19.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Serbia po kultivon politika të një kulture neveritëse militariste, që po prodhon psikozë lufte në Ballkan

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Skënder MULLIQI

Serbia e Vuqiqit, sikur politikat e më parshme, kan futur në shërbim gjithë makinerinë propagandistike, si urrejte patologjike ndaj çdo gjëje shqiptare. Vuçiqi shqiptarët i konsederon armiqë të përjetshem. Është trishtuese dhe e çuditshme për këtë shekull së serbët janë orjentuar të zhvillojnë politika të një kulture autoritare, mizogjene, të neveritshme militariste, dhe e gjithë kjo në shërbim të tendencës për të prodhuar psikozë lufte në Ballkan. Serbia jo që i ka harruar viktimat e saja të luftës të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, por ajo pikërishtë po e mbeshtët politikën e saj për viktima të reja .Vuqiq viktimat i ka ndarë sipas përkatësisë etnike.

Ata janë shqiptarët, të cilët serbet historikisht i kan shëndrruar dhe konsideruar viktima të nacionalizmit të tyre serbomadh. Hapën shumë varre masive gjithandej në Bosnje dhe në Kosovë, madje varre u gjenden edhe nën kishat ortodokse serbe. Kisha serbe siq e kam thënë shpesh në shkrimet e mia, e ushqyen dhe nxitë nacionalizmin, nxitën luftën dhe viktimat e saja.E kaluara e saj është e ërrët siq edhe ka mbetur edhe në këtë fillim shekull.Ne vend të tolerancës fetare, po kultivojnë urrejtën, po kultivojnë propagandën nacionaliste brutale si në vitet 1990.

Të gjithë popujte demokratike ne Evrope dënojnë krime të tilla brutale, të shkaktuara nga regjimi i kriminal i Millosheviqit, ku edhe presidenti serbe Vuqiq, ishte pjesë e saj. Këta këto përvjetore të vuajtjeve të shqiptarëve dhe mysilimave në Bosnje, po i shohin më përbuzje. Ata po i glorifikojnë të gjitha formacionet e tyre ushtarake dhe kriminelëve të tyre. Rrallë kush sot në Serbi i përmend këto viktima te luftës, e askush nuk i përmend kriminelet e tyre.Tani imagjinoni sa shumë propagandohet në fjalimet e përfaqësuesve politikë dhe përfaqësueseve fetar në ceremonitë e ndryshme.

Po shohim retorikën e qartë nacionaliste luftënxitëse edhe të lidërve fetar serbë që t’i motivojnë gjenaratet e reja për konflikte të reja më shqiptarët. Dhe, këta janë serbet, mëndoj këtu shumica, më të cilët po insiston Evropa që të arrihet paqja e përhershme në rajon. Me duket së është mashtrim i madh të mendohët së më garniturën kompletë politike të kohës së Millosheviqit, mund të bisedohet për çfardo paqe. Kjo i ngjanë thënjës së të bisedojmë qka bisedojmë e livadhi na takon neve. Më këtë platformë të nacionalizmit serbomadh Vuqiqi është edhe duke i zhvilluar bisedimet më palën e Kosovës.

Dhe, natyrishtë së një platformë të të tillë shoviniste e pushtuese, nuk do ta pranojnë ti të nënshtrohen kurrë shqiptarët dhe Albin Kurti si përfaqësues i yni në këto bisedime tashme të cilat po duken apsurde. Shiptarët askujt spo i bëjën sherr në rajon, po mbrojnë idenjtitetin kommbëtar dhe shtetin e ri të Kosovës. Është e nevojshme ti jepet fund propagandës së përgjakshme nacionaliste, që mos të lejohet të përseritët e njejta fatkeqësi në Ballkan, që shumë po e deshirojnë Putin dhe Vuqiq. Tu prehet rruga këtyre terroristëve edhe më forcë nese është e nevojshme nga Evropa dhe Amerika, në tentimin për realizimin e ideve megallomane fashiste për “botën serbe” dhe për “botën ruse”.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit