Hysniu nuk ndalet, vazhdon betejat e luftën për shkollim, jetë e Kosovë të lirë

0
283
Hysni Gashi me mbesa e nipa

Hysen Gashi me mbesa e nipa

Sinan Kastrati, me Abetaren Gegënishte, 1939-1942, duke folur para mësuesve me rastin e 7 marsit, ditës së mësuesit. Malmö, 2020

Vazhdon nga numri i kaluar me titull: ”Hysni Gashi i vogël, jetimi, bariu e rrogëtari” publikuar me 28 mars 2023

Jeta e Hysni Gashit nëpër vite, ishte një jetë në shërbim të atdheut, në radhë të parë jetë që ia kushtoi arsimit si profesor historie.

Të gjithë materialin që i kisha ”ruajt” dhe materialin tjetër që e kisha bërë gati për vazhdimet e tjera, sot kur e hapa kompjuterin, me fajin tim, më humbën të gjithat, më tepër se 250 faqe.

Tash duhet të filloj nga e para, aty ku e kam lënë, me ” Hysni Gashi i vogël, jetimi, bariu e rrogëtari” publikuar me 28 mars 2023 dhe me siguri e kam të vështirë të mbaj mend gjithë kronologjinë e ngjarjeve, personave, datave e vendeve, ashtu qysh i kisha planifikua. E kisha kryer punën kryesore. Më mbetej vetëm ta shikoj edhe njëherë e ta krehi sikur mullarët me sanë e otavë që të dukën sa më të hishëm.

Ka afro 30 vjet që e përdori kompjuterin e nuk munda të mësohem se si ta përdor kompjuterin (lexo inernetin) e telefonin. Jam i pashpresë dhe kurrë nuk do të mund të mesoj për kompjuterin. Handikap jam.

Astrid Lingren *), shkrimtare suedeze, një ndër më të njohurat në botë si shkrimtare për fëmijë, ka përdorur makinën e shkrimit, sepse ka qenë më sigurtë, e jo kompjuterin.

Jeta e Hysniut në Jetimoren e Vlorës.

Në Jetimoren e Vlorës, jeta ka qenë e organizur, ka pas diciplinë ushtarake. Ushqimi e fjetja, gjithashtu, kanë qenë shumë të mira. Kjo shkollë ka ndikua te Hysniu dhe ai, është mundua që të ketë regull kudo, edhe në familjes, të ketë një orar edhe për ushqim e fjetje, pun¨r (mësim) e ndeja.

Ajo që Hysniu ka treguar, në jetimore ishte edhe shkolla ku të gjithë jetimët kishin mundësi që të mësojnë shkrim e këndim, pra ishte e mirë. Ishte ndër shkollat me të mira të kohës. Sipas Hysniut aty pregaditeshin kuadro të reja për sigurimin e shtetit. Qëllimi ishte që nxënësit, fëmijët jetim, shtetin ta kanë babë e nënë e për prindër mos të din gjë.

Nga libri i cituar ”Portrete nga Hasi”, ”Personalitete të fushave të bdryshme që kontribuojnë sot, shkrimtarë, artistë, gazetarë, mjeke, diplomatë, juristë …” (Hysni Selim Gashi-2.12. 1933)

Dashuria ndaj prindërve e familjes përgjithësisht, këta fëmijjë fatkeq duhej ta harronin, nëse kanë ditur diçka për ta sepse, kishte edhe të tillë që prindërit për shkaqe të ndryshme i kishin lënë fëmijët në rrugë, në radhë të parë për shkak të varfërisë, vdekjes së prindërve etj.

Rasti i Hysniut dihet, por jo sa duhët. Selimi, babai i Hysniut ishte në burg të përjetshëm ndërsa nëna nuk mund ta ushqente e të përkujdesej sepse ishte shumë halllige, zaf thotë Hysniu në një vjershë. Nuk jam i sigurtë, se a vdiq dhe kur i vdiq nëna e Hysniut, Gjyldanja ndërsa babi i Hysniut, Selimi ka vdekur më 1979 dhe unë me disa shokë të studimeve, Xhevat Durmishi, Skënder Gashin nga Drenici i Zatriqit, të Rahovect ishim në të pame për kryeshnosh te profesor Hysniu në Fushë Kosovë, atu ku ai atëherë banonte me familje dhe kishte shtëpi të vetën.

Në një intervistë që ia kishte dhënë një gazetari- shkrimtar i cili kishte shkruajtur edhe librin ”Portrete nga Hasi”, Muhamet Dauti, ai shkurt tregon disa detaje nga jeta. Ky libër ka të dhëna interesante dhe shumë të sakta për jetën dhe veprën (punën) e profesor Hysniut, ”Personalitete të fushave të ndryshme që kontribuojnë sot, shkrimtarë, artistë, gazetarë, juristë …”.

