18.9 C
Tirana
E dielë, 14 Qershor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi GJEOGRAFIA E ZEMRËS – poezi

GJEOGRAFIA E ZEMRËS – poezi

0
Elife Luzha

Autore:
Elife LUZHA

GJEOGRAFIA E ZEMRËS

Nata përqafoi qiellin e purpurt
Tek syri gjysmë i hapur
I yllit në zgjim
Polet në faqen e tokës shtrirë
Ua dëgjoj frymëmarrjen
Erërave
Deri në zemër
Syri mat e çmat
Horizonte të shkrumbuara
Me ajër të akullt
Matematikë e gabuar
Me gjakun e zemrës sime
Vijëzon kufijtë
E atdheut të tkurrur

DALLGËT E JETËS

Në qiellin gri fryn veriu
Ngricë e egër shtrihet akullnajë
Dallgë të ethta drithëruese
Në trupin tim lanë gjurmë
Që nga belbëzimi im i parë

PËR TY

Sa shumë më mori malli
E qava me dënesë
Ti kurrë s’ke për ta ditur
Kështu duhet të mbes

KUR AFËR MEJE JE

Në qepalla agimesh të blerta zgjohem
Si ylber gëzimi ditët m’i ngjyron
Nektar ëmbëlsirë mjaltore fjala jote
Lumturi parajse prajshëm më dhuron

Kur afër meje je
Shkundullimë trallisëse zemrën ma pushton
Shikimi yt i trëndafiltë eliksir shpirti më bëhet
Ndjenjë përvëlore poreve të kurmit tim
Shkëlqim farfuritës rrezëllon

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.