Informata të shpeshta nga xhepat e Beqir Sinës!

0
1033
Albin Kurti - Dallas

Në vend të reagimit

Nuk janë të rastit shkrimet nga Amerika, që gazetari Beqir Sina me vendbanim në Nju Jork, i përthekon tërë ngjarjet që ndodhin në diasporën shqiptare përmes “burimeve të tij” (sic!) dhe i bën lajme të ditës (sic!).

Po sot kemi rastin të lexojmë shkrimin e tij lidhur me vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Dallas dhe, shkrimi botohet në gazetzën (“Bota sot” më 11 maj 2022), në emër të Beqir Sinës, i cili nga Nju Jorku e bën lajmin dhe e gatuan shpejt për lexuesit, që vetë sot është në Nju Jork (sic !). Për hirë të lexuesve nga trojet shqiptare të gazetës,,Bota sot,,po theksojmë se Nju Jorku nga Dallasi është larg hiq më shumë se tre orë me aeroplan e sa i përket veturës as që bisedohet, ku Beqir Sina e bën lajmin përmes “burimeve të tij”(sic) për lexuesit e respektuar të gazetës tonë të dashur…!

Nuk është hera e parë që Beqir Sina, është bër si “baba hoxhë” kur e thërrasin me telefon ata që dëshirojnë të dalin në gazetë dhe të bëhen lajm i ditës (sic!), pa bër ndonjë aktivitet kombëtar dhe duke e futur në rrugën pa rrugë gazetarin Beqir Sina nga Nju Jorku.

Me vjen keq, por me duhet të theksoj me këtë rast se lajmi i B.Sinës vetë në Nju Jork e lajmi nga Dallasi(sic!) tregon qartë se deri ku kemi mbërri me lojën e strucit dhe duke i thyer kodet e gazetarisë se, lajmi nuk guxon të shkruhet pa prezencën e gazetarit në vendin e ngjarjes dhe, jo përmes “burimeve të tij”(sic!) në relacionet me mija kilometra Nju Jork-Dallas(sic!) për gazetën “Bota sot”.

Për hir të vërtetës, në disa qendra të diasporës shqiptare në Amerikë, janë formuar disa asociacione veçse me emër dhe pa bër as më të voglin aktivitet kombëtar, sikundër po del para lexuesve në shkrimin e B.Sinës, përfaqësuesi i “Rrjeti i Bizneseve” z. Nazar Mehmeti, që e ka bër një si adresë për të paraqitur vetën si më i madhi dhe më veprimtari, kur e kur, ky farë Rrjeti… tash sa vjet ka mbetur veçse shenjë e fjalës së gojës në Dallas(sic!).

Do të ishte mirë që gazertari B.Sina, krejt këtë po e bëj si thirrje dhe në mbrotje të integritetit të tij, mos të merret me lajmet nga distanca dhe nga “burimet e tij”(sic!), ndonëse kështu nuk shkruhet lajmi i ditës me të dhënat e të tjerëve herë në Dallas e herë në Çikago(sic!) pa prezencën e tij fizike në cilësinë e gazetarit nga Nju Jorku(sic!).

Kësaj here, lajmi për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Dallas, më shumë pati reklamë për kryetarin e Rrjetit… z. Nazar Mehmeti, i cili tash sa kohë po trumbeton se ka bërë shumë për atdheun dhe UÇK me ato 1 milionë dollarët e tij që, asnjëherë nuk i ka vërtetuar se janë akorduar nga arka e bankës së tij në Dallas(sic!).

Për fund po theksojmë se lajmi i sotëm nga Dallasi nuk e mbuloi ketë ngjarje dhe vizitën e Albin Kurtit, por më shumë pati reklamë dhe rrahagjokës për disa që e kanë për dëshirë të madhe, që emri i tyre të jetë në krye të rreshtave të lajmit dhe në shtypin e kohës. Kolegut tonë B.Sina i sugjerojmë mos të luajë me kodet e gazetarisë, se kjo e demton lapsin e tij dhe para lexuesve bën gafa me lajmin memec nga duart dhe telefonat e të tjerëve nga qytetet me shqiptarë në Amerikë.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.