Niko Stillo linguisti më i saktë i gjuhës shqipe-arvanitase

0
375
Niko Stillo

Pirro Prifti

Niko Stillo linguisti më i saktë i gjuhës shqipe-arvanitase vazhdon të punojë për gjuhën e vjetër shqipe.

Lexoni çfarë shkruan:

Niko Stillo

Emri: Niko
Mbiemri: Stillo
Lindur më 1946
Lindur në Ftinë, Greqi
Kombësia shqiptar
Profesioni aktivist, autodidakt, shkrimtar, autor
Niko Stillo, (Greqisht: Νίκος Στύλος/Níkos Stílos) është aktivist, autodidakt, autor çam ortodoks nga Greqia. Që nga viti 1973 jeton dhe vepron në Gjermani.

Biografia
Niko Stillo u lind më 1946 në fshatin Ftinë në Qarkun i Prevezës. Ai është i quajtur ndryshe si djali i Ftinës të Çamofshatrave mbi Prevezë dhe është endur nëpër disa vende evropiane duke iu futur studimeve ekonomike derisa përfundon në Gjermani si mjeshtër i interierëve të brendshëm të restoranteve.

Prindërit e tij flisnin në gjuhën shqipe në familje. Gjuhën greke Niko e mësoi në një moshë pak të rritur, gjatë kohës që filloi të ndiqte shkollën fillore, shkollën e letrave, siç i thoshin shqiptarët e Greqisë, gjuhës zyrtare greke vite të shkuara.

Në krahinën e tij, njëri fshat dallonte nga fshati tjetër në gjuhë. Diku flitej shqip, diku greqisht edhe me tutje vllahisht.

Me idenë e një gjuhe të përbashkët, fanatikët të udhëhequr nga mësuesit e shkollave, gjetën terren për realizimin e qëllimeve të tyre. Mësuesit grekë numëronin fjalët e dëgjuara nga fëmijët që vinin nga familjet me origjinë shqiptare në gjuhën shqipe dhe i qëllonin me shkop në duar. Me gjithë kërkesat dhe metodat e rrepta për të mos folur gjuhën e prindërve, moshatarët e Niko Stilos e mësuan gjuhën e prindërve, shqipen.

Kur ishte në gjimnaz e mundonte pyetja se, ç’janë këta shqiptarët, këta arvanitasit. Me vite, njëra-tjetra, librat, ambienti i ndryshëm nga ai familjar dhe shkollor etj, dhanë një përgjigje. Gjeti shkrime 500, 800 vite para Krishtit. Mësoi se ajo gjuha e vjetër është shqipja. Duke lexuar gramatikat më të lashta greke të mbijetuara, i bëri përshtypje që në 12 vjetët e shkollës nuk kishte dëgjuar qoftë edhe një fjalë për to.

Duke u angazhuar gjithnjë e më tepër me temën e arvanitasve (shqiptarëve), gjeti fjalorin më të vjetër të gjuhës shqipe të Frang Bardhit “Dictionarium Latino-Epiroticum”. Arriti në përfundimin se librat me të cilat ishte informuar në shkollë, jo vetëm nuk shkruanin të vërtetën, por përpiqeshin edhe ta mbulonin atë. U njoh me epigrame të palexuara të pellgut Mesdhetar të shkruara me alfabetin grek, prej atyre që perëndimorët i quajnë etruske, e vetëm një pakicë studiuesish i konsiderojnë ato se bëhet fjalë për gjuhën e shqiptarëve.

Pjesëmarrje
Në shtator të vitit 2004 mori pjesë në Simpoziumin shkencor për arvanitasit si dhe për të botuar librin e tij të parë në gjuhën shqipe “Historia e shenjtë e arvanitasve”. Libri flet për historinë e shqiptarëve në kohën antike. Në veçanti, në libër shkruhet për mumien e Egjiptit që ndodhet në muzeun e Zagrebit.

Niko Stillo “devijon”, drejt një kauze tjetër duke ndenjur afër Spiro Muselimit, në rrugët e mërgimit i kushtohet përfundimisht studimit të historisë, gjuhës së popullit të vet, Çamërisë, Shqipërisë dhe lashtësisë së tyre. Si autodidakt, arriti të bëhej një studiues i mirëfilltë, duke kulmuar me veprat “Historia e shenjtë e Arvanitëve” dhe “Fjalori i Marko Boçarit“. Në jetëshkrimin për të shkruhet se “ai ecën në gjurmët e Aristidh Kolës, të cilin e ka pasur mik të dashur e shok të ngushtë jo vetëm në fushën e letrave, por dhe të veprimit.”

Vepra
Historia e shenjtë e Arvanitëve
Fjalori i Marko Boçarit
Fjalori i Panajot Kupidorit
Fjalori i Damil Voskopojarit
Etrushkishtja Toskerishtja vol parë

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.