sa më shumë, në shumë versione, që të krijohet sa më shumë huti e mosbesim. Tashmë historianët e kanë pak më të leht t’i analizojnë e t’i përballin të gjitha versionet dhe të dalin me versioni sa më të saktë. Unë i kam ofruar rrëfimet për ato që kanë ndodhur, sipas përjetimeve të mija.

[PYTJE:] Kush e organizoi realisht takimin e fundit të 16 janarit 1982?

[PËRGJIGJE:] Jusufi e ka organizua takimin e 16 janarit 1982. Më konkretisht, Ai, me bashkëveprimtarë të rrethit të Shtutgartit, e kanë organizuar aktivitetin e 16 janarit 1982 dhe na ka ftuar të merrnim pjesë. Jusufit sapo i kishin ardhur nga Tirana videokaseta me filma të Shqipërisë. Ai më 15 janar 1982 na ka shkruar Kadriut dhe mua letra dhe na ka informuar që se shpejti do krijohej mundësia për t’i shfaq ata filma. Letrat i ka postuar të premten, ende pa e ditur se gjatë dite Bardhi kishte ble video dhe ishte marrë vesh me Murat Kryziun e bashkëveprimtarët tjerë, t’i shfaqnin të shtunën, në mbrëmje, në banesë të Muratit, meqë kishte ode të madhe. Murati banonte në afërsi të Aeroportit të Shtutagrtit (Stuttgart). Prandaj Jusufi, të shtunën e 16 janarit, në mëngjes, na ka informuar me thirrje telefonike, të shkonim në mbremje te Murati. Kadriu ishte ardh mysafir në Dyseldorf, të premten, më 15 janar 1982. Natën e kaluam mysafirë të Vezire e Sylë Nuha. Syla e huazoi auton nga tetovari Hysri Selimi, të na voziste Kadriun e mua deri te Murati. Kur arritem, aty gjetem rreth 20 veta. Deri rreth mesnate pamë një film e një tv-dramë. Pastaj zumë të bisedojmë. Në ndërkohë Nuhi Sylejmani ia bëri një pyetje provokuese Kadriut. Për Nuhiun qysh në vitin 1978, nga kolegët e tij, isha informuar se ishte informator i UDB-së. Jusufi ndërhyri, sepse nuk i pëlqeu ai provokim nga Nuhiu, prandaj u ndërpre ai bashkëbisedim dhe ajo ndejë te Murati.
Kur dolëm jashtë po bisedonim ku do shkonim Kadriu, Syla dhe unë mysafirë. Jusufi ndërhyri: “Zeqa, Ibra e Syla janë mysafirë tonë.” Meqë ishte ngric e madhe dhe mjegull e dendur, mezi arritem në shtëpi ku jetonin Gërvallët, në Untergruppenbach, rreth orës 3 të agimit të ditës se diell, 17 janar 1982. Gjetëm aty një mysafir të pa dëshiruar, nga Bllaca e Suharekës, i cili po flinte në kauç në odë, sepse nuk kishte pranuar të shkonte me fjet në “dhomën e Ibrahimit”, siç i thoshin Gërvallët në dhome në katin e dytë, meqë ai donte t’i priste Vëllezërit Gërvalla. Pas pak minutash Bardhi u përkujdes që ai mysafiri dhe Syla të sistemoheshin për të fjetur. Vendosi pije mbi tavolinë dhe kërkoj leje të shkonte me fjet. Mbetëm vetëm Jusufi, Kadriu dhe unë. Në dukje, si spontanisht, biseduam, si do të duhej ta koordinonim bashkëveprimtarin, siç e keishim dikur. Biseda rrodhi deri atje, sa të dakordohemi për bashkimin e tri organizatave tona, sipas miratimit që kishim arritur në korrik 1981. U dakorduam të bashkoheshim në organizatën me emër provizor, deri te mbahej kuvendi: Lëvizja për Republikën e Kosovës. Rreth orës 6 të mëngjesit u përcaktuam të flejmë, duke u marrë vesh se pasi të kishim pushuar, të formulonim procesverbal e njoftim për bashkatdhetarë.

Rreth orës 14 na kanë zgjuar për të drekuar. Vazhduam me çaj “rusi”, meqë Kadriu dhe Gërvallët e përdornin shumë. Më thanë që unë ta shoqëroja Sylën, edhe sepse ishte mirë të isha në Klub në Dyseldorf për ta udhëheq diskutimin pasi ta shfaqnim tv-dramën “Gërsheta lufte”, dhe Jusufi e Kadriu të rrinin për t’i përgatit shkresat. U dakordova, edhe pse dëshiroja të isha me ta. Rreth orës 15 duhet të jemi nisur me Sylën.

Rreth orës 24, duke qenë të shtrimë në shtrat në banesën e Hyzri Rekës, na erdhi lajmi i kobshëm për vrasjet. Ishte Haxhi Bega ai që na informoi dhe më tha se duhej të prisja aty, meqë Mustafë Mekaj, bashkë me mbesën e tij, Sabrinë, e cila ishte kunatë dhe bashkëveprimtar imja, do vinin me auto të më merrnin te shkonim te Gërvallët.
Në mëngjes arritëm. Tusha, Bashkëshortja e Bardhit, na informoi si kishin ndodhur vrasjet. Suzana ende ishte në spital në Heilbronn. Rreth orës 10 erdhen ata të SOKO-së se LKA e BW (shkurtesë për komisionin e formuar nga Enti republikan për kriminalistikë). Më “intervistuan” rreth dy orë. Shfaqa dy dyshime kryesore: për lëvizjen tonë të fundit, fizike, duhet të ketë informuar Nuhi Sylejmani. Ndërsa për vrasës potencial e konkretizova Riza Salihun, nëse nuk kishte alibi.
Gjithë çfarë dija e çfarë u intersonte dy hetuesve që më pyesnin, u përgjigja sinqerisht, meqë mendoja se asgjë nuk duhej ta fshihja, as për hir të klandestinitetit e kospiracionit. Ende nuk dija për porosinë që duhej ta ketë thënë Jusufi i plaguar rëndë: “Nëse vrasësi është shqiptar, mos u zbuloftë asnjëherë!” Kështu na tha Suzana kur qe kthye nga spitali.

[Këtu përfundon pjesa e parë e intervistës, e gjatë 50 minuta, e emetuar nga TV Dukagjini, më 25 gusht 2026. Këtu linku: https://www.youtube.com/live/Y8bg2vF_pKA ]

Pjesa e 2-të:

[PYTJE:] Sa persona dinin për takimin mes Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës atë natë?

[PËRGJIGJE:] Ai ishte një aktivitet që u zhvillua në banesë të Murat Kryeziut. Rreth orës një pas mesnate, kur e ndërprem ndejen të Murati, dolëm të gjithë në oborr të madh dhe po lamtumireshim mes nesh. Siç informova më herët, ishin rreth 20 veta, dhe pothuajse të gjithë e diten ku po shkonim me fjet, sepse Jusufi e tha zëshëm, që ne ishim mysafirë të Gërvallëve. Emrat e gjithë të pranishmëve i ka libri i Nuhi Sulejmanit. Të gjithë ishin nga rrethinat e Shtutgartit, pos Kadriut, Sylës dhe meje.

[PYTJE:] Çfarë dinit ju dhe cili ishte roli juaj në ngjarjet para atentatit?

[PËRGJIGJE:] Unë nga tetori 1981 deri me 2 janar 1982 isha ndërmjetësues mes Jusufit e Kadriut. Po përpiqesha ta tejkalonim sa më shpejt e me sa më pak pasoja komplotin që na kishte shkaktuar Sabri Novosella. Fatmirësisht në mafestimin që organizuam për festat e Nëntorit 1981, në Esslingen, afër Shtutgartit, patëm kaluar mirë. Aty mabajtën fjalime e u përgjigjen në pyetje të bashkatdhetarëve Jusufi dhe Kadriu. Ishin të ulur në podium bashkë, vetëm ata dy. Ishte një manifestim që kamufloi paksa mllefin që kishte Jusufi ndaj Kadriut. Megjithatë spiunët bënin punën e tyre diversioniste.

[PYTJE:] A ishte atentati operacion i drejtpërdrejtë i UDB-së apo kishte edhe aktorë të tjerë të përfshirë?

[PËRGJIGJE:] Nuk e di prapaskenën, por di për hetimet gjermane dhe procesin gjyqësor që është mbajt, meqë nga fillimi më kanë caktuar dëshmitar.

Pak ditë pas vrasjeve policia gjermane u ka shpërnda trakt qytetarëve, duke i lut të informonin nëse e shohin një mashkull si ai në foto. Ai ishte Riza Salihu! E kanë emetuar edhe në televizione. Pas ca ditëve ia dalin ta arrestojnë. Fatkeqësisht e kanë liruar shpejt, meqë atëherë institucionet gjermane kishin prioritet marrëdhëniet e mira me Jugosllavinë dhe përndjekjen e “armiqve” të Jugosllavisë, ndër të cilët ishim edhe ne.

Në vitin 1990, kur po shpërbëhej Jugosllavia, riaktivizohen hetimet e “fjetura”, duke e arrestuar sërish Riza Salihun si të dyshuar potencial për vrasjet. Hetuesia operative, LKA e BW, ishte e bindur që Rizai nuk kishte alibi për kohën kur kanë ndodhur vrasjet. Pas rreth 16 muajve burg hetues zhvillohet procesi gjyqësor në Gjykatën e Shtutgartit. Në atë proces mua me kishin caktuar dëshmitar. Në seancën kur isha unë për të dëshmuar, Riza Salihu ka refuzuar të merrte pjesë, duke simuluar se është i sëmurë. Vetëm pak qaste zgjati seanca. Më nuk më kanë ftuar dhe nuk e di si është mbyll ai proces gjyqësor, meqë si dëshmitar nuk kisha të drejtë ta frekuentoja, por e kam me të dëgjuar, se procesi është ndërpre për shkak se Jugosllavia nuk i ka dorëzuar dëshmitarët e kërkuar. Që do të thotë, Rizai nuk duhet të ketë fituar pafajësi as nuk është dënuar.

Fatkeqësisht familjarët, por edhe ne bashkëveprimtarët, nuk jemi angazhuar për të kërkuar me insistim zbulimin e vrasësve, siç ndodhi në një rast kroat, për çka janë duke e vuajtur dënimin në Gjermani ish-kryeshefi i UDB-së federative të RSFJ-së, Zdravko Mustaq, dhe ish-kryeshefi i UDB-së republikane kroate.

Unë vazhdoj me besua se Riza Salihu ishte kryevrasësi, sepse u besoja kryehetuesve gjermanë që Rizai nuk ka alibi. Disa ish-pjesëtarë të GK të Riza Salihut janë hidhëruar që po e akuzoj kryetarin e tyre. Familjarëve po u duke i vockël Rizai për të qenë vrasës, ndërsa ca janë edhe viktimë e një porosie primitive, që Suzana e ka plasuar sikur e ka thënë Jusufi: “Nëse vrasësi është shqiptar, mos u zbuloftë asnjëherë!” Prandaj duhet të ketë ndodhur pasiviteti i Familjarëve e Jusufit dhe Bardhoshit. Prindët e Kadriut nuk i kishin mundësitë të kërkonin me insistim hetime. Saimja, bashkëshortja e Kadriut, sipas tradite, nuk vlerësohej bashkëshorte zyrtare, sepse nuk e kishte bërë kurorëzimin zyrtar, prandaj policia zvicerane ende nuk i ka kthye gjerat që i ka bastis natën e 17 janarit 1982, në banesën e Kadriut.

Fatkeqësisht as institucionet e Shtetit të Kosovës nuk e kanë bërë as minimumin e mundshmë, ta zëmë duke kërkuar informacion për rezultat të hetimeve, duke shpreh gatishmëri për të ndihmuar në dorëzimin e dëshmitarëve, nëse do të ishin në Kosovë, e angazhime të ngjashme. Bile, kanë pas mundësi të ofrojnë financa për të angazhuar ekipe avokatësh e detektivësh; meqë bashkëshorti i Donikës, është ish-parlamentar gjerman, ka potencial për të pas sukses në kërkesës për t’u aktualizua hetime të sofistikuara.

[PYTJE:] Derisa ju thoni këtë zotëri Kelmendi, janë edhe deklaratat e bashkëshortes së Jusuf Gërvalles, Suzana Gërvalla. Ajo ka deklaruar publikisht se Jusuf Gërvalla ju kishte larguar disa herë nga shtëpia dhe se dyshimet e familjes së saj kanë qenë gjithmonë ndaj jush. Si i përgjigjeni këtyre akuzave? Është një deklaratë e dhënë e saj që rrëfen për vrasjen. Ajo thotë se në shtëpi kishit shkuar, ti dhe Kadri Zeka. Por të ndalem këtu, ajo thotë se Jusufi e Kadriu qëndruan për shumë orë në një dhomë për të diskutuar, takim ky që kishte ardh pas një prishje raportesh, e siç thoshte po tentonin të pajtoheni. Por ajo që bie në vesh, gjithmonë sipas asaj që bashkëshortja e rrëfen, Jusufi nuk të kishte lejuar të hynit në takimin me Kadriun. A e kujton këtë moment? Cilat do të kishin qenë arsyet se ai nuk iu la?

[PËRGJIGJE:] Suzana ka shpifur, për arsyet që unë nuk i di dhe as ajo nuk i thotë dot, edhe pse është e vetëdijshme që ka shpifur e po shpif. Jusufi ishte Personalitet me principe, prandaj nuk do t’i ndodhte ta përzente nga shtëpia disa herë të njëjtin njeri. Suzana mund që nuk është e vetëdijshme se këshu po e devalvon Jusufin.

Viktima Suzanë nuk ka qenë fare zgjuar kur ne kemi shkuar në shtëpi të tyre. Gjatë natës së 16 e 17 janarit 1982, as nuk ka qenë e pranishme gjatë bisedës dy-tre orëshe që kemi bërë vetëm ne të tre: Jusufi, Kadriu dhe unë. Jemi zgjuar për të drekuar rreth orës 13 apo 14 dhe rreth orës 15, pas drekimit dhe ritualit me çaj “rusi” e pak gallate që kemi bërë, me kërkesë të Jusufit e Kadriut, kam ushëtuar bashkë me Sylë Nuhën e Jezercit të Ferizajit, sepse në Klubin tonë në Dyseldorf ishte paralajmëruar shfaqje e filmit nga Shqipëria. Jusufi e Kadriu pastaj janë “ngujuar” në dhomën e punës, – siç jam informuar pastaj, – jo për t’u pajtuar, sepse pajtimi mes tyre kishte ndodhur gjatë dasmës se Kadriut e Saimës. por për t’i përgatit shkresat për bashkimin që kishim vendosur, duke e pasur pëlqimi tim që t’i përpilonin si ta gjykonin që është më mirë, edhe pse unë në atë rast ishta “palë” e tretë.

Gjatë gjithë ceremonisë mortore, e cila ka zgjatur tre javë ditë, meqë po shpresohej se Jugosllavia do lejonte bartjen e kufomave për t’i varros në Kosovë, isha përherë i pranishëm në shtëpinë që e banonin Gërvallët. Isha edhe anëtar në këshillin koordinues të ceremonisë mortore, i cili më ngarkoi të shkruaja fjalimin që do mbahej gjatë varrimit. E patëm caktuar dibranin Agron Sela ta lexonte, meqë ishte bashkëveprimtari më i ri në moshë. Por, meqë atë e penguan emocionet ta lexonte deri në fund, e përbylla unë deklamimin e tij.

Gjatë gjithë ceremonisë mortore Suzana ka mbajt qëndrim korrekt, fisnik, ndaj meje, sepse përherë kemi pasur respekt të ndërsjell. Bile, Suzana ndihej mirë kur ndonjëherë e kritikoja patriarkalizmin e Jusufit, si “burrë Duboviku”, sepse ai nuk i lejonte të ulëshin gratë e fëmijët për t’u ushqyer bashkarisht me burra, as kur nuk kishin mysafirë.
Sidomos në fundjavën e dytë të ceremonisë mortore, “komiteti”, i udhëhequr nga Xhafer Durmishi, pat provuar të bënte një komplot idiot, duke ma komunikuar vendimin e atij “komiteti” prej 6-7 të manipuluarëve, që të largohesha nga ajo ceremoni mortore. Me atë rast pata kërkuar që fjalën e fundit ta thoshte Syzana, që tashmë e vlerësoja për kryefamiljare të Gërvallëve, edhepse aty ishte edhe Nana Ajshe. E ftova Suzanën të vinte në “mbledhje” të “komitetit” që po më bënte gjyq. Ia paraqita gjendjen dhe e pyeta nëse kisha bërë ndonjë faj. Ajo fisnikërisht pat fol: “Nana Ajshe, Tusha dhe unë nuk kemi asnjë vërejtje. (…)” (perifrazim)

Fatkeqësisht Suzana nuk ka mund t’i sfidonte shpërdorimet që ia kanë bërë Sabri Novosella, Xhafer Durmishi, “në emër të komitetit” të LNÇKVSHJ-së, më pastaj edhe nga kuadrot e UDB-së, të penetruar në krye të Sigurimit të Shqipërisë.

[PYTJE:] Edhe në dosje z. Kelmendi thuhet se Gjeto Sinishtaj kishte bërë një vizitë në shtëpinë e Suzana Gërballës më 23 shtator 1983 e ku ajo kishte thënë, citoj faqen 90 të dosjes,

“Në datën 23. 9. 1983 Gjeto Sinishtaj i bëri një vizitë në shtëpi Suzana Gërvallës, gruas së Isuf Gërvallës. Gjetua e pyeti Suzanën nëse Ibrahim Kelmendi ka qenë në Shqipëri dhe çfarë mendimi kishte në përgjithësi Suzana për Ibrahimin. Suzana Gërvalla i është përgjigjur se nuk e di nëse Ibrahim Kelmendi ka qenë në Shqipëri apo jo. I ka treguar që kanë qenë tre grupe kosovarësh nga Perëndimi, të cilët i ka takuar dhe me njërin nga këta grupe ka qenë dhe një kushëri i Ibrahimit. Im shoq, Isufi, ka vazhduar më tej Suzana, nuk e ka dashur Ibrahimin se është shumë llafazan dhe mburravec. Kur vdiq Isufi, Ibrahim Kelmendi ka shkuar në shtëpi të Suzana për të pritur njerëzit që do shkonin për ngushëllim, por Suzana nuk e ka pranuar se ai kishte shkuar në shtëpinë e saj me Kadri Zekën një ditë përpara se të vriteshin Isufi, Kadriu dhe Bardhoshi, dhe ajo kishte dyshime. Gjeto Sinishtaj tha se Ibrahim Kelmendi është person jo plotësisht i njohur dhe kërkon që ta verifikojë plotësisht që të dijë si të veprojë.

Nga lindën këto dyshime për ju z, Kelmendi? Pra edhe Sigurimi i Shtetit Shqiptar ju shihte me një dozë dyshimi?

[PËRGJIGJE:] Suzana nuk ka qenë fare zgjuat kur ne jemi hy në shtëpit të Gërvallëve, siç po i bie ta përsërisë. Besoj këto i sqarova në përgjigjjet pararendëse. Vetëm se dua të shtoj, se për vizitë në Shqipëri ka qenë Vëllau im, Mustafa, dhe Kunata Sabrie. Sabria, bashkë me Vezire Nuhën, tre javë ditë kanë bërë hyzmet gjatë ceremonisë mortore në shtëpinë e Familjes Gërvalla, sepse vinin shumë ngushëllues dhe na ushqenin ne që rrinim aty përherë, si pritsa të ngushëllimeve. Megjithatë Suzana nuk është përmbajt pa broçkullis edhe në prani të tyre.

Nga ato që po informohen nga dosjet, Sigurimi kishte qenë një strukturë tejet e ngatërruar, për të mos thënë edhe kriminale dhe bashkëpunuese me agjenturat jugosllave. Po kuptohet, jo të gjithë pjesëtarët, sepse ato kriminalitete nuk kryhen nga të gjithë.

 [PYTJE:] Kur jemi te zonja Suzana Gërvalla. Një bisedë, gjithnjë referuar dosjes thuhet se ajo kishte deklaraur që tradhtari është brenda. Citojë: “Në radhët e punëtorëve kosovar në vendet Perëndimore ka agjent të UDB-së dhe ka mosnjohje e mosbesim ndaj njëri – tjetrit. Spiunazhi jugosllav e gjerman arritën të vrasin Jusufin, Bardhoshin dhe Kadri Zekën. TRADHËTIA është brenda. Ibrahim Kelmendi, i cili është nga Rugova dhe prej shumë vitesh vazhdon gjoja si student në Zvicër, xhepat i ka plot me të holla, lëvizë nga një shtet në tjetrin, paraqitet si revolucional e organizator, është me shumë të meta në karakter, imoral, dallaverxhi, merret me njerëz të ndryshëm, flet shumë dhe me Jusufin ka patur kontradikta. Për Ibrahim Kelmendin kemi dyshime. Një natë para vrasjes së Jusufit, Ibrahimi erdhi nga Zvicra sëbashku me Kadri Zekën

Si i përgjigjeni kësaj Zotëri Kelmendi?

[PËRGJIGJE:] Ndodhia për ceremoninë mortore ka ndodhur siç e prezantova. Për këto shpifje ordinere nuk kam përgjigje. Nuk janë fjalë të Suzanës, sepse ajo nuk do t’i thoshte pasaktësitë që i përmban ky citim. Student në Gjermani isha deri në vitin 1982. U detyrova t’i ndërpres, sepse m’u dashtë të bëja kërkesë për azil politik, e azilkërkuesit nuk kishin të drejtë studimi as pune, deri sa të merrej vendim nëse kërkesa miratohej.
Po, ndonjëherë kisha kontradikta me Jusufin, por asnjëherë nuk kanë qenë të atij niveli, sa të ishin shkak për ndërprerje të bashkëveprimtarisë apo armiqësi.

Përherë e kam thënë, se kishim spiunë të UDB-së në radhët tona, por nuk kishim kapacitete për t’i identifikuar e izoluar të gjithë. Ta zëmë, unë me bashkëveprimtarë, para ardhjes së Jusufit në Gjermani, kishim identifikuar se Xhevat Rambaja e Nuhi Sylejmani janë marioneta të agjenturave jugosllave. Fatkeqësisht Jusufi atyre u besonte, edhe pse e kam informuar. Edhe ata kanë qenë protagonistë që kanë ndikuar në keqkuptime mes nesh, të cilat i kemi tejkaluar me tolerancë reciproke.

 [PYTJE:] Se ti ke dorë në vrasjen e Gërvallës, të ishte thënë direkt, nëse i referohemi faqes 186 të dosjes. Më saktësisht për të mos qenë gabim po citojë çka të kishin pyetur , “në një bisedë me Ibrahim Kelemndin ku kanë qenë edhe “3735” H.S. “1655” H.L etj, ka rënë fjala rreth vrasjes së Jusuf Gërvallës. Një nga bashkëbiseduesit i ka thënë se flitet se në vrasjen e tij ke dorë dhe ti, Ibrahim. Ky me qetësi e ka dëgjuar dhe i ka thënë që s’është e vërtetë, por këto janë shpifje të njerëzve të UDB-së. Pastaj ai i ka thënë përsëri se pas vrasjes së Jusufit e Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës, ti Ibrahim Kelmendi ke qenë në Kosovë. Përsëri ky me gjakftohtësi ia ka shpjeguar se nuk është e vërtetë. Ka shumë njerëz që mund të dëshmojnë se që nga 1979, ka thënë Ibrahimi nuk kam hyrë më në Kosovë. Në këtë debat është fut edhe “1655” dhe i ka thënë Ibrahim Kelmendit se e di nga njerëzit të sigurtë që ai ka qenë në Kosovëë, gjithashtu ka njerëz që e dinë me siguri se para se të vritej Jusufi ka qenë në shtëpin e tij. Në këto momente Ibrahimi është revoltuar pak dhe i ka kërkuar “1655” që t’i tregojë personat që e dinë këtë gjë, po ai ka inisutar se nuk i tregon”.

A ju kujtohet kjo bisedë z, Kelmendi, si i përgjigjeni përmbajtjes së kësaj dosje të Sigurimit të Shteit?

[PËRGJIGJE:] Edhe këto që i citove janë shpifje ordinere. Nuk më kujtohet kjo bisedë dhe as që ka ndodhur, meqë në një debat të tillë nuk do ta beja me të tillë pisa. Do kusuritesha me ta aty për aty. Si televizion, mund të bëni thirrje publike, të dalë qoftë vetëm një dëshmitar, UDB-ash apo bir kurve, që shpif se isha në Kosovë pas vrasjeve. Për herë të parë në Kosovë kam hy rreth një javë pas çlirimit. Hera e fundit që isha në Kosovë ishte shtatori 1979. Mirë do të kishte qenë që individët e maskuar me shifra e iniciale të dalin hapur që të ballafaqohemi.

[PYTJE:] Pas gjithë këtyre, si mund ta shpjegoni tash datën e 16 dhe 17 janarit?

[PËRGJIGJE:] Besoj e kam sqaruar mjaftueshëm ecurinë e ndodhur më 16 e 17 janar 1982. Po e përsërisë telegrafikisht edhe tani: Kadriu më 15 janar 1982 erdhi për vizitë në Dyseldorf. Natën e kemi kaluar mysafirë të Sylë e Vezire Nuha. Jusufi, në mengjesin e të shtunës të 16 janarit 1982 na ka ftuar të shkojmë te Murat Kryeziu, me banim afër aeroportit të Shtutgartit. Sylë Nuha na ka dërguar me auto. Aty bashkë me rreth 20 bashkëveprimtarë, kemi qëndrua deri rreth orës një pas mesante. Jusufi e Bardhoshi na kanë marrë mysafirë. Kemi qëndruar unë dhe Syla deri rreth orës 15 të dielës se 17 janarit 1982. Rreth orës 20 në Klub në Dyseldorf kemi filluar me shfaqje të tv-dramës historike “Gërsheta lufte” që kishte për kryepersonazh Shote Galicën. Të pranishëm në Klubin tonë ishin mbi 50 veta. Pas dramës kemi diskutuar. Hyzri Reka më ka marrë mysafir, meqë banonte afër klubi dhe vrazhdonte me qenë singel. Aty, pasi jemi shtri për të fjetur, na ka ardhur lajmi i kobshëm për vrasjet.

[PYTJE:] Si e shpjegoni faktin që ekzistojnë letra të Jusuf Gërvallës ku herë ju trajton si bashkëpunëtor të afërt, e herë flet për ndërprerje marrëdhëniesh dhe mosbesim?

[PËRGJIGJE:] Ndërpreje marrëdhëniesh kishim në korrik 1980, pas një incidenti rastësor. Ndërsa letra, për të cilën pyet Ti, ishte e titulluar. Prit pak ta shoh versionin, për të cilin dyshoj se është kompiluar: “Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare – Komitetit të Degës “Hasan Prishtina”

RAPORT

mbi disa çështje rreth punës së organizatave Grupi komunist “Zëri i Kosovës” dhe Fronti i Kuq Popullor.”

