Këngët shqiptare të trimërisë të kohës së Vukut këndohen edhe sot

4
284
Vuk Karaxhiq

Vuk Stefanović Karadžić (Вук Стефановић Караџић), 7 november 1787 i Tršić, Serbien, Osmanska riket, 7 februari 1864 i Wien, ështe një linguist, reformator serb.

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Flasin mirë e punojnë keq” publikuar më 16 Shkurt 202

Pjesa e tretë (3)

Këngë Shqiptare (Arnautske Pjesme), Vuk Karaxhiq (Vuk Karadžić)

Për gjyshin e Dua Lipës, Seit Lipa dhe kusheririn tim, Shpend Rukiqi- Kastrati me punë dhe qëndrim në Suedi do të flas në vazhdimet e tjera.

Të Premtën në mbrëmje, 16 shkurt 2024, pasi e grumbullova materialin që e kisha ndërmend me e publikua të nesërmen, ”Këngë Shqiptare (Arnautske Pjesme)”, me autor Vuk Karadžić, kompjueteri nuk më punonte. Kompjuteri im, që s`është hera e parë, i nguli dy këmbët në midis të urës, si magari i Nastradin Hoxhës.

Ndërsa të shtunën isha në një festë për 17 shkurtin, ditën e pavarësisë së Kosovës.
Të dielën nuk punova, isha te nipi e mbesat e mia për një festë familjare.

Unë u mundova ta rregulloj por duke i prekë me gishta shenjat në kompjuter, në programin Word ku shkruaja, jo vetëm që që nuk e rregullova por edhe 858 faqe që i kisha ruajt, tash nuk mund të lexohen e fotografitë nuk shihen. E thirra, Xhevat Durmishin, mjek e mjeshtër kompjuteri me shpresë se po më ndihmon por Xhevatin e kisha larg e me telefon nuk mund të më ndihmonte se unë nuk e kuptoja terminologjinë (gjuhën, fjalët e fjalorit të kompjuterit). Fola edhe me kusheririn tim, Shpend Rukiqin- Kastratin në Uddevalla. Ai u mundua afro dy orë por kot. Edhe kafenë e mëngjesit nuk e piu si duhët vetëm të më ndihmoi mua.

Mu kujtua profesor Hasan Mekuli, arushani i letërsisë, kritikës, studjuesi e profesori i pazëvendësueshëm i letërsisë jugosllave e asaj të përbotshme. Në një takim të përktyesve Kosovës që mbahej në Bibliotekën Kombëtare (atëherë krahinore), me Avdullah Karjagdiun, Shaqir Berani, studjues në Institutin Albanologjik u ankua se nuk po mund ti gjej disa fjalë të gjuhës shqipe në kompjuter e Hasani që ishte me të vërtetë i zoti, në shaka po i thot Shaqirit:

-Edhe kompjuterin kemi me e mësua me folur shqip ndërsa mua, Xhevat Durmishi që edhe kompjuterin e ka mësua të flet shqip e Shpend Rukiqi, një nga mësuesit me të mirë të matematikës në Suedi (tash drejtor shkolle), pedagog, poet e studjues, nuk mundën me mësua. Jam i pashpresë se ndonjëherë do të mesoj ta mësoj ta përdor kompjuterin.

Pas demonstrateve të vitit 1981, nuk ishte vetëm guxim me folur por edhe budallaki sepse njerëzit burgoseshin, largoheshin nga puna për një fjalë goje, nëse flisnin me dikend, dëgjonin një këngë për Envere Hxhxhën në Radio Tiranë, shkruanin parulla KR. Por kjo edhe më shumë i nxiste që njerëzit të flasin e të këndojnë për ”Parti Enver”. Edhe nuset kur martoheshin, ende pa e hequr duvakun, me të dy duart mbi gjoks e bënin shqiponjën e i ngritnin dy gishta përpjetë (simbol për liri, demokraci, kundër dhunës e robërisë serbe).

