Shkencëtarët po testojnë një ilaç, që mund të ri-rrisë dhëmbët e rënë te njeriu – pikërisht ashtu si ndodhë me peshkaqentë, mund të zëvendësojë implantet

0
Rënia e dhëmbëve

Shkencëtarët japonezë kanë filluar provat te njerëzit e një ilaçi të ri të projektuar për të rigjeneruar dhëmbët e njeriut, duke ofruar një alternativë të mundshme ndaj implanteve dhe protezave tradicionale. Ilaçi, TRG-035, vepron duke penguar proteinën USAG-1, e cila pengon zhvillimin e dhëmbëve.

Në provat te kafshët, ai aktivizoi me sukses sythat e dhëmbëve të fjetur dhe çoi në rritjen e dhëmbëve të rinj te minjtë dhe ferretët (brejtës). Prova fillestare te njerëzit, që po zhvillohet në Spitalin Universitar të Kiotos, përfshin 30 të rritur të moshës 30 deri në 64 vjeç, të cilëve u mungon të paktën një dhëmb. Kjo fazë e parë do të vlerësojë sigurinë e ilaçit, përpara se të kalojë në provat pediatrike, që synojnë fëmijët me agenezi1 të dhëmbëve kongjenitale, një gjendje ku dhëmbët e përhershëm nuk formohen kurrë.

Nëse ka sukses, studiuesit shpresojnë ta lançojnë trajtimin komercialisht deri në vitin 2030, duke e pozicionuar atë si një zgjidhje revolucionare biologjike për humbjen e dhëmbëve dhe një zëvendësim të mundshëm për implantet artificiale.

1. Në terma mjekësorë, agenezia i referohet dështimit të një organi ose pjese të trupit për t’u zhvilluar plotësisht gjatë rritjes embrionale, zakonisht për shkak të mungesës së indit të nevojshëm primordial.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.