BERISHA apo RAMA? Kush e ka patur pushtetin më të arsyeshëm?

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner
Arben Çokaj - Qytetar Nderi - Malësi e Madhe
Arben Çokaj – Qytetar Nderi – Malësi e Madhe

Arben Çokaj

Dy politikanët që qeverisën më gjatë dhe më keq në Shqipëri, pas rënies së komunizmit më 1990, në 35 vitet e fundit… Të përhbashkëtat dhe ndryshimet mes tyre.

Shpeshherë thonë se Berisha e Rama janë bashkë – unë nuk i besoj kësaj përralle. Ata nuk janë bashkë, ata duan t’ia ‘hanë kokën njëri-tjetrit’, për pushtet, por edhe bashkëpunojnë, se në demokraci, partitë politike bashkëpunojnë. Politikani i njohur socialdemokrat gjerman Helmut Schmidt thoshte se demokracia ndërtohet mbi kompromise, ndryshe nuk është demokraci.

Por në Shqipërri, politika ka disa tipare më të theksuara korrupsioni e hajnie, si dhe nepotizmi e pasurimi personal e familjar e më gjerë në kurriz të popullit, në krahasim me demokracitë e vendeve të Perëndimit. Ka tipare autoktracie në Shqipëri gjithashtu, për shkak të mentalitetit oriental, kur merr në analizë pushtetin e Berishës dhe Ramës. Të dy e kapën shtetin dhe abuzuan me pushtetin, prandaj shqiptarët në protestë kërkojnë që të ikin të dy…

Por a do të ikin vallë? Besoj se do të rezistojnë, pa një forcë gositëse të madhe, ata nuk ikin… Se ata të dy nuk kanë thjeshtë interesa pushteti, si gjithkund ttjetër, ata të dy kanë të përbashkët edhe hajninë e korrupsionin e krahëve të tyre, mbushjen e fryrjen e xhepave të tyre, kur e marrin pushtetin.

Protesta - 8 dhjetor 1990Protesta – 8 dhjetor 1990 – që rrëzoi komunizmin – ‘Grushti i fuqishëm’ i Rinisë kundër pushtetit komunist!

A e keni parë Berishën, e shoqja i merrej me “bamirësi” me kompaninë e naftës Taçi Oil (të Rezart Taçit), por dukeshin thërrime ato që bëri Berisha, para këtyre pasurimeve madhoshe, që bëri Rama, për vajzën e familjen e të shoqes, Lindës. Po pasurohen mirë shoku, nuk e lëshojnë lehtë pushtetin. Rama nuk di ku i çon paratë, me lejet e pafundme të ndërtimit që ka dhënë, ka zënë një zeje të mirë, po e betonizon të gjithë Shqipërinë, si betonizoi Tiranën, ka futur në lojë edhe paratë e pista të tregut të drogës dhe kriminalitetit… Prandaj ka rënë Euro ndjeshëm, nga pompimi i Eurove të paligjshme në ekonomi dhe Edmon Spaho (dikur i PD-së) i thoshte Ramës, “jepi, mirë ke bërë…”

Berisha ishte më i ashpër (egër) në pushtetin e tij, kundrejt kundërshtarëve e kritikëve, merrej me të gjithë dhe i dëmtonte, u bënte dëm, kurse Rama merret vetëm me faktorët që kanë ndikim kundër tij, pra, harxhon energji më pak, dhe tjerëve që nuk kanë ndikim, u thotë: ‘hani m. sa të doni…’ Ai po u thotë ashtu edhe protestave, të cilat për hir të së vërtetës as i ka pritur se do i ndodhin ndonjëherë dhe as i ka pritur mirë, sado që hiqet si snob, se ia degjeneruan pushtetin… Protestat ndihmuan që drejtësia të veprojnë më me forcë dhe korruipsioni e kriminaliteti i lidhur me pushtetin, të dalë më shumë në dritë. Por Ramës vetë, ende nuk i ka hyrë ferra në këmbë!