Një plak, në një dasëm që kishte dhjetëra e qindra dasmor po tregon se një njeri paska pasur dy djem, njëri e kishte emrin Enver (sipas emrit të Enver Hoxhën) dhe ai i vogli, Fadil (Fadil Hoxhën). Enveri, ishte shumë i zoti, i mençur e i dishëm kurse Fadili, ishte dybydyz (budallë) tregon ai plaku. Në odë filluan të qeshurat, sepse për kohën, Fadili pëfaqësonte politikën jugosllave kurse Enveri ishte një hero për shqiptarët e Kosovës, flas për kohën deri në vitin 1991 kur u hap Shqipëria me të mirat e të palarat e sistemit.

Plakun i ngratë, sigurisht ka hângër vurmak nga policia, grushta, shuplaka, shkelma e burg por ia ka vlejtur sepse ka folur aty ku duhet e ka tregua mbi të gjitha guxim.

Pas tri ditëve pushim t’zorit, sot, e hënë 19 shkurt u detyrova të shkruaj përsëri, le të del qysh të del.
Njeriu duhët ta provoj vetë aq sa mundet.

Qysh kur isha nxënës në shkollën fillore, Vuk Karaxhiqin e njihja. Mësonim pjesë të shkurtëra nga librat me poezi, tregime e fragmente nga romanet e shkrimtarëve boshnjakë, malazezë, maqedonas, kroatë, serbë, sllovenë etj. Emrin dhe fotot e Vukut, Vlladimir Nazorit, Ivan Cankarit etj. i kemi pasur si lektyrë shkollore dhe në librat e leximit të lëndës në gjuhës shqipe.

Por, si nxënës nuk e dija se Vuka (apo Vuku) është marrë edhe me letërsinë popullore shqiptare: Ai kishte botua 13 këngë me temë historike e dashurie. Nuk kam njohuri të mjaftueshme, për shkak të mungesës së literaturës së nevojshma se Vuka a i ka mbledhur, dëgjua nga këngëtarët ose ia kanë tregua ngonjë plak i kohës apo, Vuka i ka gjetur të botuara në revistë në ndonjë gjuhë tjetër. Po kjo nuk është temë e interesimit tim. Unë do ti publikoj e do të mundohem të bëj krahasimin e tyre atëherë e tash, të gjej ndryshimin. Mora tri nga trembëdhjetë këngët, këngën e parë (Kënga Nr. 1), këngen e pestë (Kënga Nr. 5) dhe këngen e gjashtë (Kënga Nr. 6)

Kënga e parë i këndohet Mehmet Beg-Kastratit
E pesta, i këndohet një trimi, Keqë Hisenit dhe
Kënga e gjashtë, është këngë jaranie (dashnie).

Interseimi im si i ri ishte të dija se Vuka i ka shkrua qysh i ka dëgjua këngëtarët shqiptarë duke i këndua në Kosovë?
– Nuk kam përgjigje. Jam i sigurtë se studiuesit e mëdhenjë të kohës në Kosovë e në Shqipëri, profesorët e punëtorët shkencorë të Instituteve Albanologjike janë marrë e ndoshta na kanë lënë ndonjë shkrim. Shefqet Pllana, ish profesor i Letërsisë Popullore ishte i pari që na foli për këngët që i ka publikua Vuka.

Disa nga ato këngë, ndoshta të gjithat edhe sot këndohen me disa ndryshime, nëpër festat familjare e ndeja në mbrëmjet e gjata të dimrit në kullat e odat e Kosovës.

Unë i kam pasur shumicën e këtyre këngëve që këndohen në manjetofonin tim, simotra me ato që i ka publikua Vuka.
E kisha mendua që t’i bëjë krahasimet e këngëve të Vukës me ato që janë ruajtur deri në ditët tona, nuk e dij a ia arrij qëllimit a jo.

Më vjen keq që nuk e kam asnjë libër me këngë të dashurisë të botuar në Institutit Albaologjik, por kam 4 libra me këngë historike, “Instituti Albanalogjik i Prishtinës, Këngë popullore historike”, vëllimi XXII, Prishtinë, 2007, përgatitur nga Dr. Rrustem Berisha, dr. Sadri Fetiu, dr. Fazli Syla, dr. Adem Zejnullahu dhe mr. Jahir Ahmeti.

