Nga ditari im…
Përkitazi me vdekjen tragjike të Sokol Olldashit
Me vdekjen tragjike e shumë të papritur të Sokol Olldashit, u prononcuan shumë polikaj, jo vetëm shqiptarë dhe jo vetëm të partisë që i përkiste, dhe jo vetëm miqë, shokë, familjarë, burrështetas, por edhe nga kundërshtarët e tij. Në këtë dhëmbje të madhe kombëtare, nuk mbeti askush pa lotët e dhembjes, pa lotët për një njeri që nuk do të shkonte shumë e do të vëhej në qendër të vemendjes shqiptare.
Dhembjen për vdekjen e tij po e shprehnin haptas edhe kundërshtarët e tij politikë, madje pa ngurrim fare. Fjalët e kujt nuk të lënin përshtypjen dhe dhembjen më të madhe që do të ishte. Jo, nuk marrë këtu asnjërën nga thëniet e shokëve të tij, as nga bashkëpartiakët e tij, as nga miqtë e tij. Këtu do të vë disa nga fjalët, disa nga shkrimet a thëniet e kundërshtarëve të Sokol Olldashit. Ne lexuam në ekranet televizive shqiptare disa sosh, që na lanë përshtupje tejet të thella, prandaj edhe vendosa të shkruaj këta rreshta.
Nuk është e thënë së koti se disa njerëz kontributin e tyre kombëtar e në të mirë të shtetit vazhdon të jetë edhe pas vdekjes së tyre, ashtu sikur i disa të tjerëve, vazhdon për se keqi edhe pas vdekjes e lëre më sa ata kanë qenë gjallë dhe të angazhuar në politikë. E, nëse ka diçka të mirë që ka dhënë edhe pas vdekjes së tij, ai është vetë SOKOL OLLDASHI.
Sokolin e kam ndjekur përmes telecizionit në këto kohët e fundit, pra që prej fushatës parazgjedhore e deri me rastin e tij tragjik, që humbi jetën. Ai ishte shumë aktiv, ai dinte shumë, ai fliste qartë, herë-herë edhe ashpër. Ai kishte unin e vetë dhe nuk mund të ndikonte askush mbi të në rrjedhat politike ne Shqipëri, qoftë brenda Partisë Demokratike, qoftë në zhviullimin e jetës politike në Shqipëri.
Një njeri e ka krijuar identitetin e tij politik, kur atë e vlerësojnë edhe kundërshtarët e tij politikë, apo të çfarëdo lloji krijues qoftë. Dhe, shih për këtë, edhe po se nuk derdhën lotë të gjithë, të gjithë patën ndjenjën e dhembjes me shkuarjen e parakohshme të Sokol Olldashit nga kjo jetë dhe në mënyrë tragjike.
Mora nga ajo që kishte thënë kryetari i Kuvendit të Shqipërise, z. Ilir Meta, prej të cilit ka shumë për të marrë. Çdo fjalë, çdo fjali, çdo shprehje e tij, do të duhej analizuar shumë, gjatë e hollë. Janë shumë të çmueshme fjalët e tij për politikajtë shqiptarë, që do të ishte mirë t’i marrin e në raste agresiviteti politik, t’i mesojnë këto fjalë të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë për ta zbutur agresivitetin e për të treguar se janë për dialog të shtruar jo si armiqë, por vetëm dhe vetëm si kundërshtarë, që me sa duket, Meta e respekton edhe kundërshtaruin politik, e sidomos në këtë rast.
Respekton më shumë njeriun, pastaj politikën, kur thotë: Jemi njerëz në radhë të parë, pastaj politikanë! Pra, se secili që është njeri, ai do të veprojë ashtu, si njeri. Nuk do të dëmtojë farën a llojin e tij. E ne, më par të jemi shqiptar si farë e fis, pastaj edhe të ndarë në parti, por kjo e fundit duhet t’u nënshtrohet dy të parava – të qenit Njeri dhe Shqiptar. Edhe unë e vë më parë Njeriun se sa Shqiptarin, sepse nuk na duhet një shqiptar që nuk vepron si njeri.
Bukur e vlerësuan si kundërshtar edhe Florenc Vangjeli e Ylli Rakipi. Unë çmoj këtu, siç thashë më herët, vclerësimin e kundërshtarit.
Se kishin qenë kundërshtarë politikë e gazetareskë edhe me Ylli Rakipin dhe me Florenc Vangjelin, u pa në emisionin televiziv në ALARM, por që edhe kishin qenë shokë, ani pse të ndarë politikisht, u vërtetua nga të dy këta. Prandaj, me vend ishte fjala e Florencit “Më mirë është ta kesh një kundërshtar të mençur, se sa një mik budalla!
Deri sa vdekja e tij i bashkoi të gjithë krerët partiakë, të gjitha politikajt në pozitë dhe në opozitë, unë do të kisha ftuar të gjithë që të jenë të bashkuar edhe jashtë rasteve të tilla. Dhe, kam bindjen, se në një shtet të mirëfilltë, ku nuk kultivohet korrupsioni, politikajtë nuk janë të armiqësuar sa në trojet shqiptare, qofshin në dy shtetet tani – Shqipëri dhe Kosovë, ashtu edhe jashtë tyre, si në Maqedoni, Mal të Zi e Serbi. Këtë nuk mund ta them edhe për shqiptarët e greqisë e pse jo edhe në Turqi, ku nuk e njohin fare kombin shqiptar se ekziston në to dhe se nuk kanë asnjë nga të drejtat e tyre kombëtare.
Pra, lërini ndasitë partiake, fetare, interesat personale dhe tregohuni se jeni shqiptarë e BASHKOHUNI!
Kështu, si çmohet Sokol Olldashi, tani kur nuk është më në jetë, do duhej të çmohej e nderohej sicili që e meriton edhe deri sa është gjallë.
Gani I. Mehmeti
21.XI.2013