Në mesin e më të merituarve, në libër zë vend edhe Hysni Gashi.

Hysniu nuk ka ikur nga katundi Letaj por i zoti i shtëpisë, Rexhë Mehmeti që Hysniu shërbente te ai (rrogtaronte) i thotë Hysniut të vogël:

-Shko në Zogaj, katund afër katundit Letaj, katund afë Bajram Currit dhe Gjakovës e na e thirr filanin. Rrugës e ndaluan rojet e kufirit. E pyesin kush je dhe ku shërben. Më thanë:

”Shteti ynë nuk lejon më shërbëtor, s`ka më zotni, atë (Rexhë Mehmetin, shën. imi).

Muhamet Dauti ”Portrete nga Hasi”, Njerez me kontribute të shquara në shërbim të kombit

….

Në Jetimorën e Vlorës, Hysniu kryen shkollimin fillor e pastaj e dërgojnë te ”Uji i Ftohtë” ku mbaron edhe shkollën unike *).

Hysniu ka pasur edhe një motër, Shyretja për të cilën nuk dihet asgjë.

Me motrën Shyrete, Hysniu takohet në Gjakovë mes lotëve e gëzimit … kur ishte normalist.

Për jetën në Jetimorën e Vlorës e Uji i Ftohtë, nuk kam të dhëna që Hysniu ka pasur ndonjë shok besnik, që do ta përmendja, së pakut nuk e ka thënë Hysniu.

Të dhënat janë shumë të pakta dhe ato të dhëna që kam, nuk janë të mjaftueshme e të plota për një libër monografik.

Me Mark Lulgjurajn nuk është njohur në Jetimorën e Vlorës por në Gjakovë. Në Jetimore, nuk ishte ish shoku i shkollës, Mark Lulgjuraj, por ishte nxënës në Normalen e Gjakovës, Kryetar e Rinisë në Shkollë, në kohën kur Hysniu vazhdon shkollën Normale dhe përjashtohet nga Normalja e Gjakovës..

Edhe mënyra se si shkon Hysniu nga Vlora në Kroaci, për mua nuk është bindës dhe mbetet e enigmë.

Ka mendime se ish shtetet socialiste, edhe Shqipëria e Jugosllavia organizonin ekskursione për qëllime studimi e njohje. Një tjetër me tha se kanë shkua një akcion pune të rinïsë.

Hysniu, (nëse është për tu besuar) në akcionin e rinisë në Kroaci, çdo mëngjes kur bëhej ngritja e flamurit jugosllav dhe këndohej himni, ai e ngriste flamurin sepse ishte djali më i zgjuar nga akcionistët. Kështu më ka thënë Nakija, gruaja e dytë e profesorit.

Pasi përfundojnë punën në akcionin e rinisë, rrugës për në Shqipëri, Hysniun e ndalin policia në Prizren me arsyetimin se ai është i lindur në Prizren dhe është shtetas i ish Jugosllavisë e jo, shtetas i Shqipërisë.

Hysniu mërzitet sepse Shqipërinë e njihte si shtet dhe ”Shqipërinë nënë” e kishte në zemër.

S`kishte çka të bëjë dhe ishte i detyruar të iu bindet urdhërave e të vazhdoi të luftoi për mbijetesë, për jetë të re me shpresë për një të ardhme më të mirë.

Tash Hysniu ishte më i pjekur dhe vitet e fëmijërisë e kishin qelikos por s`kishte ku të banoj në Prizren.

Sa ka kohë ka ndejtur (jetuar, jetë i thënqin) në Prizren, nuk dihet. Nuk dihet as ku ka fjetur e qysh është ushqyer.

Dallgët e jetës, tash të riun e përplasin në Gjakovë

Një mbrëmje kur të rinjët e qytetit të Gjakovës, dalin nga salla e kinemasë që kishin parë një film, sigurisht film dashurie, por Hysniu nuk kishte kohë e as mundësi të mendoj për dashurinë, të rinjët e gjejnë Hysniun fjetë mu afër dyerve të kinemasë, ku deri vonë, mesi i viteve 1970 në Gjakovë kanë qenë kazermat e ushtrisë jugosllave (ish APJ-ja, Armata Popullore Jugosllave).

Të rinjëve iu vie keq dhe iu dhimset djaloshi i ri kur e shohin që ishte rrudhur nga të ftohtit, kur nata e terri i kishin zënë vendin dritës së diellit e ditës. Në mesin e të rinjëve kishin qenë edhe disa normalistë të Normalës së Gjakovës që banonin në internat. Gjakova kishte internat dhe drejtor i internatit ishte Mazllum Hoxha, gjakovar.

Normalistët e rinj e pyesin:
– Ku banon, ku e ke shtepinë?
– Nuk kam shtëpi, përgjigjet Hysniu.