Këngë Shqiptare (Arnautske Pjesme)” *), Vuk Karaxhiq (Vuk Karadžić), 1830

Vuk Karaxhiq për shqiptarët

Vuk Stefan Karaxhiç në librin e tij “Srbi svi i svuda” për shqiptarë merr vetëm bërthamën e pa prekur ilire, ndërsa pjesët tjera tenton të i fusë në një komb artificial sllav, i cili sipas mendimit të tij duhet të quhej sipas popullit të vjetër “Serb” që ishin më të vjetër se sa vetë sllavët. Si do që të jetë ai shqiptarët i emërton si Arnautë dhe përderisa shprehë pakënaqësinë rreth bashkimit të popujve të Ballkanit perëndimor, për shqiptarët thotë …

Shqiptarët në këtë drejtim janë shembull më i afërt se sa Hungarezët e Gjermanët; Ata (Shqiptarët) janë të ritit perëndimor (e mund të ketë ndoshta edhe të atij lindor), por të gjithë thirren shqiptarë, dhe të themi se në mes veti pak urrehen, mirëpo para të huajve sillen si vëllezër, po si të ishin të një riti, dhe po të ishte një i ritit turk (mysliman) për një shqiptar do të mbyste dhjetë turq edhe po qe ai shqiptar i ritit krishterë, sikurse një shqiptar i ritit krishterë, që do t’i vriste dhjetë italianë për një shqiptar të ririt turk.[4]

Vuk Stefan Karaxhiqi (serbisht: Вук Стефановић Караџић Vuk Stefanović Karadžić; lindi më 17 nëntor 1787 në Tërsiq afër lumit Drina -vdiq më 7 shkurt 1864 në Vienë ishte filolog, formuesi i gjuhës së shkruar serbe, etnolog, shkrimtar, përkthyes dhe diplomat i pavarur serb nga Pashallëku i Beogradit.

Kënga e parë, sipas Vukut “Çou ti, Mem, shilo m’atin”

Këngë Nr. 1

Çou ti, Mem, shilo m’ atin,
Pr te gjon po e mar sokakon.
S po le ati me u shilua.
Mir po din kudo me shkua.
Kom ni ni fijal fore ith.
Memedbegut kush i thot:
Qi po t’ pret veziri sod.
Nu me pret veziri mue;
Çe m’ thot, kom degua,
Çik ne more më ka pas çua,
Pas ka desht me m’ farua,
Faroa Zot para mua!
Memedbegut i kishin thon:
Ta ubo prita der te kullës,
Der te kullës tu xhamija.
S kom çka boj, vete di
Memedbegu me dy kubura:
Llezni mir mori te lume!
Se u kom bush me kater plumbe,
Kater plumbe lidh me tele
Si n’ gjerlli, kuku sod pr tevabi
Memedbegu po i prbi,
Si kullshedra kur bje shi,
Kur bje shi, bubullon;
Memedbegu na capton.
Memedbegu holla i gat,
Dron veziri, se i do grat.
More vezir, he budall!
P’ u s ti dua urumesha
Tu i pas kadijesha.
Memedbegu ushtor dëllam,
Po vezirit uqija oma.

Varianti se si kendohej (përmbi, me ngjyrë të kuqe) e këndohet edhe sot, ”Tre kavaz pa rrin ne derë”, ose “Çou ti, Mem, shilo m’ atin”, sipas Vukut, kënduar nga këngëtarët e rrallë që i kanë mësua këngët nga baballarët e gjyshërit e tyre, gjithashtu këngëtarë, është përfundi me shkrim normal, ndërsa të Vukut, janë me ngjyrë të kuqe)

Tre kavaz pa rrin ne derë. (Tre rojtarë, ”kavaz”, rojtar)

