SHQIPTARËT DHE ORIENTIMI I TYRE

0
170
Xhelal Zejneli

Xhelal Zejneli

ribotim

Shqiptarët

  • Dënojnë ideologjinë totalitare dhe staliniste;
  • Dënojnë bolshevizmin dhe stalinizmin;

– Nuk e mbështesin sistemin dhe regjimin e pas Luftës së Dytë Botërore dhe distancohen prej tij;

  • Janë kundër qeverisjes autoritare, autokrate, tiranisë dhe despotizmit;
  • Janë kundër sistemit monist;
  • Mbështesin pluralizmin politik dhe demokracinë parlamentare;
  • Mbështesin ndërtimin e shtetit ligjor dhe shtetit të së drejtës;
  • Mbështesin ndërtimin e shoqërisë civile;
  • Mbështesin liritë dhe të drejtat e njeriut;
  • Mbështesin lirinë e fjalës dhe shtypin e pavarur;

*   *   *

  • Duhet të forcojnë dhe të ngrenë në nivel më të lartë arsimimin;

– Duhet t’i intensifikojnë veprimet e veta për t’i luftuar dukuritë negative në shoqëri – veprimet e paligjshme, trafikimin e qenieve njerëzore, të armëve, të lëndëve narkotike, korrupsionie, pasurimin brenda natës, partizimin dhe politizimin e institucioneve publike, nepotizmin, imoralitetin, abuzimet gjatë procesit zgjedhor etj.;

–     Duhet të veprojnë për eliminimin e plotë të fenomenit të hakmarrjes;

– Duhet të angazhohen për parandalimin e tendencave të segmenteve të caktuara të shoqërisë për t’i lënë vatrat dhe vendlindjen dhe për të emigruar në vendet perëndimore;

– Duhet të dinë se individi, familja, shoqëria dhe shteti mund të zhvillohen dhe të forcohen vetëm me punë të ndershme;

  • Duhet ta rrisin përgjegjësinë në punë;

– Duhet t’i përcjellin arritjet më të reja në botë, në lëmin e shkencës, të teknikës, të teknologjisë, të informatikës, të mjekësisë etj.;

– Duhet t’i përfshijnë në procese shoqërore, politike dhe ekonomike të rinjtë e aftë dhe të shkolluar;

– Duhet të dinë se në shekullin XXI nuk jetohet me mite dhe legjenda, as me patriotizëm folklorik;

  • Duhet t’u kushtojnë rëndësi vlerave kombëtare dhe të rrisin vetëdijen kombëtare;

– Duhet të dinë se copëtimi i trojeve etnike të tyre është pasojë e sundimit osman dhe e rrethimit me hienat serbe, greke, malazeze dhe sllavo-maqedonase;

  • Duhet të dinë se ngecja e tyre është pasojë e copëtimit të trojeve etnike të tyre;
  • Duhet të dinë se për ngecjen e vet, janë fajtorë edhe vetë;
  • Duhet t’i tregojnë botës se janë popull historik dhe popull politik;
  • Duhet të manifestojnë kapacitet shtetformues apo shtetndërtues;
  • Duhet të jetësojnë ideologjinë kombëtare të rilindësve;
  • Duhet të ndërtojnë dhe të ndjekin politikë kombëtare dhe strategji kombëtare;
  • Duhet të kenë ideale madhore dhe të kenë politikanë idealistë;

*   *   *

– Lidhjet me papatin e Romës, të vendosura në kohën e Gjergj Kastriotit, i kultivojnë sot e kësaj dite;

  • Mbështesin miqësinë dhe partneritetin strategjik me ShBA-në;
  • Mbështesin integrimin në strukturat euro-atlantike – në NATO dhe në BE;
  • Kundërshtojnë fundamentalizmin dhe radikalizmin islamik;

– Janë popull që gjatë Luftës së Dytë Botërore i mori në mbrojtje hebrenjtë dhe nuk i dorëzoi gestapos gjermane asnjë hebre;

