Në Klubin DARDANIA në Zofingen të Zvicrës, përurohet libri: ”FSAHTI I VRARË” i bashkautorëve Agron Limani dhe Qemajl Krasniqi

0
461

Abas Fejzullai Nga Abas Fejzullahi

Në Klubin DARDANIA në Zofingen të Zvicrës më 2023-05-20 dy shoqatatë organizuan përurimin e librit: ”FSAHTI I VRARË” të bashkautorëve Agron Limani dhe Qemajl Krasniqi.

Pjesëmarrja në përurimin e librit sipas Ftesës ishte mjaft e mirë, ndërsa prania e autorit të librit Qemajl Krasniqi ku gjatë bashkëbisedimit nga pjesëmarrësit për librin ju parashtruan pyetje nga ana e pjesëmarrësve dhe autori Ju dha përgjegjet e duhura dhe mjaft përmbajtësore…

Gjatë përurimit u lexuan vështrimet lidhur me librin si dhe jetëshkrimi i shkurtër i bashkautorëve dhe veprimtaria e tyre. Leximin e vështrimeve e bënë Abas Fejzullahi, Bardhec Berisha dhe Saim Tahiraj.


Vështrim i shkurtër për librin e bashkautorëve Agron Limani dhe Qemajl Krasniqi:” FSHATI I VRARË”, nga Abas Fejzullahi i titulluar:

SA HERË, QË NJË POPULL I HARRON KRIMET E PUSHTUESIT, ATO I PËRSERITËN ..!

E shkuara ka dëshmuar se, ai popull i cili harron krimin dhe shfarosjen e kryer nga pushtuesi, Ju ka përsëritur e njejta tragjedi, shpeshëherë edhe më rëndë e deri në shkrirje apo edhe zhdukjen si popull..!

Libri i bashkautorëve: Agron Limani & Qemajl Krasniqi “FSHATI I VRARË” jep dëshmi të mjaftueshme për qëllimet dhe veprimet kriminale të Serbisë ndaj shqiptarëve sipas planeve dhe programeve të përgatitur që nga krijesa e Serbisë me ndihmen e Rusisë si shtet në hapësiratë e Dardanisë e cila u shtri dhe u zmadhuar me pushtimin e trojeve shqiptare në kohë dhe hapësirë tue kryer krime dhe shfarosjen e shqiptarëve, djegur e plaçkitur pasurit e tyre dhe dëbuar popullatën nga vendbanimet e tyre shekullore përmes forcës ushtarake me dhunë e tue vendosur serb si kolonizator në trojet dhe pasurit e shqiptarëve në vazhdimsi..!

E si shembull konkret nga qindr shembuj tjerë në hapësirat shqiptare të pushtuara nga Serbia kemi edhe tragjedin e Krushës së Vogël, të shkaktuar e nxitur nga banoret serb po të këtij fshati e të cilën me përpikëri e besnikëri e paraqesin bashkautorët Agron Limani & Qemajl Krasniqi në librin e tyre: “FSHATI I VRARË” tue u mbshtetur në të dhëna e dëshmi që në hollësi e thellsi janë gjurmuar, mbledhur, mbarshtruar e trajtuar me shumë kujdes, bazuar kryesisht në dëshmit e 6 dëshmitarëve të mbetur gjallë e mbijetuar e të cilët kanë qenë në mesin e 113 të vrarëve me datën 1999-03-26,në Krushë të Vogël..!

Serbet për t’i humur gjurmët e krimit i kan djegur trupatë e tyre që nga mosha prej 13 vitesh e deri në moshën mbi 70 vite, në tri dhomat e shtëpisë ku i kanë vrarë dhe pastaj shtëpinë e kanë rrënuar e tretur materjalin e shtëpisë bashkë me eshtrat e trupave të djegur e hudhur në lumin Drini i Bardhë. Këtë masakër serbet e kan kryer me plan e paramendim dhe ju kanë pri serbet banor të Krushës së Vogël të cilet edhe shtëpitë e shqiptarëve deri dje kojshi ua kanë plaçkitur e pastaj djegur e shkatrruar..!

