Eksporti & Importi Kosovar

0
158
Importet - eksportet në Kosovë

Eksporti dhe Importi në shumicën e rasteve kalkulohet nga qeveritë dhe organizatat e ndryshme statistikore si blerje e mallrave-shërbimeve ndërmjet shteteve.

Në Kosovë në vitet 1999-2023 si import llogaritet blerja e mallrave nga shtetet e huaja, dhe si eksport shitja e mallrave në shtete të huaja.

Në këto llogaritje statistikore për qdo vit Kosova del me rezultate shumë të disfavorshme ndërmjet mega importit që shkon mbi 7/8 miliard, dhe eksporti i mallrave që varion nga 200 deri 800 milion në baza vjetore.

Shtrohet pyetja si është e mundur që Kosova të importojë për 10 vite rreth 80 miliard euro mallra, ndërsa të eksportojë vetëm rreth 5 miliard euro për të njejtat vite?

Përgjegjja është e thjeshtë: në eksport nuk llogaritet eksporti kryesor që e bënë Kosova që nga vitet 1960-ta deri sot.

Eksporti kryesor është njeriu apo fuqia puntore që eksportohet nga vitet 1960-ta, në shtetet e huaja dhe kryen shërbime në shumë shtete të Europës, Amerikës, Australisë etj.
Vlerësohet se jashtë Kosovës jetojnë rreth 1.4 milion Shqiptar nga Kosova që aktivisht janë të lidhur me Kosovën me investime, apo vetëm me vizita të cilat gjenerojnë sipas llogaritjeve rreth 3 miliard euro në baza vjetore.

Natyrisht se shumica e këtyre “eksporteve” njerëzore kanë qenë si rezultat, i dhunës dhe terrorit që zhvillohej ndaj Shqiptareve në periudhën 1945-1999 në shtetin federal RSFJ.

Ndërsa pas vitit 1999 kur KS u qlirua nga NATO, ka pasë kthime të mëdha të atyre që ishin përjashtuar nga Kosova në vitet 1989-1999.

Por ka edhe emigrime nga Kosova që po ndodhin në 20 vitet e fundit.

Nëse prej 1.4 milion Shqiptarve që jetojnë jashtë KS(në këtë numër përfshihen edhe Shqiptarët e KS që punojnë në ish republikat e RSFJ), punojnë rreth 900 000 punëtorë, atëhere mund të llogarisim afërsisht të ardhurat e tyre mujore & vjetore.

900 000 të punësuar me një rrogë mesatare 2500 euro në muaj bëjnë 2 Miliard e 250 milion euro në muj, ose 27 miliard për një vit.

Natyrisht shumica e këtyre të ardhurave shpenzohen në shtetet ku këta puntorë jetojnë.

Nëse vetëm 20% e këtyre të ardhurave kursehen dhe shpenzohen në Kosovë, vijmë deri te shuma e 5.4 miliard eurove në baza vjetore.

Dhe kjo shumë prej 5.4 miliard eurove duhet të llogaritet si eksport dhe profit prej shërbimeve.

Eksporti më i suksesshëm, dhe më fitim-prurës në periudhën e lirisë ishte eksporti punëtorve nga Kosova në dy shtete në të cilat SHBA dhe Britania zhvillonin luftë kundër terrorizmit( Irak & Afganistan).

Puntorët që kishin eksperiencë në kampin Bondsteel dhe kampet tjera në Kosovë punuan për ushtrinë dhe kompanitë Amerikane, në këto dy shtete në periudhën 2005-2022, me rrogë mesatare rreth 5000$ Amerikan.
3000 puntorë mesatarisht mbrenda një viti, punuan 15 vite në këto dy shtete.
3000 puntorë me rrogë mesatare 5000$ bëjnë 15 milion dollar në muaj ose 180 milion dollar në vit, respektivisht 2.7 miliard dollar për 15 vite.

Përparësia e këtij eksporti ishte se nga kjo shumë kursehej rreth 80% të mjeteve financiare, sepse edhe strehimi me ushqimin ishin të siguruar, dhe mundësia e shpenzimit ishte minimale.

Sa për një krahasim të vogël të këtij eksporti, kompania Trepqa në vitet më të suksesshme profitin e ka pasë rreth 20 deri 30 milion dollar në vit, ndërsa eksporti në Irak dhe Afganistan në ushtrinë dhe kompanitë Amerikane krijonte profit vjetor rreth 180 milion dollar në vit.

Pastaj në Kosovë ka rreth 70 000 penzioner që marrin pensione nga shtetet e huaja, dhe që alternativisht jetojnë në Kosovë dhe jashtë Kosove, por që janë shpenzues në Kosovë.
70 000 pensionist me pension mesatar 1500 euro janë 105 milion euro në muaj, ose 1 miliard e 260 milion në vit.

Këto jane kalkulimet me vlerat minimale, dhe nuk janë përfshirë dhjetëra mijëra Shqiptarë që kanë biznise të vogla, të mesme dhe të mëdha jashtë Kosovës, të cilët gjenerojnë, edhe më shumë të ardhura, për të cilat duhet më shumë njohuri, dhe informata për ti llogaritur.

Zakonisht këto informata mbesin personale dhe sekrete, dhe të pa njohura për publikun.

Poashtu Kosova eksporton qindra sportist profesional(futbollist, boksier etj) që krijojnë profite milionëshe.

Poashtu qindra muzicientë të Kosovës eksportojnë muzikë në shtetet ku punojnë puntorët e Kosovës, të cilat janë eksporte që krijojnë profite multi-milionëshe.

Si konkluzion rrjedhë se:

…nëse njeriun që punon jashtë Kosovës, dhe një pjesë e të ardhurave e shpenzon në Kosovë, e kalkulojmë si eksport, atëhere e spjegojmë se si është e mundur që Kosova të importojë 7/8 miliard euro mallra në vit, dhe të eksportojë “vetëm rreth 200/700 milion euro” mallra në vit.

Njeriu ose fuqia punëtore si ‘eksport”, për qdo vit eksporton shërbime në vlerë financiare, i cili eksport financiarisht është më i madhë se importi i mallrave mbrenda një viti.

Eksporti njerëzor i 900 000 punëtorëve së bashku me 700 000 puntorë që punojnë në Kosovë(të regjistruar & të paregjistruar), rezultuan në zhvillim fantastik ekonomik në vitet e lirisë.

P.S.
Në eksport njerëzor nuk është llogaritë eksporti i disa njerëzve që mirren me veprimtari jo-ligjore në shtetet e huaja, por të cilët poashtu krijojnë profit, dhe një pjesë e profiti shpenzohet në Kosovë.

Besim Prishtina
Shtator 2023

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.