E mban datën e 31 korrikut 1981.

Në atë kohë Jusufi nuk kishte anëtarësuar asnjë bashkatdhtar në Perëndim, sepse kishte ndërpre komunikimin me udhëheqësin e tij, Sabri Novosellën, nga 14 dhjetori 1979 deri në prill 1981. Ai raport duhet të jetë i kompiluar pastaj, ndoshta nga Kadri Rexhaj, meqë ishte më ustai për diç të tillë. Ai bashkëpunonte me Sabri Novosellën. Bile Sabriu shpesh e ka thënë se korrespondencën e tij me Jusufin ia kishte dhanë ta ruante Kadri Rexha.
Atë “raport” e kam trajtuar me përkushtim në librin tim “Gjurmë dhe fërkemë”, botuar në Prishtinë në vitin 2019. Asnjëherë nuk e kam heshtur faktin se kishim dallime me Jusufin, sa u përketë mendësive ideopolitike dhe kishim ndonjëherë debate edhe grindavece, sepse unë nuk ishte enverist 24 karatë, sa Jusufi, isha ndoshta 8 karatë. Por ato që i përban ai “raport”, le t’i analizojnë ata që po e shtjellojnë veprimtarinë tonë. Besoj, po të ishte gjallë Jusufi, sapo të informohen se Sabriu ishte kuadër i UDB-së, do ta kishte hangër letrën e atij raporti, nëse mund ta përdorte metaforën që e ka thënë Adem Demaçi. Që do të thotë, Jusufi pa vetëdijshëm i ka dërguar “raport” UDB-së, i cili, ende pa i ra në dorë Sabrit, duhet të jetë kopjuar nga gjermanët, të cilët ua kanë dërguar sivëllezërve në Beograd, meqë Jusufi përmes postës gjermane e ka dërguar atë “raport”.
Edhe njëherë: ndërprerja e njëhershme, e marrëdhënieve ka qenë aksidentale, ka zgjat pak javë, meqë Jusufi pat dyshuar se kishim shkuar në Munih për ta survejuar ate. Ai aksident pat ndodh në fund të qershorit apo në fillim të korrikut 1980, meqë rastësisht u takuam para banesave të Bali Rexhebogajt e Misin Mavrajt, tek të cilët po shkonim mysafirë.

[PYTJE:] A jeni bashkuar ju si tri organizata: OMLK- LNCKVSHJ dhe FKP?

[PËRGJIGJE:] Po, në agimin e 17 Janarit 1982 jemi bashkuar. Sqarova më herët, pse nuk e kam bërë publik menjëherë atë bashkim, qysh më 18 janar 1982.

[PYTJE:] Po në këta datë, sipas një dokumenti të shtetit shqiptarë, me 16 janar të vitit 1982, bashkohen në në Turqi, LNCKVSHJ e drejtuar nga Sabri Novosella dhe Partika Komuniste Marksiste Leniniste Shqiptare në Jugosllavi, e drejtuar nga Abdullah Prapashtica. A keni pasur informacion ju në Gjermani?

[PËRGJIGJE:] Jo, atë informacion të ambasadën së Shqipërisë në Turqi nuk e kishim as nuk dinim gjë për te, kur e bëmë bashkimin.

[PYTJE:] Po Jusuf Gërvalla e ka pasur ndonjë dije të më hershme për PKMLSHJ-në?

[PËRGJIGJE:] Nuk e ka përmend ndonjëherë ekzistencën e saj në praninë time.

[PYTJE:] Cila, sipas jush është data e bashkimit të organizatave?

[PËRGJIGJE:] Tri organizatat që i përmenda u bashkuan më 17 janar 1982. Ndërsa “bashkimet” komplotuese mbajnë data 16 janar 1982, sipas Ambasadës shqiptare në Turqi, 17 shkurt 1982, sipas njoftimeve që kanë bërë Sabri Novosella e Abdullah Prapashtica dhe 15 maj 1982, sipas komunikatën që e ka lëshua Xhafer Shatri.

Konflikti i parë, i simuluar, mes Sabri Novosellës dhe Abdullah Prapashicës bazohej në qëndrimet e tyre vetanake. Sabriu thoshte që LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ janë bashkuar në Lëvizje për Republikë Shqiptare në Jugosllavi. Abdullahu thoshte se e kanë formuar Lëvizjen për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi, si organizatë e masave, ndërsa PKMLSHJ ka mbet si pararoj e saj marksiste-leniniste. Ato zënka u përmbyllën me konsultë që e organizuam në korrik 1983, në shtpinë ku e kanë bërë dasmën Kadriu e Saimja, në Biel të Zvicrës, ku është marrë vendimi për dëbim nga LRSHJ të Abdullahu me 3-4 bashkëpunëtorë (Osman Osmani, Faton Topalli, Nuhi Sylejmani).

[PYTJE:] Pas aktit tragjik që ndodhe më 17 janarë të viit 1982, a ka pasur tensione në mes të veprimtarëve në periudhën dy javore deri në ditën e vorrimit të tre heronjëve?

[PËRGJIGJE:] Po, kishim tension gjatë ceremonisë tre javore mortore. Bile më shumë se tensione. Edhe jemi armiqësuar, sepse Nuhi Sylejmani e Xhafer Durmishi provokonin edhe grindje fizike. Unë mendoja se UDB-ja po i detyronte kolegët Sabri Novosella e Abdullah Prapashtica të simulon grindje e armiqësi. Ky duhej të ishte segment i planit për ta kap emigracionin revolucionar pas vrasjeve.

Në fund të vitit 1983 u armiqësuan edhe Sabri Novosella dhe Xhafer Shatri. Ishte armiqësim, në dukje aksidental, por tejet skandaloz. Sabriu, duke qenë mysafi te Xhafer Shatri në Gjenevë, në momentin kur e ka dëgjuar Xhaferin të fliste serbisht në telefon, ka ulurit si i çmendur: “UDB-ash!”, “UDB-ash!” Sigurisht që i ka drondit gjithë familjarët e Shatrit. Shatri ka thënë se kishte komunikuar në serbisht me një disident bullgar. Në atë situatë Xhaferi nuk ia ka dalë ta dëbon Sabriun nga banesa, sepse ai ka shfaq frikë se njerëzit e Xhaferit do ta vrisnin sapo të dilte jashtë. Jam detyruar të shkoj nga Gjermania ta shoqëroj Sabriun, nga banesa e Xhaferit në Gjenevë, deri te banesa e Hasan malës dhe Saime Isufit, në Biel / Bienne, po në Zvicër, sepse ashtu ishte kushtëzimi i Sabriut.

Ajo zënkë na pat shkaktuar pasoja tragjike, vrasje dhe plagosje. Ishin tifozët e Sabriut, të “koordinuar” nga Haxhi Berisha, që kanë vra e plagos në Rrethin e Sant Gallen-it tifozë të Shatrit.

[PYTJE:] Nga kush vinin këto tensione?

[PËRGJIGJE:] Fatkeqësisht ato të fillimit i instruktonte Sabri Novosella, i cili e kishte autorizuar Xhafer Durmishin. Në fakt, nga tre protagonistët kryesorë: Sabri Novosella, Abdullah Prapashtica e Xhafer Shatri. Ata kishin tifozë fanatik të tyre, prandaj gridjet patën përfundime edhe tragjike.
Qysh atëherë kam pasur krijuar dyshim se agjenturat serbe i detyronin kolegët UDBashë, kur ishin në krye të organizatave, të simulonin armiqësi mes tyre, që organizatat të kishin preokupim kryesor grindjet armiqësore, siç kanë pas simuluar Ibrahim Rugova e Bujar Bukoshi, Hashim Thaçi e Bujar Bukoshi, etj.

Druaj se ajo praktikë po përdorët edhe tani nga liderucët e partive shqiptare në Kosovë.

[PYTJE:] Qarkullon dhe data e bashkimit të organizatave 17 shkurt të vitit 1982, si e komentoni ju?

[PËRGJIGJE:] Atë e kam marrë vesh më 15 majt 1982, kur është lëshua komunikata përkatëse. Nuk kam tjetër informacion, pos atyre që janë bërë publike nga protagonistë përkatës, të cilët, për bindjen time, i kishte angazhuar UDB-ja për të na komplotuar.

Besoj, mjafteshëm ofrova informacion edhe për 17 shkurtin 1982.

[PYTJE:] Në maj të vitit 1982, pjesa dërrmuese e OMLK-së arrestohen në Kosovë, Xhafer Shatri si i arratisur merr drejtimn e OMLK-së në Zvicërr. Ai i bashkohet PKMLSHJ dhe LNCKVSHJ, që tashmë e kishin formuar Lëvizjen për Republikën socialiste të Shqiptarëve në Jugosllavi- LRSSHJ. Njëkohësisht edhe ju e keni vazhduar po këtë aktivitet në kuadër të LRSHJ-së. Si erdhi që dhe ky lloj bashkimi të mos të funksionoj?

