Agron Shabani
Me vjen shpesh të thëm se prodhimi dhe proporcioni i përgjithshëm i mëshkujve ose burrave të ndryshëm në poste ose funksione të ndryshme shtetërore, nacionale, qeveritare, parlamentare, politike, kulturore, informative dhe të tjera në Kosovë dhe Shqipëri, është shumë me i madh, shumë me i lartë, si dhe në disproporcion të thellë në raport me ata që i meritojnë dhe arsyetojnë postët, funksionet, gradat, paletat, titujt ose epitetët e ndryshme.
“ Shija e ujit provohet dhe vërtetohet në shktetëtirë”, thonë arabët.
Në Kosovë ( deri dikund edhe në Shqipëri)- fjalët e vërteta asnjëherë nuk janë të këndshme dhe të dashura, ndërsa fjalët e bukura dhe të dashura, si dukët asnjëherë nuk janë të vërteta. Kush e di?!
Si dukët ka një problem të madh në politikën dhe mediosferën e përgjithshme shqiptaro- kosovare? Apo, mos ndoshta sa më shumë rregulla dhe ligje të atjeshme, aq me shumë shkelës dhe abuzues të tyre !?
Uroj të jem i gabuar.
Nejse!
Mëshkulli ose burri i vërtetë, gjithëmonë është një burrë i ditur, i mençur, i urtë, modest, i sinqertë, trim, intelektual, intelegjent e patriot, dhe jo një frymë (arkë) e mbushur me tituj, thirrje, epitete të pamerituara, poste, funksione, grada dhe paleta të ndryshme.
Në të kundërten, sipas një metafore të latuar të një mendimtari të njohur botërorë: “ Atij që i vije (vjen) zor të behët lider, politikan, shkenctar, akademik ose filozof, ka shumë gjasa për t’ u bërë peshkatar, gjuetar, këngëtar, blegtorë, bletae i suksesshëm ose minatorë.
” Njeriu është segment ose fragment i natyrës, si dhe prodhim ( prodult) i dashurisë dhe vullnetit hyjnor dhe erotik. Me shqfaqjen e intelektit ose intelegjencës së njeriut, kanë ndryshuar edhe sistemët, situata e ndryshme normative, kognitive, evolutive, dialektike, ekulibruese dhe të tjera së bashku me harmoninë e njohur në mes njeriut, Zotit dhe natyrës.
Ndërkaq, para shfaqjes dhe manifestimit të intelegjencës ( intelektit) të njeriut, ka funksionuar një sistem i pandryshuar natyrorë ose ordinar mbi “ bazën” e mosprishjes së barazpeshës dhe harmonisë imagjinare dhe fiktive në bazë të një kontrate të pashkruar sociale. Pas këtyre, kanë ardhur evolucioni, transformimi i shkallëshkallëshem, edukata, kultura, morali, arsimimi, emancipimi dhe kështu me radhë.
Konfuqi në një rast thotë se pesha e qiellit dhe vlera e mësuesit ose pedagogut, janë të pamatshme dhe të pakrahasueshme. Se sa të bukur dhe të këndshëm jemi përjashta, kanë zgjedhur vendosur Zoti, dhe natyra , ndërkaq se sa të bukur dhe të këndshëm jemi nga brenda, vendosim vet.
Ndonëse, sipas Albert Kamysë ( Albert Camus, 1913-1960) ka vetëm një problem të madh dhe tepër serioz për edukatën, kulturën, arsimimin e gjithëmbarëshem dhe politikën: Dhe, ky është mashtrimi, nënçmimi, nënshtrimi, poshtërimi individual e kolektiv, dhe në vetvrasja shtetërore, nacionale, kulturore dhe politike.
Në të kundërte, sipas Volterit: Historia do duhej shkruar si filozofi ose aritmetikë.