Ata e marrin me vete në konvikt dhe aty e bënë natën Hysniu. Sikur ta dinte Hysniu se kjo ishte një natë ma fat për Hysniun, ai do të këcente nga gëzimi.

Më passtaj, Hysniu pasi që kishte krye shkollën në Shqipëri, shkollën fillore dhe një shkollë tjetër, e nivelit të mesëm, shkollë për edukim, ai pranohet si nxënës i Normales së Gjakovës. Këtu, mendoj unë nuk ka mungua ndihma e konviktorëve dhe profesorëve të Normalës, emrat e të cilëve janë të njohur në hapjen e shkollave e fakultetev në Prishtinë e Gjakovë.

Për jetën në internat dhe shkollimin në Normale, Hysniu nuk ka lënë ndonjë shenim pos në ndonjë vjershë mund të gjinden fragmente të shkurtëra nga jeta e Hysniut.

Ajo që është më e rëndësishmja është se Hysniun tashmë e kemi një djalë të pjekur ideologjikisht, moralisht e kombëtarisht që mund të përballet me provat e para si i ri, përballë pushtetit pushtues serbo-sllav dhe të fitoi.

Një natë dimri, gjatë kohës së pushimeve dimërore ose të ndonjë feste siq ishte aso kohe 22 dhjetori, dita e APJ-së apo Viti i Ri, 31 dhjetori, kur të gjithë nxënësit shkojnë në shtepitë e tye, e Hysniu mbetet vetëm si banues në internat. Kjo me siguri se e ka mërzitur shumë djaloshin e ri.

Nga dashuria dhe malli që kishte Hysniu për familjen, për babën e burgosur e nënen e vdekur (?) dhe në dëshprim e mllef që kishte kundër pushtuesit serb, i then të gjitha fotot e J. B. Titos që ishin të vjerruna në muret e koridoreve të internatit. Të nesërmenm, edukatorrët dhe personeli kujdestar e lajmërojnë rastin në organet e ndjekjes, në polici e udhëheqjen komunale. Nuk vonojnë e internatin e pushtojnë policia e të riut Hysnin, veq që nuk e qesin grykës së topit e para pushkatimit.

Shkolla në bazë të direktivva e urdhërave të ish komitetit të LK-së, atëherë (Partia komuniste), Hysniu e përjashtojnë nga shkolla Normale e Gjakovës.

Hysniu përsëri mbetet në rrugë, pa shkollë, pa shtëpi dhe pa asnjë mbrojtje e shpresë për jetë.

Kryetari i Rinisë së shkollës Normale (ndoshta edhe i internatit), ishte Mark Lulgjuraj nga Tuzi, qytet në mes të Shkodrës dhe Podgoricë (Titogradit), kryqyetet në Mal të Zi.

Mark Lulgjueraj në bazë të pozitës që kishte dhe autoritetit, si kryetar rine, i del në mbrojtje Hysniut, bashkë me profesorin Ferdinand Shkrezi, nga Shqipëria.

-Lëreni çunin *) mos e ngisni dhe mundohen jo vetëm që ti dalin në krah Hysniut por edhe ti arsyetojnë ato e minimizojnë ato veprime që kishte bërë Hysniu për shkak të mungesës së shteti, përkrahjes materiale që s`kishte nga shteti. Hysniu, ishte paprind, pa shtëpi e pa ndihma minimale për jetesë.

*) Astrid Lindgren

Astrid Anna Emilia Lindgren, född Ericsson den 14 november 1907 i Vimmerby landsförsamling i Småland, död 28 januari 2002 i Stockholm, var en svensk barnboks-, sångtext- och manusförfattare samt förlagsredaktör och opinionsbildare. Lindgren är känd över hela världen för sina barnböcker om bland andra Pippi Långstrump (1945), Barnen i Bullerbyn (1947), Karlsson på taket (1955), Madicken (1960), Emil i Lönneberga (1963), Saltkråkan (1964), Bröderna Lejonhjärta (1973) och Ronja Rövardotter (1981).

*) Shkollë unike, është e mundshme që është shkollë që prekatiste kuadro policorë e ushtarakë, njerëz të Sugurimit Shtetëror

*) ÇUN m. bised.

  1. Fëmijë mashkull deri në moshën e pjekurisë; djalë i vogël. Çun i vogël. Çun i ri. Çun i mirë (i prapë). Çun punëtor.
  2. Fëmijë mashkull kundrejt prindit të vet, bir, djalë. Çun i vetëm (i përkëdhelur). Ka dy çuna. Bëri përsëri çun. Çunat e nënës. Çunat e malit. përk. partizanët.
  3. vjet. Fëmijë që mbahej për të ndihmuar në punë të ndryshme. Çun bariu.

( Vazhdon )

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 29 mars 2023
sinan.kastrati@hotmail.com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.