LIDHJA E PRIZRENIT – NËNË TEREZA – SALIH SHABANI

0
125
Ari Ukimeri

LIDHJA E PRIZRENIT

Themelet që u vunë
100 vite më parë
Tash po hedhin shtat
Në shtetin e ri Shqiptar

Kosovën Dardane
Bijën e Ilirisë
Tani po e ngrohë dielli
Me rrezet e Pavarësisë

Ku i thonë bukës bukë
Edhe ujit ujë
Është tokë e të parëve
Nuk ia lëmë askujt

Që nga Konispoli
Gjerë tek Molla e Kuqe
Shqipëria dhe Kosova
Do të shkëlqejnë si Nuse

Argjiro UkimeriMr.sci. Pedagoge
Prishtinë, Nëntor 2023

NËNË TEREZA

Nënë Tereza
Nënë e Universit
Prehet lartë në Qiell
Prehet afër Diellit

Shpirti saj i ndritur
E ndriçon Atdheun
Bashkë me Ibrahimin
Bashkë me Skënderbeun

Nënë Tereza
Kjo Nënë e uruar
Kujdeset për të gjithë
Edhe në botën e Amshuar

Pusho Nënë e dashur
Në kopshtin e Perëndisë
Fanar i pashuar
Në tokën e Ilirisë

Argjiro UkimeriMr.sci. Pedagoge
– Prishtinë, 2023

SALIH SHABANI

Heeej Kabash fortesë Dardane
Nëpër shekuj me stuhi
Gjithmonë në ballë krenar qëndrove
Për ta mbrojtur Nënën SHQIPËRI

Qiftelli një dru prej mali
Dridhe telat si kurrë më parë
Ti këndojmë Salih Shabanit
Trim i madh e atdhetar

Thonë me këmishë e lindi
Nëna Këtë vigan të Dardanisë
Në Baqevc rrëzë maleve t’Sharrit
Dridhi carët e Rusisë

Në fushë të thatë afër një shkëmbi
Shkrepi armën e trimërisë
E qëlloi në lule të ballit
Spirrë çetnikun e Shumadisë

Mori hakun e vendasëve
Që u vranë nga një barbarë
Busti i tij me shtat kolosi
Përshëndet çdo kalimtarë

Argjiro UkimeriMr.sci. Pedagoge
Prishtinë, Nëntor 2023

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.