Asnjëherë nuk duhet harruar faktin se edhe miqësia është një lloj shkence e pavarur, sovrane, autonome, legjitime dhe integrale. Kështu që gjithënjë sipas saj, nuk mund të ketë liri integrale, esenciale ose substanciale pa shpirtin e lirë njerëzorë ose qytetar, si dhe pa vetëdijen dhe intelegjencën e lartë individuale dhe kolektive.
Ç’është edhe me keq, disa të të ashtuquajturit liderë ose politikanë të ndryshëm në Kosovë dhe falangat e tyre private gjithandej, janë bërë bashk me ata që i kanë vrarë, masakruar dhe prerë në fytë edhe foshnjët ose fatosët e palindur shqiptar në barkun ose embrionin e nënës, për të shpifur, sajuar dhe manipuluar kundër UÇK-së!!! E sidomos disa portale ose gazeta të ndryshme kosovare.
Pak psikoligji politike:
Në kuadër të “ritualit” ose “celebrimit të përbashkët të mendjes (koshiencës), shpirtit, natyrës, imagjinatës, fantazisë dhe intuitës”, është logjika ose koshienca e lartë njerëzore ajo që na flet ose udhërrefen vazhdimisht mbi “vullneti për të jetuar, vepruar ose reaguar” (wille zum leben ose wille zum reagiren etj).
Kështu që “fenomenët” e ndryshme njerëzore ose qytetare, ashtu sikurse ato natyrore ose mbinatyrore, interferojnë dhe integrohen në vullnetin për të jetuar, që është thelbi i jetës, botës dhe natyrës tonë.
Kjo sidomos atëherë kur vullneti bëhet pavetëdije ose jovetëdije individuale dhe kolektive..
Për Immanuel Kantin: vullneti për të jetuar, që në krye të herë është i njohur dhe identifikuar në vetëdijen (koshiencën) ndërgjegjen dhe nëndërgjegjen tonë.
Vullneti për të jetuar na vë në levizje edhe kur jemi të fjetur ose në gjumë, dhe na vë në gjumë edhe kur jemi të zgjuar ose në punë. E sidomos atëherë kur mbi bazën e asgjësë prishet ose shkatërrohët gjithëçka ose çdo gjë!
Pse (përse) ndodhin të gjitha ato fenomene ose anomali violente, infantile, patologjike, reaksionare dhe anakronike në Kosovë ?!, pashmangshëm shtrohet pyetja.
E kemi thënë ose cekur shpeshherë se çdo mengjes herët, njeriu zgjohët nga gjumi ose ngritët nga shtrati si qenie ose krijesë e trefishtë. Respektivisht, mbi bazën e trinisë ose trinitetit të njohur shpirti- mendja- trupi i njeriut.
Në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër kompleks: njeriu është simbiozë ose sintezë e tre (3) botërave të ndryshme: Botës shpirtërore ose materiale, botës koshiente ose logjike si dhe botës trupore ose fizike.
Se këndejmi, sipas psikologëve dhe filozofëve të shumtë: shpirti dhe intuita së bashku me mendjen (logjikën), koshiencën ose intelektin e lartë njerëzor, ndodhën të fshehur ose maskuar në bërthamen ose brendinë e të gjitha çështjeve ose aspektëve të mundshme logjike, holistike dhe primatologjike.
Në këtë prizëm edhe “logosi” është operativë ose funksional si të thuash në të gjitha çështjet ose aspektët e mundshme koshiente ose logjike.
Ndërkaq, në çështjet ose aspektët e njohura shpirtërore, emocionale,samtamentale ose liturgjike, më tepër është instrumental, sensual, eksperimental, kognitivë, inkarnativë, ataraktivë etj.
Me fjalë tjera, “logosi” është ‘organ’ ose ‘ enërgji e gjallë’ që levizë ose qarkullon vazhdimisht brenda trupit, mendjes (trurit) dhe shpirtit të njeriut në kuptimin e asaj se mendja (truri) e ushqen shpirtin dhe shpirti e ushqen mendjen ose trurin e njeriut.