Ku ndryshon tjetër pushteti i Berishës nga ai i Ramës?
Ndryshimi themelor mendoj, është se Berisha e takoi Waterloo-në e tij më 1997, kur ameruikanët i thanë ik atij, e ai nuk iku, dhe e rrëzuan, me firmat piramidale etj. Por sot, duke qenë një vend i NATO-s, Shqipëria nuk është e prirur të ketë një destabilizim aq të madh sa më 1997, dhe Rama tregon nofulla, se nuk e ka takuar ende Waterloo-në e tij… (Të takosh Waterloo-në, politikisht dmth. të takosh disfatën, dështimin, si Napoleoni ‘shqiptar’ në Waterloo me anglezët.) Pushtetit të Ramës nuk i ka dhënë kush deri tani një grusht të fuqishëm (të Migjenit), që ai të largohet si Saliu më 2013, nga ideja, se pushteti mund të mbahet, sidomos ashtu si vepron Rama në Shqipëri, që blen e shet votat, por në demokraci duhet rotacion, se ndryshe nuk shkon. Pa rotacion pushteti, nuk ka demokraci!

Tani nëse ne shikojmë Evropën e Perëmdimin, pse u zhvillua ajo në krahasim me vendet e tjera ortodokse e myslimane të Lindjes? Sepse Evropa e Perëndimi e morën mësimin e tyre, feja e takoi Waterloo-në e saj në Francë, me Revolucionin francez. Kujt i shkonte mendja se disa murgj paqësorë do të bënin diktaturë fetare me Inkuizicionin e Mesjetën fetare për 15 shejkuj në Evropë. E bënë pra, sado paqësore të hiqet Krishterimi, kur merr pushtet absolut, doktrina fetare tregoi dhëmbë dhe bëri një nga diktaturat më të egra të pushtetit fetar. Por meqë Krishterimi – katolicizmi e protestanizmi në Perëndim e morën goditjen e tyre nga populli, ato u larguan (si Saliu më 2013) nga shteti e pushteti në vendet e Perëndimit, dhe Evropa e Perëndimi u zhvilluan e më pas.

Ndërsa shiko vendet ortodokse të Lindjes, sa agresive që janë, e të mos u duket çudi, merrni Rusinë e deri te Serbia… Vende luftarake, të paarsyeshme dhe problematike… që kërkojnë e duan më shumë se u takon, pse? Se janë si Rama, nuk e kanë marrë pushtetet e tyre ende grushtin e fuqishëm hundëve, nga populli, ashtu si Rama, për t’u thënë STOP !, dhe i rezistojnë arsyes – kanë rezistencë të pavetëdijshme (për të përdorur një koncept të Frojdit) – nuk tërhiqen lehtë nga pushteti i marrë – shkojnë deri në dhunë e gjakderdhje.

Uroj që pushteti i Ramës të ikë gradualisht, pa më të keqen e tij të madhe, dhunën e gjakderdhjen… Por mos u habisni, nëse nuk e bën, se Rama e pushteti i tij, nuk e kanë marrë ende mësimin e tyre, nga grushti i fuqishëm popullior, si pati bërë Revolucioni francez me fenë në Francë dhe Europë dhe si e pati marrë Berisha më 1997.

Prandaj një bythë analisti si Albatros Rexhaj, thotë se ‘ambasadori amerikan nuk është mbreti në Shqipëri…’ se Albatrosi nuk e di se çfarë bëjnë amerikanët kur duan, dhe një bythë tjetër analisti si Bledi Mane thotë se Ramën e ke në pushtet edhe më 2030-tën – e Shqipërinë në BE – se Bledi kujton se vetëm Rama e futë Shqipërinë në BE, e jo plotësimi i standardeve që kërkohen… Se ata nuk e dinë, forcën e një grushti të fuqishëm popullor migjenian, që t’i mbledhë rrenat e ta tregon vendin… Rama nuk ikën nga pushteti me retorikë e analiza, sofizma e diversionizëm, ikën vetëm nga grushti i fuqishëm!

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit