33.4 C
Tirana
E shtunë, 4 Korrik 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Një sqarim për dummies*) – Ramoviqi dhe protestat në Shqipëri…

Një sqarim për dummies*) – Ramoviqi dhe protestat në Shqipëri…

0
Edi Rama - Bochum
Arben Çokaj - Qytetar Nderi - Malësi e Madhe
Arben Çokaj – Qytetar Nderi – Malësi e Madhe

Arben Çokaj

Kujt i shkon mendja prej atyre që ende e mbështesin Ramën, se ai është politikan i ndershëm dhe i ha palla shumë për ta bërë Shqipërinë?!

Po jap më poshtë disa shembuj… e arsyetime si ilustrim, se ka shumë!

1. Para se të vinte në pushtet, më 2012 e më herët, Rama thoshte: nafta shqiptare po vidhet, ne kemi naftën më të shtrenjtë në rajon, … PS do të bëjë një rafineri moderne nafte dhe shqiptarët do të kenë naftën e tyre, më lirë se të tjerët… etj. etj.

Pas 13 vjet në pushtet, nafta shqiptare u vodh si më parë, që nga qeveria Meksi e më pas, dhe çmimi i naftës në Shqipëri erdhi duke u rritur, e tani shqiptarët kanë çmimin e naftës më të shtrernjtë në Ballkan e më gjerë. Ky është Rama, i cili tha më pas kur erdhi në pushtet se “nafta shqiptare është D2, nuk duhet gjë…Kur nuk duhet, pse po e nxirrni e vidhni?! Arsyeja nuk pi ujë këtu, se Rama ka luksin e nuk i jep llogari askujt!

Kush mund të thotë këtu se ai nuk mbushë xhepat me fitimet që vijnë prej naftës sonë, që na vidhet përditë?! Se nëse ai nuk e bën këtë, nuk merr pjesën e tij, del se, ose është i paaftë për ta qeverisur vendin, ose budalla. A ju duket Rama budalla ju?! Nuk e besoj.

2. Ligji për ndërtime në zonat e mbrojtura, kush mund të më thotë mua se Rama nuk merr asgjë nga ndërtimet që bëhen në ato zona, kur lejet i jep vetëm ai?! Nëse nuk e bën, ose është i paaftë, ose budalla. Ndiq paranë – thonë organet hetuese amerikane…

3. Ligji për investimet strategjike, lejet i jep vetëm Rama aty, investitorët e marrin tokën shqiptare me 0 lekë, ka përfitiuar nga kjo edhe ish-ministrja Olta Xhaçka me të shoqin, por edhe ministrja e Financave, Ibrahimi, me të shoqin me flokë bishtaleca…, etj., të cilët kanë bërë hotele me 5 yje në zonat bregdetare – nuk paguajnë as tatime fare, se janë strategjikë… A ka më mirë, e Rama nuk merr asgjë – thoni ju?! Kush u beson?!

Si mundet Rama të japë leje për dikë të investojë miliona dhe tokën e shtetit ua jep me zero lekë, e të mos përfitojë asgjë për vete? A është ky ndonjë murg, Nënë Tereza i bamirësisë, apo një kulim i poshtër, një matrapaz, që nuk lë gjë pa vjedhë e pa shitë në këtë vend, në çdo leje ndërtimi që jep, ai merr milionat e tij…?! Kjo është logjika e arsyetimit.

4. Vijnë më pas ndërtimet e kullkave në Tiranë e më gjerë – lejet për to i jep vetëm Ramoviqi. Zërat thonë se ai merr katet e tij, për çdo kullë, e nuk jep leje nën 20 katë… Dhe kjo është e logjikshme. Por është korrupsion, është shkelje e ligjit dhe kryeministri nuk del nga burgu, nëse kjo provohet se është e saktë. Pra, ka bërë aq shumë krime, sa nuk i mjaftojnë disa jetë në burg, për t’i shlyer ato… Por ec e vërtetojer se?! Se Rama ka kapë shtetin… Ndryshe ai e di se ku e ka vendin… Prandaj edhe nuk e lëshon dot pushtetin.

5. Lista e hajnive të Ramës është e gjatë, por duhet të provohen. Që nga check-up-i që ia dha Vilma Nushit, vajzës së tezes së tij, te sterilizimi në mjekësi, e deri te dy anijet gjeneratore që i solli nga Bangladeshi për në bregun e Vlorës, gjoja për të prodhuar energji te ne, por nuk kanë punuar asnjë ditë, dhe për t’i blerë kushtojnë 15 milion dollarë, por ky i mori me qera e deri tani ka dhënë mbi 80 milionë dollarë për to nga paratë e taksapaguesve shqiptarë… Si i thuhet kësaj? Po i bën Rama gjitha këto për bamirësi, pa i hyrë gjë në xhep?! Nëse ju e Rama jeni gak në kohë, budallenj, ne nuk jemi…

6. Hajitë, korrupsioni, poshtërsitë, larjet e parave dhe bashkëpunimi me grupet kriminale, e më gjerë, lista ështëe gjatëe shkeljeve ligjore të Ramës e qeverisë së tij- e kanë qelbur këtë vend, të cilit Rama po ia vret të ardhmen. Por populli është ngritur, e si e më 1990, që e rrëzuam komunizmin, pa ndihmën e Kreshnik Spahiut, e të tjerëve lapera si ai, kështu uroj që kjo protestë të ketë forcë edhe sot, që ta pastrojë këtë vend nga halet si Rama, e soj e sorollopi i tij, e i atyre dum-dumave që e mbështesin, edhe pa u hyrë gje në xhep. Se ke budallenj plot, prandaj zgarliqet Rama – sa t’i zgjasë…

Vëllai im socialist merr një pension 300 Euro në muaj, bën si Musa etj., gam-gam përditë për Ramën, e ka tokën e shtëpinë e tij pa letra, si banorët e Thethit, këtyre nuk u bën letra Ramoviqi, se synon t’ua vjedhë tokën një ditë, për t’ia shitur Osmanit, të birit të Erdogulit turko-osman, i cili mori 88,5 hektarë tokë në Vlorë nga Rama, me 0 (zero) lekë…

Si ka more mundësi me ndodhë kjo në Shqipëri? Ju që e ndihmoni Ramën pa kurrfarë interesi, a keni mend në kokë apo krunde?!

Se ata që përfitojnë nga Rama, dhe Rama vetë kanë hyrë aty për të vjedhur, ata janë në misionin e tyre të hajnisë, poshtërsisë, shirjes së triojeve shqiptare, etj. etj. Ata janë transaksionistë pa parime. Po ju?!


*) dummy – sh. dummies
a: i vjetëruar, ofendues: një person që nuk është në gjendje të flasë
b: një person që zakonisht hesht
c: një person budalla
– Burimi: https://www.merriam-webster.com/dictionary/dummy

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.