Dëshmit e gjashtë dëshmitarëve të mbijetuar nga Krusha e Vogël: Lutfi Ramadani, Bajram Zylfiu, Mehmet Krasniqi, Qamil Shehu, Agim Asllani dhe Petrit Rashakaj, që secili prej tyre dëshmon me të dhëna e dëshmi tmerrin që kanë përjetuar sepse kanë qenë në mesin e atre në tri dhomave të mbyllura ku vrarë me shkrepje rafalesh nga armët e llojeve të ndryshme, pastaj në mesin e tyre u hodhen bomba ku të mbeturit gjallë me plagë të ndryshme që kërkonin ndihmë ende pa dhënë shpirtë nga dhimbjet, ndërsa gjashtë dëshmitarët e heshtur e të mbuluar nga trupat e të vdekurëve sipri mbeten gjall, por trupat e tyre të përfshir nga gjaku i të vrarëve sipr serbet kanë menduar si të vdekur janë e të plagosurit serbët i vritnin me nga një plumb në kokë tue u dhënë fund e pastajmbi trupat e të vdekurëve u shpërnda lndë djegëse dhe flaka i ka përfshi trupat e të gjithëve, po edhe të dëshmitarëve të mbuluar me të vrarit që pastaj ata rrëfejn se si shpëtuannga ky tmerr dhe në ikje i ndiqnin serbet e fshtait për ti vrarë..!

Sipas dëshmitarëve të mbijetuar janë këta serb të Krushës së Vogël që nxiten dhe bashkëpunuan për kryerjen e masakrës disa prej tyre civil të veshur me uniform si policë apo ushtarak si:Gjorgje Cvetkoviq, Ranko, Sava e Momçillo Nikoliq, Zllatko Gjorgjeviq, Sava Tasiq ,Millosh Nikoliq etj. Serbet banor të Krushës së Vogël jo që s’ju ndihmuan bashkëfshatarëve shqiptarë por edhe ata që ishin civil bashkëpunuan me forcat ushtarake çetnike serbe plaçkiten shtëpit e shqiptarëve e pastaj ua dhanë flakën i dogjen dhe i shkatrruan..!

Banoret serb të fshtit Krushë e Vogël civil e të uniformar në rradhët e policisë apo ushtrisë e paramilarë çetnik serb i kryenin me përpikëri e besnikësi urdhërat e kryeçetnikut dhe kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviqit që mes tjerash kishte urdhëruar shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë dhe përmes djegjeve e shkatrrimeve ti zhdukin gjurmet e krimit sepse siçkishte dhënë urdhër kryeçetniku të zhdiken gjurmët e krimit se aty ku s’ka trupa të vrarë e masakruar s’ka gjurmë dhe dëshmi për padi…”

Në Kosovë janë mbi 400 vende ku janë kryer vrasje dhe masakrime të shqiptarëve të gjitha moshave, pa dallim gjinie..! Krimet janë kryer në vazhdimsi në mënyrë institucionale në forma dhe mënyra të ndryshme nga forcat ushtarake, paraushtarak, policore dhe formacione tjera të ndryshme çetnike serbe, sipas Kërkesave, udhëzimeve dhe këshillave të KOS (Kishës Ortodokse Serbe) ASHAS (Akademisë së Shkences dhe Arteve Serbe), AUS (Akademisë Ushtarake Serbe ), përkrahur e ndihmuar në vazhdimsi na Rusia.!

