11.7 C
Tirana
E mërkurë, 25 Nëntor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Nga shkronja A te alfabeti

Nga shkronja A te alfabeti

0
Kongresi i Manastirit - pllake

Milazim Zeqiraj

(Në përvjetorin e Kongresit të Manastirit)

Në përvjetorin e alfabeti,
i mendoj 36 shkronja,
prej tyre 7 zanore e 29 bashkëtingëllore,
shkronja A është e para.

Kur e shoh shkronjën A,
më duket si maje mali,
si kulm shtëpije,
si sqep shqiponje.

Dy vija që takohen në majë,
lidhen më një vije në mes,
duke i dhënë forcë shkonjës A,
si diafragma në trupin tonë,
që i jep forcë zërit,
për ta thirrur shkronjën A.

Kur e mendoj shkronjën A,
si frymë,
si dhimbje,
si frikë,
si dashuri në ekstazë,
si zë në mes pyllit,
përherë me jep forcë.

Kur shkronjën A e përplasi,
më 29 bashkëtingëllore,
e 6 zanore tjera,
nxerri fjalë e fjali pa fund.

Shkronjën A në veti,
e në jetë tonë,
është dhimbje dhe dshuri.

2024

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.