BABAI ME DY REVOLE N’BREZ E NËN JASTËK

0
52
Kalosh Çeliku

Nga KALOSH ҪELIKU

Babai përsëgjalli i mbante dy revole. Njërën me leje, e tjetrën pa leje. Unë, si fëmij kurreshtar, kur e shihja tinëz, sesi i pastronte fshehtas tytat e të dyja revoleve në dhomën e tij brenda katër mureve, që nuk guxonte të hyj askush, as edhe vetë Nana, shpesh edhe e pyesja:

– Pse, o Babi i mbanë dy revole?! Pushkën fshehur nën hatulla të çatisë shtëpisë, e “Kashikarën” e serbit dhe mollët e kuqe të italjanit në xhepat e strukes?

– Eh, o bir! Isa Boletini me dy revole ka hyrë në Londër. Njërën ua dorzon rojeve. E me tjetrën hynë me Ismail Qemalin kur vajti në Londër për t’u takuar me Kryeministrin e Anglisë. E shoqëronte Isa Buletini, cili në brez kishte vënë dy kobure. Mirëpo, kështu të armatosur nuk e linin të hynte në kryeministri dhe bënë fjalë me rojen. Ismail Qemali i bëri me shenjë të dorëzonte armët. Këtë punë e mori vesh edhe kryeministri e, në bisedim e sipër, si me të qeshur i tha Isa Buletinit:

– Sido që të jetë e çarmatosëm edhe shqiptarin.

– Shqiptarët s’ka burrë t’i çarmatosë – u përgjigj Isa Buletini, dhe nxori koburen tjetër që kishte fshehur, të cilën thuhet të ia ketë dhënë Ismail Qemali si dhuratë.

Isa Boletini është gjaku jonë, që ende qarkullon nëpër damarë. I Gjyshit tonë Emin Ҫeliku (Xhambazi), krahut djathtë të Dervish Carës, që e çliruan Shkupin (1983 – 1984) me pretendime ta çlirojnë edhe Velesin, Prilepin dhe Manastirin.

Dhe, pas shpartallimit nga ushtria turke në Katllanovë, afër Shkupit u ndanë në dy grupe. Njëri grup me kryngritësit shqiptar doli edhe në Kosovë, Grykë të Kaçanikut. Grupi tjetër e vazhdoi luftën në malet e Dibrës me Hajredin Pashën.

-Shkaku, se: njërën revole me leje e di shteti i “përbashkët” jugosllav. E, këtë tjetrën pa leje, e di vetëm unë. Shteti, njërën revole, mund të ma marrë kur t’i teket, por jo edhe këtë tjetrën në brez. Pushkën, e fshehur me vite nën hatulla. “Kashikarën” e serbit, dhe dy mollët e kuqe të italjanit në xhepat e strukes pas dere…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.