
Ismet Hasani, Suedi
”Në kët’ shpi, në kët’ dhomë janë vra 51 persona nga polict’ serb. Mas nji ore janë kthye dhe e kanë kall’ shpin’ edhe kët’ dhom’, ku i kan kallë 51 personat, që i ka vra para ni ore” (një dëshmitar i gjallë që i ka pshtue këtij krimi).
*
”E maj mend ditën, datën, orën kur m’kam marr polict serb nga shpija dhe më kanë dhunue” (Vasfije Krasniqi, gruaja e parë shqiptare që ka fol’ publikisht për dhunimin nga polict’ serb).
*
Gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s (24. 03 -10 .06.1999), shteti serb e nisi operacion e koduar ”Patkoi”. Ky operacion kishte për qëllim spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova. Vlerësohet së gjatë këtij operacion janë dëbuar 850 mijë shqiptarë nga Kosva – nga shtëpitë e tyre.
443.300 shqiptarë nga Kosova ishin vendosur në Shqipëri. 247.800 në Maqedoni. 69.300 ishin vendosur në Mal të Zi. 21.700 në Bosnje Hercegovinë: Në Kroaci 5-6.000 etj. (Raporti i UNHCR për periudhën mars-qershor 1999).
*
z. Thaçi! Në emër të popullit të Kosovës, Gjyqi i Hagës ju dënon me 25 vite burg – të unisuar.
z. Krasniqi! Në emër të popullit të Kosovës, gjyqi i Hagës ju dënon me 25 vite burg -të unisuar.
z. Veseli! Në emër të popullit të Kosovës, gjyqi i Hagës ju dënon me 18 vite burgim të unisuar.
z. Selimi! Në emër të popullit të Kosovës, gjyqi i Hagës ju dënon me 13 vite burg – të unisuar. (Aktgjykimi i datës 16 shtator 2026).
*
Një ditë e errët për mbarë kombin shqiptarë: në Prishtinë, në Tiranë, kudo që ka shqiptarë kanë derdhur lotë, janë trishtuar, sikur dënimi të ishte i tyre. Është një moment i vështirë pë t’u kuptuar si realitet, sepse Haga dënoi më 81 vite burg Udhëheqësit e UÇK-së. Ky dënim ka peshë të rëndë, padyshim se në këtë moment është rishikimi dhe rishkrimi i historisë së Kosovës. Kjo, sepse në v. 1999 Perëndimi nuk ishte spektarë, por ishin aty, SHBA-ës, poashtu ishin aty dhe udhëhoqen një proçes politik dhe përfundimi ishte ndërhyrja e NATO-s në çlirimin dhe shtetformimin e Kosovës më pas. Atëherë, Thaçi dhe të tjerët ishin përfaqsues kundër Evropianëve dhe amrikanëve.
Pyetja është se: a është qartësi e SHBA-ës, që Gjykata e Hagës, që quhet gjykatë e Kosovës, implementon një drejtësitë cilën shqiptarët e quajnë padrejtësi, tadhëti dhe pabesi për sa i përket gjithë domëthënies se Luftës së UK-ës dhe dinjitetit të popullit shqiptarë të Kosovës e më gjërë? Dhe a është fati që do të vijë në Gjykatën e Apelit? Për 4 krerët e UÇK-ës. Ky Aktgjykim ka shqetësuar mbarë popullin shqiptar, në veç popullin e Kosovë, i cili duhet ta ruaj durimin – duke e dijtur se kjo është që është gjykuar në Hagë mund të sjellë mostabilitet në Kosovë, të keqpërdorur nga Serbia dhe Rusia, që do të shkoi një regres në historinë e Ballkanit! (Erida Duma, moderatore dhe autore në Top Chanell).
*
Mund te thëm se kjo është një ditë e errët për mbarë Kombin Shqiptarë. Po të shiqojmë nga afër se si është themeluar dhe si është konstituar kjo gjykatë si ka funksionur kjo gjykatë. Dënimet e të akuzuarve, janë shumë të rënda. Problermi i kësaj gjykate fillon prej momenti kur ësshtë ndryshuar Kushtetuta e Kosovës, për t’u themeluar ketë gjykatë! Kjo gjykat është ”sui generis” dhe procemi i saj është i befasishëm! Kjo gjykatë është e Kosvës, por juridiksion e saj e zhvillon përtej kufijve të Kosovës. Në proces që zgjati 6-të vite, Prokuroria nuk paraqiti në mënyrë kronologjike atë qëkërkohej.
Më vjen keq për atë që ndodhi: me ndryshimin e Kushtetutë së Kosvës dhe aprovimin e Ligjit pët themelimin e kësaj gjykate. Edhe, sikur të vendosej sot për eliminimin e kësaj gjykate, kjo nuk ka kurrfarë ndikimi në qëndrimet e saj. Tani ndodhemi në një realitet tepër të dhimbëshem. Grupi avokatëve kemi qenë aq afër tyre dhe kemi bërë të pamundurë për t’imbrojtur të akuzuarit. Kjo gjykatë, mbështetja e saj ka kushtuar hiç më pak se 500 milion euro shtetit të Kosovës.(Rudina Jasini, avokate/studiuese nga Oksfordi, raportuese nga Haga).
*
Ky Vendim iu duhet atyre që e nisen procesin! Kur u nis formimi i Dhomave të Specializuara të Gjykatës të vendosur me seli në Hagë, ishte vështirë – rezistencë brenda në Kosovë dhe imponim e presioni i madh nga ndërkombëtarët ndaj politikës në Kosovë dhe ndaj Parlamentit për ta votuar Ligjin dhe ndryshimin e Kushtetutës se Kosovës: ky presion ishte nga SHBA-ja dhe BE-ja. Né i kemi miq edhe SHBA-ë edhe KE-ës ku duam te shkojmë, por nuk gjykuan në parimësi, por pamë interesa të tjera gjeo-politike. Ky proces ka filluar që 11 vitte më parë, kur ka qenë dashut t’i jepej Serbisë një satisfqakcion qoft edhe moral që të terhiqej nga influenca e Rusisë, të arohej me Perëndimin për intersa të Serbisë. Të theksoj se qysh në amndatin e Presidentin Obama, filloi ”përkdhelja” e Serbisë nga ana e SHBA-ës, DHE U THELLUA- ja ku është sot. Serbia ka luajtur në dy porta DHE KA MARRË ATË QË I NEVOJITEJ. Në anën tjetër edhe bahkim evropian veproj në interes të Serbisë, duke ”harruar” atë që ndodhi në vitin 1999-të. Nga e gjithë kjo histori 11 vjeÇare ishte se serbia ka fiituar dhe perëndimi ka dështuar. (prof. Paskal Milo, ish ministër i jashtëm i Shqipërisë).

Prof. Paskal Milo – ish ministër i jashtëm i Shqipërisë
Kërkesa e Bashkësisë Ndërkombëtare për të themlua një gjykatë speciale për të trajtuar raportin e Dik Maritt, është padrejtësia me e madhe që mund t’i bëhet shtetit të Kosovës. Institucionet e Kosves konkretisht Qeveria e Kosovës, kanë qenë terësisht të përjashtua nga puna e tskforcës. Tani institucionet e Kosvës janë të ballafaquara me një qëndrim jo të ndërshëm nga Bashkësia Ndërkombëtare. Êshtë një gjë shumë e vështirë e cila do të ngarkoj mbi shpirtin tonë deri sa te jemi gjallë. Por ndërgjegja jonë do të ishte më e nëse nuk japin përjgije Bashkësisë Ndërkombëtare. Por ndergjegja jonåë do t¨åe ishte më njollosur nëse nuk i japin përgjigje adekuate Bashkësisë Nderkombëtare dhe SHBA-ës, për themelimin e Gjykatësnë Hagë. (Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës).
*
Thaçi po pranon me e formuar Gjykatën Nderkombëtare që si Kryeministër nuk beson se ai vet do të përfundonte aty (kupto:në Gjykatë). Nëse ka ndonjë mik ndërkombëtar që mund t’i ndihmoj Kosovës, do t’i tregonte Kryeministrit Thaçi qe edhe ky do te pëfundonte aty. (Albin Kurti, Kryetar i Qeverisë së Kosvës)

Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës
Këtu s’ka drejtësi. Këtu Serbia ka me dalë fituese: ka kryer katër luftëra, ka hyr në të gjitha territorët. Por me gjithë këto krime që i ka bërë, veqmas ato të vitit 1999 në Kosovë, dhe prapë do të dali fituese. Unë, edhe në atë kohë kam qenë kundër themelimit të gjykatës. Ata (ndërkombëtarët) edhe të mos formohej kjo gjykat’ do të formonin ”diçka” tjetër vetë për t’i larguar nga pozita personalitetet e Larta në Kosovë. Këto janë gjykata politike, aty s’ka drejtësi. Të formohet një Gjykatë kaq e Madhe për një vend kaq të vogël – këtu nuk ka as llogjikë, sepse po formohet një gjykatë speciale për Kosovën që pati aq shumë dëme nga ushtrija jugoslave – e serbisë. (Tomor Alizoti, deputet në Parlamentin e Shqipërisë).
