Edi Shukriu – Profesoreshë e UP-së, akademike, publiciste, poete dhe një grua aktiviste

0
1377
Edi Shukriu

Në Beograd nisa studimet në vitin 1968, vit kur në Kosovë kishin nisur shkundjet !Udhëtimi për Zagreb ishte shumë i gjatë, kurse në Beograd ishte më afër. Udhëtoja tërë natën, dhe në mëngjes isha në Beograd, kurse në Zagreb, më duheshin edhe 12 orë shtesë”, kujton Edi Shukriu, e cila studimet e arkeologjisë i nisi në vitin 1968, vit kur në Kosovë kishin nisur shkundjet e para shqiptare nëpërmjet protestave, e shkundje që e vështirësonin stabilitetin e studentëve shqiptarë në Beograd, të cilët nuk ishin të paktë dhe studionin në drejtime të ndryshme.

Edi Shukriu kujton edhe dallimet që kishte nuhatë edhe nga ana e profesorëve, kur shpesh herë ishin shumë më kërkues ndaj saj si studente shqiptare, se sa te studentët vendës, padrejtësi në nota dhe në shumë ngufatje të tjera, por që Edi Shukriu i vlerëson edhe si pozitive.

“Kisha një profesoreshë të frëngjishtes, që ishte serbe por që vinte nga Kroacia, aq kërkuese ishte ndaj meje, sa detyrohesha të mësoja aq shumë, vetëm që të mos më zinte ngushtë. Por si rezultat i kërkesave të saj, unë më vonë isha falënderuese, sepse, gjuha frënge është gjuha që e zotëroj më së miri, pas gjuhës shqipe”. Ishte viti 1972, koha edhe kur kishte përfunduar studimet në Beograd, dhe bashkë me mamin e saj ishin drejtuar në një zyrë, që të bënin kërkesën që ta mbështesnin për udhëtimin në Angli.

Ukshin Hoti - Edi Shukriu Ukshin Hoti – Edi Shukriu

“Në atë takim na priti Ukshin Hoti, atëherë ishte në një pozitë që nuk e kishte titullin e ministrit të punëve të jashtme, por që në ato kompetenca ishte. Nuk u mbështeta për këtë udhëtim, por ky udhëtim ishte shkas që të njihem me Ukshin Hotin”, tregon Edi Shukriu.
Dhe, përderisa i kishte dështuar udhëtimi në Angli, Edi bashkë me një grup të arkeologëve po bënin hulumtime në Gadime të Epërme. Dhe në kodrën e Gadimës, Ukshin Hoti ishte ngjitur për ta takuar Edin, ku sipas saj, pas disa takimeve të shpeshta, ata edhe u lidhën, lidhje që solli edhe vendimin për martesë, në vitin 1974, ku nga ajo martesë kanë vajzën Erletën.

E kujton si njeriun që ka njohur më së miri marrëdhëniet ndërkombëtare, si një njeri që ka ditur shumë gjuhë të huaja, e që shumicën prej tyre, sipas Edit, i ka mësuar vet, si një njeri me një dashuri të paparë për kombin, e që sipas saj, nuk sheh aq shumë të tillë me këto karakteristika. “Unë dhe vajza ime jemi kujdesur shumë, që ta ruajmë imazhin e tij, e kanë keqpërdorë shumë emrin e tij. Kanë shkruar shumë për Ukshinin, kanë bërë filma dokumentarë, kurrë askush nuk erdhi të më pyes rreth Ukshinit. Asnjë film nuk vlen, sepse mungon shumëçka në ato realizime. Kam qenë kundër edhe për Muzeun e Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, ky kundërshtim erdhi si rezultat i asaj, sepse me atë muze ata e grimcuan Ukshinin, e ulën në nivele lokale, e Ukshin Hoti ishte i krejt Kosovës, nuk ishte vetëm i Krushës së Madhe”, shprehet Edi Shukriu

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.