Mehmet beg, a pa del niherë
Del niherë me u kuvenu
Ah veziri te ti ne na ka qu
Ne veziri na ka qu
Ah j`sahat mas mu vanu
Nolli atin pa shulu
Cili djalë pa vini me mu
Cili djalë doni me ardhë
Thotë Salihi unë jam ma i pari
Hajde Memë n`dash me ardhë
Sè la begin për të gjallë
Qou bre birë shiloma atin
Qit bushaten prej dukatit
Gjanë e gat po ja nshon sakakit
Mirë se t`gjaj veziri Bushatit
Hajde, hajde begu kastratit
Ka celinat prej dukatit
E hoq njanen e n`mullë të barkit,
Mehmet begu u rrxu prej atit
Mehmet beg faqet simit
Kah kalaja ru mas u ngjit
Ti ka za veziri do prit
O Zot shka ka veziri me mu
Shka mka than unë e kam ngu
Qak ne Mor per ta jam shkua
Me Hurumin kam luftu
Nkrah të djatht jam varru
N`eshtna t`qenit jam mjekue
Nqese teme jam hargju
Shkodres marre ma mi qu

Hajde hajde vezir zeza,
Kush ti don ato harabesha (arabesha?)
Tuj pas zojat shkodranesha
Ka iqind qese ju bahet vesha
Sytë e shkrum vetllat e zeza

Salih Bajrami Tre Kavaz (Urim Lika)

Marrë nga fb pasi mga kasetat e mia nuk kisha mundësi me e dërgua.

Kënga nr 5, Keqë Hiseni

Këngë Nr. 5

Keq Yseni kish pevet:
Zot! kuj kom sejmet ne Rek,
Prmbi pul nize vet?
Ruj na, Keq, se na vret,
Cuba Keq po i ri gati,
Ka shti cubes dy fishek.
Keq Yseni qiti gunjen:
Bylukbasha lsho ma rugen
Njoj villatit.
Kënga e Keqë Hisenit, qysh këndohet edhe sot:
Hajde, hajde Keq Hyseni,
Ndjeu Gjakova djal` Perzereni,
Ndjeu Gjakova djal Perezereni,
Qysh me i vra 20 vetë ni njeri.
Ore Keq`, ore budallë,
Shka ke lyp n’Gjakove me ardhë,
Shka ke lyp n’Gjakove me ardhe,
M’ka qu nana ni okë kryp me marr.
Nje oke kryp e i pare apanga,
Pak barut-o neper dugoja,
Pak barut-o neper dugaja,
Bylykbash te hupi rraja.
Bylykbash te hupi rranja,
T’hupi rraja, t’hupi fara,
Tuk se i dole Keqës perpara.
Krisi pushka e u ba beteri,
Vrau çaushin e tan’ asqerin.
Krejt Gjakova po ban seri,
Kurr me sy s’kem pa k’si njeri.

“Sali dhe Feriz Krasniqi – Kanga Keqo Hyseni” kenduar nga Salih e Feriz Krasniqi në ish Radio Pishtinën (në vitet e 1950-1960)

Kënga nr 6, ”Mori qikë e hollë e gat”

Këngë Nr. 6

Mori çike hollz e gat! (Mori qikë e hollë e gat)
Po vje Keq me t’u lut. (Po më vjen keq me t`u lut0
Çika po i thot djalit;
Hajde lul pëskej malit. (Hajde lule (qikë) përreth malit)

Shkëputa disa rreshta nga kënga ”Mori qikë e hollë e gat” (”Dola n’bashqe me gjeezdis” (shetit)

”… O ylli sabahit-o
Aii hana n`buzë të malit-o
Hanan n`buzë të malit-o
Qika shka i thot djalit-o
Qika shka i thot djalit-o
Aiii hajde rrethit t`malit-o
Djali shka i thot qikes-o
Zemra llubenices-o

Këngën e nr. 6 e gjeta në dy këngë që këndohen edhe sot, simotra por ajo që më së shumti i përngjan kënges të mbledhur nga Vuku, është kënga ”Dola n`bashqe me gjeezdis”*)

Salih Bajrami & Feriz Krasniqi – Dola n Bashqe me gjezdis (1971) Ne Llapqev
Sali dhe Feriz Krasniqi – Kang Dashnie te vjetra e te mira

