Skënder MULLIQI
Aleanca Verioatlantike Ushtarake e NATO-së, intervenoi mbi caqet kriminale serbe në luftën ne Bosnje dhe në Kosovë. Në Bosnje NATO, kishte intervenuar pas katër vitësh lufte në këtë republikë, kurse në Kosovë kishte bombarduar caqët kriminale serbe në vitin 1999, dhe në të dyja rastët intervenimi u bë për shkaqe humanitare. Në Bosnje kishte intervenuar pas rënjës të Srebrenicës dhe gjenocdit të shkaktuar ndaj myslimanëve.
Në Kosovë intervenimi ushtarak u bë për shkaqe të spastrimit etnik, kur nga Kosova nga forcat e Millosheviqit u dëbuan afër 1 milion shqiptarë. E vuna këtu këtë paralele, për të shikuar së a do të intervenon aleanca më e fortë ushtarake në botë, edhe më rastin luftës në Ukrainë, ndaj agresionit rus ? Edhe më rastin e shpërbërjës të ish–Jugosllavisë, nuk është intervenuar ushtarakisht deri në momentin kur ishin shterruar të gjitha përpjekjët diplomatike për të ardhur paqja.
Kjo nuk ndodhi nga mos bindja e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, dhe pastaj erdhën në shprehje intervenimet ushtarake. Edhe në luftën e Ukrainës është duke eskaluar situata mbi bazat humanitare, ku rusët kan filluar të vrasin edhe civilë, duke i detyruar deri më tash të largohen mbi 1 milion e 500 mijë njerëz nga kjo republikë. Ky numer pritet të jete shumë më i madh, dhe mund të shkojë deri në 5 milon. Presedenti i Ukrainës, Zelinsky që nga fillimi i agresiont rus, është duke kërkuar ndihmë nga NATO, për mbrojtjën e njerëzve të pa armatosur.
Putin nuk është duke zgjedhur mjete të luftës për ta pushtuar Ukrainën, duke bombarduar aty ku po mundet, pa asnjë selekcionim ushtarak ndaj civilëve. Kështu siq po shkon rrjedha e ngjarjeve në Ukrainë, ka mundësi të eskalimit të luftës në përmasa shumë të gjera. Se, sa do të jetë NATO, indiferente ndaj agresionit rus, që po bëhët gjithnjë e më i pa parsahikuar, kjo mbetet të shihet në ditët e ardhshme. Amerika dhe Evropa shumë janë duke i dhënë vërejtje Putinit së si po vepron dhe më qfarë aramatimi. Putin disa herë ka kërcenuar më armë berthamore dhe më përdorim të armëve kimike.
Një përdorim i armatimit të tillë do të shkaktonte krizë shumë të madhe humanitare, e cila automatikisht do të tërhiqte pas veti, edhe krizën e një lufte botërore. Bota Perëndimore jo që po i frikësohet Putinit, siç kanë filluar disa të komentojnë luftën në Ukrainë, por ata janë duke përfillur mundësit e zgjidhjës të krizës në tavolinë të bisedimeve, për të mos ardhur deri të ndonjë ndonjë luftë botërore, e cila po na kërcënohet, nga një njeri i retarduar psiqikisht siç është presdenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Kjo lufta në Ukrainë megjithate dallon shumë nga lufta në Bosnje dhe në Kosovë. Përpjekjet janë për ta izoluar Putinin ushtarakisht në njerën anë, kurse në anën tjetër, po i vihen sanksione shumë të rrepta ekonomike, të cilat sanksione do të rezultojnë pozitivisht, që Putin gjithnjë e më shumë të dobësohet. Kjo mvaret shumë edhe nga rezistenca ushtarake e ukrainasve të cilët janë duke i mbrojtar të drejtat e tyre fundamentale njerëzore, dhe janë duke e mbrojtuar vendin e vet. Kjo është padyshim përparësi e madhe e popullit të ukrainës në luftë më agresorin Putin, që po tregohet edhe më i ndytë së sa Millosheviqi që ishte në Ballkan.
Ne Bosnje ka pase intervenim te NATO-s per 21 dite duke targetuar 338 caqe.
Intervenimet nuk kishin ndikim ne terren, sepse Serbia e humbi betejen me Kroaci(Oluja) dhe me Bosnje… kur u bashkuan forcat Kroato-Boshnjake.
Ndersa ne Kosove NATO ka interveenue me mbi 900 aeroplana bombardues per 78 dite bombardimi te caqeve ushtarake te Serbise.
Ne Kosove NATO e çliroi dhe pavaresoi Kosoven.
Ne Ukraine NATO do te ngadhnjeje, ndaj Rusise komuniste terroriste.