Pushteti dekadent i Ramës, që do të vijë duke degjeneruar përditë, derisa të mos mbahet dot në këmbë…

0
11
Edi Rama - spaghetti

Arben Çokaj

Çmime të larta, hajni e abuzime, drogë e poshtërsi, e shumë gjëra të tjera që nuk duken, e bëjnë Shqipërinë një vend me sjellje turqeliko-islamike, jo-europiane.

Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Në Maqedoni, çmimi i naftës 1,10 Euro, në Kosovë, 1,18 Euro, në Shqipëri 1,78 Euro. Çmimi i karburantëve rrit çmimin e transportit dhe çdo gjë vjen automatikisht duke u shtrenjtuar në vend. Jeta e shqiptarëve bëhet e pamundur…

A e dini ku është shqetësimi im? Se kushdo që vjen në pushtet këtu te ne – e majta apo e djathta – sillet si harbut, që synon vetëm me e vjedhë dhe e me e shpërdorua këtë vend e këtë popull. E jo se ne nuk dimë, si popull, por ka hy e keqja e madhe mes nesh.

Ne nuk jemi Amerika, një vend gjigand me qindra popuj, nuk mund të luhet politikë amerikane këtu, siç bëjnë këta hajvanat e politikës sonë, këtu duhet të luhet politika e një shteti të vogël europian, psh. ta zëmë politika daneze, që kujdeset për popullin e vet. Danimarka si shtet nuk i ka resourset tona ekonomike, s’e ka as diellin e as detin tonë për turizëm, as naftën e as mineralet, as natyrën e as tuirizmin, që mund të kemi ne, por ata kanë detin për peshkim, dhe erën për energji elektrike – kanë mendtë e dijen, që i përdorin me racionalitet. Dikur e importonin energjinë elektrike, përdorën trurin dhe tani prodhojnë energji me mullinj ere në det…

Politika të tilla te ne luhen mbrapsht si me inceneratorët, ku vidhen miliona Euro, e nuk bëhet asgjë. Dhe të kapë trishtimi… sidomos kur sheh inceneratorin modern në Kopenhagë, Frankfurt apo Darmstadt… Atje i bëjnë punët si duhet, janë më efektivë se janë europianë, ne bëjmë leshtë, se jemi turqeli.

Se Rama synon t’i vjedhë e jo t’i fitojë votat. Dhe e përgatit terrenin për hajni. Nga njëra anë e godet opozitën – deri diku me të drejtë, se janë hajna – dhe e shkatërron atë. Në anën tjetër vjedhë për vete e abuzon pa masë – nuk zë mend nga hajnia e paraardhësve, thua se atij nuk ia prekë e keqja këmbët… Të dhemb zemra se sa gjëra të mira e të bukura mund të bëhen për këtë vend me paratë që ai i çon për lesh. Dhe ky e sheh se votën nuk mund ta fitojë, dhe e vjedhë. Për këtë përdorë edhe bandat e kriminelët, të cilët më pas kanë mbrojtje politike nga policia dhe vënë gjoba të majme mbi biznesin vendas e ecin me makina të blinduara, etj. etj. abuzime e shpërdorime, drogë nga njëra anë e hajni të naftës, në anën tjetër, etj. që janë tregues të një shteti që nuk funksionon në rregull, e ashtu si duhet. Prandaj shqiptarët po ikin… se duan siguri në jetë. Duan spitale më të mira dhe pensione më të mira.

Në Kosovë është Albin Kurti, po qeveris më mirë dhe me mentalitet perëndimor, në Maqedoni janë maqedonët – se po të ishin shqiptarët e Kim Mehmetit, do ia bënin mutin shtetit edhe ata, si këtu te ne. Ne nuk kemi aftësi shtetformuese si popull, fatkeqësisht, nuk punojnë politikanët për popullin e tyre, sepse nuk e duan këtë popull e këtë vend, nuk e respektojnë atë. Janë qenie të pështira, të pavetëdijshme, të pandërgjegjësuara. Me u folë atyre për zgjidhje racionale e në dobi të popullit, apo në shërbim të vendit, qeshin me ty, nuk u han palla për këtë vend. Të marrin naiv e budalla. Se sistemi i krijuar me rënien e komunizmit, që është një sistem i kohës së turkut e Zogut, është sistemi i hajnisë e poshtërsisë mbi këtë popull. E kjo më trishton mua.

Se e nisëm: “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa“, por po bëjmë sjellje jo-europiane, turqeliko-islamike, fetaro-arkaike, po kthehemi në kohën e turkut, kur ishim një popull pa identitet, i shembur, nocion gjeografik. Pra, nuk po tregojmë se kemi respekt për veten si popull. E duket se në bashkësi nuk kemi respekt, jo! Nuk po tregojmë shtetndërtim. Jemi të paqartë në vete, se kush është shteti e kush është feja e këto nuk duhen përzier.

Sa gjatë mund ta mbajë Rama pushtetin me çmime të larta e hajni e poshtërsi? Nuk dihet, por dihet e sigurtë se një ditë edhe ky do të bjerë. Atëherë pse nga njëra anë merresh me shpërdorime e poshtërsi e nga ana tjetër shtron iftar? Pse e fetarizon politikën shqiptare? Kur e din se e humbet pushtetin si Jozefina, prapë se prapë, një ditë? Nuk të mban iftari e as eZani shurdhues – mjete të pushtimit osman – në pushtet. Se nuk ia ndien, don me vjedhë, e të ecin sa të ecin… Dhe ri-kthehet Saliu e Meta me krahun e tyre një ditë, nga keq-menaxhimi i pushtetit – edhe ata për me vjedhë…

Nëse Rama punon si Albini me dinjitet për këtë popull, pa rrena e hajni, mund ta fitojë pushtetin me meritë dhe ashtu e drejton edhe vendin. Ky paska pasë ndër tjera komplekse të fuqishme seksuale. Merr disa vajza të reja, të cilat e lavdërojnë, njëra i thotë ‘Skënderbe’, e bën kryetare Kuvendi, bën edhe një statujë të Skënderbeut të ngjashme me veten, dhe e çon Elisën për përurim në Kalabri, tjetra i thotë se ‘është 10 hapa para’ e kërleshet mjerani, i çohet mishi kokrra nga lavdërimi dhe e bën zv. ministre, si Edonën ministre dikur, direkt, e gjitha fasadë me bazë seksuale, sipas Frojdit… Komplekset seksuale të rinisë, don me i plotësua si dhia e Republikës Domenikane, tani në pleqëri…

Pra, fillon e kalon në dekadencë nga pushteti i madh, që nuk din se si ta menaxhojë. Dhe fillon e bën edhe dëme pastaj, llastohet nga fuqia që ka, dhe pushteti, të cilin e merr pa të drejtë dhe me poshtërsi, e jo me meritë, jo me votë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.