Këto këngë që i paskan titullua ”Kang Dashnie te vjetra e te mira” mi ka pas dërgua Asllan Bajrami, ish gazetar i RTK-së nga Tirana, Ai i kishte marrë nga Arkivi i Institutit Albanologjik në Tiranë. Është e çuditshme se si këngët në vend se me u ruajt në Institutin Albanalogjik, ato dalin nga Instituti. Një grup profesorësh, puntorë shkencorë, Qemal Haxhihasani, Zihni Sako e të tjerë, më 1971, në odën e Jup Rexhep Jupës kanë këndua Salihi e Ferizi.

Ky opinion imi nuk duhët të kuptohët si një studim, jo. Unë kisha qëllim që lezuesi të njihet sadopakë me disa nga mbledhësit e huaj dhe këngëe e këngëtarët e këngëtarët.

Jam ndër ata të paktë që një kohë punova edhe vetë në mbledhjen e këngëve.

Vuk Karaxhiq
https://sq.wikipedia.org/wiki/Vuk_Karaxhiq

“Këngë Shqiptare (Arnautske Pjesme)” Vuk Karaxhiq (Vuk Karadžić), 1830
http://www.albanianliterature.net/oralverse/verse_07_AL.pdf

Salih Bajrami Tre Kavaz (Urim Lika)”
https://www.facebook.com/salihbajramiferizkrasniqi/videos/salih-bajrami-tre-kavazurim-lika/1140097769507444/

Marrë nga fb pasi mga kasetat e mia nuk kisha mundësi me e dërgua.

Sali dhe Feriz Krasniqi – Kanga Keqo Hyseni” kenduar nga Salih e Feriz Krasniqi në ish Radio Pishtinën (në vitet e 1950-1960)
https://www.youtube.com/watch?v=2Z5TV-TZR-4

Salih Bajrami & Feriz Krasniqi – Dola n Bashqe me gjezdis (1971) Ne Llapqevë
https://www.bing.com/videos/riverview/relatedvideo?q=sali+dhe+feriz+krasniqi%2c+dola+nbashqe+me+gjezdis&mid=AA9C19D1D31246BFD14FAA9C19D1D31246BFD14F&FORM=VIRE

Sali dhe Feriz Krasniqi – Kang Dashnie te vjetra e te mira
https://www.youtube.com/watch?v=jBXKoDwKqtk

Nga ditari im:

Të martën, më 22 shkurt 2022 isha në Tiranë. Dy ditë më parë kisha shkua në Turjakë, kisha ndejtur dy netë e të martën, në mes të ditës një grup mësuesish nga Suedia u nisëm për Prizren, rrugës ”Ibrahim Rugova” e në mbrëmje, kur terri e mbuloi Tiranën, hyra pushova e fjeta në dhomën e hotelit, dy netë.

Nesër, është e martë, 20 shkurt 2024.

Ditari po mi kujton ditët e datat ku isha e çka punova apo e humba kohën kot, kujtime që nuk harrohen. Më 24 shkurt kur këtheheshim për në Suedi, rrugës për në aeroportin e Shkupit dëgjuam lajmet se Rusia e sulmoi Ukrainën.

Pas plot një muaj, me 24 mars 2024 i publikova disa nga kujtimet e mia në disa vazhdime për Tiranën, Turjakën e Prishtinën me tituj

Mbresa malli me fotografi e fjalë, vizitat në Shqipëri e në Kosovë
Ditë të lodhshme e netë të mërzitshme në Shqipëri”, kur kthehesha nga Tirana e bukur, binte shi.

Në Tiranë nuk munda ti gjej varret, ku sipas letrave të tiranses për turjakasitn, aty duhët ta ketë varrin edhe tiransja. Afër varreve një lypës pa duar këndonte një këngë vajrimi, këngë që nuk e meriton tiransja.