*
Kosova ”ra në gjumë” prejse Nga gjykata Nderkombëtare e drejtësisë e aprovoj Pavarsinë e Kosovës si të drejtë. Ndersa, pas kësaj pasuan dorëheqjet e disa shteteve për Pavarësinë e Kosovës. Né shqiptarët pasi ta arrijmë fitorën i kthehemi njani tjetrit. Kadri Veseli ishte lakonik fillim e fund te diskutimin në Parlament. Neve mendojmë nëse bota apo Evropa na do njeherë, do na dojë gjithmonë, por jo, bota ndryshon me kohën. (Alban Dudushi, gazetar)
*
Kemi persona që bashkëpunonin me forcat serbe, ata ishin spiujë qe dëshmuan edhe në Hagë dhe aty e përfunduan misionin e tyre. E gjithë kjo ishte ”një lojë ” e Serbisë. Ajo gjykatë u formua për t’i bërë qejfin Rusisë e Serbisë po se po!. Në radhët e UÇK-së ka pas ”një taborr” spiunësh, te cilët kanë bashkëupunue me forcat serbe dhe kanë percjell çdo verprim të UÇK-në në mënyrë që të ta shpallnin se ka qenë luftë civile, kanë vrá njëri tjetrin dhe në fund krerët t´i fusin në burg…! Të theksojë së 90% të spiujve ishin shqiptarë. Pra këta na ka bërë të keqen. (Elvin Karamoqi, deputet i Parlamentit Shqiptar)
*
Kam qenë vet në Hagë bashkë me protestuesit. Pas Aktvendimit kam ndejt kokë ulur. Unë e mendoj që Kuvendi i Kosovës duhet të vendos që ta zhbejë këtë gjykatë. Kjo për zhbërjen e gjykatës bën që kjo gjykatë nuk mundet të sjell më Aktgjykime të tilla, si ai i 16 shtatorit 2026. Në gjykatë nuk permendet lufta në Kosovë, spastrim etnik, vrasjet nga ana policisë së Serbisë, shpërngulja…Né në Kosovë duhet ta rimendojmë se çfarë duhet bërë në të ardhmen, për në gjykatën e Apelit, dhe të rimendojmë e të kandidojmë në KE-ë , atëhrë do të zbutet qendrimi i UNMIK-ut , i EULEX-it etj. Të flasim me partnerët tanë evropianë dhe amerikanë. Duhet të punojmë se bashku me Shqipërinë. Aktgjykimi i Gjykatës së Hagës i shkon në interes Serbisë e në dëm të madh të Kosovës. ku lëkundet Pavarësia dhe legjimiteti i saj; tërheqjet e njohjeve të Pavarsisë dhe Kosovën si shtet i pavarur.
Shqipërisë i duhet ta shiqoj këtë çështje se ”Shtëpia e verdhë” ishte në Shqipëri. (Enver Hoxha, ish ministër i jashtëm i Kosovës).
*
Çfarë duhet bërë? E çfarë duhet të ndrysshojmë ? Mendojë se në radhë të parë duhet t’i rregullojmë marrëdhëniet midis nesh (kupto: Shqipëri-Kosovë). Duhet të flasim midis nesh; duhet të koordinohemi; të rikonsiderohemi. Në vitin 2050 llogritet që në Shqipëri të jenë vetëm 900.000 banorë-shqiptarë, përshkak të largimit nga vendi. Né duhet të bëjmë edhe të pamunduren që të shkojmë në BE-ës. Duhet të bashkohemi dhe të forcohemi përballë rreziqeve që na kercnojnë të jemi gadi. Qeveritë tona ta marrin me seriozitetin më të madh këtë çështje. Gjykata e Apelit do t’i marri 1 vit e gjysmë deri në 2 vite. (Paskal Milo, ish ministër i jashtëm i Shqipërisë)
F U N D