[PËRGJIGJE:] Unë e kam kualifikuar atë si komplot ndaj Emigracionit tonë patriotik, edhe pse kam simuluar se isha daktord me ato “bashkime”, sepse nuk doj t’ua lejoja hapësirën që komplotet e tyre të kenë suksese asgjësuese.
Në Kosovë pothuajse gjithë pjesëtarët e OMLK-së ishin arrestuar. Prandaj Kadriu ishte autorizuar që, tashmë akronimin e mitizuar të asaj organizate, ta bashkon me LNÇKVSHJ-së dhe FKP-në. Kadriu ishte kuadri i fundit i OMLK-së që u “shkri” në Lëvizjen për Republikën e Kosovës, të cilën e formuam në agimin e 17 janarit 1982. Më herët pata perifrazua Mehmet Hajrizin, i cili në monografinë për OMLK e ka konstatua atë të vërtetë. Kur është “arratis” Xhaferi, nuk ekzistonte OMLK-ja. Ajo që bëri Shatri, ishte pjesë e skenarit duhet ta kenë bërë specialistët e UDB-së.
Pra, ndodhën ato “bashkime” për të mos funksionua, sepse ashtu goditej më efektivisht Emigracioni ynë patriotik.

[PYTJE:] Si shpjegohet që njerzit që ishin bashkuar në Turqi, pra dy organizata u shkrin në një, por pak muaj pas këtij bashkimi e braktisin foshnjën e sapo lindur LRSHJ-në?

[PËRGJIGJE:] Fatkeqësisht nuk mundëm ta sfidojmë komplotin e tyre, sepse po shpërdoroheshin vrasjet, meqë “krahu” i Sabriut simulonte edhe rolin trashëgimtarit politik të Jusufit, edhe pse vet Sabriu ishte komandant i Jusufit. Dy-tre vitet pasuese u morëm vetëm me pasojat e atyre komploteve.

Mjafton ajo që u përgjigja më herët, si e kanë arsyetuar armiqësimin mes tyre Sabriu e Abdullahu, për bindjen time krejtësisht të simuluar, sipas proverbit, merru vesh natën, si të grinden ditën.

[PYTJE:] Edhe Xhafer Shatri në dund të vitit 1983 dhe fillim të vitit 1984, e barktisi organizatën. Si e shpjegon këtë?

[PËRGJIGJE:] Ai është larguar nga Lëvizja në fund të vitit 1985, sepse nga Kosova erdhën kuadro të reja dhe atij iu rrënua autoriteti komandues. Ta zëmë, në ndërkohë redaktor të ZiK-ut e bëmë Mustafë Xhemajlin, meqë vlerësuam se z. Shatri e kishte shpërdorua përgjegjësinë e redaktorit.

Qysh në vitin 1983 duhet të jem caktuar kryetar i një komisioni për vlerësimin e vijës ideopolitike të ZiK-ut. Por i kam harrua detajet. Procesverbalet e mbledhjejeve nuk di ku kanë përfunduar, meqë mbledhjet i bënim kryesisht në banesë të Hasan Malës apo të Faridin Tafallarit.

[PYTJE:] Ti në vitin 1982 apo 1983, largohësh nga Gjermania dhe qëndron në SHBA për disa muaj. Cila ishte arsyeja?

[PËRGJIGJE:] Në qershor 1982 shkova në SHBA sepse isha i ftuar atje dhe doja t’u ikja grindjeve. Mundësia financiare m’u krijua nga ndihmat që na dhuruan bashkëshortet Shefkat e Naxhmi Sherolli, bashkëveprimtarë në Suedi. Shefkati është nga Mitrovica, e shpërngulur familjarisht në vitet e 1960-ta në Turqi. Mbiemrin e vajzërinë e kishte Nokshiqi. Nga Turqia është emigruar në Suedi. Nexhmiu ishte pogradecar, i arratisur në Maqedoni, i emigruar në Turqi e Suedi. Kishin biznes në Suedi. Në fund të janarit 1982, kur ishin për ngushëllime te Gërvallët, na ftuan t’i vizitonim në Suedi, sepse Shefkatja hetoi që në ceromoni mortore Saimja dhe Hasani po përbuzeshin. Shkuam nga mesi i shkurtit 1982 Hasani, Saimja dhe unë. Na i dhuruan secilit nga 10 mijë korona suedeze nihma personale dhe 50 mijë korona për organizatë. Ato 60 mijë korona ndihma u bën shkak që ambasada e SHBA-ve në Bonn të më jepte vizë në fund të qershorit. Në Amerikë kisha kushërinj Bruçaj, pronarë të “Il Galetos”, e afirmuar ndër shqiptarë, dhe kushërinj tjerë. Kisha krijuar njohje edhe me disa bashkatdhetarë atje, përmes komunikimit me shkrim dhe postimeve të shtypit tonë.

Sapo arrita në N.Y. pata telashe. U sistemova për banim te tropojani Ahmet Zherka, i cili kishte bashkëshorte kusherinen time, Zaden (alias Shpersën) e Binak Bruçajt. Ahmeti më luti të ballafaqohesha me Haki Terpezën, i cili, pa arritur mirë në Amerikë, shpifte: “Ibrahim Kelmendi është spiunë që na e ka dërgua UDB-ja për të na përça. ..” U ballafaquam. Kur e shau Shqipërinë, ia vendos revolen në ballë, duke i vënë kushte të kërkonte falje, ose do ta vrisja, siç e pata kërcënuar. Fatmirësisht kërkoi falje. Të pranishmit në lokal, që po na shiqonin sikur po xhironim film, duartrokitën. Luta njëri nga të rinjtë ta nxirrte zvarr nga lokali. Fatmirësisht, ai lloj kriminaliteti çliroi bashkatdhetarët nga tutela e marionetave të UDB-së, të cilëve u kishte dalë fama se janë të rrezikshëm, meqë kishin përkrahje edhe FBI-së. Atëherë administrata amerikane ishte më jugosllavofilja në botë.

Më mirëpriten sidomos malësorët e Hotit dhe të Grudës, kryesisht të përkatësisë katolike, por që tashmë ishin enveristë të zjarrët. Ata kishin edhe radio të tyre, i quajtur “Zani i Malësisë”, të cilin e menaxhonte Gjeto Sinishta. Po shpresoj, ta intervistoni edhe Gjeton, meqë u përmend më herët. Pothaujse vetëm ata malësorë e përkrahnin publikisht kërkesën Kosova-Republikë. Shqiptarët tjerë, shumica, heshtnin nga frika, ndërsa ca emigrantë nga Shqipëria difarmonin kërkesës Kosova-Republikë si kërkesë e “kuçaloshëve enveristë”.

Në gusht 1982 duhet të jetë mbajt “kongresi” i Vatrës. Xhafer Shatri më urdhëron të merrja pjesë dhe ta përshëndesja në emër të LRSHJ-së. Ma dërgon edhe tekstin e fjalës përshëndetëse që do të duhej ta deklamoja. Fatkeqësisht në fillim të “kongresit” pati garë mes krerëve, kush i ka lidhjet më të mira me qeveritarë të Jugosllavisë, që ta kryesonte Vatrën. Ajo më pat irrituar, prandaj kur më prezantuan të përshëndesja, i mallkova ata dhe vetën që isha shkua aty. Zbrita nga podiumi pa e deklamuar fjalën përshëndese. Vatranët e vjetër aplauduan. Unë, me tre bashkëveprimtarë, e lëshuam demonstrativisht “kongresin” e rreth 50 vetave. Pas nesh dolën vatranët e vjetër. Mëpsataj pati dy lloj komentesh: njëra pal thoshin se me kishte dërguar Sigurimi, pala tjetër thoshin se më kishte dërguar UDB-ja.

Në fillim të shtatorit shkuam Kolë Gojçi dhe unë për të takuar bashkatdhetarë në rrethina të Çikagos. Qe caktuar të bënim tubim informues në restorantin e një malësori nga Zajazi i Kërçovës. Ftuam të merrte pjesë edhe Imami Isuf Azemi, ish-ballist tetovar, kryetar i Lidhjes Kosovare për Çikago. Ai refuzoi të vinte, me arsyetim, se në mbrëmjen parëndëse më kishte pa duke hy në konsullatë jugosllave në Çikago, për të marrë udhëzime. Atë shpifje e dëgjuan shumë veta, sepse ia hapen parlofonin telefonit të restoranit ku donim ta fillonim tubimin. Gollakasi Agim Gashi foli me zë për të dëgjuar të gjithë: “Dje, pasdite, kanë ardhë Kolë Gojçi dhe Ibrahim Klemendi. Jemi mbledh në shtëpi të Mentor Lleshit. Kemi qëndrua aty mbi dhjetë veta, gjithë kohën, deri pas mesnate. Ibrahim vetëm në wc ka shkuar për nevojë, përndryshe gjithë kohën kemi qëndruar bashkë në odë duke biseduar.” (perifrazim) Pas pak minutash, kur as lutja që ia bën Imamit ca miq të tij nuk pat ndikim, Agimi pyeti: “Kush po vjen me mua të shkojmë të hoxha.” Shkojnë. Ndodh grindje. Agimi e detyron hoxhën të merr avdes që të betohet në kuran se më kishte pa duke hy në konsullatë. Sapo hoxha betohet, Agimi ia ngjesh shpullë: “Me këso betimesh mashtruese na ke manipuluar e na ke plaçkitur.” (perifrazim) Fatkeqësisht Agimin pas disa viteve e ka vra UDB-ja.