Në bashkëveprim kanë zhdukur, trupat e pa jetë të shqiptarëve tue i hudhur nëpër puse, tue i varrosur e çvarrosur nëpër varreza masive dhe tue i bartur në Serbi, tue i hudhur në Lumin Danub apo varrosur në varreza masive dhe tue i djegur bashkë me shtëpit dhe në Furrat e shkritores së Trepçës që ka të dhëna e dëshmi nga vet Serbet siç ka dëshmuar edhe vet regjisori Çedomir Jovanoviqi dhe me kafkat e kokaveve të shqiptarëve të vrarë serbet çetnik, kanë bërë llamba dekorimi në shtëpit e tyre etj.

Për fatin e keq të Drejtësisë Vendore dhe asaj Ndërkombëtare s’është bërë ajo që është dashur kaherë të bëhet, që vrasësit çetnik serb të cilët me planë dhe program të përgatitur kaherë nga qeveria Serbe i kryen këto vepra kriminale dhe për këto veprime të marrn të gjithë dënimin e merituar.

Përkundrazi, shumica e tyre kanë poste e pozita në Serbi dhe udhëheqin shtetin Serb dhe në vazhdimsi e kërcënojnë Kosovën për ta pushtuar përsëri, sepse ende në Kushtetuten e tyre Kosovën e kanë si pjesë përbërse të Serbisë!

BE, hesht dhe asnjëhere s’ka kërkuar ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë për të hequr preambulen që Kosovën e përfshin si pjesë përbërse të Serbisë..! Shpeshëherë nga përfaqësuesit e BE që ndermjetsojnë bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, është kërkuar të ndryshoj Kushtetuta e Kosovës për t’ju dhënë ende më shumë të drejta pakicave ardhacake serbe në Kosovë si kolonizator e për ta bërë një republikë serpska në Kosovë…!
BE ska bërë asgjë përgjetjen e të zhukurve me dhunë nga Serbia apo për krimet dhe dëmet e luftës që i ka kryer Serbia..!

BE heshtë dhe i mbyll sytë aq më shëmtuar disa shtete të BE dhe disa faktor ndërkombëtar vazhdojnë ta përkrahin Serbinë në krye me Rusinë që e bënë haptas, ndërsa pakicatë ardhacake serbe shumica pjesëmarrëse në krimet dhe shfarosjete shqiptarëve në Kosovë, haptas se njohin pavarësinë e Kosovës siç se njohin edhe pesë shtetet e BE, që përfaqësuesit e tyre udhëheqin bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, shpeshë herë tue ja mbajtur anën Serbisë tinez e pas shpines e herë herë edhe haptas e tue kërcënuar e kushtëzuar Kosovën me kushte dhe vënë kushtëzime sipss tekeve dhe kërkesave të Serbisë, të cilen e përkdhelin në vazhdimsi sikrse ajo të ishte viktima e jo agresori e pushtuesi që ka kryer shfarosje në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë dhe nëse vazhdojnë kështu edhe më tutje viktimatë do të ndëshkohen dhe Serbia agresore do të shpërblehet si deri më tash në mënyra e forma të ndryshme e të fshehura e kamufluara e një ndër shembujtë konkret ësht ndarja e Mitrovicës..nga KFOR-i Francez..!

Fatkeqsisht pas viti 2000 partit politike në Kosovë u shumuan si këpurdhatë pas shiu e përgjegjësit kryesor i rrëmbeu lakmia dhe tërpia për pozita e për pushtet, sepse aty shifnin dhe gjenin mundësit për t’u hakmarruar ndaj njëri tjetrit, sipas bindjeve dhe drejtimeve politike dhe ideologjike apo sipas urrejtjes dhe hakmarrjeve për pozita e pushtet e për t’u pasuruar pa mund e pa djersë tue përvetsuar përmes privatizimit të gjitha pasurit shoqërore dhe kombëtare u bënë milionera për një kohë të shkurtër siç thuhet brenda natës e zhvilluan krimin e organizuar ekonomik dhe politikë, qeverisen keq e për faqe të zezë Kosovën hallemadhe dhe pothuajse e prunë buzë shpërbërjes e dhanë shembullin më të shëmtuar të keq qeverisjes..ku tri shtyllat kryesore që mbajn dhe forcojnë shtetin i shkatrrua:Arsimin, Shëndetsin dhe Drejtësin(Gjqësi e propuri)polici e siguri bashkë me ushtri që s’ju kushtue rëndësi e veçantë për ngritjen dhe zhvillimin e tyre si duhet e sa duhet..!

Plotësisht e në tërsi përputhet thënia shumë e qëlluar e autorit hebrraik, Leo Freundlich, i cili mes tjerash thotë: “Shqiptarët zakonisht kanë kujtesë të shkurtër, aq të shkurtër, saqë xhelatëve të tyre u thërrasin miq, pas një kohe të shkurtër

Libri Fshati i vrarë, me të dhëna e dëshmi vërteton njëren nga mbi 400 ngjarjet tragjike në Kosovë dhe duhet të jetë në vitrinen e secilës biblieotekë, në secilen shtëpi në Kosovë, sepse secila shtëpi ka nga një histori në vete fatkeqsisht të dhimshme dhe tragjike në të shumtën e rasteve, ndërsa kurvendarët-et e Kuvendit të Kosovës në veçanti, pushta e pushtshtetarë në përgjithësi në çfardo posti e pozite të secilit institucion duhet lexuar, jo një herë por disa herë e për t’i thirrur mendjes së tyre që e kanë përqendruar me shumë kujdesë vetem për lakmi e terrpi për pozitë e për pushtet për t’u pasuruar pa mund e pa djersë në këto 20 vitet e fundit e të kthehen nga e mbara, për ta qeverisur vepndin mirë e si duhet me nderë e përgjegjësi…të punojnë e veprojn për mbrojtje dhe vetmbrojtje me kohë e si duhet, sepse nesër do bëhet vonë dhe pasojat do të jenë më tragjike se sa ato që janë përjetuar deri tani nga pushtuesit serb që haptas kërcënojnë për ripushtim, ndërsa pakica ardhacake serbe prej 3%- 4% ka më shumë të drejta se sa 95% e shqiptarëve vendor dhe pakicat tjera.

Pakica serbe e cila nxitet dhe përkrahet nga Serbia është pjesë përbërëse e Kuvendit të Kosovës sikur të ishin 30% e jo që janë vetem 3-4 % me vende të rezervuara dhe shumica e tyre në Kuvendin e Kosovës se njohin haptas pavarësin e Kosovës e marrin paga nga buxheti i Kosovës dhe punojnë për Serbi dhe kundër pavarësisë së Kosovës këte e din shum mirë BE dhe i mbyll syt dhe kushtzon Kosovën që ta formoj Asociacionin(Zajebnicen e komunaveme shumicë Serbe për ta bërë në të ardhmen një Republikë Serbe në Kosovë për ta shpërbër kur të dojnë qëndrushmërin e shtetit të Kosovës..!

Lexuar me rastin e përurimit të librit nga shkrimtari Bardhec Berisha

Bardhec Berisha
Bardhec Berisha

VËSHTRIMI NGA DERVISH ÇADRAKU, PËR LIBRIN: FSHATI I VRARË, me rastin e përurimit, më datën 2023-05-20 në Zofingen të Zvicrës i titulluar:

HULUMTIMI I KRIMEVE SERBE ËSHTË HUMANIZËM

Të flasim dhe të shkruajmë për luftën tonë, për sakrificat e njerëzve tanë dhe për çmimin e lartë që kemi paguar për liri, është përgjegjësi sa institucionale, morale e atdhetare. Një përgjegjësi të tillë e kanë përmbushur autorët e monografisë “Fshati i vrarë”, Agron Limani e Qemajl Krasniqi.

