Shenjtëria e nënës…

0
247
Vanila Sinani Kabili

Dashuria, dashurinë kërkon,
Dashuria, jeta mbi gjithcka.
Ska jete pa dashuri…
Dashuria jetën mëkon…

Nëpër labirinthe dashurie…
Flijohet jeta… vazhdimësia.
Shkërrmoqet zemra familjare,
Cënohet vatra… ngrohtësia.

Vdes humanizmi, njerëzia,
Padrejtësia, drejtësinë vret.
Vritet jeta, gjeneza vdes.
Shkundet qenia, ndjenja vdes.

Emrin e zemrës, të shenjtën,
E nëpërkëmbën, e vrane…
Harrojnë vlerat kumptimplota.
Që mbart emri i shenjtë nënë.

Kush një nënë nuk pati?
Kush një nënë nuk ka ?
Cili burre nga ajo s’u mëkua?
E s’u ndje këndshëm, s’u gëzua.

Në kërcënime, vrasje konkrete,
Nënën, vajzën, motrën harroi.
Një djalë pa nënë u shndërrua.
Përshkon errësirën, pa drite hëne.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.