Festat e Nëntorit 1982 i organizuam si asnjëherë tjetër. Flitej se kanë marrë pjesë mbi 1000 veta. Më shumë nuk janë lejuar nga zjarrëfiksit, sepse nuk kishte kapacitete më të mëdha salla. I lejuam të merrni pjesë edhe kuadrot jugosllavë, “gazetarin” Avni Spahiu dhe konsullin jugosllav Osman Gashi. Avniun e njihja nga studimet. Osmanin e kisha fqinj, meqë fshtrat tonë, Ramun e Llabjan, ishin ngjitur. Mezi i binda bashkëveprimtarët t’i toleronim të marrin pjesë në manifestim, ne arsyetim se edhe ata do ta gëzonin Republikën e Kosovës, siç është duke ndodhur tani.

Patem shumë kërcënime fizike, por shpërtuam vetëm me ca demolime të autove në parkig.

Nga mesi i dhjetorit 1982 u ktheva në Gjermani, duke mos pranuar lutjen e shumë bashkëveprimtarëve që të rrija atje.

Fatkeqësisht, kur Hasan Mala me disa tifozë u përcaktua të dalin nga Lëvizja, sepse Sigurimsi Ajet Haxhia i kishte bind të mbanin në ballë të demonstratave në Perëndim edhe Flamurin jugosllav, u ra ndërmend të shpifnin se unë i kisha vjedh 50 mijë SEK (kursi i këmbimi atëherë ishte 1 SEK rreth 0, 24 DM; gjithsej rreth 12 mijë DM, respektivisht rreth 6 mijë Euro). Ata bukëshkalë bëheshin sikur nuk e dinin se 50 mijë SEK ishin për organizatë, e ata nuk ishin pjesëtarë në asnjë organizatë, kur bashkëveprimtarët Sherolli m’i dhanë ato ndihma.
Ajo veprimtari në Amerikë bëri që Lëvizja të kishte më shumë tifozë se organizatat tjera shumëvjeçare, por jo më shumë se Lidhje Komuniste titiste.

[Këtu përfundon pjesa e dytë e intervistës, tashmë 44 minutshe. Ja linku: https://www.youtube.com/watch?v=Ib3cXJ2OGAY ]

Pjesa e 3-të:

[PYTJE:] Nga viti 1983 deri në vitin 1987, LPRK, ka pasur kriza të brendëshme, si pasoj e ckafit vinin këto kriza?

[PËRGJIGJE:] Krizat dhe përplasjet që i kemi pasur gjatë asaj kohe ishin produkti i veprimtarisë diversioniste të UDB-së. Fatkeqësisht i kishim edhe disa sektaristë dogmatik që na shkaktonin teleashe e përplasje, me më shumë pasoja se ato që na i shaktonin UDB-ashët klandestinë. Por, i rrëfeva, si na kanë ndodhur dhe nuk duhet të përsërisë veten time.

[PYTJE:] A ke marrë pjesë në riorganizimin e OMLK-së në vitin 1983/84, në Kosovë?

[PËRGJIGJE:] Jo, për atë OMLK të dytë jam informuar vetëm në vitin 1984, kur filluan të vinin në Perëndim kuadrot e saj. Qysh kur jam informuar se përmes OMLK-së se Xhabir Morinës e Hilmi Reçicës, na është penetrua edhe Xhavit Haliti, më është krijuar dyshimi se edhe ajo organizatë ishte krijesë diversioniste e UDB-së.

[PYTJE:] Në vitin 1987 është mbajtur Mbledhja e Parë e Përgjithshme e LPRK-së në Zvicër. A keni qenë pjesë e këtij procesi?

[PËRGJIGJE:] Po. Isha edhe në komision që përgatitëm projekt-programin dhe projekt-statutin. U bazuam kryesisht në ato që i kishim miratuar më 17 Janar 1982.

[PYTJE:] Po në mbledhjene dytë që është mbajtur po ashtu në Zvicërr në vitin 1989, a këni qenë pjesë e kësaj mbledhjeje?

[PËRGJIGJE:] Po, sërisht isha bashkëorganizues dhe isha në stafin që e përgatitëm dokumentacionin për Mbledhje. Mbledhja që irrituar kur kërkova ta miratojmë një normë statusore, që në kryesi të Këshillit të Përgjithshëm (KP) të mos ishim anëtarë dy e më shumë familjarë, meqë kryesia do kapej nga dy Kelmendë, nga dy Xhemajlë e nga Ali Ahmeti me dajën e tij, Fazli Velia. Unë u zgjodha në KP, Muhameti, djali i axhës, u bë nënkryetar i kryesisë. Përherë kam qenë anëtar i KP, ndërsa në maj 1998 jam zgjedh edhe në kryesi.

[PYTJE:] Edhe në vitin 1991, më saktësisht pas mbledhjes së Tretë të Përgjithsme në Ujmirë, LPRK-ja përjeton një krizë me largimin e disa veprimtarëve, si arriti që të rikuperohet kjo organizatë?

[PËRGJIGJE:] Fatkeqësisht pas Mbledhjes se tretë dezertuan kryetari Gani Sylaj, anëtarët e kryesisë Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi dhe ca të tjerë. As sot nuk i di arsyet pse ndodhen ato dezertime dhe pse u nda edhe ai fraksion i (pseudo)enveristëve.
Sociologu Behadin Hallaqi u mor me rikuperim të atyre dezertimeve. Prandaj u thirrën mbledhja konsultative në Kërçovë, në prill 1983 dhe Mbeldhja e katërt e përgjithme në Prishtinë, më 26 e 27 korrik 1993.

[PYTJE:] Më 17 nëntor të vitit 1994, në Arau të Zvicrrës në kuadër të një bledhje të LPK-së, zyrtatrozohe emri i i Ushtrisë Clirimtarë të Kosovës. Jo ovetëm si individ, por si familje ju këni qenë të organizuar në LPK dhe më vonë dhe si luftëtarë në UCK. A keni passu rndonjë mosmrrveshje me dikend nga Shtabi i përgjtishmëm i UCK-së?

[PËRGJIGJE:] Rëndom, fëmija nuk lind kur ia caktojnë emrin, por kur në fakt del nga barku i nënës. Edhe UÇK-në e ka formuar Mbledhja e katërt e përgjithshme. Më 4 dhjetor 1993 Këshilli i Përgjithshëm ka vendos ta jetëson atë vendim, prandaj ka formuar Komisionin e Rëndësisë se Veçant (KRV) dhe Fondin “vendlindja thërret” (FVTh). KP, për hir të konspiracionit, ka autorizuar kryesinë e tij të vendos për tre personat e SRV. Më 17 nëntor 1994 kryesia ka vendos si të quhet guerilja që po e formonim, pa qenë e ngarkuar nga KP. Dhe ka bërë një emërtim militarist, të cilën tashmë nuk e përdor pothuajse asnjë shtet demokratik (as Shteti unë), sepse ata katër vendimmarrës të kryesisë ishin të brumosur me mendësi militariste enveriste për ta quaj domosdo guerilën tonë ushtri.

Deri në verë 1996 nuk kisha mosmarrëveshje me asnjërin nga Shtabi Qendror. Edhe nuk e dija cilët janë.

[PYTJE:] Z.Kelmendi si e njinit Riza Salihun?

[PËRGJIGJE:] Riza Salihun e kam njohur në vitin 1978, përmes Hysen Gegës. Qysh në njohjen e parë jemi grind, sepse ai kishte bërë një mashtrim ordiner për t’i plaçkitur financiarisht anëtarët e GK. Thoshte se është i rrezikuar për dëbim nga Gjermania, për shkak se nuk ishte në gjendje ta kthente një kredi financiare, me duket në shumë prej 50 mijë DM. Me atë rast ia pata demaskuar atë manipulim.

Në fakt e njihja më herët, por përmes shtypit të emigracionit kroat. Kojshi në konvikt kisha kroatin Damir Petriq, ish-udhëheqësin e Lidhjes së studentëve të Universitetit në Split. Në vitin 1971 e kishin burgosur për “kundërrevolucion”, që quhej “pranvera kroate”. Tashmë ishte azilant në Gjermani. Meqë ishte në kryesi të KSG-së (Bashkësia e studentëve katolik), kishte intervenuar që unë të vendosesha në konvikt, i cili ishte pronë e kishës katolike. Me Damirin me kishte njohur Albanologu kroat nga Janjeva, Dr. Lazar Dodiq. Damiri me jepte revista e gazeta kroate. Prandaj kam lexuar se Rizai ishte plagosur në Shtutgart në oborrin e një kishe ku po mbahej meshë katolike kroate. Një kroat ia ofron revistën “Nova Hravatska”. Rizai ia ka tund “Novostin” e Beogardit si për më të vërtetë, duke ia hedh e shkel me këmbë revistën që ia jep kroati. Kroati e nxjerr thikën dhe e ther Rizain. Në spital ka shkuar shpesh konsulli jugosllav për ta vizituar e lavdëruar për sakrificë që kishte bërë për patriotizmin jugosllav. Shtypi i atëhershëm jugosllav ka shkruar shumë për atë kriminalitet.

Në fund të dhjetorit Rizai, “në emër” të GK, e komandon Hysen Gegën, – të cilin e kishte kooptuar si nënkryetar GK, – që ta vriste Jusufin, me arsyetim se e kishte dërguar UDB-ja për ta spiunuar GK. Fatmirësish Hyseni kishte shumë besim ndaj meje, prandaj me tregon, sepse i duhej vlerësimi im, nëse unë e dyshoja Jusufin. Menjëherë, nga Bochumi, ku ishte ardhur Hyseni për konsultim në fillim të janarit 1980, kemi rrugtuar, duke e marrë Malush Ademjan në Wuppertal, dhe kemi shkuar të Jusufi e Berdhoshi në Ludwigsburg. I kemi informuar për atë urdhër të Rizait. Deri në prill 1980 kemi taktizuar ndaj Rizait. E kemi mbyll atë kapitull të turpshëm me ballafaqim mes Jusufit e Rizait. Jusufi, i përlotur, u përgjëruar që t’ia falnim Rizain, meqë po i besonte se kishte qenë lajthitje naive dhe nuk do të shpifte më. Fatkeqësisht Rizai, e ka vazhduar me atë avaz, bile edhe në intervistë dhënë TV-Klan Kosova në vitin 2012, e ka thënë shkoqur se Jusufi e Bardhoshi ishin njerëz të UDB-së.
Të tjera ndodhi i kam prezantuar në romanin “Atentatet”.

[PYTJE:] Çka dini për Riza Salihun? Para se të më përgjigjeni, Rizau përmendet edhe dosje dhe ku në faqen 146 të vitit 1985  “Kohët e fundit kosovari Zia Bunjaku u ka dorëzuar shokëve tanë në Suedi një raport “Mbi disa çështje rreth punës të organizatave ‘Grupi komunist “Zëri i Kosovës” dhe “Fronti i Kuq Popullor”’ i shkruar nga Isuf Gërvalla më datën 31.7.1981. Ky material në emër të “Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve të tjera shqiptare” i është dërguar “Komitetit të degës ‘Hasan Prishtina’”…pak ditë më vonë vijnë te ne Hsyeni e Maksuti dhe na tregojnë se si Rizai kishte ardh, që në takimin e parë me mua në perfundim se una jam i dërguari special i UDB-së dhe se kishte propozuar haptazi Hysenit e Maksutit të më likujdonin bashkë me vëllain, Bardhin. Ata u hapën në mughabet për dy arsye sipas pohime; e para lidhur me Rizan kishin pasur disa dyshime më parë dhe e dyta,. Ishin takuar me Ibrahim Klemdin dhe ai i kishte këshilluar të më afroheshin se gjoja si ditka kush jam dhe sa jam i mire.  Rizai jetonte në Gjemrani”

[PËRGJIGJE:] Riza Salihu ka qenë një diversionist, në dukje psikopat. Paçavuret e Sigurimit nuk dua t’i komentoj më shumë, meqë atë “raport” tashmë e kemi në “origjinal”, dhe nuk kemi nevojë të komentojmë spekulimet e sigurimsave idiotë.

[PYTJE:] Pasi publikuar një roman për këtë, “Atentatet”, pretendoni se e dini edhe emrin e një personi të dytë, që thoni se ka edhe prova fizike që janë gjet në vendngjarje, pra mbetje cigaresh që ky person ka pirë, dhe ju e dini kush është ai dhe mund të verifikohet ADN e tij me ato prova që i ka hetuesia gjermane, pse nuk e keni bërë publik kurrë këtë emër të dytë, a ndoshta tani është momenti ta thoni?

[PËRGJIGJE:] Kryeprokurorit të Kosovës ia kam pasur thënë emrin e Haxhi Demirit, nga Mushitishta, si i dyshuar i dytë potencial, si bashkëvrasës. Pat ndodh në momentin kur pata dorëzuar padi kundër Riza Salihut. Kryeprokurori Ismet Kabashi më pat ftuar në kabinet për t’më bindur të mos insistoja në protokolim të padisë. Gjatë bisedës, në dukje goxha dashamirëse, e pata lut Ismetin të ia bënte ADN-në Haxhi Demirit, që të krahasohet me pështymën e duçave të cigareve që janë konsumuar gjatë kohës se qëndrimit në pritë të 17 janarit 1982. Fatkeqësisht nuk pranoi.

[PYTJE:] Personin për të cilin ju thoni që e dini, a njihet në jetën tonë. Kur them a njihet e kam fjalën, se a është dëgjuar emri, a po a është parë ai ndonjëhere në publik?

[PËRGJIGJE:] Ai nuk është progaonist publik dhe rri i heshtur e i ndrojtur. Në vitin 1981 duhet të ketë qenë kamarier në Cyrih. Ka pas përhap llafe se ishte në burg në Prizren kur është informuar për vrasjet në Gjermani. I kam pyet të burgosurit e atëhershëm, por e kanë demantuar Haxhiun. Ndërkohë e ka marrë vesh se po merrem me hetime dhe ka fillua të mashtron, se ka qenë mysafir të ca studentë që ishin qiragji të Ekrem Kryeziut në Prishtinë, kur është informuar për vrasje në Gjermani. BKA-së gjermane ia kam përcjell këtë dyshim.

[PYTJE:] Flitet se në Bohum diku në vitin 1980 ka ardhur Hydajet Hyseni për një takim me ju. Çfarë karaketeri ka pasur ky takim? A është folur për ndonjë bashkim organizatash?

[PËRGJIGJE:] Hydajeti nuk më ka dhanë asnjë kontakt e informim, as nuk më ka treguar kush është. Habitem si e kam duruar tangërllëkun e tij prepotent, pa e ditur kush është ai. Më thoshte se ishte shok i vëllait tim, Zenelit, dhe përshkrimet që bënte me ngjanin të sakta.
Nga Kadri Zeka ia kam mësuar emrin, në takimin e 5 prillit 1981. Bile, as Kadriu me atë rast nuk më tregoi kush ishte, ku jetonte, si duhej të komunikonim. Ishte nevoja për të bërë veprimtarë nga gurët, prandaj edhe “Zeqës” ia tolerova atë lloj vesi konspiracionist. Por, “Zeqa”, në dallim nga Hidajeti, që shumë modest e dashamirës gjatë atij takim, prandaj u mirëkuptim si të ishim shokë nga fëmijëria. Përndryshe, ata të OMLK-së ishin sektarë pseudoenveristë, që konspiracionin leninist e kishin një si kryeves të tyre, edhe pse shpejt ndodhte dekonspirimi i identitetit të tyre. E kishin metodë edhe për t’u imponuar si të rëndësishëm.
Hidajeti as nuk më ka traguar cilës organizatë i takon as nuk ka propozuar bashkim. Më ka këshilluar të qethem e të vishëm si proletar revolucionar që të më kishin në konsideratë.

[PYTJE:] A ju ka dhenë ndonjë kontakt për ndonjë veprimtarë?

[PËRGJIGJE:] Jo.

[PYTJE:] Z, Kelmendi, jo rrallë herë për figura të ndryshme të ilegales shqiptare, përmendet dhe aludohet se kanë qenë informator të UDB-së. Është përmendur edhe emri juaj në këtë kontekst. Madje një gjë të tillë e ka përmednuar edhe një zyrtarë i UDB-së, Zdravko Mustac, i cili pretendon se ju keni qenë një far informatori i UDB-së dhe pseudonimin e keni pasë “sijalica”. Cila është e vërteta z, Kelmendi?

[PËRGJIGJE:] Asnjëherë Zdravko Mustaq nuk duhet ta ketë përmend emrin tim. Të paktën unë nuk e di dhe do më bëje shërbim të tregoni nga e keni këtë informatë.

Shpifjen se unë kam pasur nofkën “sialica” e ka sajuar UDB-ja në Pejë. Këtë ma ka thënë kryeUDBashi Mehmet Hasku, në prani të shumë vetave, kur kemi pasur një takim para rreth 15 viteve, në Lokalin “Guri i kuq” në Kuqisht të Rugovës. Dikush që e ka ditë se Daja Ramë (Idriz) Iberdemaj e ka pasur nofkën “sialica”, meqë ashtu e kishte tepen e kresë, pa asnjë qime floku, e kanë shpërdor atë nofkë ndaj meje.