Vrasja, djegia e njerëzve dhe më pas zhdukja e gjurmëve të këtij krimi monstruoz, përbën një nga shembujt më të vrazhdë të egërsisë serbe mbi shqiptarët. Burra e djem të këtij fshati u mblodhën, u ekzekutuan, kufomat i dogjën, ndërsa mbetjet e tyre u dërguan në drejtim të paditur. Shtëpitë e thjeshta të fshatarëve të Krushës u shndërruan në “dhoma gazi”, ku gjetën vdekjen këta burra e djem, ashtu siç kishin bërë nazistët gjermanë nëpër kampet e shfarosjes. U vranë me gjakftohtësi, me plan të detajuar dhe me një organizim të përsosur ushtarak, të gjithë meshkujt që u ndodhën atë ditë në fshat, moshash të ndryshme, pa e kursyer asnjërin.

Vrasja e fëmijëve dhe trajtimi i tyre çnjerëzor përbën shkelje të konventave ndërkombëtare, që ishin pranuar si të tilla edhe nga vetë shteti serb. Pra, u shkel Konventa mbi të drejtat e fëmijës, miratuar në New York, më 20 nëntor 1989. Kjo dëshmohet me vrasjen e nëntëmbëdhjetë fëmijëve në Krushë të Vogël dhe shumë të tjerë anekënd Kosovës.

Po ashtu, në mesin e të vrarëve pati edhe njerëz me aftësi të kufizuar, duke shkelur kështu një parim bazë njerëzor, diskriminimin e personave me aftësi të kufizuar. Ndonëse në të drejtën ndërkombëtare kjo do të normohet vetëm në vitin 2006, gjendja shëndetësore e disa prej fshatarëve, nuk i pengoi serbët që ata ti pushkatonin pa as më të voglën keqardhje.

Ky krim i rëndë u bë edhe më i rëndë pasi që serbët hodhën shishe molotov për t’i djegur sa më shpejt dhe në tërësi kufomat e njerëzve. Kjo nuk mund të konsiderohet asgjë më pak se gjenocid. Me këtë shteti i Serbisë shkeli Konventën për parandalimin e ndëshkimit dhe krimeve të gjenocidit, miratuar në Paris më 9 dhjetor 1948. Shkelja e të drejtës ndërkombëtare dhe e ligjeve të luftës nuk përbënte problem për Serbinë, sepse udhëzoheshin nga memorandumet e akademikëve dhe qarqeve nacionaliste serbe për spastrim etnik të territoreve shqiptare.

Torturimi dhe poshtërimi i njerëzve të pafajshëm dhe të pambrojtur ishte pjesë e këtij skenari nacionalist e shovinist. Pra, Serbia shkeli Konventën kundër torturës dhe trajtimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose poshtëruese ose të ndëshkimit, miratuar në Nju Jork, më 10 dhjetor 1984.

Sjellje aspak humane nuk patën as ndaj grave e fëmijëve. Fillimisht i ndanë fëmijët e nënat nga meshkujt, duke i detyruar të largohen nga fshati dhe të shkojnë drejt Shqipërisë, pasi i kishin plaçkitur dhe poshtëruar në sy të familjarëve. Me këtë veprim shteti serb shkeli edhe dy konventa tjera të OKB-së; Konventa për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave, miratuar në Nju Jork, më 18 dhjetor 1979. Me një fjalë, Serbia si shtet organizoi spastrimin etnik në mënyrë sistematike, duke aplikuar metodën e “Tokës së djegur”.

Shteti i Serbisë po ashtu shkeli në mënyrë sistematike edhe Paktin ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike, të miratuar nga OKB më 16 dhjetor 1966. Neni 6 i këtij pakti përkufizon të drejtën e njeriut për të pasur një gjykim të drejtë dhe ofrimin e të drejtës për mbrojtje ligjore. Po ashtu, aty përkufizohet edhe veprimtaria e shtetit për të mos u privuar askush nga liria pa ndonjë arsye bindëse dhe e mbështetur në ligjet vendore e ndërkombëtare.