“Logosi” në radhë të parë është ‘ligjë’ ose një ‘princip i lartë universal’ i cili e bën të mundur dhe e garanton bashkëjetesën, koekzistencën dhe harmoninë e gjithëmbarëshme në mes botës koshiente ose logjike, botës trupore ose fizike dhe botës shpirtërore, materiale ose metafizike.
Ndonëse, pa i harruar në këtë sfond edhe intelegjencën emocionale së bashku me forcën ose enërgjinë pozitive brenda vetvetës tuaj ( tonën).
Ndaj, mjeku i vërtetë dhe më i efektshëm për çfarëdo sëmundje ose lëngatë të mundshme, është ose ndodhët në ju, apo në ne. Respektivisht, në mendimin, besimin, intuitën dhe nënvetëdijen tuaj ( tonën).
Vetëm duhet bërë puçjën ose bashkimin shpirtëror dhe emocional më atë koshient (logjikë) dhe fizik ose organik brenda vetvetës tuaj, duke i materializuar ose konvencionalizuar ato me lutjet dhe dëshirat e kahmotshme për shërim ose kurim të plotë! Dhe, do i shihni (shohim) edhe vet efektët e forcës (fuqisë) dhe enërgjisë së madhe brenda vetvetës ose nënvetëdijes suaj ( tonë), të cilat aty për aty, do futën në veprim ose aksion, duke i floruar, eksploruar dhe pasuruar kështu edhe ‘ kopshtin’ e mendjes dhe shpirtit tuaj ( tonë).
Ndryshe nga kjo, shkencërisht ose eksperimentalisht është provuar dhe vërtetuar shpesh se një gjendje ose situaë e gjatë vuajtjeje, stresi, depresioni ose mjerimi të brendshëm shpirtëror, emocional, mental ose psikologjik, shkaktojnë helme ose acide të ndryshme në gjak. Gjegjësisht, çrregullime të brendshme dhe të jashmte me pasoja, ndikime dhe reflektime të pashmangshme edhe në “fizikën” dhe “kiminë e brendshme” të trurit dhe shpirtit të njeriut.
Ndërkohë që helmet ose acidët e shkaktuara nga vuajtja, stresi, depresioni, zhgënjimet ose dëshprimet e ndryshme në familje, shoqëri, karierë, profesion dhe kështu me radhë, e dëmtojnë organizmin e njeriut, duke ndikuar dukshëm edhe në rrënimin ose shkatërrim e tij trupor (fizik) dhe psiçik ose psikologjik.
Në këtë kontekst, sipas Siegmund Freudit, Alfred Adlerit dhe psikologëve të tjerë: Mendimet, bindjet ose emocionet e pashëruara, violente, patologjike, diabolike, parabolike, iracionale, negative ose pesimiste, nuk vdesin kurrë. Ato janë të varrosura për së gjalli në shpirtin dhe kujtesën e personave ose individëve të prekur nga sindromet ose simptomet e sëmundjeve të ndryshme shpirtërore, emocionale, nervore, mentale ose psikologjike në atë menyrë që ato kthehën ose rikthehën vazhdimisht në forma, mënyra ose profile të tmerrshme, trishtuese edhe vdekjepruese. Duke menduar edhe në “pacientët e lartë” institucional dhe funksional në Kosovë dhe gjithandej.
Për me tepër ndërkaq, thuhet se njerëzit e marrë, paranoid, mizantrop, skizofren, infantil ose psikopatologjikë, në fillim shpeshherë bartin maska ose “fytyra të bukura” në atë menyrë që të gdhendën ose skalitën përgjithmonë në shpirtin dhe kujtesën e njerërzve, popujve ose kombëve të tyre përkatëse ose respektive.
Për t´i shfaqur ose manifestuar dikur më vonë turpin, marrëzinë, nebulozen, mizantropinë, skizofreninë, idiopatinë ose psikopatologjinë e tyre në forma ose profile të ndryshme si fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, mosdurimi, mosbesimi, fodullëku, cinizmi, injoranca, prepotenca, kretenizmi, obskurantivizmi, nihilizmi etj.
Sociopsikologët ose socioantropologët e ndryshëm në këtë prizëm janë të mendimit se personat ose individët e mësipërm, përjashta ose në ambiente të hapura e lozin rolin e engjejve, profetëve ose perëndive, ndërsa në brendinë e tyre janë bisha të egra, demon, satan, kriminel, suicid, psikopat ose maniak të rrezikshëm infantil dhe patologjikë.
Kosovës i nevojitën lider ose politikan të aftë, profesional, autonom, integral, konvencional, intelektual dhe intelegjent, e jo politikan të marrë, stupid, nebuloz, paranojak ose mediokritë që bëhen bashkë me çetnikët ose armiqtë e egër serbian-kundër liderëve, komandantëve, strategëve, luftëtarëve ose çlirimtarëve shqiptar të UÇK- së.
Fjala ose nocioni inteligjencë vjen nga fjala latine ‘interlligere’, që do të thotë të krijosh ose organizosh relacione, respektivisht marëdhënie midis marëdhënieve ose lidhje midis lidhjeve.
Ky term ose nocion është prezantuar dhe konfirmuar edhe nga Ciceroni, Sokrati, Platoni etj.
Sipas tyre inteligjenca (intelegjencia) është ajo që bën njeriun të kuptojë dhe pranojë më mirë jetën, botën, natyrën, të tjerët dhe vetvetën e tij.
Ndërkaq, sipas Aristotelit, trupi, mendja (truri) dhe shpirti i njeriut janë të pandarë në kuptimin e asaj se shpirti i ka dy anë ose pjesë të tij: pjesën racionale dhe pjesën iracionale.
Ndaj, gjithënjë sipas Aristotelit, shpirti në brendinë ose substancën e tij përmban ide dhe idetë janë të konceptuara dhe përceptuara përmes intelegjencës së njeriut në kuptimin e njohur se shpirti e ushqen trurin dhe truri e ushqen shpirtin e njeriut.
Për Hegelin ndërkaq, intelegjenca është gardian ose kujdestari i të gjithë jetës sonë koshiente (logjike) ose psikologjike.
Përderisa, Imanuel Kanti e shikonte dhe kuptonte intelegjencën vetëm nëpermjet bashkimit të saj me intuitën dhe sensibilitetin, si dhe me ndërthurjet ose ndërvarjet totale dhe absolute që burojnë nga dija, evolucioni dhe përvoja e njohur e njeriut.
Shopenhaueri e shihte intelegjencën si nënshtrim të shpirtit dhe vullnetit njerëzorë, gjegjësisht si elementin e parë dhe esencial.
Dekarti e percaktonte intelegjencen si “mjet për përfitimet e shkencës dhe teknikë perfekte të lidhur me një pafundësi gjërash”.
Leibnitzi i referohej intelegjencës si një shprehje e nukleusit dhe radiusit progresivë të vetdijes dhe ndërgjegjës.
Duke menduar në intelegjencën e kristalët ose brilange, në intelegjencën e f,uidshme ose levizëse, ne intelegjencën e mjaftueshme ( IQ-150), intelegjencën e zhvilluar dhe funksionale ( IQ- 130-150), intelegjencën normale ose optimale( IQ 90-110), intelegjencën e ulët dhe shumë të ulët ( IQ 50-70, apo IQ 50), abnormale, skizofreninë, idipatinë, malenkolinë, retardimin e rlndë, retardimin e përgjithshëm mental ose psikologjik etj.
Ndërkaq, Çarlls Darwin, në librin e tij “Origjina e specieve” pohon se “qenia njerëzore është kurorëzim i evolucionit dhe progresit, kështu që intelegjenca është ajo që i dallon njerëzit prej kafshëve”.
Në psikologji, intelegjenca ka dy elemente kryesore që dallojnë një person intelegjent nga një person jointelegjent, apo më pak inteligjent: enërgjia ose kapaciteti për të punuar dhe krijuar si dhe performansa dhe sensibiliteti.
Me fjalë tjera, një person inteligjent, intelektual ose performant në fusha të ndryshme, ka një kapacitet pune dhe një nivel ose radius levizjeje dhe enërgjie krijuese ose inovatore shumë më të madhe, sesa një person jonintelegjent ose më pak inteligjent dhe jointelektual.
Ndonëse, psikologët dhe psikologjia i referohen intelegjencës së njeriut edhe nga pikëpamja interaktive, intelektuale, profesionale, sociale, morale, materiale, shpirtërore, emocionale etj.
Në këtë prizëm, të ndikuar paksa edhe nga filozofia sociale e Thomas Robert Malthusit i cili mbeshteste faktin se burimet ose resurset natyrore janë të limituara, dhe se njerëzit mbi bazën e njohur të zhvillimit, intelektualitetit, akribitetit, luciditetit, subtilitetit dhe intelegjencës së tyre, konkurojnë për burimet, vlerat ose resurset e njohura globale ose universale: Psikologët janë të mendimit se është e drejtë sovrane dhe tepër legjitime e personave intelektual dhe intelegjent të sundojnë ose mbizoterojnë mbi personat jointelektual, jointelegjent, apl më pak inteligjent.
Personat me probleme mendore ose me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), intelektuale dhe profrsionale, nuk arrijnë dot të identifikojnë në menyrë korrekte dhe koshiente ose logjike detyrèn dhe misionin e tyre, të planifikojnë një strategji për zgjidhjen ose tejkaliin e një problemi akut ose kronik si dhe të monitorojnë sjelljet, veprimet ose reagimet e tyre.
Ndaj, nëse ka diçka intelegjente, racionale, morale, njerëzore ose humaniste tek njeriu i ditur, njeriu i thellë, intelektual dhe patriot, ajo patjetër do duhej të zbriste, duke u ulur në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjjes së lartë njerëzore ose qytetare.
Në të kundërten, duke i konsideruar joarsyen dhe jondërgjegjën si “derivate të dorës së dytë”, Siegumnd Freudi, përveç tjerash, thekson faktin se përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes (jondërgjegjies) ose iracionales, përreth së cilave gjithçka duhet të përmbyset dhe rrotullohet në raport me figurat e ndryshme prindërore ose paternaliste, parasegjithash të ngjason në komplekset, incestet ose inçestuozitetet protofëminore ose adoleshente të tipit ose profilit të njohur të Edipit- ndaj nënës së nënshtruar dhe dhunuar nga i ati ose babai i tij i cili për Edipin e vocër, njëkohësisht është edhe i ndjerë, edhe i dashur, edhe i plotfuqishëm, edhe kundërshtar ose armikë i tij etj.
P. S. Një artist i njohur i kalibrit botërorë, do thoshte dikur se: “Nëse, ju rastisë ndonjëherë që në qiellin e feksur të ndonjë metropole të njohur, të shihni hënën e zbehtë, e keni parë dhe zbuluar vetëm njerën anë të bukurisë së qiellit, si dhe të “dashurisë qiellore” ose kosmologjike të hënës ndaj diellit, nëse i shihni yjet e panumërt në qiellin ose horizontin e pafund, e keni parë dhe zbuluar pjesën tjetër të hyjnisë, mrekullisë dhe bukurisë së pafundme të qiellit të Zotit, nëse i shihni ( shikoni) duke aguar rrezet e diellit herët në mengjes në “ prehër të henës”, e keni parë dhe zbuluar bukurinë e përjetshme të Perëndisë, ndërkaq, nëse në mengjes herët, e shihni ( shikoni) vetvetën tuaj në pasqyrë: Kurrë mos harroni se e keni parë dhe zbuluar krijesën me të dashur dhe me të bukur të Zotit ose Perëndisë.” (fund i citatit)