Në vitin 2010, kur në Maqedoni u plasuan “dosje” për Ali Ahmetin, Fazli Veliun dhe Musa Xhaferrin, u trondita, sepse më dukeshin faksimile të origjinaleve. Në bisedë me dizajnerin tetovar Ngadhnim Mehmeti, u binda shpejt se ato ishin falsifikime, sepse Ngadhnimi më tha, “germat e përdorura për këto dosje nuk kanë qenë ende në përdorim nga Mikrosofti, kur kemi parasysh datën që mbajnë dosjet.” Pra, kaq i lehtë qe zbulimi i falsifikimit. Por, nuk u mjaftova me kaq. Isha bërë mik me kroaten e Ministrisë se brendshme të Kroacisë, e cila në Makedoni menaxhonte digjitalizimin e sigurimit shëndetësor dhe lëshimin e kartelave elektronike identifikuese. Atë e luta ta pyeste Zdravko Mustaq, sepse në secilën fletë të “dosjeve” falco, ishte firma e tij. Pas pak ditësh Zotëri Mustaqi ka kthye përgjigje me shkrim, të cilin kroatja ia dorëzoi Aliut në praninë time. Mustaq i diskualifikonte “dosjet” me argumentime profesionale.
Në ndërkohë edhe një punonjës i Wester Unionit më tregoi se ish-kryeshefi i UDB-së se Tetovës, këshilltar për siguri nacionale i Menduh Thaçit, i kishte dërguar të holla një karaxhozi serb, i cili ngjan me Nafi Çegranin “tonë”. Ai dezinformon se i di gjitha aksionet e UDBashëve në Perëndim. Pata gjet informacion në media serbe, se ai, Bozhidar Spasiq, ishte burgos në Serbi disa herë për kundërvajtje, sepse edhe në Serbi kishte falsifikuar vërtetima e “dosje”, me pagesë, që të rregulloheshin pensione përkatëse. Ish-shefi i UDB-së se Tetovës qe gjykuar në Shkup për ato falsifikime.

Kroaten e pata lut ta pyet Zdravko Mustaqin për mua dhe i kishte thënë se nuk i kujtohej emri im.

[PYTJE:] Referuar dosjes, z.Kelmendi, juve ju përshkruajnë si njeri i keq. Citojë “Ibrahim Kelmendi me banim në RFGJ, i cili është drejtues i organizatës “Fronti i Kuq” është njeri i keq. Po ta njohin të gjithë kosovarët si e njoh unë, tha burimi, asnjë nuk do t’i shkonte pas. Burimi mendon se “Fronti i Kuq” është krijuar nga UDB-a, e cila ka për qëllim të identifikojë kosovarët veprimtar dhe t’i godasë”.  Ishte kjo e thënë më 26 shkurt të 83-tës.

[PËRGJIGJE:] Nuk po di cilës dosje po i referohesh. Sigurisht që isha i keq për titistat dhe agjenturat e tyre, por edhe për segmente të Sigurimit, të kapura nga agjenturat jugosllave e serbe.

Po, në bashkëthemilim të FKP-së, siç kam informuar, rol të madh themelues kishte marioneta e UDB-së së Beogradit, Xhevat Ramabaja, por shpejt e kemi nda veprimtarinë nga ai. Që do të thotë, “burimi” dhe soji i tij, ishin të hidhëruar se për herë të parë në Emigracion në Europë Perëndimore patëm organizim të shtrirë, si asnjëherë përpara, nga viti 1978 e këtej.

[PYTJE:] Dosja juaj është goxha vuluminoze. Por çka nuk mund të mos ju pyesim është një pjesë ku thuhet se “Nga një burim i afërt me grupet e lëvizjes jashtë Kosovës del se Ibrahim Klemendi po grumbullon fonde “për të paguar persona të veçantë për likudimin fizik të disa udhëheqësve aktual ksoovarë e serbë. Serbia po bën presion në organizmat federativë për të analizuar politikën gjoja destabizuese të vendit tonë e përcaktuar një qëndrim të ri të Jugosllavisë ndaj Shqipërisë për ta detyuruar të tërhiqet. Ogranet e brendshme po tregohen të gatshme për të paraqitur gjoja të padiskutueshme për sa sipër.” Çka ka të vërtetë nga kjo?

[PËRGJIGJE:] Fondi për të cilin jam angazhuar për herë të parë, ka qenë Fondi Vendlindja thërret, të cilin KP i LPK-së në emigracion e ka formuar më 4 dhjetor 1993, për të grumbulluar financa për Guerilën që e kishte formuar Mbledhja e katërt e Lëvizjes. Për këto broçkulla nuk kam komente, sepse janë shpifje në kuadër të luftës speciale, diversioniste, të agjenturave jugosllave. Dhe mirë paska bërë, sepse po t’më injoronin, do mendoja se nuk kam mund as ujin tua turbulloj.

[PYTJE:] Z, Klemenidi në fund të viteve të 80’ta dhe fillim të 90’ve nisi pluralizimi politik në Kosovë. U themelua edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Cili është vlerësimi juaj për këtë parti?

[PËRGJIGJE:] Fillimisht e kam mirëprit themelimin e saj. Bile, në mars 1990 i kam shtyp programin e formularin për anëtarësim në LDK dhe i kemi shpërnda në demonstratë të Lëvizjes në Bonn. Nuk e tumirën disa bashkëveprimtarë. Unë u arsyetova, se bashkatdhetarët që tuten me u përfshi në Lëvizje, le të përfshihen në LDK, meqë do politzohen.

[PYTJE:] A e keni takuar ndonjëherë Ibrahim Rugovën?

[PËRGJIGJE:] Po. Disa herë. Vizitën e parë politike në Perëndim ia ka aranzhuar Lëvizja në Oslo. Meritorë ishin bashkëveprimtarët Berit Backer dhe Nufri Leka. Vizitën e dytë, në verë 1990, në Bonn, e kam aranzhuar unë, duke i lut udhëheqësit e Partisë së të Gjelbërve, të cilët i kisha miq, dhe dy personalitete të Ministrisë së jashtme. Pastaj e kam takur dy herë në Bruksel. Ato dy të fundit kanë qenë problematike, prandaj nuk po e ngarkoj më shumë këtë bashkëbisedim.

[PYTJE:] Cili ka qenë vlerësimi juaj për Rugoven në atë kohë, si e konsideroni veprimtarinë e tij?

[PËRGJIGJE:] Tashmë të ndierin Rugova e kam çvlerësuar për kuisling i llojit unikat, të cilin Beogradi millosheviqian e ka angazhuar për ta “pacifizuar” rezistencën aktive shqiptare që pat marrë përmasa në vitin 1989. Paraprakisht, ka qenë anëtar i Lidhjes se Shkrimtarëve, meqë ai nuk ishte shkrimtar, Rrahman Morin e ka imponuar ate si kryetar të përdhunshëm të Lidhjes dhe aty e tutje ajo që “arkivolizuar”.

Kur më hidhërohen tifozët e tij për këtë diskualifikim, ju them: “ose Rugova ishte kuisling, ose Millosheviqi ishte shqiptarofil i kamufluar. Prandaj kishte mundësi të ushtronte veprimtari “anti” Serbisë. Bile, Beogradit duhet t’ia ketë bërë dhuratë edhe vilën në Velani të Prishtinës dhe t’ia ketë ngrit atë në pallat gjoja presidencial, për t’ia shpaguar kontributin. Prandaj Millosheviqi në pritjen që i bëri Rugovës tregoi foton e vilës për t’ia kujtuar se ai kishte meritë ekstra që Rugova ishte bërë me atë vilë private…”

Megjithatë, doli i dobishëm edhe angazhimi i tij si kuisling, sepse kur Perëndimi e ndryshoi politikën ndaj Kosovës për 180 shkallë, më 23 mars 1999, Rugova hyri në punë si personazh që Aleanca NATO ta përdorte për ta arsyetuar bombardimin, meqë llomotisnin shumë sidomos pacifistët kundër bombardimeve.

[PYTJE:] A jeni takur ndonjëherë me Joe Dioguardin?

[PËRGJIGJE:] Po, dy herë. Falje, gati harrova edhe një takim në Kopenhagë. Hera e parë ishte në Zvicër, Delemond, kur Hysen Gërvalla pat organizuar tubim për të mbledh ndihma financiare që ai të kishte mundësi financiare për lobime në Uashingtonin e korruptuar.
Hera e dytë ishte kur kishim ceremoninë mortore të Enver Hadrit, në shkurt 1990 në Bruksel.
Hera e tretë ishte protesta që bëri Lëvizja në Kopenhagë, meqë aty po mbahej Samiti i OSBE-së. Diogardi dhe unë shkuam për t’ia dorëzua Samitit peticionin e protestës.

[PYTJE:] Me ish kongresmenin amerikan, a keni diskutuar ndonjëherë për Ibrahim Rugovën?

[PËRGJIGJE:] Jo. Me DioGuardin në Bruksel pata telashe ta bind që të mos i shkon për vizitë Musa Hotit, duke arsyetuar se Musa prezantohej nga mediat belge si kriminel dhe unë nuk dëshiroja që DioGuardi të komprometohej me atë vizitë. Ka qenë i pranishëm edhe Hysen Gërvalla. Atë bisedë e bëmë në foaje të Hotelit, me duket Sheraton.
Mund që ajo bisedë është keqinterpretuar, sikur kemi biseduar për Rugovën.

[Kjo ishte pjesa e 3-të, 27-minutshe, emetuar më 27.08.2026. Lëzu linku: https://www.youtube.com/watch?v=H901p76PGl0 ]

Këtu linku i intervistës së parë:

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.