Serbia, duke shfrytëzuar mekanizmat e shtetit, në territorin e Republikës së Kosovës ushtroi dhunë e represion të vazhdueshëm , duke rënë ndesh edhe me ligjet e veta. Grumbullimi i njerëzve, ekzekutimi, djegia e kufomave dhe më pas zhdukja e tyre, përbën një shkelje flagrante të të drejtës ndërkombëtare. Por, kur bëhet fjalë për shqiptarët atëherë ata konsideronin se nuk vlente asnjë ligj dhe asnjë normë institucionale e morale.

Bashkësia ndërkombëtare e pranishme në Republikën e Kosovës, me mekanizmat e detyrues, do të duhej që të ushtrojë presion më të madh mbi organet shtetërore serbe për të dorëzuar pjesëmarrësit në këto krime, në mënyrë që të zbardhet e vërteta dhe familjarëve t’ju tregohet për fatin e më të dashurve të tyre të rrëmbyer me dhunë.

Plaga e Krushës vazhdon të kullojë gjak. Gjak që nuk thahet e nuk lahet, sepse vazhdimisht po ujitet me lotin e nënave, baballarëve, grave, motrave, fëmijëve dhe familjarëve tanë. Këto vuajtje do të pakësoheshin nëse zbardhet fati i të pagjeturve, hapen procedurat e ndjekjes së kryesve të këtyre akteve të tmerrshme kundër jetës, dinjitetit të një populli, kundër atyre që vodhën e shkatërruan pronën e shqiptarëve të krijuar me shumë mund e djersë.

Krimet nuk vjetërohen dhe mundësia për gjurmimin e krimeve serbe mbi shqiptarët në Krushë të Vogël, Krushë të Madhe dhe gjithandej trojeve shqiptare, i shërben historisë dhe të ardhmes. Prandaj, edhe libri ,,Fshati i vrarë” i autorëve Qemajl Krasniqi e Agron Limani përbën një kontribut të vyer në shërbim të njerëzimit. Instiucionet akademike dhe ato politike duhet të investojnë më shumë mund e mjete për ndriçimin e krimeve serbe, sepse këto dokumente i shërbejnë të ardhmes, para së gjithash evitimit të vdekjeve e shkatërrimeve kudo nëpër botë, sepse sado i përkryer të jetë një krim, megjithatë dikush do ta dijë dhe do të flasë. Minimizimi dhe fshehja e krimeve përbën krim të dyfishtë, prandaj përhapja e të vërtetës i shërben të tashmes, të ardhmes dhe i shërben civilizimit botëror.

Prandaj e themi me bindje se, hulumtimi i krimeve serbe është edhe humanizëm.

Ju falënderoj për vëmendjen tuaj!


Lexuar gjatë përurimit të librit nga Saim Tahiraj

Të dhëna për krijimtarinë e Qemajl Krasniqit

Paraqitja e një krijimtarie që i shërben dokumentimit të tragjedisë shqiptare !

Të nderuar, kurbetçarë, punëtorë e veprimtarë të drejtimeve të ndryshme, pjesëmarrës e dashamirë të librit, ka mjaft të dhëna e dëshmi se: KURBETÇARËT kudo të shpërndarë në botë si edhe këtu në Zvicër në veçanti, kanë dhënë ndihmesen e tyre në të gjitha mënyrat e format e munshme për familjet e tyre dhe atdheun si në rrethana qetësie dhe në luftë e kanë ndihmuar dhe në vazhdimsi e ndihmojnë në të gjitha rrjedhat shoqërore të zhvilluara në kohë dhe hapësirë.

Sot, më 20 Lulëzor (Maj) 2023 kemi rastin e fatëbardhësisë që në pranin tuaj Shoqata BISHZ dhe SHBK”Salih Çekaj” në Zvicër, kanë organizuar përurimin e Monografisë me titull: ”FSHATI I VRARË” dëshmi e të dhëna për masakrën serbe në Krushë të Vogël, nga bashkëautorët: Agron Limani dhe Qemail Krasniqi.