  • E çmojnë lartë qëndresën e Gjergj Kastriotit ndaj mësymjeve osmane;

– Me pushtimin e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, shqiptarët ranë nën një sundim shumëshekullor;

  • E çmojnë lartë figurën e heroit kombëtar – Gjergj Kastriotit;

Çmojnë lartë periudhën e Rilindjes Kombëtare dhe rilindësit;

  • Çmojnë lartë Vlorën e vitit 1912;

– Çmojnë lartë dijetarët gjermanë dhe austriakë të cilët, që nga Lajbnici deri më sot, u morën me studimin e vlerave kulturore dhe historike shqiptare;

  • Janë shembull në botë, i harmonisë ndërfetare;
  • Çmojnë lartë flamurin kombëtar dhe himnin kombëtar;
  • Nuk njohin flamur tjetër pos shqipes me dy krerë;
  • Nuk njohin himn kombëtar tjetër përpos këtij që fillon me betimin për flamur;
  • Çmojnë lartë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën çlirimtare të saj;
  • Çmojnë lartë Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe luftën e 2001-shit;

–     Çmojnë lartë UÇPMB-në dhe luftën heroike të saj në Kosovën lindore (Preshevë, Bojanoc, Medvegjë);

–     Mbështetën ndërhyrjen ushtarake të NATO-së me në krye ShBA-në, kundër forcave pushtuese serbe në Kosovë dhe makinerisë ushtarake serbe në Serbi;

  • Mbështetën me luftë dhe sakrifica çlirimin e Kosovës;
  • Mbështetën me entuziazëm shpalljen e pavarësisë së Kosovës;
  • Vlerësojnë lartë simbolin e qëndresës kombëtare – Adem Demaçin;
  • Vlerësojnë figurën e Ibrahim Rugovës, si pjesë e historisë së çlirimit të Kosovës;

– Çmojnë lartë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën heroike të saj për çlirimin e Kosovës;

– Çmojnë lartë komandantin legjendar Adem Jasharin dhe përulen para sakrificës së tij dhe të Jasharajve për lirinë e Kosovës;

– Çmojnë lartë dëshmorët e kombit që ranë në altarin e lirisë, në luftë kundër pushtuesve   serbë, për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.

*   *   *

  • Krenohen me nobelisten Nënë Terezë;
  • Çmojnë lartë figurën e Eqrem Çabejt, babait të gjuhës shqipe;

– Çmojnë lartë shkrimtarin gjenial – Ismail Kadarenë, të përkthyer dhe të botuar në 56 gjuhë të botës;

– Vlerësojnë nobelistin Ferid Muratin;

– I kanë dhënë skenës së teatrit evropian një aktor si Aleksandër Mojsiu;

– Ia kanë dhënë botës më të madhin aktor të historisë së kinematografisë amerikane në zhanrin e humorit –  Xhon Belushin;

– Ia kanë dhënë botës Odiseun shqiptar – Bekim Fehmiun.

*    *    *

  • Mbështesin bashkimin kombëtar;
  • Janë faktor paqeje dhe qëndrueshmërie në rajon;

– E dinë se rrethohen nga fqinj grabitqarë si Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia, të cilat, me ndihmën e Rusisë, e kanë grabitur më tepër se gjysmën e territorit të tyre;

Nuk do të kenë marrëdhënie të mira me Serbinë dhe me Greqinë, derisa këto dy vende të mos e lajnë borxhin ndaj shqiptarëve;

– Kundërshtojnë politikën antishqiptare të Rusisë dhe politikën proserbe të saj;

  • Nuk janë të drejtuar nga orienti, d.m.th. nga bota arabe apo persiane;
  • Nuk funksionojnë me sistem oriental të vlerave – arabe apo persiane;
  • I takojnë Evropës dhe janë pjesë e familjes së popujve të kontinentit të vjetër;
  • Janë popull proamerikan, përkatësisht properëndimor.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.