( Vazhdon )

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 19 shkurt 2024
sinankastrati09@hotmail.com

 

4 KOMENTE

  1. Plotësim, një sqarim i vogël: Një grup profesorësh, puntorë shkencorë, me Qemal Haxhihasanin, Zihni Sakon e të tjerë, më 1971, në odën e Jup Rexhep Jupës në Turjakë, kanë këndua Salihi e Ferizi, oda e Jup e Rexhep Jupës- Kastrati është nga Turjaka. Baca Jupë ende është i gjallë dhe jeton në Turjakë, në moshën afërisht 87 vjet. Me profesorët nga shqipëria në Turjakë dhe Kosovë i shoqëronte prof Anton Çetta. Në odë hynë vetëm pleqtë e neve të rinjëve, fëmijëve nuk na lejuan sepese edhe nuk kishte vend oda. E mbaj mend vetëm prof Anton Çettën, burrë të gjatë, me trup të drejt si lis, kryelartë, i hishëm dhe i mençur. Nëse nuk gaboj ishte vizita e parë e një grupi profesorësh e puntorë tjerë të institucioneve shkencorë e shtetërore nga ish RP e Shqipërisë.

  2. I ndëruari Z. Kastrati në lidhje më kët shkrim duhet ta dim se historia e jonë është e dhimbëshme. Respekti për shkrimin, ia vlen të lexohet, por edhe respekt për profesort e nderuar.

    Kosova gjatë shekullit XVII ishte vendi ku kryqëzohet lufta e tri Perandorive të mëdha. Asaj Ruse e Katarinës, Austro-Hungareze dhe Turke, Perandori më tri bësimet globale.

    Sipas Prof. Nexhmi Ganiut, profesor nga Podujeva. Ai në portalin “Rrënjet tona” citon letrën e Vuk Karaxhigjiqit dërguar Petër Petroviq Njegoshit më 1883 marrë nga Enciklopedia Serbe. Vuku i shkrun mikut tij Njegoshit. “Ne jemi arbror, nëse dom të jetojmë në këto treva duhet tani e tutje të jemi sllavë, serbë dhe malazezë.” – mbaron citati. Më respekt për shkrim të mirë.

  3. Faleminderit Milazim!
    Milazim i nderuar ky opion imi per tri (kenget) nga 13, nuk duhet te mirret si studim se me te vertete nuk e njoh vepren e Vukut.
    E di se ka qene ne Podgur (krahine ne kufi me Drenicen, afer Istgut) dhe ka bisedua me nje plak. Ka qene me te meta fizike, ne kembe. Kontributi i Vukut, per keto kenge, eshte per tu lavderuar. Une, Milazim, jam mundua te bej krahasimin e kengeve te mbledhura te Vukut me ato (simotra) qe kendohen edhe sot. Fjalet edhe per mua ishin te veshtira me i pershtat ne gjuhen e sotme pasi nuk kam fjalor dialektor etj.
    Gjithesesi, ty te falenderoj.
    Sinan Kastrati, Suedi

  4. I ndershmi Milazim, për hir të së vërtetës dhe për respektin që kam për ty dhe lexuesit e “Fjala e Lirë” dua ti them edhe disa fjalë. Ti thua “Sipas Prof. Nexhmi Ganiut, profesor nga Podujeva. Ai në portalin “Rrënjet tona” citon letrën e Vuk Karaxhigjiqit dërguar Petër Petroviq Njegoshit më 1883 marrë nga Enciklopedia Serbe. Vuku i shkrun mikut tij Njegoshit. “Ne jemi arbror, nëse dom të jetojmë në këto treva duhet tani e tutje të jemi sllavë, serbë dhe malazezë.” .
    Kjo nëse e ka thënë Prof. Nexhmi Ganiu nuk qëndron. Vuk Karadžić ka lindur më 1787 Tršić, Serbi dhe ka vdekur më 1864 në Wien, Austri

    Petar II Petrović-Njegoš ka lindur më 1813, në Mal i Zi dhe ka vdekur më 1851 në Cetinje, Mal i Zi.
    Milazim, qysh është, siq e citon ti që Vuku më 1883 i shkruan Njegoshit?
    Faleminderit për mirëkuptim.
    Sinani

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.