Përurimin e librit e madhshton edhe prania e autorit Zotëri Qemail Krasniqi, nga Ratkoci i Rahovecit, ardhur nga Kosova, në këtë organizim përurimi. Veprimtari e Z.Krasniqi mbshtetet në metodologjin gjurmuese, hulumtuese, studiuese, grumbulluese të materialeve me të dhëna e dëshmi të mbledhur në terren si dhe përpunimin e mbarshtrimin që pasqyrojnë ngjarjet në kohë dhe hapësirë e që mbshteten dhe dëshmojnë qëndresen heroike dhe tragjike të popullit tonë!

Monografia “Fshati i vrarë”, është një përmbledhje me të dhëna e dëshmi për një nga keqbërjet me paramendim e planifikim në kohë dhe hapësirë, për kryerjen e masakresë më të tmerrshme të kryera në Kosovë në fillim pranveren e vitit 1999, në Krushë të Vogël të Prizrenit.

Krusha e Vogël numëronte rreth 900 banorë në atë kohë, shumica prej të cilëve ishin shqiptarë, ishin bujq e blegtorë të mirë, ishin mësues e inxhinierë, ishin pleq të shkuar në moshë apo edhe ishin fëmijë që ende nuk i kishin mbushur 12 pranvera. Ata u keqtrajtuan fillimisht dhe u vranë në një shtëpi me gjakftohtësi, kufomat e tyre u dogjën (disa ende të gjallë), pastaj eshtrat e tyre u hoqën me buldozer dhe u hodhën në lumin Drini i Bardhë. Krim tipik për serbët, të cilët kishin vepruar edhe më parë kështu me shqiptarët, kështu kishin bërë me kroatët, me boshnjakët dhe me popujt tjerë joserb.

Qemajl Krasniqi dhe shoku i tij i armëve Agron Limani, i mblodhën dëshmitë e gjashtë (6) të mbijetuarve të kësaj masakre, biseduan me nënat, motrat, gratë e fëmijët e të vrarëve dhe i mbarshtruan në 535 faqe të një libri që e titulluan:”FSHATI VRARË”!

Për këtë vepër me shumë rëndësi për histori, arkivë Ju është dashur punë disavjeçare për ta bërë këtë vepër, që tashmë i shërben historisë dhe është një dokument autentik i tërë asaj ndodhie të tmerrshme në Krushë të Vogël. Serbia dhe serbët ngjajshëm me planë e paramendim vepruan dhe në disa fshatra të komunës së Rahovecit, si në Krushë të Madhe, në Celinë, Nagavc, Hoçë të Vogël, Brestovc, Pastasel, por edhe në shumë fshatra të tjera të Kosovës. Plani për vrasjen, dëbimin dhe shfarosjen e shqiptarëve në të gjitha periudhat historike të pushtimeve serbe në hapësirat e Ballkanit i ka bërë në hollësi e thellësi KOS në bashkëveprim e ASHAS dhe jetësimin në praktikë e kanë ba forcat ushtarake, praushtarake, policore dhe bandat kriminale çetnike serbe nënën kontrollin urdhërin e mbikqyrjen e shtetit Serb.
Përveç librit Fshati i Vrarë, Qemajl Krasniqi ka botuar edhe disa monografi për lufëtarët e lirisë dhe dëshmorët e atdheut.
1. Monografi ,,Shtegtari i lirisë – Nesimi Elshani”
2. Monografi për dëshmorin Mizahir Isma “ SHQIPONJAT S’E BRAKTISIN FOLEN”
3. Monografi për dëshmorin Skënder Gashi “ DERI NË FRYMËN E FUNDIT”
4. Monogrfi “JEHON ANADRINIE “ Bashkëautor me Muharrem Morinen ,
5. Qemajl Krasniqi është bashkautor edhe i disa shkrimeve monografike e publicistike.

Autorit i prift e mbara e shëndeti në krijimtarin letrare e publicistke.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.