POETI, GJENIU ENDACAK

0
238
Atdhe Geci - Kanuni poetik

POETI, GJENIU ENDACAK – poezi nga “Kanuni poetik” I

Në poezi është gjaku im
Atdheu i të tëra kohërave
sa herë qan a ngec historia
veton dhe bubullon poezia.

Midis ajrit, frymës e ujit,
midis bimëve dhe bëmave
jeta jonë jo rrallë pluskon
në heshtje dhe pa beteja.

Koha na don si don vetë
jo ashtu si e ( duam ) ne
ëndrrës zëshëm i thërras
po edhe ajo më del e zënë.

Dhjamin dhe metaforat zih
asnjë lloj i artit s’i duron,
poezia ndjehet e trishtuar,
kur poeti me emër shenjon.

Atdhe GeciDortmund, 2023

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.